News That Matters

BOTË

Mbrëmje shqiptarësh në “AUDI DOME” të Munichut, këtu mund t’i ndinqi LIVE meçet e boksierëve

Mbrëmje shqiptarësh në “AUDI DOME” të Munichut, këtu mund t’i ndinqi LIVE meçet e boksierëve

BOTË, KOSOVË, LAJME, SPORT, Storiet Kryesore
Sonte na pret një natë fantastike e mbushur me boks kualitativ. Në mbrëmjen e sotme, shumë boksierë shqiptarë do të ndeshen në Audi Dome të Munichut, ku do të na dhurojnë emocione si zakonisht. Meçi kryesor i mbrëmjës është ai mes Haxhi Krasniqit dhe Timour Kharkohev, teksa në plan program për tu ndeshur janë edhe disa shqiptarë. James Kraft, Shefat Isufi, Valon Ahmeti, Isuf Kelmendi, Kushtrim Tahirukaj dhe Armend Xhoxhaj gjithashtu do të boksojnë sonte. Më poshtë keni linkun ku mund ti shikoni të gjitha meçet e boksierëve shqiptarë. https://m.youtube.com/watch?v=cS8K5mi4wOw&feature=youtu.be
Në këtë kanal televiziv kosovar do të transmetohet sonte dueli i Haxhi Krasniqit

Në këtë kanal televiziv kosovar do të transmetohet sonte dueli i Haxhi Krasniqit

BOTË, KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, SPORT, Storiet Kryesore
Boksieri Robin Krasniqi do të rikthehet sot në ring për ta zhvilluar luftën e radhës të karrierës së tij. Ai do të ballafaqohet me boksierin Timur Nikarkhoevin dhe kjo luftë do të zhvillohet në arenën madhështore “AUDI DOME” në Mynih të Gjermanisë. Dueli i boksierit nga Kosova do të transmetohet direkt në kanalin televiziv Art Sport 1. Robin Krasniqi ka 51 fitore dhe 7 humbje në karrierë. Dhe së fundi ka boksuar me 9 tetor 2021, ku ka humbur nga Dominick Bozell. https://m.facebook.com/1514365515456354/posts/3845577265668489/
Ushtari i FSK-së që e shpëtoi vogëlushen dy vjeçare në Turqi është Bujar Mangjolli nga Mitrovica

Ushtari i FSK-së që e shpëtoi vogëlushen dy vjeçare në Turqi është Bujar Mangjolli nga Mitrovica

BOTË, KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, Storiet Kryesore
Tërmeti që ndodhi në Turqi ka shkaktuar një numër të madh të vdekjeve, shkruan “Mitropol”. Përveç vdekjeve aktualisht ka edhe shumë të plagosur e shumë persona vazhdojnë të mbesin nën gërmadha. Aksionet e shpëtimit po vazhdojnë gjersa sot ushtarët e FSK-së shpëtuan një vajzë dy vjeçare. Njëri nga ushtarët që mori pjesë direkt në shpëtimin e dy vjeçares është mitrovicasi Bujar Mangjolli. Ai ishte edhe ushtari që e mbështjelli vajzën dy vjeçare me uniformën e FSK-së që mbante edhe flamurin e Kosovës. Për më shumë ndiqeni videon në linkun: https://fb.watch/izPHAanrAG/?mibextid=UUgoR4
Krenar me djemtë dhe vashat tona: FSK-ja shpëton dyvjeçaren nga rrënojat e tërmetit në Turqi

Krenar me djemtë dhe vashat tona: FSK-ja shpëton dyvjeçaren nga rrënojat e tërmetit në Turqi

BOTË, KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Ekipi i Kërkim-shpëtimit i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka arritur të nxjerrë një 2-vjeçare nga rrënojat e shkaktuara nga tërmeti i së hënës në Hatay të Turqisë. Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ndihet krenar me ekipin e FSK-së që arritën të shpëtonin fëmijën. “Në orët e mbrëmjes kanë arritur të nxjerrin një fëmijë të moshës dy vjeçare, dhe janë duke bërë përpjekjet maksimale për të shpëtuar edhe nënën e saj që është e ngujuar në rrënoja. Ekipet tona gjatë operacionit kanë hasur në viktima në objektet e kollapsuara, por prioritet është duke ju dhënë atyre vendeve ku janë detektuar persona të gjallë. Krenar me djemtë dhe vashat tona” , ka shkruar Mehaj në Facebook. ...
RIZAH VESELI: QEBAPTOREN E BËRI FABRIKË NË BJERNO TË FINLANDËS

RIZAH VESELI: QEBAPTOREN E BËRI FABRIKË NË BJERNO TË FINLANDËS

BOTË, KOSOVË, KULTURË, LAJME
Në krahinën Egentliga Finland në Finlandë gjendet Bjerno (Bjärnå) një qytet i vogël me afër 6 000 banorë. S´ma ha mendja se do ta përmendja ndonjëherë këtë qytet por një shkrim i një gazete finlandeze në suedisht ma tërhoqi vëmendjen ku prezantonte një emigrant shqiptar shumë të vyer dhe të suksesshëm. Ai quhet Rizah Veseli. Në Finlandë ka migruar në vitin 1992. Vitet e para kishin qenë të vështira. Më pas hap një qebaptore. Një pronar resauranti i kishte thënë qysh në start se pas një muaji do të detyrohej ta mbyllte. Por kaluan 27 vite dhe qebaptorja e tij ekzistoi dhe u bë e njohur në mjedise të shumta të Finlandës. Madje Rizah Veseli ka zgjeruar veprimtarinë e tij duke e shndërruar në një fabrikë të vogël me 8 të punësuar duke furnizuar supermarketet me qebapa n’pitalkë (keba...
Turqia synon të lidhë aeroportet e Stambollit me tren me shpejtësi të lartë

Turqia synon të lidhë aeroportet e Stambollit me tren me shpejtësi të lartë

BOTË, EKONOMI, KURIOZITETE, LAJME
Turqia po kërkon të ketë një linjë treni me shpejtësi të lartë midis Stambollit dhe Ankarasë – dhe që do të lidhë dy aeroportet në metropol. Projekti që do të lidhë linjën hekurudhore me Aeroportin Sabiha Gökçen në anën e Anadollit dhe Aeroportin e Stambollit në anën evropiane të qytetit është afër fazës së tenderit, u tha gazetarëve Adil Karaismailoğlu, shkruajnë mediat e huaja Linja e trenit me shpejtësi të lartë Ankara-Stamboll do të nis nga rrethi Gebze i provincës veriperëndimore të Kocaelit, do të kalojë urën Yavuz Sultan Selim dhe do të ndalojë në aeroportin Sabiha Gökçen përpara se të arrijë në Aeroportin e Stambollit. “Do të arrijë në Aeroportin e Stambollit dhe prej andej do të vazhdojë në Evropë. Ne do të lidhim aeroportin tonë të Stambollit me rrjetin tonë të trenave ...
Prof. Florim Cuculi emërohet kryemjek i kardiologjisë në Spitalin Kantonal të Lucernit

Prof. Florim Cuculi emërohet kryemjek i kardiologjisë në Spitalin Kantonal të Lucernit

BOTË, KULTURË, LAJME
Dy të emëruarit në këtë pozitë të përbashkët: Cuculi dhe Toggweiler kanë bërë emër në fushat e tyre, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar Bordi i Drejtorëve të Spitalit Kantonal të Lucernit ka emëruar Dr. Florim Cuculin dhe Dr. Stefan Toggweiler si mjekë kryesorë të kardiologjisë në Qendrën e Zemrës. Të dy kryemjekët e rinj kanë bërë emër në fushat e tyre të specializimit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar: Florim Cuculi në kardiologjinë koronare dhe akute (me zgjedhje dhe urgjencë) dhe Stefan Toggweiler në kardiologjinë strukturore (ndërhyrje në valvulat e zemrës dhe ndërhyrje të tjera). Dr. Florim Cuculi dhe Dr. Stefan Toggweiler Nga prilli i vitit 2023, dy kryemjekët e sapozgjedhur do të drejtojnë kardiologjinë në Qendrën e Zemrës të Spitalit Kantonal të Lucernit (LUKS) si ba...
Shkon në 64 numri i të vdekurve nga rrëzimi i aeroplanit në Nepal

Shkon në 64 numri i të vdekurve nga rrëzimi i aeroplanit në Nepal

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
Të paktën 64 njerëz u vranë të dielën kur një aeroplan u rrëzua në Pokhara të Nepalit, raporton Reuters. Qindra punonjës të shpëtimit po pastronin kodrën ku avioni i Yeti Airlines, me 72 persona në bord nga kryeqyteti Katmandu, u rrëzua. Televizioni lokal tregoi punonjësit e shpëtimit rreth pjesëve të thyera të avionit. Një pjesë e tokës pranë vendit të përplasjes ishte djegur. Një zyrtar i Policisë tregoi se po përballen me shumë vështirësi në tentim për t’i nxjerrë personat nga aeroplani i rrëzuar. “Gjysma e aeroplanit është në shpatin e kodrës”, tha Arun Tamu, një banor lokal, i cili i tha Reuters se arriti në vendin e ngjarjes disa minuta pasi avioni u rrëzua. “Gjysma tjetër ka rënë në grykën e lumit Seti”.
OBSH i kërkon Kinës më shumë informata për situatën me koronavirus

OBSH i kërkon Kinës më shumë informata për situatën me koronavirus

ARSIMI, BOTË
Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka bërë thirrje Kinës që të bëjë publike më shumë informacione për valën e koronavirusit, pasi Qeveria kineze ka thënë se rreth 60.000 persona kanë vdekur brenda një muaji me këtë virus. Një njoftim i tillë i autoriteteve kineze, shënon herën e parë që Partia Komuniste bën të ditura shifrat e viktimave, prej heqjes së disa kufizimeve për pandeminë në dhjetor të vitit të kaluar. Qeveria ka thënë se 5.503 persona kanë vdekur si pasojë e dështimit të organeve të frymëmarrjes nga koronavirusi dhe 54.435 të tjerë kanë pasur kancer, sëmundje të zemrës dhe komplikime tjera, përveç COVID-19, sëmundjes që shkakton koronavirusi. Kjo shifër u referohet vetëm vdekjeve të regjistruara në qendrat mjekësore, andaj besohet se situata reale është më e rëndë. ...
div.meta-author { display:none; }