News That Matters

BOTË

Roberta Metsola zgjidhet Presidente e Parlamentit Evropian

Roberta Metsola zgjidhet Presidente e Parlamentit Evropian

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
18/01/2022 12:52 Eurodeputetja malteze e qendrës së djathtë, Roberta Metsola, u zgjodh Presidente e Parlamentit Evropian të martën. Metsola fitoi 458 vota në raundin e parë të votimit. Suedezja Alice Bah Kuhnke doli e dyta me 101 vota, ndërsa Sira Rego e Spanjës ishte në vendin e tretë me 57 vota. Kandidati i katërt i propozuar, eurodeputeti polak Kosma Złotowski nga Konservatorët dhe Reformistët Evropianë, u tërhoq përpara votimit. “Me përulësi, ndihem e nderuar nga kjo përgjegjësi me të cilën po më beson mua”, u tha Metsola në një fjalim nga selia e presidentit. Metsola kishte një shumicë absolute, duke shmangur nevojën për një raund të dytë votimi, shkruan Politico. Metsola pason socialdemokratin italian David Sassoli, i cili vdiq në javën e kaluar në moshën 65-vjeçare, pak par...
Nënshkruhen shtatë marrëveshje mes Shqipërisë dhe Turqisë

Nënshkruhen shtatë marrëveshje mes Shqipërisë dhe Turqisë

BOTË, LAJME
17/01/2022 18:42 Shtatë marrëveshje bashkëpunimi janë nënshkruar sot mes Shqipërisë dhe Turqisë. Në një konferencë të përbashkët, presidenti turk, Erdogan, dhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, vlerësuan bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve, veçanërisht në aspektin ekonomik, raporton Euronews.al. Marrëveshjet e nënshkruara mes dy qeverive: Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Arkivit Shtetëror të Turqisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivit të Shqipërisë.Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin në fushën e rinisë dhe sporteve ndërmjet dy ministrive të dy vendeve.Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet agjencisë Anadolu dhe agjencisë telegrafike shqiptare.Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin në fushën e trajnimeve për zbatimin e ligjit ndërmjet qeverisë së Turqisë dhe S...
Rakiq paralajmëron reciprocitet pas zgjedhjeve të 3 prillit

Rakiq paralajmëron reciprocitet pas zgjedhjeve të 3 prillit

BOTË, LAJME
16/01/2022 11:11 Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka bërë të ditur se kryetarët e dhjetë komunave me shumicë serbe në Kosovë kanë dalë me një deklaratë të përbashkët. Ai ka thënë se do të vendosin reciprocitet në veri të vendit nëse Qeveria e Kosovës nuk e lejon mbajtjen e zgjedhjeve serbe të 3 prillit. Rakiq, kur u pyet se për çfarë reciprociteti bëhet fjalë, pohoi se nuk mund të përgjigjet për këtë. Sipas tij, ky lloj reciprociteti do të bëhet vetëm në komunat e Mitrovicës së Veriut, Zubin Potoku, Leposaviqit dhe Zveçanit, duke shtuar se më pas do të vendoset edhe në komunat tjera. Serbët në Mitrovicë të Veriut janë duke protestuar që nga orët e para të mëngjesit, pasi kërkojnë që të lejohet mbajtja e referendumit për ndryshime kushtetuese në Serbi. Një pjesë e tyre e bënë një...
Ministrja e Jashtme gjermane do të udhëtojë javën e ardhshme për në Ukrainë dhe Rusi

Ministrja e Jashtme gjermane do të udhëtojë javën e ardhshme për në Ukrainë dhe Rusi

BOTË, LAJME
15/01/2022 20:22 Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, do të udhëtojë në Kiev dhe Moskë javën e ardhshme, pasi tensionet midis Rusisë dhe Perëndimit mbeten të larta, pavarësisht një jave aktiviteti diplomatik. Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Baerbock do të udhëtojë të hënën në Ukrainë, ku do të takohet me presidentin Volodymyr Zelensky dhe me ministrin e Jashtëm Dmytro Kuleba. Një ditë më vonë, ajo pritet të shkojë në Moskë për ta takuar homologun e saj rus, Sergei Lavrov, sipas ministrisë së Jashtme gjermane. Përpjekjet e saj janë që të përqendrohet në arritjen e progresit në bisedimet midis Rusisë, Ukrainës, Francës dhe Gjermanisë, një plejadë e njohur si formati i Normandisë, sipas një zëdhënësi të ministrisë. Grupi nuk është takuar që nga viti 2019....
I riu i jep veshkën vjehrrës, e dashura e lë dhe martohet me dikë tjetër

I riu i jep veshkën vjehrrës, e dashura e lë dhe martohet me dikë tjetër

BOTË, KURIOZITETE
15/01/2022 12:13 Uziel Martinez, një Tik Toker nga Meksika ka treguar një ngjarje interesante që i ka ndodhur së fundi. Ai u bë i famshëm në vendin e tij pak muaj më parë pasi i dhuroi veshkën asaj që mendonte se do bëhej vjehrra e tij. Por vetëm një muaj më vonë, pas gjestit të tij human, e dashura e braktisi dhe u martua me një tjetër. Uziel me anë të një videoje i tregon 43.000 ndjekësve të tij atë që i ndodhi. “I dhurova një veshkë nënës së saj. Ajo më la dhe u martua muajin tjetër” thuhet në mesazhin e tij. Videoja u bë menjëherë virale dhe mori solidaritetin e përdoruesve nga e gjithë bota./TCH
Dënohet mekaniku kosovar që mashtroi murgun në Zvicër, ia mori 100 mijë franga

Dënohet mekaniku kosovar që mashtroi murgun në Zvicër, ia mori 100 mijë franga

BOTË, LAJME
13/01/2022 10:03 Ai përgjatë viteve i ka dhënë atij 27 herë shuma të ndryshme parash – duke arritur kështu te një shumë prej më shumë se 100,000 frangash Prej vitesh, një 43-vjeçar vizitonte një murg plak të një manastiri të Zugut. Ai sajonte gënjeshtra nghjethëse dhe shfrytëzonte në mënyrë të paturpshme mirëbesimin e murgut. Tani, mekaniku kosovar është dënuar për mashtrim. Duke qenë person thellësisht i devotshëm, murgu nga manastiri i Zugut e konsideronte si detyrë të tij të krishterë të ndihmonte të tjerët, transmeton albinfo.ch. Kështu, ai në vazhdimësi i jepte para një mekaniku. Një herë për një operacion, herën tjetër për shkollimin e së bijës ose për të blerë ushqime. Vite më vonë u bë e qartë se të gjitha ishin histori gënjeshtrash. Murgu pra viktimë e një mashtrimi të paturps...
Gjermania, Austria dhe Bullgaria shënojnë rekorde me të infektuar nga COVID-19

Gjermania, Austria dhe Bullgaria shënojnë rekorde me të infektuar nga COVID-19

BOTË, LAJME
12/01/2022 11:09 Gjermania, Austria dhe Bullgaria kanë raportuar rekord rastesh me infektime të koronavirusit në kohën kur OBSH po paralajmëron se gjysma e Evropës do të preket nga varianti i Omicron. Gjatë 24 orëve të fundit, Gjermania ka raportuar më shumë se 80,000 infeksione të reja me koronavirus, shifra më e lartë e regjistruar në një ditë të vetme që nga fillimi i pandemisë. Numri i të infektuarve në Austri është rritur në një rekord të ri prej 18,427, siç raportoi gazeta “Kronen Zeitung”, ndërsa rastet janë rritur për shkak të përhapjes së variantit jashtëzakonisht ngjitës, Omicron. Infektimet ditore në Bullgari arritën një rekord të lartë prej 7062 rastesh. Këto raste të reja, në fillim të vitit të ri, kaluan edhe pikën e rasteve që ishte arritur në fund të tetorit, kur shteti...

164 të vrarë në protestat në Kazakistan

BOTË, LAJME
09/01/2022 20:20 Gjatë së dielës, shumë makineri ushtarake kanë shkuar nga Rusia për në Kazakistan me qëllim të vendosjes se një paqeje. Ky vend që nga 2 janari është me protesta. Njëra prej arsyeve që ka shpërthyer kjo revoltë është ngritja e çmimit të naftës, ku si pastrojë e tyre 164 persona kanë mbetur të vrarë vetëm gjatë javës së kaluar. Presidenti i vendit Kazzym Jomart Tokayev që nga e premtja ka autorizuar të qëllonin për të vrarë gjithë ata që marrin pjesë në këto trazira. Keqardhje për këto trazira po shpreh edhe Papa Françesku i Vatikanit: ”Me keqardhje mësova se ka pasur viktima gjatë protestave që shpërthyen së fundmi në Kazakistan. Unë lutem për ta dhe të afërmit e tyre dhe shpresoj që sa më shpejt të gjendet harmonia sociale duke kërkuar dialog, drejtësi dhe një të përb...
Në Qipro “zbulohet” një variant i ri i COVID-19, bashkim i simptomave Delta dhe Omicron

Në Qipro “zbulohet” një variant i ri i COVID-19, bashkim i simptomave Delta dhe Omicron

BOTË, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
09\01\2022 13:48 Varianti i mundshëm i hibridit të COVID-19 është shfaqur në Qipro, por disa shkencëtarë po e cilësojnë si alarm të rrejshëm. Varianti hibrid Delta dhe Omicron i coronavirusit u zbulua në Qipro, pasi janë regjistruar 25 raste. Këtë e kanë kritikuar shumë shkencëtarë që pretendojnë se bëhet fjalë për një rast të kontaminimit. Profesori i shkencave biologjike të Universitetit të Qipros, Leondis Kostrikis, e ka quajtur hibridin e ri “Deltracron”, duke paralajmëruar që bota “në të ardhmen do të sheh nëse ky variant patologjik është më infektues dhe do të mbizotërojë” mbi variantet aktuale. 25 raste me Deltacron tashmë janë regjistruar dhe raportuar në bazën e të dhënave, lidhur me mutacionet GISAID COVID-19. Megjithatë, Kostrikis ka thënë se hibridi sigurisht se do të...
SHBA-ja vendos sanksione të reja ndaj Millorad Dodikut

SHBA-ja vendos sanksione të reja ndaj Millorad Dodikut

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
05\01\2022 17:38 Departamenti amerikan i Thesarit ka njoftuar për zgjerimin e sanksioneve për vepra korruptive, në të cilat është përfshirë anëtari serb i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik. Siç thuhet në njofim, sanksionet janë vendosur edhe ndaj Televizionit ‘Alternativa’ nga Banja Lluka, që ndërlidhet me familjen e Dodikut. Departamenti i Thesarit tha se sanksionet shprehin përkushtimin e administratës së presidentit amerikan, Joe Biden, për të promovua llogaridhënien “për ata, që mes tjerash, minojnë stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor përmes korrupsionit dhe kërcënimeve ndaj marrëveshjeve afatgjata të paqes. “Dodiku ka minuar institucionet e Bosnje e Hercegovinës duke bërë thirrje për marrjen e kompetencave shtetërore dhe duke iniciuar krijimin e...
div.meta-author { display:none; }