News That Matters

BOTË

Njerëzit e evakuuar nga Afganistani mbërrijnë në SHBA

Njerëzit e evakuuar nga Afganistani mbërrijnë në SHBA

BOTË, LAJME
MË: 22.08.2021 NË ORA: 09.02 Të evakuuarit nga Afganistani mbërritën në Shtetet e Bashkuara të dielën, duke zbarkuar në Virxhinian veriore para se të dërgoheshin në një qendër të përkohshme strehimi në Chantilly. Avioni që mbante familjet ishte ulur në Aeroportin Ndërkombëtar Dulles aty pranë. Presidenti amerikan Joe Biden thotë se evakuimi i amerikanëve, afganëve në rrezik dhe të tjerëve nga aeroporti i Kabulit ishte rritur me shpejtësi gjatë fundjavës. Duke folur në Shtëpinë e Bardhë të dielën, Biden tha se 11,000 evakuuar ishin larguar me aeroplan nga kryeqyteti afgan në një periudhë 36-orëshe, raporton AP. Ai gjithashtu tha se asnjë i evakuuar nuk po fluturonte drejtpërdrejt në Shtetet e Bashkuara pa kontroll paraprak.
12 të vdekur në aeroportin e Kabulit

12 të vdekur në aeroportin e Kabulit

BOTË, LAJME
Gjithsej 12 persona janë vrarë në dhe përreth aeroportit të Kabulit që nga e diela, sipas një zyrtari taliban. Zyrtari, i cili foli në mënyrë anonime për agjencinë e lajmeve Reuters, tha se vdekjet janë shkaktuar nga të shtëna armësh, shkruan BBC. Ai u bëri thirrje turmave para portave të shkojnë në shtëpi nëse nuk kanë të drejtë të udhëtojnë dhe tha se talibanët “nuk duan të lëndojnë” askënd në aeroport. Janë raportuar skena kaosi ndërsa mijëra njerëz përpiqen të largohen nga vendi. Aeroporti i Kabulit mbetet nën kontrollin amerikan, por rrugët përreth ruhen nga talibanët. Dëshmitarët kanë raportuar anëtarë të armatosur të grupit që parandalojnë njerëzit, përfshirë ata me dokumente, të hyjnë në të.
Australia merr 26 persona në evakuimin e parë

Australia merr 26 persona në evakuimin e parë

BOTË, LAJME
Kryeministri Scott Morrison tha se Australia ka evakuuar 26 persona në fluturimin e saj të parë ushtarak nga Afganistani, në një aeroplan që mund të transportojë 128 persona. Midis tyre ishin shtetas australianë, afganë me viza të miratuara dhe një zyrtar i huaj. Priten më shumë fluturime, por Human Rights Watch e quajti përpjekjen e Australisë “zhgënjyese” në vazhdën e përpjekjeve të vendeve të tjera perëndimore për të evakuuar afganët e dëshpëruar, shkruan BBC
Biden ndan 500 milionë dollarë ndihmë për refugjatët afganë

Biden ndan 500 milionë dollarë ndihmë për refugjatët afganë

BOTË, LAJME
Në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë thuhet se Presidenti Biden po sanksiononte përdorimin e një fondi emergjent të refugjatëve në SHBA, me qëllim të përmbushjes së nevojave urgjente të papritura të refugjatëve, viktimave të konfliktit dhe personave të tjerë në rrezik si rezultat i situatës në Afganistan. Aty po ashtu thuhet se paratë mund të përdoren përmes organizatave ndërkombëtare dhe bamirësive, si dhe departamenteve dhe agjencive qeveritare, shkruan BBC. Ky veprim vjen vetëm disa orë pasi Biden mbrojti fuqishëm vendimin e tij për të tërhequr trupat amerikane nga Afganistani. Ai këmbënguli se nëse nuk do të kishte respektuar një marrëveshje largimi të negociuar nga administrata e mëparshme e Donald Trump, SHBA rrezikonte një kthim në konflikt të hapur me forcat talibane. Por ai ...
Talibanët po bëjnë listën e grave të pamartuara 12-45 vjeçe, që t’i martojnë me ushtarët e tyre

Talibanët po bëjnë listën e grave të pamartuara 12-45 vjeçe, që t’i martojnë me ushtarët e tyre

BOTË, LAJME
Talibanët kërkojnë listën e vajzave dhe grave të pamartuara nga 12-45 vjeçe, që t’i martojnë me ushtarët e tyre. Luftëtarët talebanë kanë nisur festën pasi morën kontrollin e Afganistanit ndërsa militantët janë urdhëruar të shkojnë derë më derë për të kërkuar përkthyes dhe aleatë të perëndimit. Ndërkohë bandat janë në kërkim të vajzave të mitura rreth 12 vjeçe që t’i kthejnë në “skllave seksi.” Militantët islamikë janë shpërndarë në të gjithë qytetet e Afganistanit për të gjetur vajza dhe gra të pamartuara të moshës 12-45 vjeçe që ushtarët e tyre të martohen, raportojnë mediat e huaja. Skenat kaotike në aeroportin e Kabulit ishin dëshmia më e qartë e dëshpërimit qe ka përfshirë vendin pas marrjes së kontrollit nga talebanët. 7 vetë vdiqën nga kaosi në aeroport të hënën, e vetmja dalj...
div.meta-author { display:none; }