News That Matters

BOTË

Përplasje mes presidentit dhe ish-presidentit

Përplasje mes presidentit dhe ish-presidentit

BOTË, LAJME
08/10/2021 21:29Sulmi i 6 janarit në Kapitol ka bërë që presidenti aktual i ShBA-ve, Joe Biden të përplaset përsëri me ish-presidentin, Donald Trump. Siç raporton “NBC News”, “Shtëpia e Bardhë” bllokoi zyrtarisht një përpjekje të ish-presidentit, Donald Trump për të fshehur dokumentet nga kongresi në lidhje me sulmin e 6 janarit, transmeton Indeksonline. Kjo ka bërë që Biden dhe Trump të kenë një tjetër përballje ligjore. Në një letër drejtuar Arkivit Kombëtar të marrë nga NBC Neës, Këshilltarja e Shtëpisë së Bardhë Dana Remus hodhi poshtë një përpjekje të avokatëve të Trump për të fshehur dokumentet e kërkuara nga Komiteti i zgjedhur i Dhomës në lidhje me aktivitetet e presidentit të atëhershëm më 6 janar, duke shkruar se “Presidenti Biden ka përcaktuar se pohimi i privilegjit e...
Senati amerikan voton për rritjen e tavanit të borxhit

Senati amerikan voton për rritjen e tavanit të borxhit

BOTË, LAJME
08/10/2021 09:09Senati i Shteteve të Bashkuara votoi për të zgjatur autoritetin e Qeverisë për huamarrje deri në dhjetor, duke shmangur kështu dështimin e saj për të paguar borxhet. Votimi me 50 vota për dhe 48 kundër e rrit tavanin e borxhit të Qeverisë amerikane për gati gjysmë trilioni dollarë. Masa pritet të kalojë edhe në Dhomën e Përfaqësuesve, edhe pse nuk është e qartë se kur do të zhvillohet votimi, ndërsa pastaj do t’i kalojë presidentit Joe Biden për nënshkrim. Ligjvënësit do të duhet t’i adresojnë dallimet e tyre deri më 3 dhjetor, kur skadon masa e përkohshme. Senati ka qenë nën presion për të votuar për rritjen e kufirit të borxhit, pasi Departamenti i Thesarit ka paralajmëruar se nëse Kongresi nuk e bën këtë deri më 18 tetor, Shtetet e Bashkuara do të përballen ...
Sot, 21 vjet nga rënia, si e kuptoi Millosheviqi që e humbi pushtetin?

Sot, 21 vjet nga rënia, si e kuptoi Millosheviqi që e humbi pushtetin?

BOTË, LAJME
07/10/2021 08:41 Sot janë 21 vjet që kur “Kasapi i Ballkanit” Sllobodan Millosheviq, e humbi pushtetin si president legjitim i Serbisë. Ai ishte mundur nga Vojsllav Koshtunica, në zgjedhjet në vitin 2000. Në Serbi në këtë kohë kishin shpërthyer protesta duke mos e pranuar më atë. Por, si e kishte kuptuar Millosheviqi që e kishte humbur pushtetin? Lidhur me këtë ka folur Ragmi Mustafi, kryetar i Këshillit Nacional të Luginës,trasmeton “Klan Kosova” Mustafi tha në një intervistë për Klan Kosova se në momentin që ushtria nuk i pranoi më udhërat e Millosheviqit, ai e kishte kuptuar që nuk e kishte në dorë më pushtetin. “Momentin që zinxhiri komandues i ushtrisë fillojë të mos i pranonte udhërat e tij si të një presidenti të plotfuqishëm. Momentin kur protestuesit u futën në Radio Televi...
Biden e Von der Leyen zhvillojnë bisedë telefonike, flasin për Ballkanin Perëndimor

Biden e Von der Leyen zhvillojnë bisedë telefonike, flasin për Ballkanin Perëndimor

BOTË, LAJME
05/10/2021 09:00Presidenti amerikan Joe Biden, në një bisedë telefonike me presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen të hënën ku shprehu mbështetjen e tij të fortë për vazhdimin e procesit të pranimit në Bashkimin Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor. Kjo u bë e ditur në një deklaratë për media të Shtëpisë së Bardhë. Udhëheqësit e BE-së dhe Ballkanit do të takohen të mërkurën për të diskutuar anëtarësimin e ardhshëm të gjashtë vendeve të Ballkanit: Kosovës, Serbisë, Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Një deklaratë e samitit do të ritheksojë garancinë e BE për anëtarësimin e ardhshëm në gjashtë vendet, thanë të hënën dy zyrtarë të Bashkimit Evropian, raporton Reuters. Vendet e pasura veriore të BE -së kanë frikë nga përsëri...
Izraeli rrit presionin për dozën e tretë të vaksinës

Izraeli rrit presionin për dozën e tretë të vaksinës

BOTË, LAJME
03/10/2021 13:53 Qeveria e Izraelit po rrit presionin ndaj personave që janë vaksinuar me dy dozat e vaksinës kundër koronavirusit. Nga dita e diel (3 tetor) certifikata e vaksinimit e cila lehtëson lëvizjen dhe qasjen në jetën publike, do të jetë e vlefshme vetëm gjashtë muaj pas marrjes së dozës së dytë të vaksinës. Pas kësaj periudhe njerëzit duhet të marrin dozën e tretë përforcuese për të pasur mundësi të hyjnë në ambiente të mbyllura. Izraeli është vendi i parë që e përfshiu dozën përforcuese të vaksinës në certifikatën e vaksinimit. Masa po shihet gjerësisht si një hap për të inkurajuar vaksinimin me dozë përforcuese. Sipas shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë, më shumë se 1 milion njerëz mund të preken nga rregullorja e re. Certifikata është e nevojshme për të marrë pjesë në ...
Rënia e Murit, sa e bashkuar është Gjermania sot?

Rënia e Murit, sa e bashkuar është Gjermania sot?

BOTË, LAJME
03/10/2021 10:24 Që prej 31 vjetësh Gjermania është bashkuar. Të paktën në dokumenta ky hap u kurorëzua shpejt në mënyrë ceremoniale pas rënies së Murit të Berlinit. Por ajo që pasoi nuk i entuziazmoi të gjithë njësoj, kryesisht në lindje të Gjermanisë, ku ndërmarrjet u shkatërruan dhe shumë vetë humbën vendet e punës. Ajo që shumë njerëz të gjeneratës që sot janë në pension e ngrenë si shqetësim është, se jo gjithçka është zhvilluar aq mirë sa pritej: p.sh. ende ka dallime në paga, në lindje pagat janë më të ulëta se në perëndim të vendit. Edhe pensionet në lindje ende nuk kanë arritur nivelin si në perëndim. Ka ende shumë punë në këtë drejtim.Megjithatë shumë gjëra në shumë drejtime kanë ecur me sukses, veçanërisht për brezin e ri. Shembulli i një familjeje nga të dyja anët e Gjermanis...
Trump i drejtohet gjykatës për llogarinë në Twitter

Trump i drejtohet gjykatës për llogarinë në Twitter

BOTË, LAJME
02/10/2021 18:15 Ish -presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar nga një gjykatës federal që të urdhërojë kompaninë Twitter t’ia aktivizojë llogarinë e tij në këtë rrjet social. Twitter e kishte bllokuar llogarinë e Trumpit për shkak të trazirave në muajin janar në Kongresin amerikan. Ndalimi i përhershëm i Trumpit nga Twitter pati nxitur debat nga mbështetësit, por edhe kundërshtarët e kësaj mase, të cilët thonin se një vendim i tillë shpërfaq fuqinë e kompanive të teknologjisë amerikane në debatin publik të vendit. Në kërkesën e tyre të paraqitur në gjykatën federale amerikane në Florida, avokatët e Trumpit thanë se vendimi i Twitterit ishte i “detyruar” nga ligjvënësit e Kongresit. “Twitter ushtron një shkallë të fuqisë dhe kontrollit mbi debatin politik në këtë vend”, thanë avokat...
Arrestohen katër kosovarë për vjedhje në Austri

Arrestohen katër kosovarë për vjedhje në Austri

BOTË, LAJME
02/10/2021 16:32 Policia austriake ka arritur ka arritur të arrestoj katër kosovarë të cilët dyshohen për vjedhje. Që nga gushti i këtij viti, disa vjedhje kanë ndodhur në zyrat e një rrjeti supermaketesh në Austrinë e Epërme dhe në Salzburg. Mënyra se si janë futur ata në zyrat e këtyre supermarketeve tregon për një përgatitje profesionale, shkruan nachrichten.at. Grupi prej katër personave nuk i hapen me forcë dyert dhe as dritaret, por hyrjen brenda këtyre zyrave e kanë bërë përmes mureve. Shënjestra e kryerësve të këtyre vjedhjeve ishin kasafortat me para, përcjell albinfo.at Në natën e 27 shtatorit 2021, megjithatë, të katër personat u arrestuan në Seekirchen(Salzburg) derisa përpiqeshin për një vjedhje tjetër. Të arrestuarit janë dy 34 vjeçarë dhe dy 35 vjeçarë, të gjithë shtetas...
Australia do të rihapë kufirin nga nëntori

Australia do të rihapë kufirin nga nëntori

BOTË, LAJME
01/10/2021 09:06 Australia do të rihapë kufirin e saj ndërkombëtar nga nëntori, duke lejuar udhëtarët e vaksinuar në vend për herë të parë në 18 muaj. Aktualisht vetëm qytetarët dhe personat me përjashtime mund të hyjnë. Udhëtimi jashtë është gjithashtu i ndaluar pa përjashtim. Politika është vlerësuar për ndihmën në luftimin e COVID-19, por gjithashtu ka ndarë në mënyrë të diskutueshme familjet. Kryeministri Scott Morrison tha se shtetet me norma vaksinimi mbi 80% do të fitonin liritë e udhëtimit. “Është koha për t’ua kthyer australianëve jetën e tyre,” u tha ai gazetarëve. Karantina e detyrueshme 14 ditore e hoteleve në Australi – e cila i kushton secilit udhëtar 3,000 dollarë australianë, do të hiqet gradualisht. Kjo do të zëvendësohet me një karantinë shtatë ditore në shtëpi për ...
BE-ja mund t’ua kthejë vizat disa vendeve të Ballkanit

BE-ja mund t’ua kthejë vizat disa vendeve të Ballkanit

BOTË, LAJME
30/09/2021 10:14 Disa shtete anëtare të Bashkimit Evropian janë të shqetësuara për numrin e madh të personave që nuk plotësojnë kushtet për të aplikuar për azil, që vijnë nga shtetet, për të cilat BE-ja ka hequr regjimin e vizave. Në një dokument të brendshëm të Presidencës sllovene të BE-së, që është përgatitur me kërkesë të shteteve anëtare, përmenden shembuj të shumtë të keqpërdorimit të udhëtimit pa viza dhe kërkesave të pabazuara për azil. Raste të tilla ka pasur me shtetas edhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor si Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut, por edhe nga Moldavia, Ukraina dhe Gjeorgjia. Franca është ankuar për numrin e madh të azilkërkuesve nga Shqipëria. “Ne ndajmë vlerësimin e Komisionit Evropian, posaçërisht në rastin e Shqipërisë dhe Gjeorgjisë, për të cilat, liber...
div.meta-author { display:none; }