News That Matters

BOTË

Maqedoni e Veriut: Sot mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale

Maqedoni e Veriut: Sot mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale

BOTË, LAJME
31/10/2021 09:44 Qytetarët e Maqedonisë së Veriut do t’i drejtohen këtë të diel qendrave të votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka njoftuar se të drejtë vote në këtë balotazh kanë 1 milion e 353 mijë e 990 qytetarë. Në këtë raund do të votohet në 44 komuna nga 80 që ka gjithsej Maqedonia e Veriut. Gara më e nxehtë është për Shkupin. LSDM-ja e Zaevit garon në 30 komuna, VMRO-DPMNE në 25, BDI-ja në 13, Aleanca për Shqiptarët në 7, Lëvizja Besa në 2 dhe në 1 komunë, kandidati i Partisë Demokratike Shqiptare. Në rundin e parë, më 17 Tetor janë zgjedhur 34 kryetarë të komunave, si dhe asambletë komunale të të gjitha 80 komunave. Më së shumti komuna ka fituar opozita maqedonase që drejtohet nga VMRO-DPMNE-ja, gjithsej 22. Lidhja Social-Demokrat...
Britania strehon mbi dhjetëra afganë të komunitetit LGBT

Britania strehon mbi dhjetëra afganë të komunitetit LGBT

BOTË, LAJME
30/10/2021 08:58 Dhjetëra afganë të komunitetit LGBT arritën në Mbretërinë e Bashkuar pas ndërhyrjeve nga Ministres e Jashtme e vendit dhe organizatave të të drejtave të njeriut. Pas ardhjes së grupit të parë prej 29 afganësh të premten, më shumë afganë pritet të mbërrijnë në Britani në muajt e ardhshëm. Në mesin e grupit ka studentë dhe aktivistë që janë ngritur vazhdimisht në mbrojtje të barazisë për komunitetin LGBT në Afganistan. “Nën sundimin e talibanëve, personat LGBT janë ndër më të rrezikuarit në Afganistan, me shumë që përballen me nivele të shtuara persekutimi, diskriminimi dhe sulmi”, tha qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, transmeton Klankosova.tv. Mbretëria e Bashkuar ka ndihmuar më shumë se 1,300 njerëz, përfshirë shtetas britanikë dhe afganë, të largohen nga Afganistani....
Von Cramon pritet me britma në Serbi

Von Cramon pritet me britma në Serbi

BOTË, LAJME
28/10/2021 20:27 Eurodeputetja dhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, gjatë vizitës së saj në Loznicë të Serbisë, është pritur me britma nga një grup serbësh. “Kosova është zemra e Serbisë” dhe “Nuk do të na merrni Kosovën”, kanë qenë disa nga shprehjet me të cilat ky grup iu drejtua Von Cramonit gjatë vizitës së saj, raporton N1, përcjell Klankosova.tv. Ndryshe Von Cramon kritikoi Komisionin Evropian duke thënë se i ka bërë dhuratë presidentit serb Aleksandar Vuçiq para zgjedhjeve të reja në Serbi. “Është nënshkruar nga komisioneri hungarez (Komisioneri Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi) dhe siç thashë më herët, ka një tendencë për t’i dhënë diçka presidentit serb para zgjedhjeve, gjë që është normale dhe në rregull, por kjo nuk është punë e komis...
SHBA ka lëshuar pasaportën e parë me “X” për personat që s’duan ta identifikojnë veten si burrë ose grua

SHBA ka lëshuar pasaportën e parë me “X” për personat që s’duan ta identifikojnë veten si burrë ose grua

BOTË, LAJME
28/10/2021 10:00 Departamenti i Shtetit amerikan ka njoftuar se ka lëshuar pasaportën e parë me shenjën “X” që është krijuar për personat që nuk dëshirojnë të idenfikohen si burrë apo grua. Sekretari i Shtetit Antony Blinken njoftoi në qershor se shenja X do të ofrohet si opsion në pasaporta, pas vendeve të tjera duke përfshirë Kanadanë, Gjermaninë, Australinë dhe Indinë, të cilat tashmë ofrojnë një gjini të tretë në dokumente, njofton Klan Kosova. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, nuk e ka identifikuar personin e parë që e kishte marrë këtë pasaportë, por organizata e të drejtave civile Lambda Legal tha se ishte Dana Zzyym, shkruan Reuters. “Për pak shpërtheva në lot kur hapa zarfin, nxora pasaportën time të re dhe pashë “X” të vulosur me guxim te vendi i gjinisë”, th...
Sot në New York pritet të mbahet marshi “RallyForHerJustice”

Sot në New York pritet të mbahet marshi “RallyForHerJustice”

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
28/10/2021 09:27 Marshi “RallyForHerJustice” pritet të mbahet sot në shtetin e New York në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, para Konsullatës së Serbisë. Kjo për të drejtësi për viktimat e luftës në Kosovë, Kroaci dhe Bosnje e Hercegovinë. Nismën e këtij marshi e ka mbështetur presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, këngëtarja e njohur Dua Lipa si dhe shumë fytyra të njohura publike. Deputetja Vasfije Krasniqi – Goodman është gruaja e parë në Kosovë që ka treguar hapur se është dhunuar seksualisht nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë. Ajo në një intervistë për Radio Evropën e Lirë thuhet se në marsh do të marrin pjesë edhe viktima të dhunës seksuale nga Kroacia dhe Bosnje e Hercegovina.
Mbretëresha nuk do të marrë pjesë në samitin për ndryshime klimatike

Mbretëresha nuk do të marrë pjesë në samitin për ndryshime klimatike

BOTË, LAJME
27/10/2021 08:48 Mbretëresha nuk do të marrë pjesë në samitin për ndryshime klimatike COP26 në Glasgow pas këshillave mjekësore për të pushuar. 95 vjeçarja iu nënshtrua kontrollove paraprake mjekësore në spital të mërkurën e kaluar pasi anuloi një vizitë në Irlandën e Veriut. Ajo rifilloi angazhimet publike të martën duke u takuar me ambasadorët përmes lidhjeve live nga Kështjella Ëindsor. Buckingham Palace tha se ajo “me keqardhje” vendosi të mos marrë pjesë në një pritje në samit. Kuptohet që Mbretëresha dëshiron shumë që COP26 të rezultojë në veprime kuptimplota për ndryshimet klimatike nga vendet pjesëmarrëse dhe shpreson që mungesa e saj të mos përdoret nga të tjerët si arsye për të mos marrë pjesë.
Barbel Bas zgjidhet presidente e re e Bundestagut

Barbel Bas zgjidhet presidente e re e Bundestagut

BOTË, LAJME
25/10/2021 17:34 Bundestagu gjerman ka një numër rekord deputetësh në këtë legjislaturë. Në seancën konstitutive të martën politikania e SPD-së, Barbel Bas u zgjodh presidente e Bundestagut. Në seancën konstitutive të Bundestagut të martën politikania e SPD-së, Barbel Bas u zgjodh presidente e Bundestagut. Bas mori 576 vota pro nga 724 vota të vlefshme, 79,6 për qind. 90 deputetë votuan kundër. Bas ia merr kështu detyrën, Wolfgang Schaublem që ishte president i parlamentit gjerman në katër vitet e shkuara. Grupit më të fuqishëm parlamentar, SPD-së bë këtë rast i takon zgjedhja e president/es/it të parlamentit. Bas ka qenë zëvendëskryetare e grupit parlamentar socialdemokrat në Bundestag. Bas u shpreh në fjalën e saj, se ky Bundestag është veçanërisht i ri dhe ky “është një shans për t...
19 vjeçari shqiptar vdes pas një aksidenti në Itali

19 vjeçari shqiptar vdes pas një aksidenti në Itali

BOTË, LAJME
26/10/2021 13:20 Një 19 vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:00 afër Venecias. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet, banonte në Arzignano. Mediat italiane raportojnë se drejtuesi i mjetit dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe për pasojë është përplasur me një barrierë betoni. Ndonëse përplasja nuk ka qenë e fortë, 19 vjeçari ka pësuar lëndime të rënda. Po ashtu bëhet e ditur se në makinë udhëtonin 5 persona, shokë me njëri-tjetrin, ndërsa nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i aksidentit të jetë bërë përgjumja e shoferit.
Shqiptari nuk mund ta duroj gruan, i kërkon policisë italiane ta arrestoj

Shqiptari nuk mund ta duroj gruan, i kërkon policisë italiane ta arrestoj

BOTË, LAJME
25/10/2021 13:56 Një shqiptar nën arrest shtëpiak në Itali ka kërkuar që të futet në burg pasi jeta në shtëpi bashkë me gruan e tij është e padurueshme, deklaruan karabinierët. 30-vjeçari shqiptar, i cili jeton në Guidonia Montecelio pranë Romës, deklaroi se nuk mund ta përballonte më bashkëjetesën e detyruar me gruan e tij, shkruan Euroneës “I acaruar nga kjo situatë, ai ka preferuar të arratiset dhe të paraqitet spontanisht te karabinierët për të kërkuar vuajtjen e dënimit pas grilave”, thuhet në deklaratën e policisë. “Unë jetoj në shtëpi me gruan dhe familjen. Nuk po shkonte më mirë. Dëgjo, jeta ime në shtëpi është bërë ferr, nuk duroj dot më, dua të shkoj në burg”, kishte deklaruar 30 vjeçari. Shqiptari u arrestua menjëherë për shkelje të arrestit shtëpiak dhe organet e drejtësis...
Me mungesë të fuqisë punëtore vazhdon të përballet Gjermania

Me mungesë të fuqisë punëtore vazhdon të përballet Gjermania

BOTË, LAJME
24/10/2021 14:32 Jo vetëm lënda e parë, por edhe mungesa e forcës punëtore të kualifikuar në Gjermani po i shkakton shqetësime të mëdha ekonomisë gjermane. Megjithatë theksi duhet vënë tek kualifikimi, thekson biznesi i mesëm gjerman. Për luftimin e mungesës së fuqisë punëtore, Shoqata Federale e Biznesit të Mesëm kërkon që të vijnë më shumë forca punëtore në Gjermani nga jashtë. “Ne kemi nevojë për një imigrim të organizuar fuqive të kualifikuara, por theksi qëndron tek fuqia e kualifikuar”, shprehet drejtuesi i kësaj shoqate, Markus Jerger të shtunën për grupin mediatik gjerman, Funke Mediengruppe. Gjithnjë e më shumë sipërmarrje në të gjitha degët nuk gjejnë sa duhet forca të kualifikuara apo të rinj për kualifikim profesional. “Kjo e rrezikon fort aftësinë konkurruese të biznesit...
div.meta-author { display:none; }