News That Matters

KOSOVË

Gjashtë të lënduar në veri gjatë kundërshtimit të aksionit policor

Gjashtë të lënduar në veri gjatë kundërshtimit të aksionit policor

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
13/10/2021 12:00 Të mërkurën, më 13 tetor qytetarët në veri të Kosovës po kundërshtojnë një aksion të Policisë së Kosovës kundër kontrabandës së mallrave. Sipas drejtorit të Qendrës Shëndetësore në Mitrovicë të Veriut, Zllatan Ellek gjashtë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi kanë kundërshtuar aksionin policor .Ai nuk specifikoi për çfarë lëndimesh bëhet fjalë sepse sipas tij, “pacientët janë në fazën e diagnostikimit”. “Lëndimet janë shkaktuar nga bombat zhurmuese, ata aktualisht janë në departamentin e pranimit në kirurgji. Ekzaminimi është duke u zhvilluar, që do të thotë lëndime nga bomba zhurmuese dhe gaz lotsjellës”, tha Ellek për Radion Evropa e Lirë. Banorët lokalë në Zveçan kanë vendosur në rrugë një kamion, për të bllokuar rrugën, teksa Policia e Kosovës po zhvillon nj...
Ka përfunduar aksioni i policisë së Kosovës në Zveqan

Ka përfunduar aksioni i policisë së Kosovës në Zveqan

KOSOVË, LAJME
13/10/2021 11:40 Ka përfunduar aksioni i policisë së Kosovës dhe atyre të Doganës edhe nga Zveqani. Të gjitha forcat janë mbledhur në një lokacion në Zveqan dhe po pritet urdhri që bashkë të largohen në drejtim të Prishtinës. Aksioni ka përfunduar në sukses pavarësisht pengimit që kanë bërë serbët duke hedhur bomba e duke shtënë me armë zjarri./IndeksOnline/
Serbët mblidhen edhe në Zubin Potok, sërish tym

Serbët mblidhen edhe në Zubin Potok, sërish tym

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
13/10/2021 11:27Pasi përfunduan punë në një situatë jashtëzakonisht të tensionuar, Policia e Kosovës i ka tërhequr autoblindat nga Mitrovica e veriut për ta vazhduar aksionin në Zubin Potok dhe Zveçan.Qytetarë serbë, ashtu si në Mitrovicën e veriut, janë mbledhur në qendër të Zubin Potokut, raporton Radio Kontakt Plus.Njësia e e Policisë së Kosovës gjendet edhe në Zveçan. Rruga pranë “Komova kafana” është e bllokuar. Tym është parë aty, ndërsa qytetarët serbë vazhdojnë të qëndrojnë të mbledhur aty pranë.Më herët, automjete të blinduara të njësisë speciale të Policisë së Kosovës hynë në pjesën veriore të Mitrovicës. Qytetarët e mbledhur serbë hodhën gurë, dhe Policia u kundërpërgjigj me bombola gazi.Serbët po ashtu i sulmuan disa prej polivëve edhe fizikisht në hyrje të një prej barnato...
Pamje nga aksioni i Policisë sot kundër kontrabandës me mallra

Pamje nga aksioni i Policisë sot kundër kontrabandës me mallra

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
13/10/2021 10:52Policia e Kosovës ka zhvilluar sot një aksion në katër rajone të vendit kundër kontrabandës me mallra. Në këtë operacion policor, i cili është ende duke vazhduar, janë angazhuar Dogana e Kosovës dhe njësite të profileve të ndryshme policore, të cilat janë në mbështetje dhe përkrahje të këtij operacioni policor. Tutje, “Policia ka njoftuar se si rezultat i hetimeve intensive dhe veprimeve profesionale policore dhe të Doganës së Kosovës, deri më tani janë sekuestruar mallra dhe dëshmi të ndryshme të cilat shërbejnë si prova materiale”. Më poshtë gjeni pamje nga ky aksion:
Aksioni në veri, serbët brohorasin “Serbia, Serbia” – djegin një veturë me targa të Kosovës

Aksioni në veri, serbët brohorasin “Serbia, Serbia” – djegin një veturë me targa të Kosovës

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
13/10/2021 | 10:35 Forca të shumta të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës janë nisur këtë mëngjes në drejtim të Mitrovicës. Policia e Kosovës po zhvillon aksion të madh kundër kontrabandës në Mitrovicë të Veriu dhe atë të Jugut. Pas fillimit të aksionit në disa zona të Kosovës, në veri të Mitrovicës është aktivizuar alarmi i qytetit dhe banorët serbë kanë filluar protestat. Gjatë protestave, serbët kanë brohoritur “Serbia, Serbia”, duke hedhur gurë dhe gaz lotsjellës kundër automjeteve të policisë. https://www.instagram.com/p/CU9iQLuIunR/?utm_source=ig_web_copy_link
Shtetasja afgane lind një fëmijë në QKUK

Shtetasja afgane lind një fëmijë në QKUK

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
13/10/2021 10:34ShSKUK ka njoftuar se një shtetase afgane ka sjellë në jetë një fëmijë në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Sipas njoftimi, 28 vjeçarja ka sjellë në jetë fëmijën e gjinisë mashkullore përmes operacionit dhe i njëjti peshon 3.7 kilogramë. “Një shtetase afgane, me inicialet S.F., e moshës 28 vjeçare, lindi një foshnje në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.Fëmija u lind me opercion, peshon 3.7 kilogramë dhe i takon gjinisë mashkullore.Sipas mjekëve, gjendja shëndetësore e gruas dhe e bebës është e mirë”, thuhet në njoftim, trasmeton "Radio-Ylberi"  
Policia në aksion në veri të Kosovës

Policia në aksion në veri të Kosovës

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
13/10/2021 10:00 Një aksion i Policisë ka nisur në mëngjesin e së mërkurës në veri të Kosovës. Në media po raportohet se aksioni ka të bëjë më kontrabandimin e mallrave. Policia një aksion të tillë është duke ndërmarrë në tëre territorin e vendit. Deri tani janë sekuestruar mallra dhe dëshmi të ndryshme të cilat shërbejnë si prova materiale.
Prokurori i Speciales: Gjyqi ndaj Gucatit e Haradinajt do të jetë i shkurtër

Prokurori i Speciales: Gjyqi ndaj Gucatit e Haradinajt do të jetë i shkurtër

KOSOVË, LAJME
12/10/2021 19:54 Krerët e OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradinaj e Hysni Gucati, po vazhdojnë përballjen e tyre me drejtësinë ndërkombëtare në Gjykatën Speciale në Hagë. Ata po qëndrojnë në paraburgim që nga shtatori i vitit të kaluar kur edhe u arrestuan nën dyshimin për pengim të drejtësisë pas publikimit të disa dosjeve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar të cilat atyre u shkuan në seli. E Prokuroria Speciale po thotë se gjyqi ndaj tyre do të jetë i shkurtër. Këtë konstatim ajo e jep në parashtresat për vazhdimin e paraburgimit ndaj Gucatit e Haradinajt. Prokuroria e Specializuar thotë se ndalimi ndaj Gucatit e Haradinajt duhet të vazhdojë. “Asgjë nuk tregon se paraburgimi deri tani është është i paarsyeshëm. Ky gjyq pritet të jetë i shkurtër, i tillë që ndalimi i mëtejshëm nuk do të...
Flet dëshmitari i katërt në gjykimin ndaj Salih Mustafës

Flet dëshmitari i katërt në gjykimin ndaj Salih Mustafës

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
12/10/2021 18:01 Flet dëshmitari i katërt në gjykimin ndaj Salih Mustafës, thotë se mori trajtim çnjerëzor në Zllash. Në Dhomat e Specializuara në Hagë nuk ka vazhduar dëgjimi i dëshmitarit të katërt pas kthimit nga pushimi i drekës, në seancën ku po gjykohet ish-pjesëtari i UÇK-së, Salih Mustafa. Seanca ka vazhduar me disa urdhra të lëshuar nga kryetarja e trupit gjykues dhe me propozimet e saj për orarin e dëgjimit të dëshmitarëve të tjerë për muajt e ardhshëm. Mappie Veldt-Foglia ka bërë të ditur se trupi gjykues do të mund të dëgjojë vetëm një dëshmitarë në javë ka deklaruar se dëgjimi i dy dëshmitarëve do të mbetet për muajin janar. Ajo ka thënë se nga zyra administrative janë njoftuar gjatë muajve në vijim nuk do të mund të zhvillohet sesioni i katërt i seancës dhe kjo vlen për ç...
75-vjeçari nga Shtimja i cili e mban familjen 17-anëtarëshe

75-vjeçari nga Shtimja i cili e mban familjen 17-anëtarëshe

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
12/10/2021 14:46 Ka 50 vite që ditën e nisë me punë. Bajram Kryeziu nga Shtimja zgjohet çdo ditë në pesë të mëngjesit për të kryer punën prej farkëtari. Ai është i vetmi që e bën këtë punë në qytetin e tij. Edhe pse këtë zanat e ka pasur gjithmonë për qejfi, praktikën në të e filloi krejt rastësisht. Ndërsa, më vonë vazhdoi të punoi i vetëm në punëtorinë e njëjtë të para 5 dekadave. Duke rrahur hekurin e nxehtë, 75-vjeçi punon mjete të ndryshme për përdorim të përditshëm. https://www.youtube.com/watch?v=zGq9FhmY69w
div.meta-author { display:none; }