
Numër i madh i armëve pa leje në Kosovë, Sveçla: Jemi në fazën e draftimit të ndryshimeve ligjore për armët
03/10/2021 12:07
Çdo vit në Kosovë konfiskohen rreth 1500 armë ilegale. Qytetarët posedojnë shumëfish më shumë armë pa leje, ndërkohë që numri i kërkesave për legalizim mbetet i vogël. Sipas hulumtimit të fundit, janë 250 mijë armë pa leje. Ndërkaq, në periudhën e legalizimit para dy vitesh, janë paraqitur vetëm rreth 2 mijë kërkesa. Numri i madh i armëve të cilat mbahen pa leje nga qytetarët, po konsiderohet rrezik për sigurinë e popullatës. Nga qeveria thonë se janë në fazën e draftimit të ndryshimit të ligjit dhe kodit penal për armët, ku masat ndëshkimore do të jenë më të larta.
Për posedim të armëve, sipas ligjit, qytetari duhet të ketë aftësi të plotë ligjore për veprim, të posedojë aftësi psiko-fizike, të mos paraqesë rrezik për vetveten, për rendin publik dhe sigurinë publike, të ...