News That Matters

KOSOVË

Ibrahimi: Ora policore pengesë për festë në ditën e zgjedhjeve

Ibrahimi: Ora policore pengesë për festë në ditën e zgjedhjeve

KOSOVË, LAJME
14/10/2021 11:22 Kryetarët e Komunave të Kosovës kanë kërkuar heqjen e kufizimit të lëvizjes së qytetarëve nga 17 tetori, ditë kur edhe do të mbahen zgjedhjet lokale Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi në një intervistë tha se ka shumë argumente për heqje të orës policore. Meqenëse se 17 tetori është dita e zgjedhjeve komunale, ai thotë se një numër i madh i komisionerëve do të punojnë deri në orët e vona. Derisa ka përmendur që shumë prej komunave do të fitohen pa balotazh, e që sipas tij, në ato komuna mund të ketë edhe festë. Ibrahimi po thekson se nuk duhet të provokohet situata, që po e konsideron të nevojshëm heqjen e kufizimit të lëvizjes. “Kryetarët e Komunave kërkojnë që nga data 17 tetor, kur është dita e zgjedhjeve lokale të hiqet kufizimi i liri...
Shtetasi shqiptar arrestohet në Aeroportin e Prishtinës

Shtetasi shqiptar arrestohet në Aeroportin e Prishtinës

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
14/10/2021 10:46 Policia e Kosovës ka arrestuar dje një shtetas të Shqipërisë, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Kjo pasi i njëjti ka tentuar që të udhëtojë me dokumente të falsifikuara. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. “Aeroporti i Prishtinës Adem Jashari, 13.10.2021 – 11:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas i Shqipërisë, pasi që i njëjti me dokument të falsifikuar – vizë të një shteti perëndimor, të cilën e kishte pas të vendosur në pasaportën e tij kishte tentuar të udhëtoj. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Sot shtatë vjet nga valëvitja e “AUTOCHTHONOUS” midis Beogradit

Sot shtatë vjet nga valëvitja e “AUTOCHTHONOUS” midis Beogradit

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
14/10/2021 10:33 Sot bëhen shtatë vite nga drama në stadiumin e Beogradit, ku po zhvillohej ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë. E ndaluar për tifozët shqiptarë dhe e lejuar vetëm për ata serbë, Ismajl Morina vendosi se s’bën pa u parë një efekt i tifozëve shqiptarë, ani pse nuk lejoheshin brenda stadiumit. E filluar nga fishkëllimat kur po intonohej himni shqiptarë dhe thirrjet për vrasjen e shqiptarëve, tifozët serbë nuk kishin çfarë të bënin kur para syve të tyre u shfaq harta e “Shqipërisë së Madhe”, dhe figurat e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit anash, e zbukuruar nga mbishkrimi “AUTOCHTHONOUS” (vendas). Ani se sipas Morinës nuk ishte e planifikuar që flamuri të bie në fushë, një gjë e tillë ndodhi, ku më pas një nga lojtarët serbë kapi flamurin, por që u pengua nga lojtarët shq...
Bora zbardh disa vende në Kosovë (FOTO)

Bora zbardh disa vende në Kosovë (FOTO)

KOSOVË, LAJME
13/102021 10:03 Mëngjesin e së enjtes bora ka mbuluar disa vende të Kosovës. Bora ka zbardhur disa vende në Ferizaj e po ashtu edhe në Prevallë, transmeton Klankosova.tv. Ndryshe, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se dita sot parashihet të jetë më aktive sa i përket reshjeve, pasi që parashihen reshje të shiut me intensitet mesatar deri të lartë. Sipas IHMK-së në viset e larta do të ketë kushte që përveç reshjeve të shiut të ketë edhe reshje bore (shi me borë). Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius. Ditori.com/
Ambasada amerikane në mbështetje të ambasadorit gjerman i cili i reagoi Goran Rakiqit

Ambasada amerikane në mbështetje të ambasadorit gjerman i cili i reagoi Goran Rakiqit

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
13/10/2021 19:45 Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka mbështetur reagimin e ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, kundër ministrit serb në Kosovë, Goran Rakiq. Ambasadori gjerman i ka reaguar Rakiqit, kur ai krijoi analogji me rastin e aksionit të Policisë së Kosovës kundër kontrabandës dhe aksionit të fashistëve gjermanë kundër çifutëve në Gjermani. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter Rohde tha se është i papranueshëm krahasimi i aksionit të sotëm të Policisë me “natën e kristaltë”. “Stop! Krahasimi i aksionit të sotëm të policisë me “natën e kristaltë” është i papranueshëm. Krahasime të tilla kontribuojnë drejt rrëfimeve të shtrembërimit dhe mohimit të Holokaustit. #MbroniFaktet”, ka shkruar Rohde. Ambasada amerikane ka shpërndarë këtë postim të Rohdes në Twitter. Ky ...
Ambasada e SHBA-së i quan të papranueshme sulmet ndaj Policisë, mediave dhe civilëve

Ambasada e SHBA-së i quan të papranueshme sulmet ndaj Policisë, mediave dhe civilëve

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
13/10/2021 18:48 Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka cilësuar shqetësuese atë që ndodhi në veri të Mitrovicës pas aksionit që Policia e Kosovës e ka zhvilluar sot në atë pjesë dhe disa qytete të tjera të Kosovës për luftimin e kontrabadanës. Zëdhënësi Eric Brassil në një përgjigje për Klankosova.tv tha se ambasada amerikane e cilëson të papranueshme dhunën ndaj autoriteteve, mediave ose qytetarëve. “SHBA është e shqetësuar nga përgjigja që iu dha sot aksioneve për zbatimin e ligjit të Kosovës në territorin e Kosovës. E gjithë dhuna e drejtuar qoftë ndaj autoriteteve, mediave ose qytetarëve, është e papranueshme dhe duhet të hetohet dhe ndiqet penalisht deri në zbatimin e plotë të ligjit. Bëjmë thirrje për qetësi”. Gjatë këtij aksioni janë arrestuar tetë persona të dyshu...
Mehmeti: Policët janë gjuajtur në veri me armë dhe granata dore

Mehmeti: Policët janë gjuajtur në veri me armë dhe granata dore

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
13/10/2021 17:11 Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka treguar se aksioni i ndërmarr këtë të mërkurë ka nisur një vit më parë. Ai ka treguar se nga nëntë lokacione sa ka qenë e planifikuar të realizohen në veri, në tetë prej tyre nuk kanë arritur për shkak të rezistencës nga serbët lokalë. Në konferencë për media, Mehmeti ka thënë se zyrtarët policorë janë sulmuar edhe me bomba dore. “Tetë zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime gjatë këtij aksioni por janë jashtë rrezikut për jetë”.
KFOR: Policia e Kosovës kreu operacion në zbatim të ligjit, ishim në komunikim të vazhdueshëm më institucionet përkatëse

KFOR: Policia e Kosovës kreu operacion në zbatim të ligjit, ishim në komunikim të vazhdueshëm më institucionet përkatëse

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
13/10/2021 17:00 Policia e Kosovës ka realizuar sot një operacion kundër kontrabandës së mallrave, operacion ky që u zhvillua në katër lokacione, ku u prangosën katër persona, e pesë tjerë janë në kërkim. Policia po ashtu bëri të ditur se në operacionin e sotëm janë sekuestruar mallra dhe dëshmi të ndryshme të kontrabanduara në vlerë prej qindra mijëra euro, të cilat shërbejnë si prova materiale, të cilat kanë qenë të vendosura në lokacione të ndryshme, lokale afariste, magazina/depo etj. Në njoftimin zyrtar nga Policia thuhet se, në rajonet tjera operacioni policor ka kaluar pa probleme, kurse në Mitrovicë veriore grupe kriminale në mënyrë të organizuar janë grumbulluar, kanë krijuar bllokime të rrugëve me mjete të ndryshme transportuese, kanë përdorur bombola gazi, shok bomba, të s...
Tensionet në veri, reagon BE-ja

Tensionet në veri, reagon BE-ja

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
13/10/2021 13:39Shefi i Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell ka reaguar lidhur me incidentet e sotme në veri të Mitrovicës, ku Policia e Kosovës po zhvillonte një aksion kundër kontrabandës së mallrave. Borrell përmes një reagimi në Twitter ka shkruar se incidentet e dhunshme në veri të Kosovës duhet të ndalen menjëherë. “Incidentet e dhunshme në veri të Kosovës duhet të ndalen menjëherë. Veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara që rrezikojnë stabilitetin janë të papranueshme. Të gjitha çështjet e hapura duhet të adresohen përmes Dialogut të lehtësuar nga BE. Ne jemi në kontakt me Beogradin dhe Prishtinën”, ka shkruar Borrell. Ndryshe gjatë aksionit të sotëm në veri, policia është sulmuar nga serbët lokalë me gur, shok bomba, gaz lotsjellës e mjete të tjera. ...
Kurti jep detaje për aksionin e sotëm kundër krimit e kontrabandës

Kurti jep detaje për aksionin e sotëm kundër krimit e kontrabandës

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
13/10/2021 12:12 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar për aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës kundër kontrabandës. “Herët në mëngjesin e sotëm, Policia e Kosovës, me qëllim të luftimit të kontrabandës ka filluar operacione bastisjeje në disa lokacione të ndryshme në Prishtinë, Pejë e Mitrovicë (si në jug ashtu edhe në veri)”, ka thënë Kurti, trasmeton "Radio-Ylberi" Sipas Kurtit, këto veprime policore janë paraprirë nga hetimet intensive dhe janë me urdhër e të bashkërenduara me prokuroritë dhe gjykatat kompetente. Ai thotë se janë sekuestruar mallra e dëshmi të tjera që paraqesin edhe prova materiale. “Krimi dhe grupet kriminale nuk do të tolerohen dhe do të luftohen. Kontrabandën do ta luftojmë e do ta parandalojmë”, ka thënë ai. Kryeministri ka njoftuar se aksio...
div.meta-author { display:none; }