News That Matters

BOTË

Ballkani Perëndimor drejt ndalimit të trafikut ilegal të armëve të zjarrit

Ballkani Perëndimor drejt ndalimit të trafikut ilegal të armëve të zjarrit

BOTË, LAJME
30\12\2021 19:37 Viti 2022, që është në prag, pritet ta sjellë Ballkanin Perëndimor (BP) më pranë shndërrimit të tij në një rajon të sigurtë, ku ndalohet tregtia dhe trafikimi ilegal i armëve të lehta dhe të vogla të zjarrit. Në sajë të vazhdimit të nismës, në kuadër të Procesit të Berlinit, për çarmatosjen e popullsive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor (BP) nga këto lloj armësh, që drejtohet nga Gjermania dhe Franca, viti 2022 pritet ta sjellë BP më pranë shndërrimit të tij në një rajon të sigurtë, ku parandalohet tregtia dhe trafikimi ilegal i armëve të lehta dhe të vogla të zjarrit. Nisma në fjalë në janar 2022 hyn në vitin e katërt të zbatimit të saj. Ajo zynon që në vitin 2024, BP të ketë një legjislaciin, juridiksion dhe kapacitete administrative dhe instituciomale në...
Lejuan dhënien e dozës së katërt, tani po ndryshojnë strategjinë – Izraeli ballafaqohet me valën e pestë për shkak të Omicronit

Lejuan dhënien e dozës së katërt, tani po ndryshojnë strategjinë – Izraeli ballafaqohet me valën e pestë për shkak të Omicronit

BOTË, SHËNDETËSI
30\12\2021 16:47 Disa ditë pas paralajmëruan testimin e efektit të dozës së katërt të vaksinës kundër coronavirusit, autoritetet izraelite tani po ballafaqohen me numër të madh të rasteve të reja me COVID-19, kështu kanë filluar të mendojnë kalimin në një model të ri të luftimit të pandemisë. Izraeli mbrëmë për të dytën ditë me radhë ka regjistruar afro 3 mijë raste të reja me COVID-19, kurse autoritetet e atjeshme po shqyrtojnë kalimin e politikës së arritjes së imunitetit kolektiv përmes infektimit masiv. Ministria izraelite e Shëndetësisë, ka njoftuar të martën se 2,48 për qind e testeve kanë rezultuar pozitive. Në këtë vend dje ishin 17.260 raste aktive, dyfish më shumë krahasuar me një javë më parë. Televizioni izraelit Kanal 12 të martën mbrëma raportoi se po mendohet kalimi...
Masat e rrepta anti-COVID izolojnë plotësisht qytetin kinez me 13 milionë banorë, qytetarët po “vdesin urie” – kërkojnë ndihmë

Masat e rrepta anti-COVID izolojnë plotësisht qytetin kinez me 13 milionë banorë, qytetarët po “vdesin urie” – kërkojnë ndihmë

BOTË, SHËNDETËSI
28\12\2021 23:04 Mbyllja e banorëve të një prej qyteteve më të mëdha në Kinë, thonë se ka bërë që ata të mbesin të “uritur” nëpër shtëpitë e tyre, pasi u ndalohet të dalin jashtë madje edhe të blejnë ushqim si rezultat i masave të reja anti-COVID. Qyteti kinez Xi’an që ka 13 milionë banorë, autoritetet e atjeshme po i lejojnë qytetarët të dalin nga shtëpitë, vetëm kur ftohen të marrin pjesë nëpër testime masive apo për ndonjë urgjencë shëndetësore. Më parë një anëtar i një familje lejohej një herë në dy ditë të del jashtë për të blerë ushqim. Autoritetet lokale thonë se zonat ku ka rrezik më të ulët, qytetarët do të lejohen të dalin për të bërë “shoping”, pasi të testohen dhe rezultojnë negativ. Xi’an ka regjistruar 175 të reja me COVID-19 gjatë ditës së sotme, një numër i ulët por ...
Ambasadori i Francës në Beograd: Qëllimi ynë është një Ballkan Perëndimor stabil

Ambasadori i Francës në Beograd: Qëllimi ynë është një Ballkan Perëndimor stabil

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
28/12/2021. 12:02 Qëllimi i Francës është një Ballkan Perëndimor stabil dhe prosperues. Kështu ambasadori francez në Beograd, Pierre Cochard dhe shtoi se vendi i tij dëshiron që ky rajon të jetë një zonë e demokracisë, lirisë dhe marrëdhënieve ekonomike transparente. Në një intervistë për “Politikën” serbe, ai tha se lëvizja e njerëzve dhe shkëmbimi i mallrave në këtë rajon ende nuk është i lirë dhe i lehtë dhe se duhet bërë shumë në fushën e pajtimit, sepse në të kundërtën, thotë ai, rajoni do të destabilizohet, raporton Tanjug, transmeton Klankosova.tv.
Vrasje e rëndë në Gjermani: Qëllohen me armë babai dhe dy fëmijët, gruaja gjendet e plagosur

Vrasje e rëndë në Gjermani: Qëllohen me armë babai dhe dy fëmijët, gruaja gjendet e plagosur

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
27\12\2021 21:23 Një vrasje e rëndë ka ndodhur të dielen në Gjermani, ku thuhet se pa shenja jete janë gjetur dy fëmijë, 11 dhe 13 vjeç, dhe babai i tyre 44-vjeçar. Siç raporton Shërbimi i Transmetimit Publik të Bavarisë, br.de, që të tre personat u gjetën pa shenja jete në një ndërtesë banimi në Glinde, pranë Hamburgut, njofton Klnakosova.tv, ndërkohë autoritetet thonë se hetimet e para çojnë në dyshimin për vrasje. Përveç të vrarëve, e plagosur është gjetur edhe një grua 38 vjeçare, e cila raportohet të jetë nëna e dy fëmijëve të vrarë. Ndërkaq, sipas një mediumi kosovar, në këtë rast, dyshohet se bëhet fjalë për një familje kosovare nga Gjakova, ku thuhet se është 44-vjeçari ai i cili ka qëlluar me armë drejt familjarëve të tij, fëmijëve dhe bashkëshortes, megjithatë kjo akom...
Stoltenberg kërkon që ta mbledhë Këshillin NATO-Rusi muajin e ardhshëm

Stoltenberg kërkon që ta mbledhë Këshillin NATO-Rusi muajin e ardhshëm

BOTË, LAJME
27/12/2021 12:42 Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka kërkuar një takim të Këshillit NATO-Rusi, për muajin e ardhshëm, ndonëse Moska pritet ta konfirmojë. Grumbullimi i forcave ruse afër kufirit me Ukrainën është duke shkaktuar shqetësim në mesin e bashkësisë ndërkombëtare tashmë me javë. Rusia në anën tjetër kërkoi nga Perëndimi “garanci të sigurisë” në të cilat do të përfshihej premtimi nga NATO-ja që Ukraina nuk do të anëtarësohej në këtë aleancë ushtarake. NATO tashmë refuzoi një kërkesë të këtillë por, Stoltenberg theksoi gatishmërinë që të sqarojë këto kërkesa në Këshillin NATO-Rusi.
Fjalimi i Mbretëreshës për Princin Philip ishte më i ndjekuri në ditën e Krishtlindjes

Fjalimi i Mbretëreshës për Princin Philip ishte më i ndjekuri në ditën e Krishtlindjes

BOTË, LAJME
27/12/2021 12:21 Fjalimi i Mbretëreshës ishte programi më i ndjekur në ditën e Krishtlindjes, duke mposhtur Strictly Come Dancing dhe Call the Midwife. Rreth 7.4 milionë shikues në BBC dhe 1.7 milion shikues në ITV u akorduan teksa Mbretëresha mbajti fjalimin e saj për Krishtlindje që nga vdekja e princit Philip në prill të këtij viti. Transmetimi, i cili ishte rreth 10 minuta dhe ishte një nga fjalimet më emocionale që ka mbajtur ndonjëherë ajo, e pa atë të reflektonte mbi ngjarjet e vitit, duke përfshirë humbjen e bashkëshortit të saj dhe ndikimin e vazhdueshëm të pandemisë së koronavirusit. Në fjalimin prekës, ajo tha se ‘mungon një e qeshur e njohur’ gjatë sezonit festiv të këtij viti’, shkruan DailyMail.
Stafi i një lokali në Angli organizuan një festë Krishtlindjesh, pa e ftuar pronarin – ai i zbuloi sepse ata kishin harruar një gjë!

Stafi i një lokali në Angli organizuan një festë Krishtlindjesh, pa e ftuar pronarin – ai i zbuloi sepse ata kishin harruar një gjë!

BOTË, KURIOZITETE
26\12\2021 20:13 Një pronar lokali zbuloi se stafi i tij kishte bërë një festë të improvizuar Krishtlindjesh – në të cilën ai nuk ishte i ftuar. Sipas medieve britanike, Paul Gallagher, pronar i një bari në Bolton, u trondit kur zbuloi se punonjësit e tij mbanin kapele të Krishtlindjeve. Kështu, 42-vjeçari ka marrë me shpejtësi disa foto të grupit duke festuar dhe i ka nxjerrë ato në rrjetet sociale. Pasi e kuptuan se kishin harruar të fiknin kamerat e vëzhgimit, ata e ngacmuan Paulin duke vendosur një kapelë Babadimri mbi kamerë, në mënyrë që të mund të bënin festën privatisht. Paul tha: “Unë shpesh kontrolloj kamerat e vëzhgimit për të parë se çfarë po ndodh atje”. “U kyça dhe pashë se ata ishin mbledhur me kapele të babagjyshit dhe tavolinat e zbukuruara dhe dhurata kudo – dhe...
Maqedonia e Veriut regjistron rastin e parë me variantin Omicron

Maqedonia e Veriut regjistron rastin e parë me variantin Omicron

BOTË, LAJME
25/12/2021 12:29 Maqedonia e Veritu gjatë ditës së djeshme ka detektuar rastin e parë me variantin Omicron të COVID-19, sipas Ministrisë së Shëndetësisë. Testimi i burrit që rezultoi pozitiv është bërë në një spital privat në Shkup, teksa i njëjti së fundmi ka ardhur nga Britania. “Bëhet fjalë për riinfeksion, gjegjësisht pacienti në janar të vitit 2021 e kishte kaluar sëmundjen dhe atëherë ishte asimtomatik. Pasi e kishte kaluar sëmundjen, pacienti ka marrë dy doza të vaksinës Pfizer. Për herë të dytë test pozitiv të COVID-19 kishte para dy ditëve, pas çka është konfirmuar se është lloji Omciron”, thuhet në kumtesën e MSH-së. Për momentin pacienti ka pasqyrë të lehtë klinike dhe mjekohet në izolim në shtëpinë e tij./zhurnal
Pas tri refuzimeve, 33-vjeçarja nga Kosova më në fund merr pasaportën zvicerane

Pas tri refuzimeve, 33-vjeçarja nga Kosova më në fund merr pasaportën zvicerane

BOTË, KURIOZITETE
24/12/2021 14:24 Gëzimi i saj është edhe më i madh pasi ajo prej kohësh kishte humnbur shpresat se natyralizimi i saj do të ndodhte ndonjëherë Një kosovare që sot ka 33-vjet, e cila ka ardhur në Zvicër si dhjetë-vjeçare, më në fund është natyralizuar në komunën e saj Hochdorf të Kantonit të Lucernit. Por përse u desh të priste kaq shumë? Yllka Gashi, (emri fiktiv), tani ndihet e lehtësuar dhe e lumtur: Në mes të dhjetorit, Kantoni i Lucernit i ka konfirmuar asah shtetësinë e saj zvicerane, transmeton albinfo.ch. Gëzimi i saj është edhe më i madh pasi ajo prej kohësh kishte humnbur shpresat se natyralizimi i saj do të ndodhte ndonjëherë. “As unë dhe as miqtë e mi zviceranë nuk e kuptuam përse komuna po rezistonte kaq shumë”. Megjithatë, ajo asnjëherë nuk ka hequr dorë nga besimi i sa...
div.meta-author { display:none; }