
Evropa vendos kufizime pas valës së katërt të rritjes së rasteve me koronavirus
19/11/2021 15:12
Në të gjithë Evropën, kufizime gjithëpërfshirëse për COVID-19 po vendosen në një përpjekje për të trajtuar një valë të katërt të virusit që po përhapet aktualisht në të gjithë kontinentin.
Me Evropën edhe një herë epiqendrën e pandemisë, Gjermania, Austria dhe Sllovakia kanë rifutur kufizime në prag të Krishtlindjeve. Të enjten, kancelarja gjermane, Angela Merkel, njoftoi kufizime në jetën publike për ata që nuk janë vaksinuar në zonat ku spitalet po mbushen me pacientë me koronavirus.
Greqia ka vendosur gjithashtu më shumë kufizime për njerëzit e pavaksinuar pas një rritje të rasteve të fundit, duke përfshirë ndalimin e tyre nga të gjitha hapësirat e brendshme, si kinematë, muzetë dhe palestrat. Shkalla e vdekjeve nga virusi ka arritur nivelin më të lartë në gjashtë ...