News That Matters

KOSOVË

Hyrja në lokale nga sot  vetëm me dëshmi të vaksinimit apo testit negativ

Hyrja në lokale nga sot vetëm me dëshmi të vaksinimit apo testit negativ

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
27/09/2021 08:24 Nga dita e hënë (sot), sektorit të gastronomisë në Kosovë do t’i lejohet shfrytëzimi i hapësirave të brendshme, por me kusht që klientët të posedojnë dëshmi se janë të vaksinuar, test negativ apo serologjik. Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se verifikimi është i lejueshëm edhe përmes formës elektronike, përmes QR kodit, ndërsa Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka paralajmëruar se nuk do të ketë tolerancë për bizneset që shkelin masat antiCOVID-19. Gastronomia deri më sot është lejuar të punojnë vetëm në ambiente të hapura. Sipas vendimit të fundit të Qeverisë institucionet shtetërore dhe institucionet private detyrohen të paraqesin certifikatën e vaksinimit para hyrjes ku operojnë, përfshirë qendrat tregtare, Call center, Gastronomia në ambientet e brendshm...
Kompensimi i ditëve të humbura mësimore bëhet në këto data

Kompensimi i ditëve të humbura mësimore bëhet në këto data

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
26/09/2021 13:32 Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit njofton se në takimin e realizuar të Task-forcës në nivel MASHTI, ku përfaqësohet nga të gjitha institucionet relevante si: IKSHPK, SBASHK, Këshilli i Prindërve dhe Drejtoritë Komunale të Arsimit u rekomandua për kompensimin e ditëve të humbura mësimore si pasojë e gjendjes me Pandeminë COVID-19. Kompensimi i 18 ditëve të mësimit të humbura për vitin shkollor 2021-2022, do të bëhet si në vijim: “Dhjetë ditë të mësimit të zëvendësohen-mbahen të shtunave, duke filluar me datat e shënuara më poshtë: Në muajin tetor, 2021 me datat: 9.10.2021 dhe 23.10.2021; Në muajin nëntor, 2021 me datat: 06.11.2021 dhe 20.11.2021; Në muajin dhjetor, 2021 me datat: 4.12.2021, 18.12.2021, 28.12.2021, 29.12.2021 dhe 30.12.2021 (di...
Edhe KFOR monitorin “pikën kritike” në veri

Edhe KFOR monitorin “pikën kritike” në veri

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
26/09/2021. 12:46 Situata në veri vazhdon të qëndrojë e njëjtë. Atje janë ende protestuesit serbë dhe Njësia Speciale e Policisë së Kosovës. Pak më parë është raportuar se në Jarinje janë parë dy avionë nga Serbia duke iu afruar kufirit. Për këtë ka shkruar edhe televizoni serb, RTS. Aty është raportuar se para avionëve, në zonën e njëjtë ka fluturuar edhe një helikopter i KFOR-it. “Dy avionë të tipit “shqiponjë” fluturuan mbi Jarinje në dy qarqe, raporton korrespondenti i RTS. Gjysmë ore para avionit, një helikopter i KFOR -it fluturoi mbi zonën ku u vendosën forcat speciale të policisë dhe u mblodhën në protestë.”, raporton kjo medie.
Një helikopter i dyshimtë fluturon disa herë mbi Jarinjë

Një helikopter i dyshimtë fluturon disa herë mbi Jarinjë

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
26/09/2021 11:38 Një helikopter ka fluturuar disa herë rresht të dielën mbi pikën kufitare në Jarinjë. Ky helikopter nuk kishte ndonjë mbishkrim, andaj as policia nuk kanë arritur ta identifikojë se kujt i përket. Kujtojmë se masa e reciprocitetit për targat ka hyrë në ditën e shtatë dhe në pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak, po përcillet me protesta nga ana e qytetarëve serbë.
Kurti takohet me liderët e opozitës pas gjendjes së krijur në veri

Kurti takohet me liderët e opozitës pas gjendjes së krijur në veri

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
26/09/2021 11:30 Protesta e serbëve në ditën e shtatë të vendosjes së masës së reciprocitetit për targat nga ana e Qeverisë së Kosovë ka bërë që këtë të diel kryeministri, Albin Kurti, të takohet me liderët e partive opozitare në vend. Takimi ka nisur në ora 10:00 dhe po mbahet në Zyrën e Kryeministrit. Në këtë takim do të diskutohet çështja e sigurisë në vend pas situatës në veri. Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, janë pjesë e takimit.
Nga nesër fillon mësimi, ministrja Nagavci jep informacione për përgatitjet

Nga nesër fillon mësimi, ministrja Nagavci jep informacione për përgatitjet

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
26/09/2021. 11:22 Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook ka thënë se janë bërë përgatitjet e duhura për fillimin e vitit të ri shkollor nesër. Ajo ka thënë se mbi 90% e mësimdhënësve dhe stafit tjetër që punon në shkolla janë vaksinuar, më shumë se 65% prej tyre me të dy dozat. Shkrimi i saj i plotë: Nesër fillon viti i ri shkollor. Kam vizituar gjatë gjithë kësaj kohe shumë shkolla dhe kam qenë në kontakt të vazhdueshëm me drejtues shkollash, mësues e prindër. Ndonse situata me pandeminë na ka sjell në një gjendje të vështirë e me shumë sfida, janë bërë pregatitjet e duhura për të filluar vitin e ri shkollor. Mbi 90% e mësimdhënësve dhe stafit tjetër që punon në shkolla janë vaksinuar, më shumë se 65% prej tyre me të dy dozat. Përku...
Dita e shtatë e bllokadës: Policia e Kosovës kalon me automjete nëpër Zubin Potok, rrugës për në pikën kufitare në Bërnjak

Dita e shtatë e bllokadës: Policia e Kosovës kalon me automjete nëpër Zubin Potok, rrugës për në pikën kufitare në Bërnjak

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
26/09/2021 10:35 Sot është dita e shtatë që prej se ka hyrë në fuqi masa e reciprocitetit për targat e automjeteve nga Serbia. Situata në pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë gjatë ditës së shtunës ka qenë e tensionuar. Në Qendren e Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok ka pasur sulm me bombë ku është djegur kjo qendër. Përveç kësaj ushtria serbe ka fluturuar me aeroplanë “MIG” mbi hapësirën ajrore afër kufirit me Kosovën. E në orët e hershme të mëngjesit të sotëm Policia e Kosovës ka kaluar me automjete në qytetin e Zubin Potokut duke shkuar rrugës për në Bërnjak. Gjatë ditës së sotme kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka ftuar në takim liderët e partive politike për të diskutuar për situatën në veriun e vendit. Nuk dihet ora e saktë se kur do të mbahet ky takim....
Shqipëria i kërkon Serbisë të tërheq forcat e armatosura të dërguara afër kufirit me Kosovën

Shqipëria i kërkon Serbisë të tërheq forcat e armatosura të dërguara afër kufirit me Kosovën

KOSOVË, LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
26/09/2021 10:10 Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës. Në reagim bëhet thirrje që Serbia t’i tërheq forcat e armatosura të dërguara pranë kufirit me Kosovën. “Ne i bëjmë thirrje Serbisë të tërheqë forcat e armatosura të dërguara pranë kufirit me Kosovën dhe të punojë për ç’tensionim të menjëhershëm të situatës. Ne i nxisim të gjithë aktorët të tregohen të përmbajtur dhe të drejtohen menjëherë drejt dialogut, si e vetmja mënyrë për të ecur përpara dhe për të zgjidhur çështjet e mbetura pezull me frymën e bashkëpunimit, ndaj të cilave Shqipëria është angazhuar në mënyrë të pakthyeshme, në përpjekjet e saj dypalëshe dhe shumëpalëshe”. Shqipëria do të bëj gjithçka që është e mundur për të mbështetur të gjitha përpjekje...
Sot, 23 vjet nga masakra e Abrisë së Epërme

Sot, 23 vjet nga masakra e Abrisë së Epërme

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
26/09/2021 10:05 Më 26 shtator 1998, në Abri të Epërme, forcat serbe kryen një nga masakrat më të tmerrshme gjatë luftës në Kosovë. Në këtë ditë u masakruan 23 anëtarë të familjes Deliu, në mesin e tyre gra, fëmijë e pleq, nga mosha gjashtë muajsh deri në 94 vjeç. Nga 25 shtatori, familja Deliu ishte strehuar në mal, për t’i shpëtuar sulmeve serbe. Një ditë më vonë, më 26 shtator, rreth orës 10:00 paradite, aty kishte depërtuar këmbësoria serbe. Me këtë rast ishin dëgjuar të shtëna armësh e britma njerëzish. Pas sulmit u zbulua, se të gjitha viktimat, fëmijë, pleq, gra e të rinj, ishin qëlluar në kokë nga afërsia. Trupat e të ekzekutuarve tregonin dëshmi të qarta të një kasaphane.
Mbajtja e Këshillit të Sigurisë, ja se çka u diskutua

Mbajtja e Këshillit të Sigurisë, ja se çka u diskutua

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
25/09/2021 23:03 Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurisë së Kosovës është shqyrtuar situata e sigurisë në Kosovë pas fillimit të zbatimit të vendimit për pajisjen me targa të përkohshme për automjetet me targa të Serbisë, trasmeton “Radio-Ylberi” Në njoftimin e Qeverisë thuhet se në veçanti u diskutua koordinimi i mëtejmë i veprimeve strategjike në shërbim të paqes dhe sigurisë, kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në vend. “Institucionet e Republikës së Kosovës mbesin të përkushtuara për ruajtjen e rendit, sigurisë publike dhe sundimit të ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
div.meta-author { display:none; }