News That Matters

KOSOVË

Sot, 23 vjet nga vrasja e “Sandokanit”

Sot, 23 vjet nga vrasja e “Sandokanit”

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
08/10/2021 09:01Abedin Rexha ishte luftëtar i radhëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, guximtar e sypatrembur deri në vdekje, për çka dhe bashkëluftëtarët e tij e quajtën “Sandokan”. Ai u lindi më 8 korrik 1969 në Vajnik, komuna e Skenderajt. Shkollën fillore e kreu në Turiçec, të mesmen në Skenderaj, kurse studimet i vazhdoi në Fakultetin Xehetar-Metalurgjik në Mitrovicë. Gjatë kohës së shkollimit të mesëm, në Skenderaj ra në kontakt me veprimtarët e ilegales. Asokohe shoqërohej me Jakup Nurën dhe Nuhi Gecin, me të cilët tashmë ishte i organizuar dhe shpeshherë shpërndante edhe trakte e afishe, ku bëhej thirrje për rezistencë kundër pushtuesit serbo-sllavë. Duke qenë se pushtuesi i kishte rënë në gjurmë aktivitetit të Abedinit, me 1992, ai merr rrugën e mërgimit. Në vj...
Këto janë kërkesat e AKK-së për MSH-në

Këto janë kërkesat e AKK-së për MSH-në

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
08/10/2021 08:54Ministria e Shëndetësisë ka vlerësuar se masat antiCOVID duhet të vazhdojnë edhe për dy javë për shkak të fillimit të viti të ri shkollor dhe fushatës zgjedhore, trasmeton "Radio-Ylberi" Asociacioni i Komunave të Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në takimin me ushtruesen e detyrës së ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, ajo kërkoi edhe nga Inspektoratet dhe Policia që të sforcojnë aktivitetet në zbatimin e masave kundër kësaj pandemie të cilat janë në fuqi. Sa i përket vaksinimit, Ministrja informoi kryetarët e komunave se deri tani për moshat mbi 16 vjet janë vaksinuar 67.5% e popullatës me dozën e parë dhe 47.6% me dozën e dytë. Po ashtu, ka një rënie dhe stabilizim të situatës me infeksionet dhe përhapjen me virusin e pandemi...
​IPK shkëmben përvojat me agjenci të zbatimit të ligjit të SHBA-së

​IPK shkëmben përvojat me agjenci të zbatimit të ligjit të SHBA-së

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
07/10/2021 19:11Kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) Kushtrim Hodaj së bashku me zyrtarë të ICITAP-it amerikan në Kosovë, po zhvillon një vizitë zyrtare në SHBA, trasmeton "Radio-Ylberi". Delegacioni i IPK-së u mirëprit nga Departamenti i Policisë së Nju Jorkut, ku u njoftua nga afër me punën e këtij Departamenti nga komisioniari i Punëve të Brendshme Josef Reznik dhe nga zyrtarë të lartë të Policisë së Nju Jorkut. Po ashtu, delegacioni i IPK-së vizitoi Akademinë Policore të Nju Jorkut dhe Qendrën e Përbashkët Operative, si dhe u prit nga Illyrian Society, organizata e policëve shqiptar dhe Konsullata e Kosovës në Nju Jork. Vizita është organizuar me mbështetjen e ICITAP-it amerikan dhe konsiderohet e rëndësishme në shkëmbimin e përvojave dhe ngritjen e kapaciteteve...
Mehaj takon ambasadorin e Italisë në Kosovë

Mehaj takon ambasadorin e Italisë në Kosovë

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
07/10/2021 15:00Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, është takuar për herë të parë me ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu të cilit i uroi detyrën e re. Të dy bashkëbiseduesit theksuan se Republika e Kosovës dhe Republika e Italisë historikisht kanë pasur marrëdhënie të shkëlqyeshme dhe se këto marrëdhënie duhet të rriten dhe thellohen edhe më tej në të gjitha fushat duke përfshirë edhe fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Gjithashtu, Mehaj falënderoi dhe shprehu mirënjohjen e lartë për mbështetjen në zhvillimin e gjithanshme të Republikës së Italisë ndaj vendit tonë, si dhe të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së. Të dy u pajtuam që të rrisin dhe thellojnë edhe më tej bashkëpunimin bilateral në mes të dy shteteve, përfshirë këtu edhe bashkëpunimin...
Hoti: Kemi filluar punën në pesë lokacione në Kosovë për varreza masive

Hoti: Kemi filluar punën në pesë lokacione në Kosovë për varreza masive

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
07/10/2021 13:18 Gjatë këtij viti janë identifikuar 21 mbetje mortore, prej tyre 19 trupa shqiptarë dhe 2 serbë. Me urdhër të prokurorisë janë duke u hulumtuar disa lokacione në Kosovë, ndërkohë që gjatë kësaj kohe janë gjetur eshtra në pesë lokacione në Serbi. Kështu ka thënë kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti i cili po ashtu tha se ka mungesë të stafit, për çka ka kërkuar përkrahje edhe nga ambasadat. Ai në Komisionin për të Drejtat e Njeriut ka theksuar se duhet të bëhet presion edhe ndaj BE-së për të kërkuar nga Serbia zbardhjen e fatit të mbi 1600 personave të zhdukur. “Jemi duke punuar në ndryshimin e Ligjit për Personat e Zhdukur. Janë adresuar kërkesat e familjarëve të personave të zhdukur. Ne konsiderojmë që familjarët duhet të kenë benefite tj...
Prokurori Smith: Përpjekjet e Haradinajt dhe Gucatit për ta rrënuar këtë gjykatë kanë dështuar

Prokurori Smith: Përpjekjet e Haradinajt dhe Gucatit për ta rrënuar këtë gjykatë kanë dështuar

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
07/10/2021 13:06Prokurori i Specializuar, Jack Smith ka thënë se Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj kishin për qëllim rrënimin e Gjykatës Speciale. Ai ka thënë se arsyeja pse kjo gjykatë është vendosur në Hagë, ka qenë sepse ka pasur atmosferë për kërcënimin e dëshmitarëve. “Është realitet që kjo atmosferë ka qenë duke i penguar dëshmitarët që të bashkëpunojnë me këtë gjykatë. Përhapja në publik e dokumenteve konfidenciale përbënë krim”, ka thënë prokurori Smith. Smith ka shtuar se të të akuzuarit akuzohen për publik të këtyre dokumenteve e jo për vjedhjen e tyre. “Nëse kryen krime me qëllim ndërhyrje të dëshmitarit apo hakmarrje kanë për të rënduar dy akuza. Të akuzuarit me këto krime kanë shtyrë mediat e Kosovës që të publikojnë këto dokumente konfidenciale”, tha Smith. Pro...
Rritet sërish çmimi i derivateve në Kosovë

Rritet sërish çmimi i derivateve në Kosovë

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
07/10/2021 9:21 Rritja e çmimit të derivatëve në shumë vende të Evropës duket se ka filluar të përcjellet edhe nga naftëtarët kosovarë. Brenda pak ditësh janë vërejtur lëvizje të çmimit të naftës e benzinës. Kështu, 1 litër naftë ka arritur në 1.24 euro, derisa litra e benzinit 1.27 euro. Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, ka thënë se kriza në vendet evropiane ende nuk e ka prekur Kosovën, ndonëse nuk e ka mohuar që mund të ketë lëvizje të çmimeve në treg. Megjithatë ai thotë se çmimet reale nuk shkojnë përtej asaj siç ka qenë para krizës, ku 1 litër naftë tregtohej me 1.20 euro dhe benzina me 1.22 euro
Për nëntë muaj 22 dhurues të gjakut, u grumbulluan 600 plazma për shërimin e COVID-19

Për nëntë muaj 22 dhurues të gjakut, u grumbulluan 600 plazma për shërimin e COVID-19

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
07/10/2021 09:00 Në Qendrën për Transfuzion të Gjakut në Prishtinë për nëntë muaj 22 mijë persona kanë dhuruar gjak, ka bërë të ditur për EO, drejtoresha e këtij institucioni, Bukurie Zhubi. Ajo më tej ka shtuar një tremujor të rëndë me numër të konsiderueshëm të pacientëve të cilët kanë qenë me sëmundjen COVID-19. “Jemi në një situatë kur sëmundja COVID-19 është në vazhdim e sipër. Kemi pasur një 3 mujorësh të rëndë me numër të konsiderueshëm të pacientëve të cilët kanë qenë me sëmundjen COVID. Normalisht që kjo gjendje ka pasur ndikim në dhurimin e gjakut mirëpo duke iu falënderuar dashamirësve të dhurimit të gjakut, dhurimi i gjakut ka vazhduar dhe kemi arritur deri në këtë nëntë mujorin e parë diku rreth 22 mijë doza të dhurimit të gjakut”. Sipas saj, grumbullimi i plazmave kovales...
Adelina Ismaili sot dëshmon në gjykimin ku Enver Sekiraqa akuzohet se nxiti vrasjen e Triumf Rizës

Adelina Ismaili sot dëshmon në gjykimin ku Enver Sekiraqa akuzohet se nxiti vrasjen e Triumf Rizës

KOSOVË, LAJME
07/10/2021 8:16 Në gjykimin që po zhvillohet ndaj Enver Sekiraqës, i cili po akuzohet për nxitje të vrasjes së Triumf Rizës, në seancën e së enjtes, pritet të dëshmojë Adelina Ismaili. Në seancën e fundit të mbajtur më 8 shtator, kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Agim Kuqi kishte njoftuar se në këtë të radhës do të dëgjohen dëshmitaret Adelina, Ema dhe Zanfina Ismaili si dhe Kaltrina Berisha, raporton “Betimi për Drejtësi”. Ndryshe, në gjykimin e kaluar të mbajtur me 23 janar 2019, ishte paraparë të jap dëshminë e njëjta dëshmitare, mirëpo për shkak se gjykata nuk ka arritur të sigurojë adresën e saj, dëshmia e saj e dhënë në gjykimin pranë gjyqtarëve të EULEX-it ishte lexuar. Gjykata Themelore në Prishtinë, për herë të dytë më 16 shtator 2019, e kishte shpallur fajtor Enver Sekiraqë...
Në Hagë sot fillon gjykimi ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt

Në Hagë sot fillon gjykimi ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
07/10/2021 08:16 Gjykimi i dytë në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ai kundër ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, pritet të nis sot. Gucati e Haradinaj po akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë. Përmes platformës online “Zoom”, shefja e Informimit dhe Komunikimit Publik në DhSK, Angela Griep, në konferencën për media të mbajtur më 30 shtator, ka bërë të ditur se në seancën e 7 tetorit kryetari i trupit gjykues do të bëj hapjen e gjykimit, do të kërkojë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) leximin e aktakuzës, e do të pyes të akuzuarit nëse i kanë kuptuar akuzat kundër tyre. Tutje, ajo deklaroi se Gucati e Haradinaj do të informohen nga kryetari i trupit gjykues për disa nga të drejtat dhe det...
div.meta-author { display:none; }