News That Matters

BOTË

Çdo i dyti qytetarë në BE është përballur me rrezikun e varfërisë

Çdo i dyti qytetarë në BE është përballur me rrezikun e varfërisë

BOTË, EKONOMI
17/10/2021 12:40 Rreth 100 milionë qytetarë në Bashkimin Evropian u përballën me rrezikun e varfërisë vitin e kaluar. Zyra Evropiane e Statistikave ka publikuar të dhëna për qytetarët që jetojnë në rrezik nga varfëria ose përjashtimi social në vendet e BE-së në vitin 2020. Sipas kësaj, 21.9 për qind e qytetarëve apo çdo i dyti në BE u përballën me rrezikun e varfërisë ose përjashtimit social vitin e kaluar ndërsa gjithsej 96.5 milionë qytetarë në vendet e BE-së jetonin në kufirin e varfërisë. Vendet me përqindjen më të lartë të qytetarëve që jetojnë në kufirin e varfërisë janë Rumania me 35.8 për qind, Bullgaria me 33.6 për qind, Greqia me 27.5 për qind dhe Spanja me 27 për qind. Ndërsa, vendet me varfërinë më të ulët ose shkallën e përjashtimit social ishin Çekia me 11.5 për qind, S...
Bill Clinton po qëndron në spital përderisa gjendja e tij po përmirësohet

Bill Clinton po qëndron në spital përderisa gjendja e tij po përmirësohet

BOTË, LAJME
16/10/2021 13:33 Shëndeti i ish-presidentit amerikan Bill Clinton po përmirësohet, por ai do të qëndrojë në një spital për të paktën një natë tjetër për të marrë antibiotikë intravenozë nga një infeksion urologjik që u përhap në qarkullimin e tij të gjaku. Clinton 75 vjeçar, i cili shërbeu si president nga viti 1993 deri më 2001, hyri në qendrën mjekësore të martën në mbrëmje pasi vuajti nga lodhja. Ai foli me Joe Biden të premten. “Të gjithë treguesit e shëndetit po ecin në drejtimin e duhur, duke përfshirë edhe numrin e qelizave të bardha të gjakut, të cilat u ulën ndjeshëm”, tha zëdhënësi i Clinton, Angel Ureña. “Gruaja e tij, një ish-sekretare e shtetit dhe kandidatja presidenciale, Hillary Clinton, ishte në spital të enjten dhe të premten dhe të dy lexuan libra dhe biseduan për p...
Norvegji: Kryeministri i sapozgjedhur, viziton vendin ku ndodhi sulmi me shigjeta

Norvegji: Kryeministri i sapozgjedhur, viziton vendin ku ndodhi sulmi me shigjeta

BOTË, LAJME
16/10/2021 10:43 Ishte një ditë e zymtë për kryeministrin e ri të Norvegjisë, Jonas Gahr Støre, përderisa vizitoi qytetin në zi, nga një sulm me hark dhe shigjetë që la pesë persona të vdekur. “Kjo është një ngjarje tronditëse për njerëzit nga veriu në jug, lindje e perëndim, dhe si kryeministër doja të siguroja autoritetet e Kongsberg por edhe njerëzit e Kongsberg që ne qëndrojmë së bashku”, tha kryeministri. I dyshuari i arrestuar në vendin e krimit ishte një banor me një histori të sëmundjes mendore, të cilin policia e përshkroi si një të konvertuar së fundmi në Islam, raporton Euronews, transmeton Klankosova.tv. “Ai është i lodhur dhe i sëmurë mendërisht, kështu që ne nuk mund ta intervistojmë më tani”, tha inspektori i policisë. “Unë nuk mund të them asgjë. Unë kurrë nuk do ta k...
Joe Biden do të takojë Papën

Joe Biden do të takojë Papën

BOTË, LAJME
15/10/2021 12:00 Presidenti Joe Biden do të udhëtojë në Itali për të takuar Papa Françeskun gjatë Samitit të Liderëve të G20, dhe po ashtu Mbretërinë e Bashkuar për një konventë të Kombeve të Bashkuara mbi ndryshimet klimatike. Biden, i shoqëruar nga Zonja e Parë, Jill Biden, do të vizitojë Romën për samitin e G20 më 30 dhe 21 tetor. “Ata do të diskutojnë së bashku për përpjekjet e bazuara në respektimin e dinjitetit themelor njerëzor, duke përfshirë përfundimin e pandemisë COVID-19, trajtimin e krizës klimatike dhe kujdesin për të varfrit”, thuhet në komunikatën e Shtëpisë së Bardhë. Biden do të udhëtojë më pas në Glasgow për të marrë pjesë në Samitin e Liderëve Botëror në Konventën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike më 1 dhe 2 nëntor....
Bill Clinton dërgohet në spital, mjekët flasin për gjendjen e tij

Bill Clinton dërgohet në spital, mjekët flasin për gjendjen e tij

BOTË, LAJME
15/10/2021 09:12 Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton është pranuar në njësinë e kujdesit intensiv për një infeksion të mundshëm të gjakut të njohur si sepsë, thanë mjekët e tij për CNN të enjten. “Ai do të qëndrojë në spital për ta përcjellë gjendjen e tij”, thanë mjekët. Ata tutje shtuan se Clinton po qëndronte në kujdesin intensiv për privatësi dhe siguri, jo sepse ai ka nevojë për të. Clinton është në humor të mirë, flet me familjen dhe stafin, madje edhe ka ecur, sipas mjekëve dhe stafit. “Pas dy ditëve të trajtimit, numri i qelizave të bardha të gjakut po zvogëlohet dhe ai po i përgjigjet mirë antibiotikëve”, thanë mjekët. “Ne shpresojmë që ai të kthehet në shtëpi së shpejti”. Clinton, i cili ishte në Kaliforni për një ngjarje private për fondacionin e tij, ishte ndjerë i lodh...
Mbi 90 mijë vdekje nga COVID në SHBA, nga qershori mund të ishin parandaluar nga vaksinat

Mbi 90 mijë vdekje nga COVID në SHBA, nga qershori mund të ishin parandaluar nga vaksinat

BOTË, LAJME
14/10/2021 10:20 Dhjetëra mijëra vdekje nga Covid-19 në SHBA, gjatë katër muajve të fundit mund të ishin parandaluar nëse njerëzit do të vaksinoheshin, zbulon një analizë e re. Studiuesit në Fondacionin e Kaiser Family (KFF) zbuluan se 90,000 vdekje të lidhura me virusin që nga qershori 2021 – ndërsa vaksina ishte gjerësisht e disponueshme – ishin të shmangshme. Më shumë se gjysma, gati 50,000, nga këto vdekje të parandalueshme ndodhën në shtator, dhe 24,600 vdekje ndodhën në gusht. Studiuesit duan që zyrtarët shëndetësorë të bëjnë më shumë për të ndihmuar në arritjen e 70 milionë amerikanëve të mbetur të pavaksinuar dhe t’i bindin ata që të marrin masat për të mbrojtur veten.
Gjermania po kërkon shoferë, kaq janë pagat

Gjermania po kërkon shoferë, kaq janë pagat

BOTË, LAJME
12/10/2021 11:29Gjermania po kërkon shoferë, duke dhënë paga të kënaqshme për të plotësuar menjëherë vendet e lira. Midis tyre janë kompanitë në Gjermani të cilat po kërkojnë jo një ose dy, por 500 shoferë me paga shumë të kënaqshme për të plotësuar nevojat e tyre, shkruan “Newsauto.gr”. “Në Shtutgart paga është 2500 euro, në Frankfurt 2750, në Berlin 2300 euro, në Hamburg 2.500 euro, në Bavari 2500 euro neto. Kandidatët e interesuar duhet të na dërgojnë një CV në [email protected]” shkruan media greke. Gjithashtu Britania e Madhe ka nevojë urgjente për rreth 100 mijë shoferë kamionësh. Ekspertët paralajmërojnë se mungesa e tyre nuk është problem vetëm për Britaninë e Madhe po rrezikon të përhapet në pjesë tjetër të Europës duke shkaktuar probleme në transport./Reporteri ...
“Njeriu më i lumtur në tokë” vdes në moshën 101 vjeçare

“Njeriu më i lumtur në tokë” vdes në moshën 101 vjeçare

BOTË, LAJME
12/10/2021 10:10 I mbijetuari i Holokaustit, Eddie Jaku, i njohur për librin “The Happiest Man on Earth”, ka vdekur në moshën 101 vjeçare. Kryeministri Scott Morrison njoftoi vdekjen e tij duke e quajtur të ndjerin një ‘frymëzim dhe gëzim’. “Pasi i mbijetoi Holokaustit, Eddie zgjodhi të bënte jetën e tij një dëshmi sesi shpresa dhe dashuria mund të triumfojnë mbi dëshpërimin dhe urrejtjen”, tha ai. “Ai do të na mungoj, veçanërisht komunitetit tonë hebre. Ai ishte një frymëzim dhe një gëzim”. Jaku lindi në Gjermani dhe përjetoi tmerret e nazistëve ndërsa ishte rob në kampet e Aushvicit dhe Buchenëald gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai u kap për herë të parë në vitin 1938 dhe kaloi vite duke u përpjekur të mbijetonte në kampet e vdekjes që morën jetën e miliona njerëzve. Ai i shpëtoi m...
Lituania e kthen burgun në qendër për emigrantë

Lituania e kthen burgun në qendër për emigrantë

BOTË, LAJME
11/10/2021 10:52 Pas vetëm disa javësh nga paralajmërimi, shërbimi kufitar në Lituani ka konvertuar një burg të madh në jugperëndim të vendit në qendrën më të madhe të pranimit të emigrantëve. Së paku 700 veta do të jetojnë në të ashtuquajturën “Qendra e Regjistrimit të të Huajve Kybartai”, e cila është riemëruar në shtator. Të burgosurit që janë mbajtur aty deri më tani, janë zhvendosur në objekte të tjera gjithandej vendit. “Pa dyshim se nuk tingëllon mirë kur ju i vendosi emigrantët në burg”, ka thëna Arunas Kucikas, Kryetar i Karitas në Lituani, raporton Euronews, transmeton Klankosova.tv. “Por duke parë situatën, që nuk ka infrastrukturë dhe nuk ishim të përgatitur për numër kaq të madh, kjo është më e mira që mund të bëhej”. Qeveria lituaneze ka hasur në probleme më të strehuar...
Brukseli premton kundërpërgjigje të shpejtë ndaj Polonisë

Brukseli premton kundërpërgjigje të shpejtë ndaj Polonisë

BOTË, LAJME
09/10/2021 11:09 Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka premtuar një përgjigje të shpejtë ndaj vendimit të gjykatës së lartë polake që refuzon epërsinë e ligjit të BE-së, i cili i ka futur marrëdhëniet midis Brukselit dhe Varshavës në një krizë. “Unë kam udhëzuar shërbimet e komisionit që ta analizojnë atë tërësisht dhe me shpejtësi. Mbi këtë bazë, ne do të vendosim për hapat e ardhshëm”, tha ajo në deklaratën e saj të parë publike për këtë çështje. Ndërsa Komisioni Evropian është përfshirë në një mosmarrëveshje ligjore me gjykatën kushtetuese të Gjermanisë mbi ligjin e BE-së, vendimi i fundit nga Polonia shihet nga Brukseli si shumë më serioz. Gjyqtarët polakë kanë hedhur poshtë parimin bazë të parësisë ligjore të BE-së – një shtyllë kryesore e rendit juridik të bllo...
div.meta-author { display:none; }