News That Matters

KOSOVË

Në Hagë sot vazhdon gjykimi ndaj Salih Mustafës

Në Hagë sot vazhdon gjykimi ndaj Salih Mustafës

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
Në Gjykatën Speciale në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Salih Mustafa, i njohur me nofkën “Cali”. Procesi gjyqësor ndaj Mustafës do të fillojë në orën 09:30.Në këtë seancë do të dëgjohet dëshmitari i tretë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar me kodin W01678. Dëshmitarët e ZPS-së kanë filluar të dëshmojnë në këtë rast nga data 20 shtator, ku deri tani janë dëgjuar dy prej tyre. Gjykimi filloi më 15 shtator 2021 me deklaratat hyrëse të Prokurorit të Specializuar dhe të përfaqësueses së viktimave. Ky është gjykimi i parë që ka filluar në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hasë, e që Salih Mustafa është edhe i arrestuari i parë nga Specialja. Në deklarimin e tij para trupit gjykues, Salih Mustafa është de...
Sot seanca e Kuvendit, 12 pika në rend të ditës

Sot seanca e Kuvendit, 12 pika në rend të ditës

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
04/09/2021 09:13Sot në Kuvendin e Kosovës do të vazhdojë seanca plenare, për të pasuar më pas me seancë të re. Në seancën vazhduese që do të fillojë në orë 10:00 do të jetë votimi i raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2020-të. Ndërsa në seancën e re plenare do të jenë 12 pika në rend të ditës.
Çka thotë Kurti për reciprocitetin dhe projektin e gazit?

Çka thotë Kurti për reciprocitetin dhe projektin e gazit?

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
04/10/2021 09:07Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se janë duke u angazhuar për reciprocitet të plotë, në mënyrë që të ketë drejtësi karshi raporteve të Kosovës me Serbinë. E sipas Kurtit, në kuadër të reciprocitetit të plotë, të vije edhe njohja reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.“ Reciprocitetin nuk e kem as për hakmarrje, por konsiderojmë që është parim i marrëdhënieve të mira fqinjësore, nga koncepti i barazisë. Kosova dhe Serbia nuk mund të kenë marrëdhënie të pabarabartë asimetrike, andaj si shtet i pavarur, si Qeveri do të angazhohemi që në vijim të kemi reciprocitet të plotë që do të vinte drejtësi në vend sa i përket raporteve tona, e në kuadër të këtij reciprociteti në qendër të jetë edhe njohja reciproke, pra dita kur Serbia e njeh Kosovën”, u shpreh Kurti. I pari...
Deklarohet policia rreth zbatimit të marrëveshjes për targat

Deklarohet policia rreth zbatimit të marrëveshjes për targat

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
04/10/2021 09:00 Policia e Kosovës, si institucion i zbatimit të ligjit ka bërë përgatitjet e nevojshme për implementim dhe zbatim të vendimit i cili i referohet marrëveshjes së arritur në Bruksel, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e që ka të bëjë me vendosjen e targave të përkohshme të cilat do të jenë në formën e stikersave. Ashtu siç është përcaktuar me marrëveshje, zbatimi ka filluar në nivel vendi, në të gjitha pikat e kalimit kufitar, pasi me kohë janë bërë përgatitjet si në aspektin e angazhimit të resurseve njerëzore po ashtu edhe të atyre logjistike, në mënyrë që të ju mundësohet qytetarëve pajisja më e shpejtë me targa të përkohshme në formë të stikersave dhe mundësia e qarkullimit dhe lëvizjes së lirë. Policia, sipas detyrës zyrtare dhe autorizimeve ligjore e kushtetuese, ...
Jarinjë: Veturës së parë që hyri nga Serbia i vendosen tiketat ngjitëse

Jarinjë: Veturës së parë që hyri nga Serbia i vendosen tiketat ngjitëse

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
04/09/2021 08:54 Në pikën kufitare të Jarinjës veturës së parë e cila ka hyrë në orën 08:00 të mëngjesit nga Serbia në Kosovë i është vendosur tiketa ngjitëse në targa. Njëjtë ka ndodhur edhe në pikën kufitare me Serbinë në Merdarë me ç`rast ka nisur edhe zbatimi i pikës së dytë të Marrëveshjes së 30 shtatorit në Bruksel, mes Kosovës e Serbisë për targat e të dyja vendeve.
Nga nesër nis zbatimi i marrëveshjes

Nga nesër nis zbatimi i marrëveshjes

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
03/10/2021 22:05 Shefi i EULEX-it, Lars Gunnar-Wigemark ka thënë se nga nesër hyn në fuqi zbatimin e marrëveshjes për targat. Ai në një postim në Twitter ka bërë të ditur se EULEX-i po vazhdon të patrullojë dhe vëzhgojë situatën në veriun e Kosovës së bashku me KFOR-in. “EULEX-i po vazhdon të patrullojë dhe vëzhgojë situatën në veriun e Kosovës së bashku me NATO-n dhe me kërkesë të Policisë së Kosovës. Situata është e qëndrueshme dhe regjimi i ri i afisheve do të nisë nga të dyja palët që nga nesër më 4 tetor”, ka shkruar Gunnar-Wigemark. Ndryshe, nga dita e djeshme ka filluar të zbatohet pika e parë e marrëveshjes së arritur në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e BE-së, e cila parasheh largimin e protestuesve serbë, si dhe zëvendësimin e njësive speciale...
Të hënën vazhdon gjykimi i Salih Mustafës në Hagë

Të hënën vazhdon gjykimi i Salih Mustafës në Hagë

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
03/10/2021 21:03 Trupi gjykues në Gjykatës Speciale do të vazhdojë nesër procesin gjyqësor ndaj Salih Mustafës në orën 09:30. Salih Mustafa, i njohur në luftë si “komandant Cali” është i arrestuari i parë nga Specialja dhe ky është gjykimi i parë në Dhomat e Specializuara. Aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 qershor 2020, ndërsa ai u arrestua më 24 shtator të vitit të kaluar, me pretendimin për krime lufte dhe kundër njerëzimit, dhe u dërgua në objektin e paraburgimit në Hagë. Seanca e paraqitjes së parë së Mustafës u mbajt më 28 shtator 2020 para gjykatësit të procedurës paraprake, Nikola Giju. Në paraqitjen e tij të mëtejshme, më 28 tetor 2020, Mustafa u deklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës. Palët i dorëzuan si konfidenciale versionet e tyre të f...
Kurti takon stafin e lartë të Policisë së Kosovës, pas operacionit të suksesshëm në veri të vendit

Kurti takon stafin e lartë të Policisë së Kosovës, pas operacionit të suksesshëm në veri të vendit

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
03/10/2021 15:44 Pas realizimit me sukses të planifikimeve operacionale dhe zbatimit të vendimeve të institucioneve të Republikës së Kosovës, e në veçanti për angazhimet në pjesën veriore të Republikës së Kosovës, Kryeministri i së Kosovës, Albin Kurti së bashku me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pritën në takim stafin e lartë menaxhues të Policisë së Kosovës, në krye me Drejtorin e Përgjithshëm, Samedin Mehmetin. “Kryeministri Kurti falënderoi dhe u shprehu mirënjohje të gjithë punonjësve të Policisë së Kosovës, të cilët me angazhimet e tyre për 13 ditë me radhë treguan sjellje profesionale, përkushtim të pashoq për mbrojtjen e vendkalimeve dhe policëve kufitarë që po zbatojnë reciprocitetin e targave të automjeteve, si dhe dëshmuan se Policia e Kosovës është e ndër...
Komandanti i KFOR-it viziton pikat 1 dhe 31 në veri

Komandanti i KFOR-it viziton pikat 1 dhe 31 në veri

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
03/10/2021 15:45Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Franco Federici, vizitoi sot njësitë e KFOR-it të vendosura në pikat e kalimit kufitarë në Jarinje dhe Bërnjak në veri të vendit. Gjenerali Federici tha se njësitet e KFOR-it janë plotësisht të gatshme për të kryer këtë detyrë të rëndësishme në mbështetje të stabilitetit lokal dhe rajonal. “Falënderoj institucionet në Kosovë, kryetarët e komunave veriore dhe të gjithë akterët që kanë kontribuar në de-përshkallëzimin e situatës,” tha Federici. Ai shtoi se misioni i KFOR -it luan një rol themelor për të siguruar zbatimin efektiv të marrëveshjes së arritur dhe se NATO mbetet fuqimisht e përkushtuar ndaj stabilitetit të rajonit të Ballkanit Perëndimor, shkruan Telegrafi. “NATO mbështet fuqimisht Dialogun e lehtësuar nga BE dhe p...
Hetimet pa epilog për helmimet nga uji në Deçan

Hetimet pa epilog për helmimet nga uji në Deçan

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
03/10/2021 13:39 Shkumbin Lushaj, banor i fshatit Shaptej në komunën e Deçanit, është në mesin e më shumë se 1,500 personave që dyshohet se u helmuan nga uji i pijes në muajin korrik të këtij viti. Ai është përballur me probleme shëndetësore për disa ditë rresht. Që nga ajo kohë, Shkumbini thotë se nuk e di se cila ishte arsyeja e vërtetë që bëri që ai të kërkojë trajtim mjekësor. Shpjegimet që i kanë dhënë institucionet duke përfshirë Komunën e Deçanit, Institutin e Kosovës për Shëndetësi Publike si dhe Ministrinë e Shëndetësisë, nuk janë bindëse dhe të mjaftueshme për të. “Hera e fundit kur kemi qenë të informuar ka qenë prej IKSHPK-së, kur ka thënë se shkaktar i helmimit kanë qenë bakteret e ‘Escherichia Colit’, edhe më rreth kësaj çështjeje, nuk dimë asgjë”, thotë Lusha...
div.meta-author { display:none; }