
Zvicra me masa të reja: Nga sot vetëm kosovarët e vaksinuar lejohen të hyjnë
13/09/2021 10:32
Zvicra shtrëngon masat për hyrjen e të huajve në vend. Kjo vlen të paktën për qytetarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
Ambasada e Zvicrës në Kosovë e ka bërë këtë njoftim në llogarinë e saj në Facebook.
Nga e hëna do të ketë rregullore të reja të hyrjes për qytetarët e të dy vendeve të përmendura.
Ndërkohë asgjë nuk ndryshon për ata që janë të vaksinuar.
Ata mund të hyjnë në vend normalisht nëse kanë vizë. Megjithatë duhet ditur se ata duhet të jenë vaksinuar me njërën nga vaksinat e miratuara në BE.
Lejohen përjashtimisht, vetëm rastet e rënda
Njerëzit e pavaksinuar, megjithatë, lejohen të hyjnë vetëm në situata “të një domosdoshmërie ekstreme”, përcjell albinfo.ch.
Sipas Sekretariatit Shtetëror për Migracionin, si “nevoja ekstreme” konsiderohen rastet e vdekj...