News That Matters

KOSOVË

Largohen barrikadat në Jarinjë

Largohen barrikadat në Jarinjë

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
02/10/2021 16:04 Ushtarët e KFOR-it tashmë kanë marrë nën kontroll situatën në veri, teksa serbët kanë larguar barrikadat që kishin krijuar para dy javësh. Nga Jarinja po ashtu janë larguar edhe Njësia Speciale e Kosovës Qarkullimi i veturave tashmë ka filluar në këtë anë. Serbët lokalë tash e dy javë kishin bllokuar rrugët me kamionë, duke pamundësuar kështu lëvizjen e automjeteve, e duke detyruar qytetarët të kalojnë në këmbë kufirin. Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për reciprocitet para dy ditësh. Marrëveshja parasheh që serbët të largojnë bllokadat nga rrugët, e që në vendkalimet kufitare të vendosen ushtarët e KFOR-it, po ashtu nga marrëveshje është paraparë që të largohet edhe Njësia Speciale
Njësia Speciale e Policisë së Kosovës fillon të largohet nga veriu, KFOR monitoron situatën

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës fillon të largohet nga veriu, KFOR monitoron situatën

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
02/10/2021 15:55 Sot pritet të marrë fund barrikadimi i dy pikave kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak, pas marrëveshjes së nënshkruar në Bruksel dy ditë më parë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ushtarët e KFOR-it janë duke vazhduar me patrullime në vendkalimet kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, po ashtu në këto vendkalime janë duke qëndruar ende Njësia Speciale e Kosovës. Tashmë është larguar kamioni i fundit i barrikadës së krijuar në Jarinjë, ndërsa në Bërnjak është liruar rruga për qarkullim, ndonëse protestuesit janë ende aty. KFOR-i po monitorin situatën me helikopter. Serbët lokalë tash e dy javë kishin bllokuar rrugët me kamionë, duke pamundësuar kështu lëvizjen e automjeteve, e duke detyruar qytetarët të kalojnë në këmbë kufirin. Megjithatë, rrugët pritet të lirohen sot, sipas marrëveshjes ...
Kuvendi të hënën me dy seanca plenare

Kuvendi të hënën me dy seanca plenare

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
01/10/2021 21:27 Kuvendi i Kosovës ka bërë të ditur se të hënën do të mbajnë dy seanca plenare. Nga ora 10:00 do të fillojë seanca e parë, ndërsa e dytë nga ora 10:15. Rendi i ditës për seancën e parë: 8. Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2020. Rendi i ditës për seancën e dytë: 1. Deklarimet jashtë rendit të ditës, 2. Pyetjet parlamentare, 3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme, 4. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-030 për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes së bashkëfinancimit për Projektin “ Programi mbështetës për ujësjellës dhe kanalizim në zonat rurale faza (dalëse) VI’, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Zvicrës, 5. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-031 për ratifikimin...
Kurti kujton 24 vjetorin e protestës së Lëvizjes Studentore

Kurti kujton 24 vjetorin e protestës së Lëvizjes Studentore

KOSOVË, LAJME
01/10/2021 16:01 Kryeministri i Republikës, Albin Kurti ka kujtuar 24 vjetorin nga protestat e Lëvizjes Studentore të vitit 1997. Këto protesta konsiderohen si një ndër aktet më të rëndësishme të asaj kohe. “Çdo 1 tetor kujtojmë marshimin në protestat paqësore të 1997-ës të mijëra studentëve të veshur në të bardha, që me vullnet për liri e dëshirë për dije kërkonin lirimin e ndërtesave dhe hapësirës universitare nga okupatori serb, trasmeton “Radio-Ylberi” May be an image of 6 people, people standing and outdoors Protesta e 1 Tetorit ishte pikënisja e një kthese të rëndësishme historike për vendin, që burim kishte vullnetin rinor për të bërë ndryshimin. Fati i studentëve dhe i Universitetit të Prishtinës ka qenë i lidhur ngushtë me fatin e vendit. Në gjysmën e parë të shekullit të tij,...
Betohen 20 kadetë të Qendrës për Studime Universitare të FSK-së

Betohen 20 kadetë të Qendrës për Studime Universitare të FSK-së

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
01/10/2021 15:02 Njëzetë kadetë të rinj i janë shtuar Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ata u betuan sot dhe katër vjet më vonë pritet të certifikohen oficerë të FSK-së. Nga kadetët e rinj, eprorët kërkuan përkushtim dhe punojnë për atdheun në mbrojtje të Kushtetutës së Kosovës. Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj në ceremoninë e betimit tha se me kadetët e rinj do të jenë krenar i gjithë populli. “Këtu u përzgjodhën më të mirët prej më të mirëve. Me këta do të jemi krenar krejt populli dhe kombi. Të nderuar kadet ju do të përgatiteni me karrierë profesionale në shërbim të atdheut… ju duhet të fitoni zhvillimet e duhura ushtarake, morale fizike e etike. Nga ju pres të jenë kadet të disiplinuar dhe të dilni të vyeshëm për kombin dhe atdheun, të ngitni flamurin tonë lartë dhe të punoni natë e ...
Mbi 90 për qind e mësimdhënësve janë vaksinuar

Mbi 90 për qind e mësimdhënësve janë vaksinuar

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
01/09/2021 14:15 Zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku-Bërdyna ka mbajtur konferencë të rregullt për medie, ndërsa ka bërë të ditur se që nga fillimi i vitit shkollor më 27 shtator në pjesën më të madhe të shkollave mësimi është duke u zhvilluar në mënyrë fizike. Sa i përket vaksinimit, Maloku tha se mbi 90 për qind e mësimdhënësve janë vaksinuar dhe se 65 për qind kanë marrë dy doza. “Për klasat 3 dhe 8, këtë vit janë tekstet e reja. Ekipet e MASHTI-të sot kanë dalë në terren për të parë se si po shkon procesi i shpërndarjes së teksteve shkollore. Mbi 90 për qind e mësimdhënësve dhe stafit tjetër janë të vaksinuar”, deklaroi ajo. Viti i ri shkollor ka filluar më 27 shtator, kurse sipas vendimit të Qeverisë në klasa nuk lejohen më shumë se 20 ...
Dita e fundit e bllokadave në Jarinje dhe Bërnjak

Dita e fundit e bllokadave në Jarinje dhe Bërnjak

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
01/10/2021 13:00 Në ditën e dymbëdhjetë të bllokadës, situata është e qetë në të dy pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, që lidhin Kosovën dhe Serbinë. Këto pika vazhdojnë të jenë të bllokuara nga dhjetëra qytetarë serbë që janë duke protestuar që nga data 20 shtator, kur Qeveria e Kosovës vendosi masën e reciprocitetit për targat me Serbinë. Bashkë me qytetarët, afër këtyre pikave në veri të vendit po qëndrojnë edhe njësitë speciale të Policisë së Kosovës. Fundi i kësaj bllokade duket të jetë dita e shtunë, pasi të dy shtetet kanë arritur marrëveshje në Bruksel, për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës. I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, njoftoi për arritjen e marrëveshjes. Sipas kësaj marrëveshjeje, njësitet sp...
Kryeministri Kurti vuri kurora lulesh para varrit të profesorit Ejup Statovci

Kryeministri Kurti vuri kurora lulesh para varrit të profesorit Ejup Statovci

KOSOVË, LAJME
01/10/2021 10:22 Në 24- vjetorin e protestave studentore dhe në nderim të veprës së profesorit Ejup Statovci, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka vënë sot kurora të freskëta lulesh dhe ka bërë homazhe para varrit të tij,trasmeton “Radio-Ylberi” Në kujtim të protestës studentore paqësore të 1 tetorit 1997, Kurti së bashku me familjarët e profesorit si dhe pjesëmarrësit e tjerë të kësaj proteste, nderuan ish rektorin e Universitetit të Prishtinës, drejtues i universitetit të vetorganizuar shqiptar dhe intelektual që priu në protestat e 1997-ës. “Duke evokuar kujtime të viteve e ’90-ta, të rezistencës aktive dhe përpjekjes për liri, u vlerësua akademiku i rezistencës dhe juristi i qëndresës, që ishte në ballë të universitetit më 1991, kur duhej rifilluar ai si i pavarur p...
24 vjet nga protestat e Lëvizjes Studentore të vitit 1997

24 vjet nga protestat e Lëvizjes Studentore të vitit 1997

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
01/10/2021 09:00 Sot mbushen 24 vjet nga protestat e Lëvizjes Studentore të vitit 1997. Ishte Lëvizja Studentore e atëhershme që organizoi protestat, të cilat u organizuan për të kundërshtuar pushtimin e Kosovës nga Serbia dhe kthimin e studentëve në objektet universitare, nga ku studentët ishin dëbuar nga regjimi i kasapit Slobodan Millosheviqit në fillim të viteve të 90-ta. Përpos masave të dhunshëm që regjimi kishte vendosur vite më parë në universitet, dëboi studentë e profesorë nga universiteti dhe imponoi plan-programin serb për mësim. Këto protesta konsiderohen si një ndër aktet më të rëndësishme të asaj kohe. Për të shpërndarë protestën paqësore, policia serbe përdori dhunë ndaj studentëve dhe profesorëve./KP
Arben Vitia pritet të dorëhiqet sot

Arben Vitia pritet të dorëhiqet sot

KOSOVË, LAJME
01/10/2021 08:58 Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka paralajmëruar se do të mbajë konferencë për media në orën 11:00. IndeksOnline mëson nga burime të sigurta se Vitia sot do të ofrojë dorëheqjen nga posti i ministrit së Shëndetësisë. Po ashtu, burimet kanë thënë më tej se vendin e tij do ta zë zëvendësministrja aktuale, Dafina Gexha.
div.meta-author { display:none; }