
Mbretëresha lë spitalin, izolohet në kështjellë
24/10/2021 13:40
Gjatë kësaj jave, mbretëresha Elizabeth e II kaloi një natë në spital, ndonëse lajmi është mbajtur i izoluar për mediat, për të mos ngritur dyshime për shëndetin e monarkes 95-vjecare.
“Ishte e mërkurë kur dëgjuam për herë të parë që Mbretëresha nuk gëzonte shëndet të plotë dhe se me rekomandimin e mjekut, duhej të qëndronte në shtëpi dhe të anulonte udhëtimin e planifikuar për në Irlandën e Veriut.
Mësuam se ajo ishte zhgënjyer nga ky lajm. Sot dimë se kishte diçka më shumë pas kësaj këshillë. Pallati Mbretëror konfirmoi se Mbretëresha e kaloi mbrëmjen e të mërkurës e shtruar në një spital privat në qendër të Londrës, për atë që përshkruhet një procedurë normale, thjesht kontrolle.
Ajo e la spitalin të enjten. Prej asaj dite, monarkja është izoluar në Kështjellën Ui...