News That Matters

KOSOVË

Ursula von der Leyen pritet nga presidentja Osmani

Ursula von der Leyen pritet nga presidentja Osmani

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
29/09/2021 09:30 Presidentja e Komisionin Europian, Ursula von der Leyen, ka arritur në Prishtinë. Ajo është pritur nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njofton Klankosova. Gjatë vizitës, presidentja e KE-së do të takohet edhe me kryeministrin, Albin Kurti. Von der Leyen do ta vizitojë kopshtin ‘Cicërimat’ në Prishtinë, i cili është ndërtuar me fondet e BE-së. Investimi i përgjithshëm i BE-së në sektorin e arsimit në Kosovë që nga viti 2007 arrin në rreth 85 milionë euro.
Së shpejti hapet konkursi për policë të rinj

Së shpejti hapet konkursi për policë të rinj

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
28/09/2021 15:17 Policia e Kosovës ka filluar një kampanjë informuese për qytetarët që dëshirojnë të konkurrojnë për zyrtar policor në Policinë e Kosovës. Sipas Policisë, qëllimi i organizimit të kësaj kampanje informuese është për të inkurajuar sa më shumë qytetarë për të aplikuar në konkursin për zyrtarë policorë i cili do të shpallet së shpejti nga policia e Kosovës. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë për KosovaPress se ende nuk është bërë i ditur numri i saktë i policëve që do të rekrutohen. Sveçla thotë se po punojnë që të rrisin numrin e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës për shkak të angazhimeve të shumta në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. “Është çështje javësh, mos të them ditësh që konkursi i ri për rekrutim të pjesëtarëve të ri të Poli...
Vëzhguesit e zgjedhjeve nga Bashkimi Europian vizitojnë KQZ-në

Vëzhguesit e zgjedhjeve nga Bashkimi Europian vizitojnë KQZ-në

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
28/09/2021 13:43 Shefi i Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve, Lukas Mandl me bashkëpunëtorë, ka vizituar Komisioni Qendror të Zgjedhjeve. Vëzhguesit e BE-së janë pritur nga anëtarët e KQZ-së, Alim Rama, Sami Kurteshi, Florian Dushi, Cemajl Kurtisi dhe Fazli Stollaj. Tema kryesore e këtij takimi ka qenë përgatitjet e zgjedhjeve lokale të cilat do të mbahen më 17 tetor. Lajmi është bërë i ditur në rrjetin social të këtij misioni.
70 aktakuza kundër 81 personave gjatë 24 orëve

70 aktakuza kundër 81 personave gjatë 24 orëve

KOSOVË, LAJME
28/09/2021 11:25 Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur shtatëdhjetë (70) aktakuza kundër tetëdhjetenjë (81) personave, për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit, janë ndaluar për 48 orë, nëntëmbëdhjetë (19) persona, si dhe janë bërë gjashtë (6) kërkesa për caktim të paraburgimit të tetë (8) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. Gjithashtu, prokurori i shtetit ka bërë dy kërkesa për sekuestrim të përkohshëm të mjeteve të cilat dyshohen të jenë përfituar apo përdorur për t’u kryer vepra penale. Nga kërkesa e parë janë sekuestruar, një Rimorkio e punuar, masa drusore, dru teknik e llojit breu, të pa damkuara dhe pa leje transporti në sasi prej 5.20m³. Ndërkaq, n...
Të zhvarrosurit në Kizhevak, viktima të masakrës së Rezallës riatdhesohen në Kosovë më 30 Shtator

Të zhvarrosurit në Kizhevak, viktima të masakrës së Rezallës riatdhesohen në Kosovë më 30 Shtator

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
28/09/2021 09:52 Viktimat e masakrës në Rrezallë, të zhvarrosura nga varreza masive në Kizhevak të Serbisë, do të riatdhesohen në Republikën e Kosovës më 30 shtator. Komisioni Qeveritar i Kosovës për Persona të Zhdukur, në koordinim me familjet, në vazhdimësi ka kërkuar që riatdhesimi i këtyre eshtrave të ndodhë sa më parë. Bazuar në raportet e identifikimit, eshtrat e zhvarrosura në Kizhevak iu përkasin shtatë identifikimeve të reja nga masakra në Rrezallë, si dhe dy ribashkimeve me eshtrat e zhvarrosura vite më parë nga varreza masive në Rudnicë të Rashkës, Serbi. Riatdhesimi i mbetjeve mortore të viktimave do të realizohet në bashkëpunim me përkrahjen e familjeve, Institutit të Mjekësisë Ligjore, Policisë së Kosovës – Sektorit për Krime Lufte , Ministrisë së Mbrojtjes dhe Komitetit ...
Situata në veri, EULEX-i gati të asistojë së bashku me KFOR-in

Situata në veri, EULEX-i gati të asistojë së bashku me KFOR-in

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
28/09/2021 08:58 Kreu i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, ka thënë se janë të gatshëm të asistojnë së bashku me KFOR-in për qetësimin e situatës në veri të Kosovës. Wigermark nëpërmjet një cicërime në Twitter bëri të ditur se gjatë ditës së djeshme ka pasur një takim të dobishëm me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. “Takim shumë i dobishëm sot me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në lidhje me ngërçin në dy pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë. EULEX-i vendosi ekipe në të dy pikat e përbashkëta kufitare një javë më parë dhe është gati të ndihmojë së bashku me NATO-n”, ka shkruar Wigemark në Twitter.
“Ndoshta na ndihmon Amerika”, qytetarët të shqetësuar me situatën në veri

“Ndoshta na ndihmon Amerika”, qytetarët të shqetësuar me situatën në veri

KOSOVË, LAJME
28/09/2021 8:48 Disa qytetarë në Prishtinë janë shprehur të shqetësuar nga tensionimi i situatës në veri të vendit, pas vendosjes së reciprocitetit me Serbinë për targat e automjeteve. Ata kërkojnë që vendi t’i kthehet normalitetit sa më shpejt,trasmeton EO Qytetari Lam Lajçi, nga qyteti i Pejës, tha se situatën e shohin të tensionuar duke shpresuar që gjithçka të kaloj pas asnjë incident. “Situatën e shohim të tensionuar, por ishallah përmirësohet sa më shpejtë dhe krejt kjo të kaloj e të qetësohen gjërat. Varet se a do tensionohet krejt kjo gjendje, por urojmë që të kaloj gjithçka në favor tonin”. Idriz Gashi në anën tjetër, shpreson që me ndihmën e ShBA-së krejt kjo situatë do qetësohet dhe vendi t’i kthehet normalitetit. “E rrezikshme shumë, por ndoshta na ndihmon Amerika. Besoj që...
Departamenti amerikan i Shtetit drejtuar  Presidentes Osmani: Rrezikuat sigurinë kombëtare në veri!

Departamenti amerikan i Shtetit drejtuar Presidentes Osmani: Rrezikuat sigurinë kombëtare në veri!

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
27/09/2021 19:26 Departamenti amerikan i Shtetit ia ka bërë të qartë Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, mospajtimin me mënyrën se si institucionet kosovare kanë vendosur reciprocitetin për targat e automjeteve me Serbinë, me dërgimin e forcave speciale në veri të vendit. Siç merr vesh Klan Kosova nga burime ndërkombëtare, Presidentes Osmani, të shtunën, i është shprehur drejtpërdrejt pakënaqësia me mënyrën se si institucionet e Kosovës e kanë organizuar aksionin në veri. Me këtë veprim është rrezikuar siguria kombëtare, i është thënë Presidentes Osmani nga Departamenti amerikan i Shtetit, duke ia bërë të qartë qëndrimin zyrtar të Washingtonit për zhvillimet e fundit në veri Kosovës. Presidentja Osmani ka qëndruar gjatë javës së kaluar në SHBA, në margjina të Asamblesë së Përgjithshm...
Kryeshefi i AKP-së jep dorëheqje

Kryeshefi i AKP-së jep dorëheqje

KOSOVË, LAJME
27/09/2021 18:40 Valon Tolaj, ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeshefit ekzekutiv të Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Njoftimin për dorëheqje Tolaj e ka bërë përmes rrjeteve sociale. Ai tha se drejtimi që po merr procesi i transformimit të pronës shoqërore, dhe koha e mbetur e mandatit tim, më kanë bërë të vlerësoj që kontributi im i mëtutjeshëm në AKP është panevojshëm edhe më tutje. “Sot, zyrtarisht kam njoftuar Bordin e Drejtorëve me vendimin për dorëheqje nga pozita e Drejtorit Menaxhues të AKP-së. Falënderoj kolegët, pa perjashtim, për bashkëpunim për tre vite me radhë. Ish anëtarëve të Bordit të Drejtorëve u jam mirënjohes për mbështetjën, e poashtu Bordin e Drejtorëve aktual për qasjen e korrektësinë e tyre”. “Drejtimi që po merr procesi i transformimit të pronës shoqërore,...
KFOR konfirmon që ka rritur numrin e patrullave në veri të vendit

KFOR konfirmon që ka rritur numrin e patrullave në veri të vendit

KOSOVË, LAJME
27/09/2021 15:05 KFOR-i ka bërë të ditur se po monitoron nga afër situatën në të gjithë Kosovën. Në një kumtesë të KFOR-it konfirmohet se janë rritur patrullimet rutinore në tërë Kosovën përfshirë edhe pjesën veriore. “KFOR po monitoron nga afër situatën në të gjithë Kosovën dhe mbetet i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – i cili rrjedh nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 – për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”. “KFOR-i ka rritur numrin dhe kohëzgjatjen e patrullimeve rutinore në të gjithë Kosovën, përfshirë edhe Kosovën veriore”, thuhet në përgjigjien e tyre për Klankosova.tv....
div.meta-author { display:none; }