News That Matters

KOSOVË

Me 25 vjet burgim dënohet burri që vrau gruan e tij me shufër metalike në Gjilan

Me 25 vjet burgim dënohet burri që vrau gruan e tij me shufër metalike në Gjilan

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
05/10/2021 14:00Gjykata Themelore në Gjilan, ka dënuar me 25 vjet burgim të akuzuarin N. M., për vrajsen e bashkëshortes. I akuzuari dyshohet se me datë 25.07.2020 rreth orës 12:00 minuta, në shtëpinë e tyre të përbashkët në fshatin Berivojcë, Komuna e Kamenicës, për shkak të mosmarrëveshjeve të vazhdueshme familjare më parë dhe në ditën kritike, më dashje e ka privuar nga jeta anëtaren e familjes, bashkëshorten e tij tani të ndjerën S. M.. Sipas Gjykatës, çifti fillimisht janë fjalosur e më pas i pandehuri ka marrë një shufër metalike – mjet të përshtatëm me gjatësi 73 cm, e godet fillimisht në parakrahun e dorës së majtë dhe më pas njëherë në anën e majtë të kokës e cila rrëzohet në dysheme, më pas i pandehuri vazhdon të godas me shufër metalike disa herë, duke i shkaktuar plagë t...
A do të detyrohen mësimdhënësit të marrin vaksinën anti-covid?!

A do të detyrohen mësimdhënësit të marrin vaksinën anti-covid?!

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
05/10/2021 12:33Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavci të martën ka raportuar para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport. Nagavci tha se deri më tani kanë punuar në lidhje me grumbullimin e të dhënave për vaksinimin e mësimdhënësve dhe organizimin e fillimit të procesit arsimor. “Në lidhje me të dhënat e vaksinimit i kemi të sakta dhe të detajuara. 165 të punësuar janë të pa vaksinuar. Sa i përket mësimit në distancë dhe kjo nuk e kompenson mësimin me pjesëmarrje fizike dhe rekomandimet janë që shkollat janë të fundit që mbyllen dhe të parat që hapen.Janë 368 institucione arsimore që po zhvillojnë mësimit në bazë të opsionit A”, tha ajo. Deputetja e PDK-së Eliza Hoxha pyeti ministren se çka nëse mësim...
Dëshmitari: Pas maltretimeve në Zllashë, jam trajtuar nga mjek privat

Dëshmitari: Pas maltretimeve në Zllashë, jam trajtuar nga mjek privat

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
05/10/2021 11:30 Në Dhomat e Specializuara në Hagë po vazhdon gjykimi i ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, nën pretendimin për kryerje të krimeve të luftës. Aty po dëgjohet dëshmitari i tretë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, i cili po dëshmon nën masa mbrojtëse të sigurisë, identiteti i të cilit nuk bëhet publik. Pas përfundimit të pyetjeve të ZPS-së dje, dëshmitari W01679 po u përgjigjet sot pyetjeve të mbrojtëses së viktimave, Anni Pues, trasmeton Indeksonline “Pasojat që sot i barti unë janë psikike, nuk mundem me flejtë, këto përjetime këto gjëra shumë të rënda, shumë të tmerrshme që i barti edhe sot dhe shpesh herë po duhet me ndejt me qetësues ose diçka…Një film me këqyr ose diçka me luftë, unë kur shkoj në mbrëmje me flejtë unë në gj...
A do të kërkohet dëshmia e vaksinimit në ditën e zgjedhjeve, flet Valmir Elezi

A do të kërkohet dëshmia e vaksinimit në ditën e zgjedhjeve, flet Valmir Elezi

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
05/10/2021 09:55Kur kanë mbetur edhe më pak se dy javë deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit, KQZ-ja është duke bërë të gjitha përgatitjet e duhura që procesi zgjedhor të shkojë mirë. Zëdhënësi i këtij institucioni Valmir Elezi ka thënë se po punojnë që gjithçka të jetë gati për ditën e zgjedhjeve. “Aktualisht janë duke u zhvilluar aktivitete të cilat parashihen me planin operacional dhe ideja është që të përmbushen këto detyra në mënyrë që KQZ-ja të jetë gati për 17 tetor. Në bazë të ecurisë së punës besojmë që gjithçka do të jetë gati për ditën e zgjedhjeve, më 17 tetor”. Ai, në Sytë 7 në Klan Kosova, ka konfirmuar se në ditën e zgjedhjeve votuesit nuk do të duhet ta paraqesin dëshminë e vaksinimit ose rezultatin negativ të ndonjërit nga testet për COVID-19. Ele...
Paneli i Gjykatës së Apelit miraton pjesërisht apelet e Veselit, Selimit dhe Krasniqit lidhur me paraburgimin

Paneli i Gjykatës së Apelit miraton pjesërisht apelet e Veselit, Selimit dhe Krasniqit lidhur me paraburgimin

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
05/10/2021 09:43Paneli i Gjykatës së Apelit ka vendosur lidhur me apelet e mbrojtjes së Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit kundër vendimeve të gjykatësit të procedurës paraprake për rishikimin e mbajtjes së tyre në paraburgim. Ky panel ka miratuar një arsye apelimi për secilin të akuzuar dhe ia ktheu çështjen prapa gjykatësit të procedurës paraprake për vlerësim të mëtejshëm, nëse masat e propozuara nga të paraburgosurit ose çdo kusht tjetër që gjykatësi i procedurës paraprake e identifikon si të domosdoshëm, mund të zvogëlojnë rreziqet e identifikuara dhe të zbatohen në mënyrë efektive nga policia e Kosovës. Ndërkaq, pikat tjera të ankesës janë hudhur poshtë për të tre të akuzuarit, raporton “Betimi për Drejtësi”. Sipas vendimeve, paneli konstaton se nëse gjyqtari...
Nagavci sot raporton para Komisionit lidhur me përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor

Nagavci sot raporton para Komisionit lidhur me përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
05/10/2021 09:35Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci sot do të raportojë para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport. Aryseja e këtij raportimi është përgatitja për fillimin e vitit të ri shkollor 2021/2022. Raportimi do të mbahet te ndërtesa e Kuvendit, salla N10, duke filluar nga ora 10:00
Kuvendi miraton  Programin Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit

Kuvendi miraton Programin Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
04/10/2021 17:40 Kuvendi i Kosovës me 63 vota ka miratuar Programin Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit 2021-2025. Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka treguar detajet e këtij programi, teksa tha se kostoja totale e zbatimit të programit për këtë vit është mbi 47 mijë euro. “Programi kombëtar për zbatimin e MSA-së përmban gjithsej 242 masa afatshkurtra, prej tyre 109 masa legjislative dhe 133 masa zbatuese, si dhe objektiva prioritare afatmesme. Kostoja totale e zbatimit të programit për këtë vit është vlerësuar të jetë 47 milionë e 676 mijë e 792 euro, prej të cilave 44 milionë e 931 mijë e 171 euro janë nga buxheti shtetëror dhe 2 milionë e 745 mijë 621 euro nga mbështetja e donatorëve ku janë kry...
Mehaj: Së shpejti hapet konkursi për 850 rekrutë në FSK

Mehaj: Së shpejti hapet konkursi për 850 rekrutë në FSK

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
04/10/2021 14:30Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka deklaruar se shumë shpejt do të hapet konkursi më i madh i rekrutimit në ushtrinë e Kosovës. Ai potencoi se do të pranohen rreth 850 rekrutë të rinj. Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, Mehaj tha se procesi do të jetë tejet transparent dhe profesional. “Për proceset e kaluara edhe unë kam dëgjuar se ka pasur ankesa, ka pasur dyshime për proceset e rekrutimeve. Unë u them të gjithë të rinjve e të rejave të Republikës së Kosovës, se nën udhëheqjen time do të ketë proces të drejtë, të barabartë, strikt e profesional në çdo rekrutim. Shumë shpejt do të hapet konkursi për rekrutimin më të madh ndonjëherë në Republikën e Kosovës. Do të pranojmë rreth 850 rekrutë të rinj, procesi do të monitorohet nga Kallxo.com, e edhe do të...
Dëshmitari i tretë në rastin e Mustafës: Më kanë djegë më qiri, më kanë maltretuar me rrymë e më kanë urinuar

Dëshmitari i tretë në rastin e Mustafës: Më kanë djegë më qiri, më kanë maltretuar me rrymë e më kanë urinuar

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
04/10/2021 13:30Dëshmitari i tretë në rastin e ish – eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafës, po vazhdon dëshminë e tij përpara trupit gjykues në Gjykatën Speciale në Hagë. Në dëshminë e tij, dëshmitari tha se është mbajtur për 17 netë e 18 ditë në një stallë lopësh, ku tha se ai është keqtrajtuar me disa metoda, djegie me qiri, rrymë e gjëra të tjera. “Më kujtohet aty se kam nejtë 17 netë dhe ditën e 18 jam liruar. Aty çdo ditë kanë ndodhur tortura, qaty kemi nejt dhe kemi nejt tu prit kush po vjen me të rreh ose ku po vjen me të çu nalt me të rreh”, është shprehur dëshmitari, njofton Klankosova.tv “Më kanë rreh boksa, shkelma, shufra të hekurit, na kanë djeg me qiri, ta majshin qirin në shpinë, me rrymë e kanë pas si një lloj kutie me rrym t’i lidhshin këmbët....
Mbi 500 gjoba në 24 orët e fundit për mosrespektim të masave antiCOVID

Mbi 500 gjoba në 24 orët e fundit për mosrespektim të masave antiCOVID

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
04/10/2021 10:01Policia po vazhdon të shqiptojë gjoba për ata që nuk i respektojnë masat kundër COVID-it. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 583 gjoba për mosrespektim të këtij ligji, përcjell "Radio-Ylberi" Gjatë kësaj periudhe policia ka shqiptuar edhe 882 gjoba trafiku. Ndryshe, në 24 orët e fundit janë arrestuar 17 persona si dhe 11 janë dërguar në mbajtje
div.meta-author { display:none; }