News That Matters

BOTË

Borrell zbulon ujdinë: Serbia nuk lëshon targa ilegale, Kosova nuk i zbaton gjobat

Borrell zbulon ujdinë: Serbia nuk lëshon targa ilegale, Kosova nuk i zbaton gjobat

BOTË, KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Kryediplomati evropian, Josep Borell, ka thënë se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për masat që ndihmojnë në shmangie të tensioneve dhe për koncentrim të plotë në propozimin për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve. Nevoja për përpjekje maksimale për arritjen e një marrëveshjeje për targat është theksuar edhe në një takim të zhvilluar të martën ndërmjet Kurtit dhe ambasadorëve të Francës dhe Gjermanisë në Kosovë, Olivier Guerot dhe Jorn Rohde, ka thënë Qeveria e Kosovës nëpërmjet një komunikate. Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, e ka hedhur fajin sidomos te pala e Kosovës për mosarritje të marrëveshjes.
Si u shndërrua çështja e targave në problem madhor në mes të Kosovës e Serbisë?

Si u shndërrua çështja e targave në problem madhor në mes të Kosovës e Serbisë?

BOTË, KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Prishtinë, 29 qershor 2022 – Kjo është data kur Qeveria e Kosovës mbajti mbledhjen e 85-të të saj dhe mori një vendim që do t’i rikthente tensionet me shtetin serb. Të gjitha automjetet e pajisura me targa “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA” nga 10 qershori 1999 deri më datë 21 prill 2022, do t’u mundësohej regjistrimi i mjeteve me targa RKS. Ky vendim do të fillonte më 1 gusht dhe do të zgjaste deri më 30 shtator. ” Vendimi ka karakter të papërsëritshëm pas përfundimit të periudhës së vlefshmërisë. Vendimi obligon Ministrinë e Punëve të Brendshme që të ndërmarrë të gjitha veprimet dhe masat e nevojshme me qëllim të realizimit të këtij procesi”, thuhet në vendimin e Qeverisë, shkruan Periskopi. Një ditë para se ky vendim të hynte në fuqi, serbët lokalë në veri të Kosovës ...
Në kuadër të “Ditëve të Librit Arbëresh”, sot në Tiranë u promovua libri i Rexhep Rifatit

Në kuadër të “Ditëve të Librit Arbëresh”, sot në Tiranë u promovua libri i Rexhep Rifatit

BOTË, KOSOVË, KULTURË, LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
( Apo: Arkipelagu arbëresh në veprën foto-prozë të Rexhep Rifatit) Kishte vite që Rexhepi po hartonte një Libër me titullin “Arbëreshët – fotosintezë e shpirtit tim”. Dhe ja, libri doli dhe mrekullisht shumë cilësor nga forma dhe përmbajtja. Në 500 faqe shpalosen të 53 fshatrat arbëreshe, ku nuk mungon busti i heroit tonë kombëtar, tabelat e rrugëve dygjuhëshe, përshëndetja “Mirë se ardhët” në shqip, bibliotekat, kostumet popullore, grupet muzikore, shkollat.. Nga Bardhyl Adem Selimi, Tiranë Që kur jam njohur, për herë të parë, me Rexhepin në fund të verës 2016, ai më tregoi për hulumtimet e tij në ngulimet arbëreshe në Itali dhe Greqi. Dhe, sa herë takoheshim, më tregonte për “arqipelagun arbëresh”, sikurse e cilëson atë At Antonio Belushi. Rexhepi e ka vizituar Kalabrinë 50 ...
Konferenca shkencore në Bern, krahas personaliteteve solli edhe “Vëllezërit Arbëresh”

Konferenca shkencore në Bern, krahas personaliteteve solli edhe “Vëllezërit Arbëresh”

BOTË, KOSOVË, KULTURË, LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
Arsyeja pse këtë shkrim po e botoj me vonesë, ishte shkuarja ime në Tiranë për promovimin e librit tim, pasi të nesërmen e kësaj Konference me shumë peshë, aq më parë që mbështetej në një temë edhe për të ardhmen: “Sfidat e Botës shqiptare në mileniumin e ri” Organizatorë të kësaj konference ishin Lidhja Shqiptare në Botë, që drejtohet nga Nazmi Jakurti dhe Këshillimorja ABSM Basel, drejtuar nga Skënder Nikoliqi. Tubimi i kushtohej në 25-vjetorit të themelimit këtyre dy subjekteve që prej vitesh zhvillojnë një aktivitet me interes për mërgatën tonë të madhe. Rexhep Rifati shkruan:  Në kryeqytetin helvetik, Berna, më 19 nëntor u mbajt konferenca me karakter shkencor: “Sfidat e Botës shqiptare në mileniumin e ri”, ku pos referuesve merrnin pjesë edhe Ambasadori i Republikës ...
<strong>Kryeministri Kurti u takua me ambasadorët e Francës dhe Gjermanisë në Kosovë, Olivier Guérot dhe Jörn Rohde</strong>

Kryeministri Kurti u takua me ambasadorët e Francës dhe Gjermanisë në Kosovë, Olivier Guérot dhe Jörn Rohde

BOTË, KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në një takim të përbashkët ambasadorët e Francës dhe Gjermanisë, Olivier Guérot dhe Jörn Rohde.Takimet e djeshme në Bruksel ishin temë qendrore e diskutimit me ç ‘rast  kryeministri Kurti i njoftoi ambasadorët me qëndrimet e mbajtura dhe propozimet e dhëna të Republikës së Kosovës përgjatë tyre.Ai e ritheksoi se përmes pjesëmarrjes në takime të ftuara nga ndërmjetësuesit dhe propozimeve të saj, Republika e Kosovës ka dëshmuar konstruktivitetin, gatishmërinë dhe interesimin për arritjen e marrëveshjes ligjërisht të obligueshme për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me njohjen reciproke në qendër dhe se për dallim nga Serbia, e konsideron si bazë të mirë propozimin e Bashkimit Evropian, të mbështetur nga Gjermania, Franca ...
Von Cramon: Vizat i janë hequr edhe Venezuelës ndërkaq Kosova pret ende

Von Cramon: Vizat i janë hequr edhe Venezuelës ndërkaq Kosova pret ende

BOTË, KOSOVË, LAJME, OPINIONE, POLITIKË, Storiet Kryesore
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian Viola von Cramon, ka thënë se vizat i janë hequr edhe Venezuelës e cila udhëhiqet nga Nicolas Maduro, ndërkaq Kosova ende pret në radhë.Ajo me anë të një deklarate tha se Kosova (përveç) Bjellorusisë është vendi i vetëm qytetarët e së cilës s’mund të lëvizin pa viza, anise pa viza lirshëm udhëtojnë drejt Evropës përtej kontinentit. “Liberalizimi i vizave për Kosovën dhe dialogu i udhëhequr nga BE-ja duhet të mbeten çështje të veçanta. Kosova është i vetmi vend evropian (përveç Bjellorusisë) qytetarët e së cilës nuk mund të udhëtojnë lirshëm në BE. Pavarësisht se ka listën më të gjatë të kritereve që kërkohet nga çdo vend evropian për të marrë liberalizimin e vizave, kushtet janë plotësuar më shumë se 6 vjet më parë dhe janë konfirmuar vaz...
Ka përfunduar ndeshja në mes të Katarit dhe Ekuadorit – është mposhtur nikoqiri i Botërorit

Ka përfunduar ndeshja në mes të Katarit dhe Ekuadorit – është mposhtur nikoqiri i Botërorit

BOTË, KURIOZITETE, LAJME, SPORT, Storiet Kryesore
Kampionati Botëror 2022 ka nisur me humbje të nikoqirëve, Katarit. Kombëtarja e Katarit e ka nisur me humbje rrugëtimin e saj si nikoqire e Kupës së Botës, duke u mposhtur 0:2 nga kombëtarja e Ekuadorit. Ekuadori ishte skuadër dominuese nga minuta e parë e takimit, duke mos i dhënë asnjë mundësi nikoqirëve. Enner Valencia ishte njeriu i ndeshjes, me dy gola të shënuara. Fillimisht, Valencia shënoi nga penalltia në minutën e 16′ për 0:1, kurse në minutën e 31′ ai shënoi për 0:2. Me këtë fitore, Ekuadori shkon në kuotën e tri pikëve dhe e nis mbarë rrugëtimin në Botërorin 2022. Katari duhet të pres më shumë për të gëzuar tifozët nikoqirë. Të dyja kombëtaret luajnë në Grupin A të Kupës së Botës.
Borrell është “gati” për takimin me Kurtin dhe Vuçiqin: Kemi nevojë për de-përshkallëzimin e situatës, të fillojmë drejt normalizimit të marrëdhënieve

Borrell është “gati” për takimin me Kurtin dhe Vuçiqin: Kemi nevojë për de-përshkallëzimin e situatës, të fillojmë drejt normalizimit të marrëdhënieve

BOTË, KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë se ka ftuar për takim urgjent kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Borrell përmes një postimi në Twitter, thotë se duhet patjetër de-përshkallëzim të situatës dhe kthimi në avancimin e normalizimit të marrëdhënieve. “Ne kemi nevojë për de-përshkallëzimin e situatës, të ndalojmë së shkuari nga menaxhimi i përhershëm i krizës dhe në vend të kësaj të fillojmë të avancojmë drejt normalizimit të marrëdhënieve”, ka shkruar Borrell. Kurti dhe Vuciq nesër do të takohen në Bruksel, ku temë diskutimi do të jetë marrëveshja për tagat. Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes një prononcimi kanë kërkuar marrëveshje për targat. Faza e dytë e vendimit të...
Lazim Destani për Konferencën Shkencore me rastin e shënimit të 25 vjetorit të Lidhjes Shqiptare në Botë: “Sfidat e Botës Shqiptare në Mileniumin e Ri”

Lazim Destani për Konferencën Shkencore me rastin e shënimit të 25 vjetorit të Lidhjes Shqiptare në Botë: “Sfidat e Botës Shqiptare në Mileniumin e Ri”

BOTË, KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, OPINIONE, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
Lazim Destani për Konferencën Shkencore me rastin e shënimit të 25 vjetorit të Lidhjes Shqiptare në Botë me 19 Nëntor, 2022 - Bern, Zvicër : Konferencë Shkencore me rastin e shënimit të 25 vjetorit të Lidhjes Shqiptare në Botë - tema: “Sfidat e Botës Shqiptare në Mileniumin e Ri”  Lazim Destani Komunikatë nga këndvështrimi ekonomik;  Sfidat ekonomike dhe investuese në funksion të Bashkimit Ekonomik Shqiptar I nderuar Kryetar i Lidhjes Shqiptare në Botë, z. Nazmi Jakurti, I nderuar Kryetar i Këshillimores ABSM, z. Skender Nikoliqi, Të nderuar pjesëmarrës, Duke ju falënderuar për ftesën si dhe për mundësinë e referimit tim, Ju përgëzoj për organizimin e këtij Forumi, pikërisht t...
A do të gjunjëzohet Serbia/ Frika nga përshkallëzimi Kosovë-Serbi, provokimet e saj në kufi!

A do të gjunjëzohet Serbia/ Frika nga përshkallëzimi Kosovë-Serbi, provokimet e saj në kufi!

BOTË, KOSOVË, LAJME
“Kosova nuk funksionon me një Republikë serbe brenda saj. Një - etnia është kundër çdo norme të organizimit të vendit. Edhe me vet Kushtetutën e Kosovës ndalohet”. “Një zgjidhje e tillë, edhe pa njohje, me anëtarësim në OKB, është pozitive në themel” Shqetësimet në veri të vendit janë duke u rritur. Serbia po vazhdon me provokime, përveç me thirrje kërcënuese ndaj Kosovës, edhe me organizimin e lëvizjeve kriminale në veri. Situata në mes të Kosovës dhe Serbisë në mungesë të një marrëveshje finale ende për shkak të mos pranimit të realitetit nga Serbia, vazhdon të shkojë drejt shqetësimeve. Trysnia ndërkombëtare për një marrëveshje, dhe për t’i vazhduar bisedimet dypalëshe është duke u rritur gjithnjë e më shumë. E së fundmi është Janusz Bugajski, eksperti për Ballkanin ...
div.meta-author { display:none; }