News That Matters

BOTË

Nagavci: Kosova shënoi rritjen më të madhe nga programi Erasmus Plus

Nagavci: Kosova shënoi rritjen më të madhe nga programi Erasmus Plus

BOTË, KOSOVË, LAJME
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka deklaruar se Kosova për herë të parë shënon rritjen më të madhe nga programi Erasmus+ ku për këtë vit tha se kanë fituar 21 projekte. Këto Nagavci i tha gjatë një konference për medie ku u prezantuan edhe rezultatet e projekteve për ngritje të kapaciteteve në arsimin e lartë dhe në arsimin profesional (për thirrjen e vitit 2022), si dhe projektet nga Kosova që janë përzgjedhur për financim nga Komisioni Evropian. Nagavci u shpreh po ashtu se sukseset e Kosovës në programet e BE-së janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e arsimit të lartë me qëllim të përmirësimit të rezultateve ku ofrojnë mundësi për ngritje të kapaciteteve për arsim të lartë, modernizim dhe ndërkombëtarizim të arsimit të lartë në Kosovë. Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë,...
Drejtori i CIA-s paralajmëron ashpër homologon rus mbi pasojat e përdorimit të armëve bërthamore

Drejtori i CIA-s paralajmëron ashpër homologon rus mbi pasojat e përdorimit të armëve bërthamore

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
Drejtori i CIA-s Bill Burns u takua në Ankara të Turqisë më homologun e tij rus Sergey Naryshkin, për të theksuar pasojat që do të kishte përdorimi nga Rusia i armëve bërthamore në Ukrainë. Ky është takimi i parë i nivelit të lartë që vë përballë zyrtarë të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë qëkur Moska nisi sulmin ndaj Ukrainës në 24 shkurt. Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se drejtori i CIA-s nuk po zhvillonte asnjë lloj negociate. “Nuk po diskutohet mbi vendimet për luftën në Ukrainë. Ai po përcjell mesazhin, se çfarë pasojash do të kishte përdorimi i armë bërthamore nga Rusia dhe po ngre çështjen e burgosjes së padrejtë të shtetasve amerikanë”, tha zëdhënësi. Yllit i basketbollit amerikan, Brittney Griner dhe kontraktori civil Paul Whelan janë në burgjet ruse. Administrata...
“Ndihem i tradhtuar nga klubi, nuk kam respekt për Ten Hag” | Cristiano Ronaldo ‘eksplodon’ në intervistën ekskluzive

“Ndihem i tradhtuar nga klubi, nuk kam respekt për Ten Hag” | Cristiano Ronaldo ‘eksplodon’ në intervistën ekskluzive

BOTË, LAJME, SPORT, Storiet Kryesore
Cristiano Ronaldo ka dhënë një intervistë ekskluzive për Piers Morgan. Ylli portugez, Cristiano Ronaldo ka dhënë një prej intervistave më “tronditëse” viteve të fundit. Pesë herë fituesi i Topit të Artë është shprehur se ndihet i tradhtuar nga skuadra e Manchester United, lidhur me ngjarjet e fundit. Ai po ashtu ka folur edhe për raportin e tij me Ten Hag. “Po, ndihem i tradhtuar. Jo vetëm nga trajneri, por edhe nga 2-3 persona të tjerë. Por, s’më intereson. Ndihem i tradhtuar dhe besoj se disa njerëz këtu nuk më duan, jo vetëm këtë vit, por edhe vitin e kaluar”, ka thënë portugezi. “Nuk kam respekt për të, pasi ai s’ka respekt për mua”, ka thënë Ronaldo, përcjell lajmi.net. “Nëse ti nuk ke respekt për mua, unë kurrë s’do të kem respekt për ty”, shtoi ai. “Unë ndoqa zemrën ...
Osmani uron presidenten e parë Sllovene: Pres të punojmë për partneritetin e palëkundur

Osmani uron presidenten e parë Sllovene: Pres të punojmë për partneritetin e palëkundur

BOTË, KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Sllovenia tashmë për herë të parë do ta ketë në krye të saj një presidente grua.Ajo është Nataša Pirc Musar. Me këtë rast, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka uruar homologen e saj. Osmani tha se pret që së bashku të punojnë për partneritetin e palëkundur mes Kosovës dhe Sllovenisë. “Ndërsa merrni këtë rol të rëndësishëm, mezi pres të punoj ngushtë me ju për të ndërtuar partneritetin e palëkundur Kosovë-Slloveni, të bazuar në vlerat tona të përbashkëta demokratike”, uroi Osmani.
Kurti e uron presidenten e parë të Sllovenisë

Kurti e uron presidenten e parë të Sllovenisë

BOTË, KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka uruar Natasha Musarin, për zgjedhjen si presidente e parë e Sllovenisë. Kurti, përmes një shkrimi në Twitter, tha se mezi pret që të punojnë së bashku për forcim të marrëdhënieve dypalëshe, thellim të bashkëpunimit ekonomik e sundim të ligjit. “Urime për Natasha Musar, gruaja e parë që zgjidhet Presidente e Republikës së Sllovenisë. Mezi pres të punojmë së bashku për të forcuar marrëdhëniet tona dypalëshe, për të thelluar bashkëpunimin tonë ekonomik dhe për të promovuar vlerat tona të përbashkëta si shtete demokratike të përkushtuara ndaj sundimit të ligjit”, ka shkruar Kurti në Twitter.
Presidentja Osmani: Qëndrojmë me popullin e Turqisë gjatë kësaj kohe të vështirë

Presidentja Osmani: Qëndrojmë me popullin e Turqisë gjatë kësaj kohe të vështirë

BOTË, KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka shprehur ngushëllime popullit turk, për viktimat si pasojë e shpërthimit të sotëm në Stamboll. Presidentja shkruan se, i qëndrojnë pranë popullit të Turqisë në këtë kohë të vështirë, përcjell klankosova.tv. ”E pikëlluar thellësisht nga lajmi i shpërthimit të tmerrshëm në zemër të Stambollit sot. Mendimet tona janë me viktimat dhe familjet e viktimave dhe të gjithë të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë. Ne qëndrojmë me popullin e Turqisë gjatë kësaj kohe të vështirë”.
Kryeministri Kurti ngushëllon Turqinë pas shpërthimit vdekjeprurës në Stamboll

Kryeministri Kurti ngushëllon Turqinë pas shpërthimit vdekjeprurës në Stamboll

BOTË, KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Kryeministri i vendit Albin Kurti, u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave nga shpërthimi i sotëm vdekjeprurës në Stamboll. Ai u ka uruar shërim të shpejtë plagosurve nga ky akt, përcjell klankosova.tv. ”I shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta Republikës së Turqisë pas shpërthimit të sotëm vdekjeprurës në Stamboll. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e atyre që humbën jetën, ndërsa të plagosurve u uroj shërim të shpejtë”.
Asnjë kosovar në mesin e viktimave dhe të lënduarve në Stamboll

Asnjë kosovar në mesin e viktimave dhe të lënduarve në Stamboll

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
Një shpërthim i fuqishëm ndodhi sot në qendër të Stambollit. Si pasojë e këtij shpërthimi humbën jetën gjashtë persona dhe u lënduan 81 të tjerë. Nga autoritetet në Turqi sulmi tashmë është cilësuar si akt terrorist, derisa e dyshuar në kuadër të këtij shpërthimi është një grua. Por nga Ambasada e Kosovës në Ankara, është bërë e ditur se në bazë të informatave të siguruara nga autoritetet relevante, në mesin e viktimave dhe të lënduarve nuk gjendet asnjë shtetas i Kosovës. Postimi i plotë i Ambasadës: Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara njofton se në bazë të informatave të siguruara nga autoritetet relevante të Republikës së Turqisë, në mesin e viktimave dhe të lënduarve nuk gjendet asnjë shtetas i Republikës së Kosovës. Për ata të cilët aktuaisht ndodhen në Stamboll...
Shpërthimi në Stamboll: Bomba u vendos nga një grua

Shpërthimi në Stamboll: Bomba u vendos nga një grua

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
Autori i shpërthimit në Stamboll është një grua, sipas nënpresidentit turk Fuat Oktay. “U konstatua se një femër sulmuese shpërtheu bombën. Ngjarja po hetohet dhe po bëhen vlerësimet e nevojshme. Deri më tani kemi humbur 6 persona, 4 prej tyre në pikën e sulmit. Kemi 81 të plagosur. Hetimet në vendngjarje vijojnë me shpejtësi. Do të arrijmë në fund shumë shpejt. Kushdo që qëndron pas do të mbajë përgjegjësi”, tha Oktai. Kujtohet se gjashtë persona kanë humbur jetën nga shpërthimi që tronditi sot në orën 16:20 në rrugën më të frekuentuar të këmbësorëve në qendër të Stambollit, në një ngjarje që presidenti Recep Tayyip Erdogan e quajti një sulm me bombë që “mban erë terrorizmi”. “Përpjekjet për të mposhtur Turqinë dhe popullin turk përmes terrorizmit do të dështojnë sot siç kanë dë...
Informacione mbi shpërthimin afër sheshit “Taksim” në Stamboll

Informacione mbi shpërthimin afër sheshit “Taksim” në Stamboll

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
Mediat turke kanë raportuar të dielën se ka ndodhur një shpërthim në rrugën popullore të këmbësorëve “Istiklal” të Stambollit. Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka njoftuar se të paktën 6 persona kanë humbur jetën dhe 53 janë lënduar nga shpërthimi në Taksim të Stambollit, raporton Anadolu Agency. Shpërthimi ka ndodhur në bulevardin e frekuentuar Istikalal të Stambollit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë ambulanca, zjarrfikësit dhe policia, shkaku i shpërthimit nuk dihet akoma.Në vendin e ngjarjes kanë dalë ambulanca, zjarrfikësit dhe policia, shkaku i shpërthimit nuk dihet akoma. https://youtube.com/shorts/4bi3gqU8Zlc?feature=share
div.meta-author { display:none; }