News That Matters

BOTË

‘’Më shumë vaksina për të shmangur kufizimet”. Ishte ky mesazhi i samitit të ministrave të Shëndetësisë të G20-ës

‘’Më shumë vaksina për të shmangur kufizimet”. Ishte ky mesazhi i samitit të ministrave të Shëndetësisë të G20-ës

BOTË, LAJME
05/09/2021  18:03  ‘’Më shumë vaksina për të shmangur kufizimet”. Ishte ky mesazhi i samitit të ministrave të Shëndetësisë të G20-ës, të cilët u takuan në Romë të Italisë për të diskutuar lidhur me pandeminë koronavirus. Synimi i samitit është rritja e nivelit të bashkëpunimit dhe trajtimi me një front i sfidave shëndetësore në nivel ndërkombëtar. Ministri italian i Shëndetësisë dhe kryesuesi i samitit, Roberto Speranza, mirëpriti ministrat dhe delegacionet e tyre në seancën e parë të samitit dy-ditor, kushtuar ndikimit të Covid-19 në objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm të agjendës 2030. Sesionet e tjera do të përqendrohen në parandalimin dhe parapërgatitjen më të mirë për t’iu përgjigjur pandemive të ardhshme dhe identifikimin e strategjive më të mira të mundshme globale për të mbës...
Tensione në rritje në Mal të Zi

Tensione në rritje në Mal të Zi

BOTË, LAJME
04.09.2021                                       16:06 Mali i Zi po përballet me situatë të tensionuar pasi më 5 shtator është planifikuar ceremonia e marrjes së detyrës së mitropolitit të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije. Ceremonia është paraparë të mbahet në Cetinje të Malit të Zi, mirëpo ka pasur kundërshtime nga ana e komunës, disa organizatave dhe një partie politike. Komuniteti Ndërkombëtar ka bërë thirrje për ulje të tensioneve, derisa Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Malit të Zi shprehu shqetësim për situatën e sigurisë. Manastiri i Cetinjës është selia e Mitropolisë së Malit të Zi. Më 4 shtator u raportua se disa protestues që kundërshtojnë mbajtjen e ceremonisë ngritën barrikada në hyrje të qytetit të Cetinjës. Forca të shumta policore janë vendosur në këtë qyte...
Përleshje dhe të shtëna me armë mes shqiptarëve dhe kosovarëve në Itali, 8 të plagosur

Përleshje dhe të shtëna me armë mes shqiptarëve dhe kosovarëve në Itali, 8 të plagosur

BOTË, LAJME
Një ngjarje e rëndë, e cila për pak mund të merrte edhe përmasat e një tragjedie të vërtetë ka ndodhur në Trieste të Italisë. 8 persona kanë mbetur të plagosur pas një sherri që dyshohet se ka ndodhur mes dy grupesh shqiptare. LEXO edhe:  https://radioylberi.info/sot-zhvillohen-disa-ndeshje-kualifikuese-katar-2022/ Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, një grup me qytetarë shqiptarë dhe një tjetër me qytetarë të Kosovës janë përleshur me njëri-tjetrin. Sipas të dhënave të para, ngjarja ka ndodhur pas një sherri mbi çështjet e punës. Dy grupet me shqiptarë janë zënë fillimisht në një bar. Më pas kanë nxjerrë armët dhe kanë qëlluar. Mësohet se një person ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Autoritetet policore raportojnë se kanë qenë dy persona të cilët kanë qenë të armatosur. K...
Të dielën fillon regjistrimi i popullsisë në Maqedonin e Veriut

Të dielën fillon regjistrimi i popullsisë në Maqedonin e Veriut

BOTË, LAJME
03.09.2021. 11:12 Autoritetet në Maqedoninë e Veriut kanë deklaruar se gjithçka është gati për të nisur regjistrimi i popullsisë dhe se nuk presin probleme gjatë këtij procesi. Ata thonë se ka vendim edhe për ata qytetarë të cilët nuk dëshirojnë të pranojnë regjistrues të pavaksinuar dhe se atyre do t’u çohen regjistrues të vaksinuar. Kryeministri Zoran Zaev tha se nuk pret probleme me regjistrimin e popullsisë, ndërsa në pyetje të gazetarëve se si do ta zgjidhin problemin për ata qytetarë të cilët nuk do të pranojnë regjistrues të pavaksinuar, ai tha se do të ketë rotacione të regjistruesve. “Do të mundohemi secilën herë me fleksibilitet maksimal. Bisedova me ministrin e Drejtësisë dhe me drejtorin e Entit Shtetëror për Statistika që kur të ndodhin situata të këtilla të mund të bëhet...
SHBA: Shkon mbi 642 mijë numri i viktimave nga Covid-19

SHBA: Shkon mbi 642 mijë numri i viktimave nga Covid-19

BOTË, LAJME
03.09.2021 07:14 Ka shkuar në 642 mijë e 93 numri i viktimave nga Covid-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku 1 mijë 970 viktima janë raportuar vetëm gjatë 24 orët e fundit sipas universitetit John Hopkins. LEXO edhe:  https://radioylberi.info/obsh-mbi-55-milione-njerez-ne-mbare-boten-jetojne-me-demence/ Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 39,2 milionë. Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 4,38 milionë raste të konfirmuara dhe 66.036 të vdekur. Në SHBA deri më tani mbi 205,5 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19, kurse mbi 174,6 milionë dozën e dytë.
Përmbytjet shkaktojnë gjendje të jashtëzakonshme në Nju Jork

Përmbytjet shkaktojnë gjendje të jashtëzakonshme në Nju Jork

BOTË, LAJME
08:53 | 02.09.2021 Mbetjet e uraganit Ida shkaktuan shira të furishëm dhe përmbytje në disa pjesë të Shteteve të Bashkuara. Qyteti i Nju Jorkut shpalli gjendje të jashtëzakonshme, pasi u godit nga reshje rekorde të shiut.Kryebashkiaku Bill de Blasio tha se qyteti “po përjeton një ngjarje historike të motit”, me “përmbytje brutale” dhe “kushte të rrezikshme” në rrugë. Pamjet në mediat sociale treguan sasi të mëdha uji që derdheshin në stacionet e metrosë dhe në shtëpitë e njerëzve. Shteti i Nju Xhërsit gjithashtu shpalli gjendje emergjence dhe raportoi së paku një viktimë. Shërbimi Kombëtar i Motit tha se ka regjistruar 8 centimetra shi në Parkun Qendror të Nju Jorkut në një orë. Policia e Nju Jorkut u bëri thirrje njerëzve që të qëndrojnë larg rrugëve, ndërsa Departamenti i Zjarrfikë...
Biden: Lufta në Afganistan mbaroi, për ata që duan të dëmtojnë Amerikën, nuk do të falim

Biden: Lufta në Afganistan mbaroi, për ata që duan të dëmtojnë Amerikën, nuk do të falim

BOTË, LAJME
09:15 | 01 September 2021 Autori: Infokusi Teksa deklaroi se lufta në Afganistan mbaroi presidenti amerikan Joe Biden, mbrojti tërheqjen e shumë kritikuar të trupave amerikane.Në një konferencë nga Shtëpia e Bardhë Biden pranoi përgjegjësinë për vendimin për t’u tërhequr, duke shtuar se besonte se qëndrimi më i gjatë nuk ishte një opsion.“Na mbeti një vendim i thjeshtë: Ose ndiqni angazhimin e bërë nga administrata e fundit dhe largoheni nga Afganistani, ose thoni që nuk po largohemi dhe angazhohemi për dhjetëra mijëra trupa të tjerë që kthehen në luftë. Kjo ishte zgjedhja, zgjedhje e vërtetë midis largimit ose përshkallëzimit. ” Biden tha se ushtria amerikane ka evakuuar mbi 120,000 të huaj dhe afganë që kanë dashur të ikin nga Afganstani, pas marrjes së kontrollit nga talibanët....
Mjeku shqiptar: Më vjen turp, shqiptarët janë motori i valës së katërt të coronavirusit në Zvicër

Mjeku shqiptar: Më vjen turp, shqiptarët janë motori i valës së katërt të coronavirusit në Zvicër

BOTË, LAJME
Mjeku shqiptar në Zvicër, Florim Cuculi ka bërë të ditur se në spitale të ndryshmë në këtë shtet deri në 80 për qind e pacientëve të infektuar me COVID-19 janë shqiptarë, Cuculi përmes një shkrimi në rrjetin e tij social Facebook ka thënë se shqiptarët janë motori i valës së katërt të COVID’it në Zvicër. E për këtë ai ka thënë se i vjen turp. Cuculi ka shkruar se duhet të shikojmë përpara dhe të përgatitemi për vjeshtën, derisa u ka kërkuar qytetarëve që të vaksinohen kundër koronavirusit, sepse sipas tij, vaksinimi masiv është zgjidhja e vetme për Zvicrën e Ballkanin. Shkrimi i tij i plotë: Të nderuar. Shume faleminderit të gjithëve për reagimet e shumta rreth artikullit në gazetën “Blick” dhe rreth apeleve që i kam bëre në rrjetet sociale për vaksinimin e popullatës kunder Covid-19....
Fundi i luftës 20-vjeçare, ky është ushtari i fundit amerikan që u largua nga Kabuli

Fundi i luftës 20-vjeçare, ky është ushtari i fundit amerikan që u largua nga Kabuli

BOTË, LAJME
31 Gusht 2021 ,08:50 Ushtria amerikane ka shpërndarë në faqet e mediave sociale një fotografi të asaj, ku thotë se është ushtari i fundit amerikan që u largua nga Kabuli dje, duke shënuar fundin e luftës 20-vjeçare në Afganistan. Gjeneral Chris Donahue, komandant i Divizionit të 82 -të Ajror, është fotografuar duke hipur në fluturimin e fundit që u nis mesnatën e së hënës nga Aeroporti Ndërkombëtar “Hamid Karzai” në kryeqytetin afgan. Fotografia është bërë me dylbi. “Ushtari i fundit amerikan është larguar nga Afganistani, ” tha USCENTCOM përmes Twitter.
div.meta-author { display:none; }