News That Matters

BOTË

Biden uron shqiptarët

Biden uron shqiptarët

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
28/11/2021 15:30 Me rastin e Festës së Pavarësisë së Shqipërisë, Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka marrë një mesazh urimi nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joseph R. Biden Jr. Në letër, Joe Biden shkuan ndër të tjera se Shqipëria është një vend mik i ngushtë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një aleat i rëndësishëm i NATO-s, dhe një anëtare e sapofutur në Këshillin e Sigurisë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Biden thekson se SHBA do të vazhdojë ta mbështesë Shqipërin, ndërsa thotë “luftoni korrupsionin për të siguruar një klimë transparente dhe të barabartë sipërmarrjeje”. Gjithashtu shefi i Shtëpisë së Bardhë i ka përcjellë urimet të gjithë popullit shqiptar për këtë ditë, ndërsa thekson se SHBA është krenare që e quan Shqipërinë, vend mik dhe aleat. L...
17 të vdekur dhe 436 të infektuar me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut në 24 orë

17 të vdekur dhe 436 të infektuar me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut në 24 orë

BOTË, LAJME
27/11/2021 21:51 Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut njofton se gjatë 24 orëve të fundit, 17 qytetarë kanë humbur betejën me COVID-19. Ndërkaq janë regjistruar 463 raste të reja. Gjatë këtyre 24 orëve janë shëruar 336 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 198 mijë e 755. Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 214 mijë e 676, ndërsa 7 mijë e 528 kanë humbur jetën. Raste aktive me këtë virus janë 8 mijë e 393./ AlsatM
Eksperët për aksidentin në Bullgari: Drejtuesi e ka humbur orientimin për shkak të infrastrukturës

Eksperët për aksidentin në Bullgari: Drejtuesi e ka humbur orientimin për shkak të infrastrukturës

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
25/11/2021 09:00 Shkaku i përplasjes së autobusit nga Maqedonia veriore të martën mbrëma, ku humbën jetën 45 persona, ka shumë të ngjarë të jetë humbja e orientimit hapësinor të ngasësit për shkak të gjendjes infrastrukturore, duke përfshirë rrugën, tabelat dhe shenjat. Në këtë mendim kanë dalë ekspertët nga Qendra Evropiane për Siguri Rrugore Diana Rusinova dhe Krassimir Georgiev. Mbrëmë ata kanë kryer një eksperiment me një autobus të ngjashëm në itinerarin e mjetit të aksidentuar, shkruan Dnevnik.bg, transmeton Klankosova.tv. Ata nuk kanë mundur të arrijnë në vendin e aksidentit pasi rruga është ende e mbyllur, megjithatë Georgiev tha se gjendja e shenjave është e keqe. Ekspertët vlerësojnë se ky është një version funksional, por mund të ketë arsye të tjera. Shkelje e rregullore...
Studentët shqiptarë në SHBA krijojnë fondacion për familjet e prekura nga aksidenti në Bullgari

Studentët shqiptarë në SHBA krijojnë fondacion për familjet e prekura nga aksidenti në Bullgari

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
24/11/2021 10:20 Një fondacion është krijuar për familjet shqiptare të prekura nga aksidenti në Bullgari. Ky fondacion është ngritur nga disa studentë shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo fushatë është organizuar nga studentët Bergite Musaj, Dea Dodi dhe Besart Çopa, të cilët aktualisht studiojnë në Universitetin Georgetoën në Washington DC. Vetëm në momentet e para pas fillimit të këtij fondacioni janë mbledhur më shumë se 540 dollarë amerikanë dhe shuma po rritet nga momenti në moment. “Ju lutemi dhuroni aq sa mundeni. Çdo donacion bën ndryshim”, bëhet thirrje në këtë fushatë. Zyrtarisht, nga aksidenti në Bullgari kanë vdekur 45 persona si rezultat i zjarrit që kaploi autobusin. Shtatë udhëtarë të tjerë kanë arritur të dalin nga autobusi që mori flakë. Shumica e vikt...
Aksidenti tragjik në Bullgari: Prokuroria e konfirmon se ka ndodhur një shpërthim

Aksidenti tragjik në Bullgari: Prokuroria e konfirmon se ka ndodhur një shpërthim

BOTË, LAJME
23/11/2021 | 13:03 Të paktën 46 persona kanë vdekur në një aksident me autobus që ndodhi në orët e para të mëngjesit në Bullgari. Numri i viktimave u konfirmuar nga Ministria e Mbrojtjes në Bullgari. Sipas informacioneve fillestare nga MPB-ja, mes viktimave janë 12 fëmijë, pesë prej tyre të mitur. Prokuroria e Shtetit në Bullgari kanë konfirmuar se deri te aksidenti ka ardhur si pasojë e një shpërthimi, por se nuk dihet ende se çka e ka shkaktuar atë, shkruan gazeta bullgare Dnevnik, transmeton Reporteri.net. [adrotate group="1"] “Pamja po bëhet më e qartë çdo orë që kalon. Ekipet po marrin në pyetje viktimat në Pirogov, dy prej tyre janë në gjendje të japin shpjegime, të tjerët janë në shok ose në reanimacion, edhe pse pa rrezik për jetën. Po ashtu janë marrë në pyetje dëshmitarët oku...
“Zjarri në autobus nisi në pjesën e përparme”, dëshmitari: Pamje e frikshme, është shkrirë llamarina

“Zjarri në autobus nisi në pjesën e përparme”, dëshmitari: Pamje e frikshme, është shkrirë llamarina

BOTË, LAJME
23/11/2021 11:07 Ngjarja e rëndë aksidentale e ndodhur në Bullgari, ku si pasojë e zjarrit të rënë në një autobus të Maqedonisë së Veriut kanë humbur jetën 45 persona dhe janë lënduar 7 të tjerë. Sekretari i Këshillit të Sigurisë Rajonale të Pernikut, Vasko Pirgov, në një deklaratë për mediat ka theksuar se një ndër shkaqet e aksidentit të tmerrshëm mund të ketë qenë shpejtësia jashtë normave të lejuara të shoferit. Ai thekson ndër të tjera se pamjet ishin të frikshme, pasi nga zjarri ishin shkrumbuar edhe llamarinat. “Nuk tregon, pamja është e frikshme, ata u hodhën nga dritarja e pasme e djathtë e autobusit”, ka thënë ai. Sipas tij, mjeti është ndalur në një pikë karburanti, e cila është vetëm 20 minuta larg vendit të ngjarjes dhe është e pamundur që shoferi të ketë qenë në gjumë....
Aksident tragjik në Bullgari, të paktën 45 të vdekur

Aksident tragjik në Bullgari, të paktën 45 të vdekur

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
23/11/2021 10:40 Të paktën 45 persona humbën jetën në një aksident autobusi gjatë natës në një autostradë në jug të kryeqytetit bullgar. Shkaku i aksidentit të së martës në një autostradë 40 km nga Sofja ende nuk dihet. Sipas kanalit bTV, 12 fëmijë ishin në bordin e autobusit, i cili po udhëtonte nga qyteti kryesor i Turqisë, Stambolli për në Shkup në Maqedoninë e Veriut. Kryeministri Zoran Zaev, i cili thuhet se synon të shkoj në vendin e ngjarjes, tha se viktimat ndoshta ishin maqedonas. “Ne nuk e dimë nëse të gjitha viktimat janë nga Maqedonia e Veriut, por supozojmë se është e tillë sepse autobusi është i regjistruar në vend”, tha ai në një intervistë për Nova TV. Prokuroria e shtetit ka nisur hetimet.
Nuk u takuan kurrë, çifti martohet në “Zoom”

Nuk u takuan kurrë, çifti martohet në “Zoom”

BOTË, KURIOZITETE
22/11/2021 14:43 Një çift që jetojnë larg njëri-tjetrit, kanë vendosur të martohen edhe pse nuk janë takuar kurrë më parë. Ayse-26 vjeçare dhe Darrin 24-vjeçar, u njohën gjatë izolimit, pasi Ayse iu bashkua një grupi të krijuar online. Ajo filloi të fliste me një grua 56-vjeçare të quajtur Kenda, e cila e lidhi atë me djalin e saj, Darrin, duke i shpjeguar se ata do të shkonin mirë. “Është qesharake që takova vjehrrën time përpara se të takoja burrin”, u shpreh Ayse. Ajo tha se me vjehrrën kishte kaluar shumë mirë, shkruan The Independent. “Kemi kaluar shumë mirë, kështu që kur ajo sugjeroi të flisja me djalin e saj, mendova se ishte një ide e mrekullueshme, megjithëse isha pak nervoz në fillim, sepse kisha parë foto të tij dhe ai dukej i bukur”, shtoi tutje ajo. Ata u lidhën shum...
Maqedoni e Veriut: Selmani:Perspektiva e vendit mbi interesin partiak

Maqedoni e Veriut: Selmani:Perspektiva e vendit mbi interesin partiak

BOTË, LAJME
21/11/2021 10:28 Interesi për të ardhmen, dhe perspektiva e vendit është prioritet, vlerëson për TVM2 profesori universitar Bashkim Selmani, sipas të cilit subjektet politike duhet që t’i lënë anësh interesat partiake dhe të jenë të kujdesshme në veprimet e tyre. Selmani porositi opozitën maqedonase mos të kërkojë zgjedhje të shpejta së paku në këtë kohë, kur qytetarët po presin me decenie datën për fillimin e negociatave, ndërsa pozita të jetë më komunikuese dhe më me mirëkuptim për opozitën. “Janë dy momente kyçe në të cilën RMV duhet të gjej një rrugë të përbashkët që funksionaliteti i shtetit të jetë normal, për arsye se kjo pritje që po ndodhë për qytetarët brenda dy decenieve është shumë e arsyeshme që zgjedhjet e vetme në të cilën do ti vë gjërat në funksion. Mirëpo faktori kohë...
Biden i kthehet sërish punës në Shtëpinë e Bardhë

Biden i kthehet sërish punës në Shtëpinë e Bardhë

BOTË, LAJME
20/11/2021 13:23 Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, është rikthyer sërish në punën e tij, pas një pauze të shkurtër që pati për shkaqe shëndetësore. Sekretaria për media në Shtëpinë e Bardhë, Jen Psaki, në një intervistë për media ka deklaruar se Biden e kishte telefonuar zëvendëspresidenten Kamala Harris se ishte mirë me shëndetin dhe mund t’i kthehej punës. Harris ishte presidente e shtetit për pak minuta pasi Biden ia kishte deleguar detyrën për shkak se nuk ndjehej mirë. Biden do të qëndrojë në Qendrën Mjekësore Ushtarake Kombëtare Walter Reed derisa ta përfundojë të gjithë trajtimin.
div.meta-author { display:none; }