
Ushtria amerikane krijon vaksinën që është efektive kundër të gjitha varianteve të coronavirusit
22\12\2021 14:26
Brenda disa javësh, shkencëtarët në Institutin e Kërkimeve të Ushtrisë Walter Reed në SHBA presin të njoftojnë se kanë zhvilluar një vaksinë që është efektive kundër COVID-19 dhe të gjitha varianteve të tij, madje edhe ndaj Omicronit, si dhe efektive kundër viruseve të mëparshme me origjinë të SARS që kanë lënë të vdekur miliona njerëz në mbarë botën.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, arritja është rezultat i punës gati dyvjeçare për virusin. Laboratori i Ushtrisë mori sekuencën e parë të ADN-së së virusit që shkakton COVID-19 në fillim të vitit 2020. Shumë herët, dega e sëmundjeve infektive në Walter Reed vendosi të fokusohej në prodhimin e një vaksine që do të funksiononte jo vetëm kundër variantit ekzistues, por të gjitha varianteve të tij të mundshme.
...