
Panik për mungesë të ushqimeve në Kinë
05/11/2021 12:50
Një mesazh nga Ministria Kineze e Tregtisë se është e nevojshme të krijohen rezerva ushqimore ka shkaktuar panik tek kinezët.
Mesazhi u kërkon autoriteteve lokale që të sigurojnë se qytetarët e tyre të kenë një “furnizim adekuat” të nevojave themelore këtë dimër. Ai gjithashtu udhëzon këto qeveri të mbajnë çmimet e ushqimeve të qëndrueshme – gjë që ka qenë një shqetësim javët e fundit pasi kushtet ekstreme të motit, mungesat e energjisë dhe kufizimet e koronës kërcënojnë furnizimet.
Por direktiva e së hënës tërhoqi vëmendjen e qytetarëve si kurrë më parë. Pjesërisht, kjo duket të jetë për shkak se përfshin deklarata për nevojën që autoritetet lokale të inkurajojnë familjet që të grumbullojnë “nevojat e përditshme”. Edhe nëse njoftimi nuk ishte i destinuar për një famil...