News That Matters

KOSOVË

Sveçla: Ne kemi qenë të përgatitur që edhe fizikisht t’i largojmë barrikadat në veri

Sveçla: Ne kemi qenë të përgatitur që edhe fizikisht t’i largojmë barrikadat në veri

KOSOVË, LAJME
12/10/2021 14:24 Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka deklaruar sot se Policia e Kosovës ka qenë e gatshme edhe fizikisht që t’i largojë barrikadat në veri të vendit, të vendosura nga banorët serbë për të kundërshtuar reciprocitetin në targa. Sveçla këto koment i bëri kur është pyetur nga deputetë të Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje lidhur me problemet logjistike që ka hasur Policia e Kosovës gjatë bllokadës në veri. “Po e them për herë të parë se ne kemi qenë të përgatitur që edhe fizikisht t’i largojmë barrikadat. Ka qenë çështje e vlerësimit operacional nga policia dhe politik nga qeveria që të zgjidhet rruga më e mirë e mundshme për largimin e barrikadave, nuk ka pasur asnjë ngërç në përgatitjen logjistike”, deklaroi ai. Ndryshe, lidhur me organizimin e Policisë në...
Kryeprokurori i Shtetit kërkon mbrojtje të integritetit të procesit zgjedhor

Kryeprokurori i Shtetit kërkon mbrojtje të integritetit të procesit zgjedhor

KOSOVË, LAJME
12/10/2021 13:50 Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka mbajtur kolegjium me kryeprokurorët e prokurorive themelore, Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Kryeprokurorin e Prokurorisë së Apelit si dhe Kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, me ç’rast ka adresuar çështjet me interes në funksion të sundim të ligjit në Republikën e Kosovës. Me rastin e mbajtjes së zgjedhjeve lokale të 17 tetorit 2021, Kryeprokurori Lumezi ka kërkuar nga të gjithë kryeprokurorët dhe prokurorët angazhim maksimal në mbarëvajtjen dhe mbrojtjen e integritetit të procesit zgjedhor. “Si Kryeprokuror i Shtetit pres që nëpërmjet hetimeve të shpejta dhe të plota, me seriozitet maksimal dhe në kohë të vlerësohet çdo informacion, kallëzim penal apo çfarëdo e indicje tjetër për kryerjen e veprave penale...
SBASHK: Më 18 tetor mos të mbahet mësim, të ajrosen e dezinfektohen shkollat

SBASHK: Më 18 tetor mos të mbahet mësim, të ajrosen e dezinfektohen shkollat

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
12/10/2021 13:40 SBASHK-u ka përkrahur propozimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës që të hënën e 18 tetorit mos të mbahet mësimi në shkollat e Kosovës, por ajo ditë të shfrytëzohet për ajrosjen dhe dezinfektimin e gjithë ambienteve shkollore me qëllim që të krijohen parakushtet për ruajtjen e shëndetit të nxënësve dhe punëtorëve arsimor. SBASHK-u beson se edhe MASHTI do ta analizojë drejt çështjen dhe do të sjell vendim meritor lidhur me të hënën e 18 tetorit dhe do të mbështes Drejtoritë Arsimore që ato ta monitorojnë situatën dhe të kontribuojnë që shkollat të jenë të përgatitura e të sigurta për të vazhduar me procesin mësimor. “Ky propozim është i qëlluar ngase të dielën e 17 tetorit ambientet e shkollave do të përdorën për t’u zhvilluar zgjedhjet lokale dhe në ambientet e tyr...
Gjykimi ndaj Mustafës në Hagë, sot fillon dëgjimi i dëshmitarit numër 4

Gjykimi ndaj Mustafës në Hagë, sot fillon dëgjimi i dëshmitarit numër 4

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
12/10/2021 08:22 Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, sot (më 12 tetor) fillon dëgjimi i dëshmitarit të katërt në rastin ku ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Salih Mustafa, akuzohet për krime lufte. Gjykimi ndaj Salih Mustafës ka filluar më 15 shtator 2021, gjatë së cilës seancës Mustafa është deklaruar i pafajshëm për akuzat që i vihen në barrë nga prokuroria, raporton “Betimi për Drejtësi” Në këtë rast, deri më tani janë dëgjuar tre dëshmitarë të mbrojtur, gjatë dëshmive të së cilëve, në mënyrë që të njëjtit të mos mund të identifikohen, pamjet janë bërë të turbullta dhe zëri u është modifikuar. Ndryshe, aktakuza ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së është konfirmuar më 12 qershor 2020. “Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dh...
Sveçla dhe Mehmeti sot raportojnë në Komisionin për çështje të Sigurisë

Sveçla dhe Mehmeti sot raportojnë në Komisionin për çështje të Sigurisë

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
12/10/2021 08:18 Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes të martën mban mbledhje. Rendi i ditës:1. Miratimi i rendit të ditës; 2. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e komisionit e mbajtur me datë 28.09.2021; 3. Raportimi i Ministrit të Punëve të Brendshme z.Xhelal Sveçla; 4. Raportimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës z.Samedin Mehmeti; 5. Të ndryshme. Vendi: N303Koha: 10:00
Osmani: Serbia po vazhdon përpjekjet për ta minuar shtetin e Kosovës

Osmani: Serbia po vazhdon përpjekjet për ta minuar shtetin e Kosovës

KOSOVË, LAJME
11/10/2021 21:30Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se Serbia po vazhdon përpjekjet për ta minuar shtetin e Kosovës me narrative e argumente të falsifikuara. Përmes një postimi në Facebook, Osmani theksoi konferencën e Lëvizjes së Shteteve të Painkuadruara (NAM), që po mbahet në Beograd. Aty Serbia sërish po e keqpërdor statusin e vendit vëzhgues me synim për ta shtrembëruar të vërtetën për shtetin e Kosovës.Njoftimi i plotë:
Në këtë ditë do të mbahet balotazhi për zgjedhjet lokale

Në këtë ditë do të mbahet balotazhi për zgjedhjet lokale

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
11/10/2021 20:35Gjashtë ditë na ndajnë nga zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen këtë të diele. Nëse asnjë nga kandidatët për kryetar të komunave nuk fiton më 50%+1 të votave, atëherë do të organizohet edhe një raund i ri zgjedhor. Kësisoj, balotazhi në ato komuna ku asnjëri nga kandidatët nuk fiton më të parën, raundi i dytë i zgjedhjeve mbahet më 14 nëntor. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së për “Indeksonline”, Valmir Elezi. “Ligji për zgjedhjet lokale parasheh që nëse asnjëri nga kandidatët nuk fiton më shumë se 50% +1 votë të numrit të përgjithshëm të votave të vlefshme të hedhura në atë komunë, atëherë KQZ-ja është e detyruar që të organizojë raundin e dytë në mes të dy kandidatëve të cilët kanë fituar më së shumti vota në raundin e parë. Raundi i dytë i zgjedhje...
Arrestohet një punëtor në aeroportin e Prishtinës

Arrestohet një punëtor në aeroportin e Prishtinës

KOSOVË, LAJME
10/11/2021 17:17 Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje një person i dyshuar mashkull/kosovar, gjatë kryerjes se detyrave në Aeroportin e Prishtinës, si shërbyes i Udhëtareve (PHS, Check-ing), ka shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar duke i tejkaluar kompetencat dhe nuk i ka përmbushë detyrat zyrtare me qëllim të përfitimit personal. Sipas PK’së, i dyshuari (punëtorë i Aeroportit) kishte pranuar 50 euro nga ankuesi i cili kishte tejkaluar kilogramët e lejuar në bagazhin e tij (rreth pesë kg me tepër). I dyshuari në këtë rast pranon 50 euro në këmbim për ta lejuar personin që të vazhdoje tutje pa përfillur procedurat tjera për pagës për kilogramët e tepërt në bagazh. Prokurori kujdestar ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të hapet procedurë penale dhe i dyshuari dërgohet ...
Specialja e urdhëron Policinë e Kosovës të tregojë detajisht nëse është e aftë ta sigurojë mbrojtjen në liri të ish-krerëve të UÇK-së

Specialja e urdhëron Policinë e Kosovës të tregojë detajisht nëse është e aftë ta sigurojë mbrojtjen në liri të ish-krerëve të UÇK-së

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
11/10/2021 15:54 Dhomat e Specializuara për Kosovën në Hagë, kanë lëshuar një urdhër për Policinë e Kosovës, që tu përgjigjen në detaje nëse ky institucionin i sigurisë mund të sigurojë mbrojtën në liri të ish-krerëve të UCK-së që po mbahen prej gati një viti të paraburgosur në Hagë. Policia e Kosovës sipas urdhri të lëshuar me 8 tetor nga Haga, kanë dy javë kohë, prej kësaj date, që të përgjigjen për kërkesën e Dhomave të Specializuara për Kosovën. Në dokument e lëshuar nga gjyqtari francez, Nicolas Guillou, thuhet se Policia e Kosovës urdhërohet, po ashtu, që të respektojë konfidencialitetin dhe përmbajtjen e procedurës. Ish-eprorët e UCK-së, Hashim Thaҫi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, akuzohen nga Haga për krime lufte në Kosovë. Ndryshe, vendimin e fundit të Paneli...
Para mbledhjes së Këshillit të Sigurimit, Kurti takon përfaqësuesin special të OKB-së

Para mbledhjes së Këshillit të Sigurimit, Kurti takon përfaqësuesin special të OKB-së

KOSOVË, LAJME
11/10/2021 14:07Në prag të mbledhjes së radhës për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që do të mbahet këtë të premte, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Zahir Tanin. “Tanin prezantoi në pika të shkurta përmbajtjen e raportit të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë që do të prezantohet në Këshillin e Sigurimit. Raporti fokusohet në reformat e qeverisë, sundimin e ligjit, çështje të sigurisë si dhe gjendjen dhe menaxhimin e pandemisë”, thuhet në njoftimin për media, trasmeton "Radio-Ylberi" Kryeministri Kurti e falënderoi Tanin për njoftimin rreth raportit dhe ngriti disa shqetësime lidhur me pluralizmin dhe demokracinë në komunat me shumicë serbe në Kosovë...
div.meta-author { display:none; }