News That Matters

KOSOVË

Grevë në kombinatin “Trepça” pas shkarkimit të Rafet Ibishit

Grevë në kombinatin “Trepça” pas shkarkimit të Rafet Ibishit

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
15/10/2021 22:00 Sot, pa paralajmërim dhe pa u shpallur konkursi paraprak, bordi i ndërmarrjes “Trepça” ka shkarkuar ushtruesin e detyrës së kryeshefit, Rafet Ibishin. Këtë për “Radio-Ylberi” e ka konfirmuar vet Ibishi. “Po, është e vërtetë, bordi më ka shkarkuar”, tha ai. Sipas Ibishit, arsyeja e shkarkimit është se ai si u.d kryeshef në këtë ndërmarrje, ka refuzuar të nënshkruaj një memorandum mes “Trepçës” dhe Doganës së Kosovës për vendosjen e terminalit doganor në hapësirat e kësaj ndërmarrjeje, shkruan “Radio-Ylberi” Gjithashtu, minatorët nuk janë dakord me këtë vendim, ata kanë vendosur të hyjnë në grevë për të kundërshtuar këtë vendim. Dhe sipas tyre ata janë të vendosur ta vazhdojnë grevën edhe në ndrrimet tjera,dhe arseyja e grevës është vetëm një kërkesë. ...
Kosova i ofron Amerikës mundësinë e krijimit të një baze të përhershme ushtarake

Kosova i ofron Amerikës mundësinë e krijimit të një baze të përhershme ushtarake

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
15/10/2021 12:48 Kosova i ka ofruar mundësinë Shteteve të Bashkuara që të krijojnë një bazë të përhershme ushtarake në Kosovë. Ky propozim, në emër të Qeverisë së Kosovës, është dhënë nga ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, i cili në Pentagon zhvilloi takim me nënsekretarin e Departamentit amerikan të Mbrojtjes, Colin Kahl. Sipas një njoftimi për media, ministri Mehaj ka thënë se krijimi i një baze të tillë do t’i kontribuonte “shumë paqes dhe stabilitetit rajonal në Ballkan”. Kampi Bondsteel në Ferizaj është kampi më i madh ushtarak që SHBA-ja ka në Kosovë. Ndërkaq, nënsekretari Kahl, sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, ka rikonfirmuar përkrahjen e SHBA-së për Kosovën drejt integrimeve euroatlantike, “duke theksuar se vizioni i presidentit amerikan, Joe Biden për i...
Ky është komandanti i ri i KFOR-it në Kosovë

Ky është komandanti i ri i KFOR-it në Kosovë

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
15/10/2021 12:37 Nga nëntori, gjeneralmajor Ferenc Kajári do të marrë komandën njëvjeçare mbi misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë (KFOR) nga italiani Franco Federici. Do të jetë hera e parë që një oficer nga Hungaria është në krye të KFOR -it. Nga viti 2000 e deri më sot, komandantët e KFOR -it kanë qenë nga Italia, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Norvegjia dhe Spanja. Sipas MTI, Kajári vlerësoi se emërimi është “një njohje serioze e gatishmërisë së forcave të armatosura hungareze”. “KFOR është operacioni më i madh i NATO-s në 2021 dhe përbëhet nga mbi 3500 ushtarë nga 27 vende, dhe Hungaria do të sigurojë njësinë e tretë më të madhe”, kujtoi Kajári të mërkurën, duke iu drejtuar mediave nga Qendra e Trajnimit të Ushtrisë Hungareze në Szolnok. KFOR -i aktualisht ka 397 ushtar...
PK-së i shtohen edhe rreth 200 pjesëtarë

PK-së i shtohen edhe rreth 200 pjesëtarë

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
15/10/2021 11:33 Sot ka diplomuar gjenerata e re e kadetëve policorë në akademinë e policisë në Vushtrri. Bazuar në situatën aktuale të pandemisë COVID-19 nuk është mbajtur ceremonia e diplomimit. IndeksOnline ka mësuar se diplomimi është bërë në grupe të vogla-klasa, në hapësirat e Akademisë, organizuar nga Drejtoria për Trajnime Themelore-Divizioni i Trajnimeve i Policisë së Kosovës. Janë rreth 200 pjesëtarë që janë trajnuar dhe të njëjtit këtë muaj shpërndahen nëpër regjione dhe do të nisin detyrën
KQZ-ja ka kërkuar nga Qeveria pezullimin e orës policore për të shtunën dhe të dielën

KQZ-ja ka kërkuar nga Qeveria pezullimin e orës policore për të shtunën dhe të dielën

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
15/10/2021 09:09 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës pezullimin e kufizimit të lëvizjes për ditën e shtunë dhe të diel. Këtë e ka bërë të ditur, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi. Ai për EO, ka thënë se kërkesa për heqjes së orës policore për 48 orë, është kërkuar edhe në mbledhjen e fundit të KQZ-së. Teksa ka folur për këtë kërkesë, Elezi shpreson se Qeveria do t’iu miratojë këtë kërkesë. “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në fazën përfundimtare të përgatitjes së procesit zgjedhor dhe me qëllim të kryerjes së detyrave gjatë procesit të votimit, do të jenë të angazhuar rreth 15 mijë anëtarë të këshillave të vendvotimit si dhe rreth 25 mijë vëzhgues do të jenë prezentë në vendvotime për të parë nga afër procesin e votimit. Prandaj për të mundësuar kryerjen...
Sot mblidhet Këshilli i Sigurimit të OKB-së për Kosovën, përballen Osmani dhe Stefanoviq

Sot mblidhet Këshilli i Sigurimit të OKB-së për Kosovën, përballen Osmani dhe Stefanoviq

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
15/10/2021. 09:03 Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të shqyrtojë sot raportin e rregullt gjashtëmujor të sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres mbi situatën në Kosovë, që i referohet periudhës nga 16 marsi deri më 15 shtator. Kosova do të përfaqësohet në këtë takim nga presidentja Vjosa Osmani e cila udhëtoi të mërkurën për New York, ndërsa Serbia nga ministri i Punëve të Jashtme, Nikola Selakoviq. Raporti do të prezantohet nga shefi i UNMIK -ut Zahir Tanin, i cili ditë më parë u takua me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Prishtinë dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Beograd. Në raportin mbi situatën në Kosovë, shefi i OKB-së përshëndeti rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Ai shprehu mbështetje për pjesëma...
Kurti nuk e shkarkon Rakiqin

Kurti nuk e shkarkon Rakiqin

KOSOVË, LAJME
14/10/2021 19:37 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka lënë të kuptohet se nuk do të shkarkojë ministrin për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq. Kurti gjatë një prononcimi për media nga Prizreni, ka thënë se problemi nuk është Rakiqi, por shkarkimi i tij do të bëhej çështje. “Qeveria jonë me veprimet tona e ka godit nervin e çështjes. E ky është luftimi i krimit të organizuar, i korrupsionit dhe i kontrabandës, me ç’rast përveç se po kemi sukses me hetimet tona intensive me policinë tonë profesionale, në të njëjtën kohë po ndodh një demaskim gjigant i Serbisë sa i përket përpjekjeve të saj destruktive me strukturat saj ilegale në Kosovë”. “Me këtë rast qartazi ne jemi në rrugën e drejtë, dhe pikërisht për shkak se ne jemi në rrugën e drejtë Serbia e Vuçiqit nuk po arrin t’i mobilizoj...
Vuçiq: Takimi i Këshillit të Sigurimit të OKB nuk zgjidh asgjë për Kosovën

Vuçiq: Takimi i Këshillit të Sigurimit të OKB nuk zgjidh asgjë për Kosovën

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
14/10/2021 17:19 Në prag të seancës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se nuk beson se ajo do të zgjidhë ndonjë gjë për Kosovën. “Nuk besoj se do të ketë ndonjë zgjidhje, sepse çfarëdo që bëjnë shqiptarët, ata gjithmonë e kanë mbështetjen e ‘pesëshes së madhe’. Ne mund të presim mbështetje nga Rusia dhe Kina dhe disa vende më të vogla, por kjo nuk do t’i ndryshojë gjërat në terren”, tha Vuçiq, transmeton REL. Me ‘pesëshen e madhe’, Vuçiq duket se iu referua anëtarëve të përhershme të Këshillit të Sigurimit. Seanca është caktuar për datën 15 tetor. Është ky një takim i rregullt për Kosovën, ku paraqitet raporti i Misionit të Kombeve të Bashkuara. Raporti përfshin periudhën 16 mars – 15 shtator, 2021. Në këtë takim ...
SBASHK-u reagon, por jo për arsim

SBASHK-u reagon, por jo për arsim

KOSOVË, LAJME
14/10/2021 14:26Sindikata e Bashkuar e Arsimit ka reaguar përmes një komunikate duke solidarizuar me sindikatën e policisë së Kosovës, ku këta të fundit dënuan ashëpr sulmet ndaj pjësëtarëve të policisë së Kosoëvs gjatë aksionit të djeshëm në Veri të Kosovës. Edhe SBASHK-u ka dënuar sulmet mbi pjesëtarët e policisë, shkruan "Radio-Ylberi" Reagimi i plotë: SBASHK-u ka bashkëpunim të shkëlqyer me Sindikatën e Policisë së Kosovës dhe gjithmonë u është gëzuar arritjeve dhe është ndjerë krenar me veprimet heroike të shumë pjesëtarëve të policisë sonë.SBASHK-u solidarizohet me Sindikatën e Policisë dhe dënon ashpër sulmin e fundit ndaj pjesëtarëve të policisë sonë në veri të vendit dhe i bashkohet lutjes dhe urimit që policët e lënduar të shërohen sa më shpejt.Policia e Kosovës gëzon r...
Albin Kurti e falënderon për bashkëpunimin komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajor Franco Federici

Albin Kurti e falënderon për bashkëpunimin komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajor Franco Federici

KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
13/10/2021 13:41 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur mbrëmë në takim lamtumirës komandantin e Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR), Gjeneralmajori Franco Federici. Ai e falënderoi komandantin Federici për kontributin në thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe bashkërendimin e veprimeve ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe KFOR-it, në shërbim të sigurisë së të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Kryeministri Kurti shprehu mirënjohje për punën dhe rolin e rëndësishëm të Komandantit të KFOR-it gjatë gjithë mandatit të tij në qëllimin e përbashkët për ruajtjen e sigurisë në Republikën e Kosovës.
div.meta-author { display:none; }