News That Matters

BOTË

Qeveria e Serbisë merr vendim për “mbrojtjen e pronave kulturore në rast të luftës”

Qeveria e Serbisë merr vendim për “mbrojtjen e pronave kulturore në rast të luftës”

BOTË, LAJME
21/09/2021 18:35 Qeveria e Serbisë është mbledhur sot, për të marrë vendim për formimin e një komiteti kombëtar që, sipas vendimit, do të merret me mbrojtjen e pronave kulturore në raste konflikti të armatosur. Kështu, Serbia i referohet mundësisë së luftës në Kosovë dhe objekteve, që ajo i quan “trashëgimi kulturore serbe”, transmeton Gazeta Express. Në seancën e sotme, anëtarët e qeverisë serbe po ashtu morën vendim për krijimin e qendrave shëndetësore në Zubin Potok dhe Zveçan, raportojnë mediat serbe. Vendimi për formimin e atij komiteti, është paraparë të zgjas për një periudhë pesëvjeçare. Me ftesë të presidentit të Serbisë, sipas vendimit, përfaqësuesit e ministrive kompetente, si dhe ekspertë të shquar në fushën e sigurisë, mund të marrin pjesë në punën e këtij komiteti. “Detyr...
Trudeau fiton mandatin e tretë si kryeministër i Kanadasë

Trudeau fiton mandatin e tretë si kryeministër i Kanadasë

BOTË, LAJME
21/09/2021 09:21 Justin Trudeau e ka fituar mandatin e tretë si kryeministër i Kanadasë. Partia Liberale pritet ta marrë numrin më të madh të ulëseve në zgjedhjet e parakohshme. Trudeau tha se rezultati i garës është mandat i qartë për ta udhëhequr vendin në pandemi. Pas numërimit të shumicës së votave të hënën në mbrëmje, Trudeau është në rrugë për të formuar një qeveri tjetër të pakicës, duke lënë të kuptohet se përsëri do të ketë nevojë për përkrahjen e partive tjera për miratimin e ligjeve. “Ju dëgjoj, kur thoni se dëshironi t’u ktheheni gjërave që i doni, të mos brengoseni për pandeminë ose zgjedhjet. U keni dhënë kësaj qeverie dhe këtij kuvendi një drejtim të qartë”, tha Trudeau të martën në mëngjes, duke pranuar se vendimi për të shpallur zgjedhje të parakohshme nuk ishte i përkra...
Talebanët argëtohen me mitrolozë në Parkun Kombëtar

Talebanët argëtohen me mitrolozë në Parkun Kombëtar

BOTË, LAJME
19/09/2021 16:34 Talebanët janë fotografuar me mitrolozë duke i dhënë varkave me vela, ndërkohë që në të gjithë Afganistanin ka protesta mbi të drejtat e grave dhe vajzave. Në foto shihen luftëtarët në varka me formë mjellme, duke u argëtuar në ujrat e Parkut Kombëtar Band-e Amir, që dikur ka qenë vendi kryesor ku mblidheshin turistët e huaj dhe ata vendas. Parku ka 6 liqene të vegjël, në malet Hindu Kush
Talebanët nuk i lejojnë vajzat të vijojnë shkollën e mesme

Talebanët nuk i lejojnë vajzat të vijojnë shkollën e mesme

BOTË, LAJME
18/09/2021 10:52 Talebanët i kanë ndaluar vajzat nga arsimi i mesëm në Afganistan, duke urdhëruar që shkollat ​​e mesme të rihapen vetëm për djemtë. Vajzat nuk u përmendën në njoftimin e së premtes, që do të thotë se djemtë do të kthehen në bankat shkollore javën e ardhshme pas një pauze një mujore, ndërsa motrat e tyre do të jenë ende të mbërthyera në shtëpi. Ministria e arsimit talebane tha se klasat e shkollës së mesme për djemtë në klasat shtatë deri në 12 do të rifillojnë të shtunën, fillimi i javës afgane. “Të gjithë mësuesit meshkuj dhe studentët duhet të ndjekin institucionet e tyre arsimore”, thuhej në deklaratë. E ardhmja e vajzave dhe mësuesve femra, të mbërthyer në shtëpi që kur talebanët morën kontrollin, nuk u adresua. Vendimi e bën Afganistanin të vetmin vend në botë q...
COVID -19: Italia e bën të detyrueshme pasaportën e vaksinës

COVID -19: Italia e bën të detyrueshme pasaportën e vaksinës

BOTË, LAJME
17/09/2021 09:44 Italia do të bëhet vendi i parë evropian që e bën sistemin e pasaportave të vaksinave të detyrueshëm për të gjithë punëtorët. Në kuadër të kësaj duhet të sigurohet dëshmi e vaksinimit, test negativ ose dëshmi se së fundmi jeni shëruar nga COVID-19, ose stafi do të pezullohet pa pagesë dhe do të përballet me një gjobë. Sidoqoftë, ata nuk do të shkarkohen. Ligji do të zbatohet si për punonjësit publikë ashtu edhe ata private, që nga 15 tetori pasi qeveria italiane miratoi masat të enjten. “Asgjë e tillë nuk është bërë në Evropë … ne po e vendosim veten në ballë ndërkombëtarisht,” tha Ministri i Administratës Publike, Renato Brunetta. Disa vende të Bashkimit Evropian e kanë bërë të detyrueshme që punonjësit e shëndetësisë të vaksinohen, por asnjëra nuk e ka bërë të ashtuqu...
Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut testojnë raketa balistike

Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut testojnë raketa balistike

BOTË, LAJME
15/09/2021. 23:06 Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut kanë testuar raketa balistike disa orë larg njëra-tjetrës, duke theksuar një garë armatimi në gadishull derisa bisedimet bërthamore me Veriun mbeten të bllokuara. Veriu lëshoi ​​dy raketa balistike në të gjithë bregun e tij lindor, testi i parë i tij me raketa të tilla në gjashtë muaj dhe një shkelje e re e rezolutave të OKB -së. Testet erdhën ndërsa Koreja e Jugut dhe Kina diskutuan çështjen bërthamore të Veriut, shkruan BBC. Disa orë më vonë, Jugu testoi raketën e parë balistike të lëshuar nga nëndetëset. Testi i raketës i njohur si SLBM ishte paraprakisht i planifikuar dhe jo në reagim ndaj lëshimeve të fundit të Veriut. Kjo e bën Korenë e Jugut vendin e shtatë në botë me një teknologji të tillë. Ministri japonez i mbrojtjes tha se...
Kryeministri i Malit të Zi: Fyerjet brutale kundër Abazoviqit, të papranueshme

Kryeministri i Malit të Zi: Fyerjet brutale kundër Abazoviqit, të papranueshme

BOTË, LAJME
15/09/2021 10:28 Fyerjet brutale shoviniste kundër zëvendëskryeministrit Dritan Abazoviq dhe disa anëtarëve të Asamblesë së Cetinjes, të cilat mund të dëgjoheshin nga disa simpatizantë të DPS në Cetinje, janë të papranueshme, ka thënë kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq. “Mali i Zi nuk do të jetë një vend i intolerancës! Ata që kanë qenë në pozita udhëheqëse shtetërore për 30 vjet dhe në deklaratat e tyre thuhet se po luftojnë për një Mal të Zi multietnik, po bëjnë gjithçka për të thelluar tensionet dhe përhapur intolerancën fetare dhe kombëtare”, citohet të ketë thënë kryeministri. Ai tha se ngjarja e djeshme tregon hipokrizinë e ish-qeverisë. “Ngjarja e sotme tregon hipokrizinë dhe perfiditetin e shqetësimit të tyre të pretenduar për shtetin, pasurinë e të cilit ata e kanë ...
Mesazhi që jep kancelarja Merkel përmes ngjyrës së xhaketës, çfarë veshi në Serbi

Mesazhi që jep kancelarja Merkel përmes ngjyrës së xhaketës, çfarë veshi në Serbi

BOTË, LAJME
14/09/2021 11:40 Mesazhi që jep kancelarja Merkel përmes ngjyrës së xhaketës, çfarë veshi në SerbiKancelarja gjermane Angela Merkel zbriti sot në tokën shqiptare me xhaketë ngjyrë blu. Dhe kjo zgjedhje nuk është rastësore. Merkel mban një kod të sajin të personalizuar për çdo ngjyrë xhakete në varësi të takimit apo vizitës që ka të planifikuar. Kështu pra në rastin konkret, kancelarja vishet me blu kur udhëton jashtë vendit, dhe jep imazhin se është objektive, ka harmoni dhe i jep rëndësi asaj që po bën. Dje në Serbi Merkel zgjodhi një xhaketë të verdhë e cila bashkë me të kuqen janë ngjyra që kancelarja i preferon për t’i veshur vetëm brenda Gjermanisë. Kur ajo vishet me jeshile, kancelarja i kushton një rëndësi të madhe asaj që dëshiron të përcjellë për publikun, shenjë konsensusi, os...
Nëna e Boris Johnson ka ndërruar jetë në moshën 79 vjeçare

Nëna e Boris Johnson ka ndërruar jetë në moshën 79 vjeçare

BOTË, LAJME
14/09/2021. 08:42 Nëna e Boris Johnson ka ndërruar jetë në moshën 79 vjeçare. Charlotte Johnson Wahl, një piktore, vdiq ‘papritur dhe paqësisht’ në një spital në Londër, sipas The Daily Telegraph. Kryeministri britanik dikur e përshkroi nënën e tij si ‘autoriteti suprem’ në familje dhe e çmonte atë që futi tek ai vlerën e barabartë të çdo jete njerëzore.
Ish-të burgosurit në burgin afgan, tani janë rojet e burgut

Ish-të burgosurit në burgin afgan, tani janë rojet e burgut

BOTË, LAJME
13/09/2021 14:58 Luftëtarët talebanë tanimë udhëheqin me burgun Pul-e Charkhi, një strukturë e sigurisë së lartë në periferi të Kabulit. Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për vendin të cilin Shtetet e Bashkuara e përdorën gjatë pranisë së tyre në Afganistan. Kompleksi u quajt “Guantanamo” dhe përdorej për të mbajtur rreth 2.500 luftëtarë. Por tani ata janë rojet dhe siç vë në pah Euronews, shumica e qelive janë bosh. Ata thonë se qelitë ishin të stërmbushura dhe përdornin fjalën e neveritshme për të përshkruar se si mbaheshin të burgosurit. Tani që talebanët kanë marrë Afganistanin ata thonë se ka rreth 60 të burgosur në këtë kompleks dhe se ata po trajtohen në mënyrë të drejtë. “Ne po përpiqemi t’i mbajmë nivelet e ulëta të krimit. Dhe masat do të shpallen bre...
div.meta-author { display:none; }