
Kosova refuzon projektin për gazin
30/09/2021 17:44
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në një konferencë për media tha se kanë nevojë për më shumë informata për të qenë më të sigurt se ndërtimi i infrastrukturës së gazsjellësit është opsioni më i mirë për tranzicionin energjetik të Kosovës.
“Gjatë dy ditëve të fundit kemi pasur takime nga korporata MCC, dhe gjatë këtyre takimeve kemi bërë edhe dizajnimin e programit të kompaktit duke bërë një përmbledhje të saj. Ne kemi nevojë për më shumë informata për të qenë më të sigurt se ndërtimi i infrastrukturës së gazsjellësit është opsioni më i mirë për tranzicionin tonë energjetik. MCC ka afate strikte. Ne kemi vendosur të ecim tutje dhe ta shfrytëzojmë programin e alokuar dhe kompaktin për investime me risk më të ulët, por megjithatë ndihmojnë Kosovën drejt dekarbonizimi...