News That Matters

BOTË

Stuhia e madhe në veri të Gjermanisë, paralajmërohen përmbytje

Stuhia e madhe në veri të Gjermanisë, paralajmërohen përmbytje

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
30\01\2022 17:27 Një stuhi i ka goditur zonat bregdetare në veri të Gjermanisë gjatë natës, duke ndërprerë kështu shërbimet e trenave dhe duke shkaktuar paralajmërime për përmbytje, thanë zyrtarët e Emergjencës, të dielën. Tregu i famshëm i peshkut në Hamburg u përmbyt, pasi nivelet e ujit në lumin Elba që derdhet në Detin e Veriut u rritën për 5.2 metra mbi nivelet normale. Shërbimi gjerman i motit kishte paralajmëruar për erëra më të forta që mund të arrijmë shpejtësinë gati 100 kilometra në orë. Zjarrfikësit në Hamburg iu përgjigjën 450 thirrjeve të urgjencës në natën e shtunës. Pati shumë pemë të rrëzuara që i kishin bllokuar edhe hekurudhat, rrugët janë pastruar dhe janë shpëtuar dy burra të cilët ishin të bllokuar në një maune, thanë shërbimet e Urgjencës në një deklaratë. ...
Derdhja e naftës në Peru pas shpërthimit të cunamit në Tonga, më e madhe se sa mendohej

Derdhja e naftës në Peru pas shpërthimit të cunamit në Tonga, më e madhe se sa mendohej

BOTË, LAJME
29/01/2022 13:22 Një derdhje nafte në brigjet e Perusë në fillim të këtij muaji ishte dy herë më e madhe se sa ishte raportuar më parë, sipas qeverisë së vendit. Ministri i Mjedisit Ruben Ramirez tha të premten se pothuajse 12 mijë fuçi nafte u derdhën në det më 15 janar. Zyrtarët e përshkruan derdhjen si një “katastrofë ekologjike” që duhet fajësuar për vdekjen e peshqve dhe shpendëve të detit vendas, shkruan BBC Ndodhi kur cisterna në rafinerinë La Pampilla u godit nga valët e lidhura me një shpërthim vullkanik në Tonga. Vendi, rreth 30 km në veri të Limës, është në pronësi të kompanisë spanjolle të naftës Repsol. Peruja ka kërkuar kompensim dhe prokurorët kanë hapur një hetim për rolin e Repsol në incident.
Tabletat kundër coronavirusit do të jenë në dispozicion të britanikëve nga shkurti

Tabletat kundër coronavirusit do të jenë në dispozicion të britanikëve nga shkurti

BOTË, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
29\01\2022 10:31 Mbretëria e Bashkuar do të fillojë muajin e ardhshëm me prezantimin e pilulës Pfizer (PFE.N) kundër COVID-19 për grupet e cenueshme të njerëzve. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se trajtimi antiviral i Pfizer, Paxlovid, një kombinim i pilulës së Pfizer me ritonavirin më të vjetër antiviral, do të jetë në dispozicion për mijëra njerëz nga 10 shkurti. “Lajmi fantastik është se ky trajtim i ri, ilaçi më i fundit i teknologjisë së fundit që NHS po prezanton përmes njësive të reja të ofrimit të ilaçeve anti COVID-19, tani do të jetë i disponueshëm për të ndihmuar ata që janë më të rrezikuar”, tha Drejtori Mjekësor i Shërbimit Shëndetësor, Stephen Powis. Studimet kanë treguar se përdorimi i pilulës mund të zvogëlojë shtrimin në spital dhe rrezikun e vdekjes me 88 për qind,...
Agjencia Evropiane e Barnave miratoi pilulën e parë kundër coronavirusit

Agjencia Evropiane e Barnave miratoi pilulën e parë kundër coronavirusit

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
27\01\2022 20:17 Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) njoftoi të enjten se ka miratuar pilulën anti-COVID-19 të Pfizerit, Paxlovid, duke u bërë ilaçi i parë antiviral që autorizohet për përdorim në Bashkimin Evropian. “Komiteti i EMA për Produkte Medicinale (CHMP) ka rekomanduar dhënien e një autorizimi të kushtëzuar për ilaçin antiviral Paxlovid”, njoftoi rregullatori i BE-së. EMA rekomandoi “autorizimin e Paxlovid për trajtimin e COVID-19 tek të rriturit që nuk kanë nevojë për oksigjen shtesë dhe që janë në rrezik të sëmuren rëndë”, raporton euronews. Antiviralët funksionojnë duke reduktuar aftësinë e një virusi për t’u riprodhuar, duke frenuar kështu sëmundjen. Ilaçi lehtësisht mund të administrohet duke u pirë me një gotë uji . Pfizer tha në dhjetor se Paxlovid uli pranimet në sp...
Sot, Dita Ndërkombëtare e Holokaustit

Sot, Dita Ndërkombëtare e Holokaustit

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
27/01/2022 10:58 Më 27 janar, në Ditën Ndërkombëtare Përkujtimore e Holokaustit shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 2005, përkujtohen viktimat e Holokaustit. Kjo datë përkon me çlirimin të kampit nazist të përqendrimit Auschwitz-Birkenau më 27 janar 1945. Fjala “holokaust” vjen nga greqishtja e lashtë dhe do të thotë sakrificë. Para Luftës së Dytë Botërore, ky term përdorej për të përshkruar vdekjen e një grupi të madh njerëzish. Nga viti 1945 është bërë sinonim i përndjekjes sistematike të hebrenjve evropianë dhe vrasjeve të 6 milionë prej tyre gjatë Luftës së Dytë Botërore, nga nazistët dhe aleatët e tyre nga viti 1933 deri 1945. Hebrenjtë i referohen ngjarjes me fjalën “shoah” që do të thotë “katastrofë”. Një rol të rëndësishëm për të shpëtuar hebr...
Stoltenberg: Tensionet po rriten, Moska dërgon mijëra trupa në Bjellorusi

Stoltenberg: Tensionet po rriten, Moska dërgon mijëra trupa në Bjellorusi

BOTË, LAJME
26/01/2022 23:32 Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, bën të ditur se ngritja ushtarake e Rusisë pranë Ukrainës po vazhdon me mijëra trupa shtesë dhe armë moderne, duke u vendosur në Bjellorusi. “Tensionet po rriten,” u tha ai gazetarëve në Bruksel, shkruan Aljazeera, transmeton Klankosova.tv. “Ne shohim më shumë trupa, jo vetëm në dhe rreth Ukrainës, por edhe tani në Bjellorusi, ku Rusia është në procesin e vendosjes së mijëra trupave, qindra avionëve, sistemeve të mbrojtjes ajrore S-400 dhe shumë aftësive të tjera shumë të avancuara”, tha Stoltenberg, duke shtuar se kjo po ndodhte nën maskimin e një stërvitjeje.
Rusia kërcënon me hakmarrje nëse kërkesat ndaj Ukrainës nuk plotësohen

Rusia kërcënon me hakmarrje nëse kërkesat ndaj Ukrainës nuk plotësohen

BOTË, LAJME
26/01/2022 13:10 Rusia paralajmëroi të mërkurën se do të merrte shpejt “masa hakmarrëse” nëse ShBA-ja dhe aleatët e saj refuzojnë kërkesat e saj të sigurisë dhe vazhdojnë politikat e tyre “agresive”, duke rritur presionin ndaj Perëndimit mes shqetësimeve se Moska po planifikon të pushtojë Ukrainën. Rusia e ka mohuar vazhdimisht se ka ndonjë plan të tillë, por Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj në NATO janë të shqetësuar sepse Rusia ka grumbulluar rreth 100 mijë trupa pranë kufirit të Ukrainës dhe ka nisur një seri lojërash luftarake në rajon. Në zemër të ngecjes janë pyetjet për të ardhmen e Ukrainës. Rusia ka kërkuar garanci që NATO-ja nuk do ta pranojë kurrë vendin dhe vendet e tjera ish-sovjetike si anëtarë dhe se aleanca do të reduktojë dislokimet e trupave në vende të tjera ...
Gjermania qartëson pozicionin karshi Rusisë

Gjermania qartëson pozicionin karshi Rusisë

BOTË, LAJME
25/01/2022 21:21 Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka paralajmëruar Rusinë se do të paguajë “çmim shumë të lartë” nëse e sulmon Ukrainën, duke insistuar se Parisi është i bashkuar me Berlinin në qëndrimin se ka nevojë për shtensionim të situatës. Franca dhe Gjermania nuk do ta braktisin dialogun me Rusinë “por, nëse ndodh ndonjë sulm, do të ketë kundërpërgjigje dhe çmimi që do ta paguajë Rusia do të jetë shumë i lartë”, tha Macron më 25 janar në Berlin, gjatë një konference të përbashkët për media me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët perëndimorë kanë ndërmarrë një sërë hapash për t’iu kundërvënë grumbullimit masiv të forcave ruse pranë kufirit me Ukrainën. Vlerësohet se mbi 100,000 forca ruse janë përgjatë kufirit ukrainas dhe Perëndimi ka shprehu...
Pezullohen për të dytën ditë fluturimet në aeroportin e Stambollit

Pezullohen për të dytën ditë fluturimet në aeroportin e Stambollit

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
25\01\2022 12:07 Fluturimet u pezulluan për të dytën ditë në aeroportin e Stambollit dhe automjetet private u ndaluan nga rrugët e qytetit të martën, pasi reshjet e dendura të borës penguan trafikun dhe lanë njerëz të bllokuar në qytetin më të madh të Turqisë dhe në të gjithë vendin. Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, reshjet e borës filluan në fund të javës së kaluar dhe u rritën ditët e fundit në qytetin me 16 milionë banorë. Pamjet nga aeroporti, ndër më i madhi në botë, treguan pista të mbuluara me pëlhurë të trashë bore derisa aeroplanët dhe automjetet mezi duken. Një video e postuar në mediet sociale tregonte një burrë duke skijuar nëpër rrugët e qytetit vonë të hënën, derisa njerëzit e përshëndesnin kur ai kalonte. Shumë larg në jug të Turqisë, bora ra në plazhet e...
div.meta-author { display:none; }