News That Matters

BOTË

Omicron po përhapet me shpejtësi të paprecedentë, thotë OBSH

Omicron po përhapet me shpejtësi të paprecedentë, thotë OBSH

BOTË, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
15/12/2021 11:01 Varianti i ri i koronavirusit, Omicron, po përhapet në të gjithë globin me një ritëm të paprecedentë, ka paralajmëruar Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Rastet e këtij varianti që ka pësuar mutacion të madh janë konfirmuar në 77 vende të botës, njofton Klan Kosova. Megjithatë, shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në një konferencë për shtyp tha se ai ndoshta është i pranishëm edhe në shumë vende të tjera, por s’është zbuluar ende. Tedros tha se ishte i shqetësuar se nuk po bëhej mjaftueshëm për të trajtuar variantin, shkruan BBC. “Sigurisht, ne kemi mësuar deri tani se ne e nënvlerësojmë këtë virus në rrezik. Edhe nëse Omicron shkakton sëmundje më pak të rënda, numri i madh i rasteve mund të mbushë përsëri sistemet e papërgatitura shëndetësore”, tha...
Viktima e parë nga varianti Omicron regjistrohet në Britani

Viktima e parë nga varianti Omicron regjistrohet në Britani

BOTË, LAJME
13/12/2021 09:19 Të paktën një person ka vdekur në Mbretërinë e Bashkuar, pasi u infektua me variantin e koronavirusit Omicron. Kjo është edhe vdekja e parë e konfirmuar publikisht në mbarë botën, teksa virusi po përhapet me shpejtësi, shkruan Reuters. Qëkur rastet e para të Omicron u zbuluan më 27 nëntor në Britani, kryeministri britanik, Boris Johnson, ka vendosur kufizime më të ashpra, teksa të dielën paralajmëroi se varianti mund të kapërcejë mbrojtjen imune të atyre që janë inokuluar me dy vaksina. Britania nuk dha detaje mbi vdekjen, teksa nuk ishte e qartë nëse pacienti ishte vaksinuar ose kishte probleme shëndetësore. Vdekjet nga Omicron mund të kenë ndodhur në vende të tjera, por asnjë nuk është konfirmuar ende publikisht jashtë Britanisë....
Zvicër: Përleshje mes 100 vetave, përfshihen edhe shqiptarët

Zvicër: Përleshje mes 100 vetave, përfshihen edhe shqiptarët

BOTË, LAJME
13/12/2021 11:23 Një përleshje mes 100 persona ka ndodhur të shtunën rreth orës 20:00 në Qarkun e vogël në mes të Baselit dhe Delemont. Akoma nuk dihet se cili ishte shkaku i kësaj përleshje masive. Por, sipas dëshmitarëve shkaku i rrahjes ishte një grua. Përleshja nisi fillimisht në mënyrë verbale para “Sheshit të Akullit” në mes të dy të miturve, një 15 vjeçari shqiptar dhe një moshatari të tij zviceran. Më pas përleshjet u zhvendosën në drejtim të stacionit të trenit, i cili është rreth 650 metra larg. Policia e Basel-Landschaft, njofton se disa persona kanë pësuar lëndime të lehta, njofton Blick.ch. Me të mbërritur policia, personat e përfshirë në rrahje janë larguar në drejtime të ndryshme. Dy grupe të ndryshme nga Thierstein dhe Laufental. “Me sa dihet, dy grupet janë të r...
Kurti reagon për situatën në SHBA

Kurti reagon për situatën në SHBA

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
12/12/2021 13:40 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas situatës së krijuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si rezultat i një fatkeqësie natyrore që ka goditur disa shtete në SHBA. Kurti u ka shprehu ngushëllime familjeve të viktimave që humbën jetën nga tornadot Kentucky. “Lajm tronditës nga SHBA-të. Ngushëllimet tona për familjen dhe miqtë e mbi 100 jetëve të humbura në tornadot e Kentucku dhe falënderimet më të sinqerta për reaguesit e parë që e vunë veten në rrezik”, ka shkruar Kurti. Sipas raportimeve të mediave botërore thuhet se mbi 20 tornado kanë goditur këtë pjesë, duke lënë të vdekur më shumë se 100 persona.
SHBA:Rritet në 70 numri i të vdekurve nga tornado

SHBA:Rritet në 70 numri i të vdekurve nga tornado

BOTË, LAJME
11/12/2021 19:34 Guvernatori i shtetit amerikan të Kentakit, Andy Beshear, ka thënë se më shumë se 70 njerëz mbetën të vdekur nga tornadot të premten mbrëma. Ai tha se kjo shifër mund të rritet në më shumë se 100 derisa tornadot që goditën vendin i quajti si më të këqijat në histori, njofton Klan Kosova. Dhjetëra dyshohet se kanë vdekur brenda një fabrike qirinjsh në qytetin Mayfield. Beshear ka shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në Kentaki, shkruan BBC. Më shumë se 100 persona ishin brenda fabrikës Mayfield kur tornadoja goditi, tha ai. Presidenti i SHBA Joe Biden shkroi në Twitter se ai ishte informuar për tornadot të shtunën në mëngjes. “Të humbasësh të dashurit në një stuhi si kjo është një tragjedi e paimagjinueshme. Ne po punojmë me guvernatorët për t’u siguruar që ata të ke...
Në Rumani, pema e vitit të ri bëhet nga shishet e vaksinave të COVID-19

Në Rumani, pema e vitit të ri bëhet nga shishet e vaksinave të COVID-19

BOTË, KURIOZITETE
09/12/2021 23:00 Pema është bërë nga gjithsej 19,000 shishe bosh. Në një nga pikat më të mëdha të vaksinimit në Rumani, u shfaq një pemë e Krishtlindjes tre metra e lartë e bërë nga shishe boshe të vaksinave Pfizer. Pema përbëhet nga gjithsej 19,000 shishe bosh që ndriçohen nga llambat LED. Ideja për këtë dekorim ka lindur në mars të vitit 2021, dhe stafi ka nisur që nga nëntori të punojë për projektin. “Druri që disponojmë është bërë kryesisht nga shishet Pfizer që i mbledhim që nga 1 marsi 2021. Për prodhimin e tij janë përdorur afërsisht 19,000 shishe”. “ Niveli i poshtëm është bërë nga shishe moderne, dhe dhuratat janë bërë nga vaksinat Johnson & Johnson”, tha Dr. Radu Christian, koordinator i qendrës së vaksinimit. “Falenderojmë të gjithë ata që e morën vaksinën këtu. Kësh...
Kjo është agjenda për sot e Samitit për Demokraci

Kjo është agjenda për sot e Samitit për Demokraci

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
09/12/2021 11:09 Samiti për Demokraci i organizuar nga Shtëpia e Bardhë në Washington ka filluar që nga dje agjendën e tij. Dita e sotme në kuadër të këtij eventi, do të fillojë me presidentin e SHBA-së, Joe Biden, i cili do t’i hap punimet e samitit. Nga ora 08:00 e mëngjesit e kësaj të marte, me orë lokale në Kosovë ora 14:00, Biden do mbajë fjalimin hyrës. Pas tij, fjalën do ta marrë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Tutje, pason sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken. Në samit do të marrë pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bashkë me liderë të tjerë të Ballkanit Perëndimor. Samiti do të mbahet në platëformën online dhe do të zgjas edhe nesër.
Betohet Scholz, kancelari i ri i Gjermanisë

Betohet Scholz, kancelari i ri i Gjermanisë

BOTË, LAJME
08/12/2021 13:13 Olaf Scholz është betuar si kancelar i ri i Gjermanisë. Ai është votuar nga Parlamenti i Gjermanisë, ku koalicioni i tij ka mbi dy të tretat e shumicës së nevojshme, raporton BBC. Me betimin e Scholz ka përfunduar drejtimi 16-vjeçar i Angela Merkel në krye të shtetit gjerman. Social Demokratët e tij të qendrës së majtë do të qeverisin krahas me të Gjelbrit dhe Demokratët e Lirë.
Bie vlera e Bitcoinit

Bie vlera e Bitcoinit

BOTË, EKONOMI
Bitcoin ka shënuar një rënie prej gati 5%, duke humbur kështu një të pestën e vlerës së saj. Kjo rënie është e njëjtë me çmimin si edhe shumën e investuar në kontratat e Bitcoin në fillim të tetorit, përpara se të arrinte një nivel rekord prej 69,000 dollarë më 10 nëntor. Gjini nis mandatin e dytë si kryetar Komune: Do të vazhdojmë punët e mira … Mjafton një dozë në ditë për të humbur 18 kg në muaj! Bitcoin ka humbur gjithashtu 3.9% përkatësisht 47,567 dollarë. Sipas tregtarëve, rënia e çmimit të Bitcoin gjatë fundjavës u shoqërua nga një hezitim i investitorëve për të ndërmarrë rreziqe në tregjet tradicionale për shkak të shqetësimeve në lidhje me Omicron, e kombinuar me likuiditetin e ulët tregtar që tenton të ndikojë te kriptovalutat....
28-vjeçarja nga Kosova shkelet për vdekje nga një veturë në Zvicër

28-vjeçarja nga Kosova shkelet për vdekje nga një veturë në Zvicër

BOTË, LAJME
06/12/2021 13:00 Të shtunën në mbrëmje ka ndodhur një aksident fatal në lagjen 12 të Cyrihut, në Schwamendigen. Sipas policisë së qytetit të Cyrihut, një grua dhe një burrë ishin në trotuar në Wallisellenstrasse 362 në Cyrih-Schwamendingen në orën 22:15 të së shtunës në mbrëmje. Siç thuhet në një njoftim nga policia, pak kohë më vonë ka ndodhur një aksident në rrugë. Nga shkaqe deri tani të të panjohura, një 28-vjeçare është goditur nga një makinë. Përkundër masave të menjëhershme të reanimimit, këmbësorja ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit. Albinfo merr vesh se e ndjera është me prejardhje nga Rogana e Kamenicës, me inicialet F. K. Shoqëruesi 28-vjeçar i të ndjerës dhe shoferi 25-vjeçar janë dërguar në Komisariat për sqarime të mëtejshme. Për t’u kujdesur për personat e përf...
div.meta-author { display:none; }