News That Matters

BOTË

Pacolli: Liria dhe pavarësia jonë është edhe produkt i punës së Dole

Pacolli: Liria dhe pavarësia jonë është edhe produkt i punës së Dole

BOTË, LAJME
05/12/2021 20:33 Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-senatorit amerikan, Bob Dole. Ai, me anë të njoftimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Dole është hero i SHBA-së dhe i Kosovës. “Miku i madh i shqiptarëve, senatori Bob Dole paska ndërruar jetë. Senatori Dole, ishte në krah dhe në mbështetje të Kosovës në ditët më të rënda. Ai luftoi me të gjitha forcat kundër shtypjes, okupimit dhe të drejtës së popullit tonë për të jetuar i lirë”. “Liria dhe pavarësia jonë është edhe produkt i punës dhe angazhimit të senatorit Dole. Senatori Dole është hero i SHBA-së dhe i Kosovës. Pusho në paqe Senator Dole!,” ka thënë Pacolli.
Çitaku: Në ditët më të rënda si komb, senatori Dole ishte zëri ynë në SHBA

Çitaku: Në ditët më të rënda si komb, senatori Dole ishte zëri ynë në SHBA

BOTË, LAJME
05/12/2021 19:50 Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, njëherësh nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës, është shprehur e pikëlluar për ndarjen nga jeta të senatorit Bob Dole. Ajo thotë se në ditët më të rënda, senatori Bob Dole, qe zëri i Kosovës në SHBA, njofton Klankosova.tv. ”Me dhimbje pranova lajmin se miku ynë i çmuar, Senatori Bob Dole ka ndërruar jetë. Në ditēt tona më të rënda si komb, Senatori Dole ishte zëri ynë në SHBA. Liria dhe pavarësia e Kosovës janë ngushtë të lidhura me kontributin e Senatorit Dole. Pusho në paqe Senator. Kemi me të kujtu përjetë”.
Çfarë do të bëjë Merkel në pension?

Çfarë do të bëjë Merkel në pension?

BOTË, LAJME
05/12/2021 13:41 Pas 16 vjetësh në krye të ekonomisë më të madhe të Evropës, gjëja e parë që Angela Merkel dëshiron të bëjë kur të tërhiqet nga politika, është të bëjë ‘një sy gjumë’. Por çfarë ndodh pas kësaj? Kancelarja është shprehur në lidhje me atë që do të bëjë pasi t’ia dorëzojë detyrën pasardhësit të saj Olaf Scholz më 8 dhjetor. Gjatë katër mandateve të saj në detyrë, 67 vjeçarja Merkel shpesh përshkruhej si gruaja më e fuqishme në botë, por së fundmi ajo la të kuptohet se nuk do t’i mungojë të qenit në krye. “Do ta kuptoj shumë shpejt se e gjithë kjo tani është përgjegjësi e dikujt tjetër. Dhe mendoj se do të më pëlqej shumë kjo situatë”, tha ajo gjatë një udhëtimi në Uashington këtë verë. E njohur për qëndrueshmërinë e saj dhe aftësinë e saj për të mbetur e freskët pas ta...
Zvicër: Nga sot askush nuk mund të hyjë pa test PCR

Zvicër: Nga sot askush nuk mund të hyjë pa test PCR

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
04/12/2021 10:10 Këshilli Federal i Zvicrës ka bërë të ditur se janë vendosur masat e reja anti-COVID. Kjo për shkak rrezikut të përhapjes së variantit të ri të koronavirusit, Omicron. Rregullat e reja përcaktojnë që, përveç kryerjes së një testi PCR para udhëtimit, ata që hyjnë në Zvicër duhet të bëjnë një test të dytë PCR ose antigjen të shpejtë, në ditën e katërt ose në ditën e shtatë të qëndrimit. Po ashtu bëhet e ditur se është larguar karantina për të gjitha shtetet. Masat e reja hyjnë në fuqi nga e shtuna e 4 dhjetorit.
Zvicra largon karantinën për të gjithë vizitorët e huaj

Zvicra largon karantinën për të gjithë vizitorët e huaj

BOTË, LAJME
03/12/2021 21:00 Zvicra ka njoftuar se do ta largojë masën e karantinës për udhëtarët e shteteve të huaja që hyjnë aty, si për të ardhurit nga Çekia, Holanda, Egjipti dhe Malavi. Shteti zviceran bëri këtë të ditur më 27 nëntor, si përgjigje ndaj rrezikut të përhapjes së variantit të ri të koronavirusit, Omicron. Në listën e karantinës së Zvicrës tani nuk është asnjë shtet dhe nga katër dhjetori do të hyjë në fuqi kjo masë e re. Këshilli Federal i Zvicrës ka bërë të ditur se të gjithë shtetasve të huaj që do të hyjnë aty, do t’u kërkohet dëshmia për një test negativ PCR. Rregullat e reja përcaktojnë që, përveç kryerjes së një testi PCR para udhëtimit, ata që hyjnë në Zvicër duhet të bëjnë një test të dytë PCR ose antigjen të shpejtë, në ditën e katërt ose në ditën e shtatë të qëndrim...
Shtëpinë ikonike të “Home Alone” mund ta rezervoni për një natë këtë dhjetor

Shtëpinë ikonike të “Home Alone” mund ta rezervoni për një natë këtë dhjetor

BOTË, KULTURË
02/12/2021 15:00 Fansat e filmit të famshëm “Home Alone” do të mund ta realizojnë ëndrrën e tyre të fëmijërisë duke kaluar një natë në shtëpinë ikonike ku u xhirua filmi. Shtëpia e familjes McCallister do të jetë në dispozicion në Airbnb vetëm për një natë. Shtëpia në zonën e Chicagos do të mund të rezervohet nga data 7 dhjetor për 25 dollarë. Aplikuesit e suksesshëm do të jenë në gjendje të qëndrojnë më 12 dhjetor me maksimum prej katër mysafirësh. Të ftuarit do të përshëndeten me të mbërritur nga Devin Ratray, njëri prej aktorëve të filmit. “Ju mund të mos më mbani mend si shumë mikpritës”, citohet të ketë ai në një deklaratë për shtyp. Përfitime të tjera gjatë qëndrimit në shtëpi do të jenë kurthet apo ushqimet e viteve të 90-ta....
Mbretëria e Bashkuar emëron Stuart Peach të Dërguar të Posaçëm për Ballkanin Perëndimor

Mbretëria e Bashkuar emëron Stuart Peach të Dërguar të Posaçëm për Ballkanin Perëndimor

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
02/12/2021 11:22 Kryeministri britanik Boris Johnson ka emëruar të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor si pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar për zhvillimin dhe prosperitetin e rajonit. Në njoftimin për media thuhet se si i Dërguar i Posaçëm i Kryeministrit, Sir Stuart Peach do të punojë me liderët e Ballkanit Perëndimor, me të tjerët në rajon, dhe aleatët në SHBA dhe Evropë, për të mbështetur dhe përforcuar stabilitetin rajonal. Sir Stuart Peach do ta marrë detyrën e re pasi të ketë dhënë dorëheqje nga detyra e Kryetarit të Komisionit Ushtarak të NATO-s, një rol të cilin e mban prej vitit 2018. Më parë ai ka shërbyer edhe si Shef i Shtabit të Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar. “Puna e tij do të përfshijë gjithashtu promovimin e institucioneve të fort...
Nga sot ndalohet përdorimi i qeseve plastike në Maqedoninë e Veriut

Nga sot ndalohet përdorimi i qeseve plastike në Maqedoninë e Veriut

BOTË, LAJME
01/12/2021 09:30 Nga dita e sotme është ndaluar me ligj përdorimi i qeseve plastike në Maqedoninë e Veriut. Do të shiten vetëm qese plastike të biodegradueshme me çmim prej 15 denarëve (24 cent). Sipas Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinorë, mjetet financiare që do të mblidhen, do të shkojnë në fondin me të cilin do të investohet në mjedisin jetësorë. Po ashtu nga sot objektet e hotelerisë e kanë të ndaluar të përdorin plastikë në zonat e mbrojtura si në Pelister, Mavrovë, Mali Sharr, etj./Alsat-M.
Të paktën 3 të vdekur dhe 8 të plagosur nga stuhitë e fuqishme në Turqi

Të paktën 3 të vdekur dhe 8 të plagosur nga stuhitë e fuqishme në Turqi

BOTË, LAJME
29/11/2021 16:00 Një stuhi e fuqishme goditi Stambollin dhe pjesë të tjera të Turqisë të hënën, duke vrarë të paktën tre persona dhe duke shkaktuar kërdi në qytetin me rreth 15 milionë banorë. Një grua u vra në lagjen Esenyurt të Stambollit, ku erëra të forta shkatërruan një pjesë të një çatie e cila ra mbi të dhe fëmijën e saj. Fëmija mbijetoi me plagë. Diku tjetër në qytet, erërat rrëzuan një kullë sahati, shkulën pemë dhe shkaktuan përmbysjen e të paktën tre kamionëve. Të paktën tetë persona u plagosën, raporton AP, transmeton Klankosova.tv. Bosfori, rruga e ngushtë ujore që ndan qytetin, u mbyll gjithashtu për trafikun detar dhe shërbimet e trageteve u anuluan.
Aksidenti në Bullgari: Edhe tre të mbijetuar pritet të kthehen në Shkup

Aksidenti në Bullgari: Edhe tre të mbijetuar pritet të kthehen në Shkup

BOTË, LAJME
29/11/2021 10:10 Edhe tre të mbijetuar nga aksidenti tragjik në “Struma” të Bullgarisë pritet të lëshohen nga spitali “Pirgov”. Ata do të transferohen në Qendrën Klinike të Shkupit ku do t’ju ofrohet ndihmë mjekësore dhe psikologjike. Ndërkaq dy të tjerë janë transferuar të shtunën dhe janë në gjendje stabile shëndetësore, shkruan Alsat-M. Në aksidentin tragjik që ndodhi para gjashtë ditësh humbën jetën 46 persona shtetas të Maqedonisë së Veriut, shumica prej tyre shqiptarë. Në mesin e tyre ishin 12 të mitur.
div.meta-author { display:none; }