News That Matters

BOTË

Tallje epike për tavolinën ku Putini e uli Macronin në takim

Tallje epike për tavolinën ku Putini e uli Macronin në takim

BOTË, LAJME
08/02/2022 133:00 Takimi i tyre ishte një ndër lajmet kryesore në mediet e huaja, sigurisht, për shkak të rëndësisë së temës që ishin duke e diskutuar shmangien e luftës në Ukrainë. Megjithatë, dikush në rrjetet sociale u përkujdes që një hollësi të takimit mes presidentëve Emmanuel Macron të Francës dhe Vladimir Putin të Rusisë ta shndërronte në shaka. Për këtë qëllim shërbeu tavolina me madhësi të jashtëzakonshme e Kremlinit, ku dy presidentët shihen në largësi prej disa metrash nga njëri-tjetri. Përmes një montazhi të thjeshtë, në një video të shkurtër, Macroni dhe Putini duket sikur janë në një park të lodrave për fëmijë, pasi tavolina luhatet si në luhatëse.
Në Mal të Zi tri ditë pas rënies së Qeverisë, shkarkohet edhe kryetari i Kuvendit Aleksa Beçiq

Në Mal të Zi tri ditë pas rënies së Qeverisë, shkarkohet edhe kryetari i Kuvendit Aleksa Beçiq

BOTË, LAJME
07/02/2022 21:12 Kuvendi i Malit të Zi, ka votuar sot për shkarkimin e kryeparlamentarit Aleksa Beçiq. Nga 79 deputetë, 43 prej tyre ishin për dhe 36 të tjerë kundër. Kuvendi i Malit të Zi sot në seancën e jashtëzakonshme ka vendosur për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Aleksa Beçiq, pas diskutimeve për propozimin për shkarkimin e tij. Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, fillimi i seancës, i cili ishte caktuar për në orën 10:00, u vonua me dy orë dhe zgjati për orë të tëra. Ndryshe, që në fillim të seancës u miratua rendi i ditës. Për miratimin e rendit të ditës votuan 43 deputetë, pika e vetme e të cilëve ishte shkarkimi i kryetarit të Kuvendit të Malit të Zi, Aleksa Beçiq. Kundër ishin 37. Seanca më pas thuhet se vazhdoi furishëm me deputetët e FD-së që kërkuan shtyrje...
Breshër i fortë në Kroaci

Breshër i fortë në Kroaci

BOTË, LAJME
07/02/2022 12:59 Një front i ftohtë e ka përfshirë Adriatikun. ka rënë breshër, ndërsa në lartësi më të larta ka rënë borë. Dalmacia është goditur nga reshjet e shiut mëngjesin e sotëm, ndërsa në pjesët veriore ka rënë breshër i fortë, shkruajnë mediat kroate. Në disa pjesë të Kroacisë pati stuhi breshëri. Në malet më të larta ka nisur të bjerë borë. Në veri të Adriatikut dhe në Dalmacinë veriore, temperaturat variojnë nga 8 në 12 ° C, dhe në jug deri në 16 gradë. Në Adriatikun verior ka erë me borë. Ajo pasdite parashikohet se do të përhapet në të gjithë bregdetin dhe me shpejtësi mbi 100 km/orë. Për shkak të borës, parashikohen kufizime në qarkullimin rrugor dhe atë detar.
Mali i Zi sot voton për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit

Mali i Zi sot voton për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit

BOTË, LAJME
07/02/2022 12:36 Tri ditë pas votimit të mosbesimit ndaj Qeverisë së Malit të Zi, Kuvendi i këtij shteti vendos të hënën, 7 shkurt, përmes një seance të jashtëzakonshme, për shkarkimin e kryetarit të këtij institucioni, Aleksa Beçiq. Beçiq është lider i Partisë Demokrate, deputetët e së cilës kanë qenë kundër rrëzimit të Qeverisë së Krivokapiqit. Nismën për këtë shkarkim e kanë nënshkruar 38 deputetë të opozitës nga radhët e Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) të presidentit aktual Millo Gjukanoviq, si dhe të dy partive të socialdemokratëve, Partisë Boshnjake dhe Koalicionit Shqiptar – Njëzëri. Në shpjegim është thënë se Kuvendi, për shkak të mungesës së dialogut esencial, nuk ka çuar në përshpejtimin e rrugës evropiane të Malit të Zi, sepse, siç theksohet, Beçiq, “funksionin e...
ShBA-ja i çon edhe 80 tonë ndihma ushtarake në Ukrainë

ShBA-ja i çon edhe 80 tonë ndihma ushtarake në Ukrainë

BOTË, LAJME
06/02/2022 19:39 Ambasada e ShBA-së në Kiev ka bërë të ditur se Amerika e ka bërë furnizimin e tetë të ndihmës për sigurinë për Forcat e Armatosura të Amerikës. Kjo ndihmë, përfshin më shumë se 80 tonë ndihma, dhe sipas njoftimit ky kontingjent nuk do të jetë i fundit. “Jini të sigurt: ne qëndrojmë krah për krah me Ukrainën, duke mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e saj territorial”, thuhet në njoftimin e ambasadës, transmeton Klankosova.tv. Kujtojmë se tash e disa ditë, tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë janë në pikun më të lartë, pasi rusët janë mobilizuar për një pushtim të mundshëm ndaj Ukrainës.
Hapet Festivali i Dritave në Kopenhagë, derisa Danimarka largon masat anti COVID

Hapet Festivali i Dritave në Kopenhagë, derisa Danimarka largon masat anti COVID

BOTË, LAJME
06/02/2022 13:39 Festivali i Dritave i Kopenhagës u hap këtë fundjavë, disa ditë pasi Danimarka e largoi shumicën e masave anti COVID, të martën. Po ashtu, është rritur edhe numri i veprave që do të ekspozohen nga 36 sa ishin planifikuar në fillim, tani do të shfaqen 50 sosh. Organizatorët thonë se ky është festivali më i madh i dritës në Evropë. Veprat e artit janë të ekspozuara në të gjithë kryeqytetin, mbi 500,000 njerëz prite të vizitojnë festivalin gjatë tre javëve, shkruan AP.
Suedia, largon kufizimet për Covid 19

Suedia, largon kufizimet për Covid 19

BOTË, LAJME
Sot, qeveria dhe Agjencia Suedeze e Shëndetit Publik ka njoftuar se nga 9 shkurti pandemia Covid-19 i takon së kaluarës. Sot kryeministrja Magdalena Andersson në një konferencë për media ka njoftuar se: “Qeveria heq pothuajse të gjitha kufizimet. Arsyeja është përqindja e të vaksinuarve që është rritur dhe se situata në shëndetësi vlerësohet të jetë e qëndrueshme. Pandemia është ndoshta sprova më e madhe që ka kaluar Suedia që nga Lufta e Dytë Botërore”, ka theksuar kryeministrja Magdalena Andersson. Nga ana tjetër, mbahen këshillat e përgjithshme se duhet të kujdesemi për shëndetin publik. Nëse jeni të sëmurë qëndroni në shtëpi dhe se të pavaksinuarit duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm. Suedia ndjek Danimarkën dhe Norvegjinë, të cilat së fundmi kanë larguar të gjitha kufizimet. ...
Ambasada e ShBA-së në Beograd: Serbët e Kosovës duhet lejuar të votojnë në zgjedhjet e prillit

Ambasada e ShBA-së në Beograd: Serbët e Kosovës duhet lejuar të votojnë në zgjedhjet e prillit

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
04/02/2022 12:32 Ambasada e ShBA-së në Beograd pas vizitës që atje kanë zhvilluar përfaqësuesi i departamentit të shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe emisari i BE-së, Miroslav Lajcak, kanë dalë me një qëndrim në “Twitter” ku kanë konstatuar se është e rëndësishme që banorët e Kosovës me të drejtë vote në Serbi të marrin pjesë në zgjedhjet e prillit. Ambasada e ShBA-së ka theksuar se mbështesin përpjekjet për të marrë masat e duhura dhe për të mundësuar procesin e votimit. “Është e rëndësishme që banorët e Kosovës me të drejtë vote në Serbi të mund të marrin pjesë ne zgjedhjet e shpallura nga Beogradi për muajin prill. ShBA-ja mbështet marrjen e masave të duhur për të ndodhur kjo dhe për të lehtësuar procesin e votimit”, është thënë në reagimin e Ambasadës së ShBA-së ...
Në Slloveni ekspozohet fotografia e Rugovës bashkë me figura të shquara botërore

Në Slloveni ekspozohet fotografia e Rugovës bashkë me figura të shquara botërore

BOTË, LAJME
02/02/2022 13:03Fotografia e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugovës është ekspozuar bashkë me figura të shquara botërore në Lubjanë të Sllovenisë. Ambasada e Kosovës në Slloveni ka njoftuar se ekspozita është hapur nga Zyra e Parlamentit Evropian në Slloveni. “Nga më shumë se 40 personalitete dhe organizata ndërkombëtare laureatë të këtij çmimi prestigjioz, janë ekspozuar fotografitë dhe nga një përshkrim i shkurtër për veprimtaritë e disa prej tyre, duke përfshirë Presidentin e parë të Kosovës, Ibrahim Rugova”, ka njoftuar Ambasada e Kosovës në Slloveni. Në fotografinë e Rugovës është vendosur një përshkrimi: “Presidenti i parë i Kosovës së pavarur ka punuar pareshtur për zgjidhje paqësore dhe dialog dhe ia ka kushtuar jetën rezistencës jo të dhunshme të shqiptarëve të Kosovës kundër...
Polonia e gatshme t’i ndihmojë Ukrainës me armë

Polonia e gatshme t’i ndihmojë Ukrainës me armë

BOTË, LAJME
31/01/2022 19:54 Polonia ka deklaruar gatishmërinë e saj për t’i ofruar Ukrainës ndihmë ushtarake, pra armë mes kërcënimeve në rritje për një ofensivë nga Rusia. Kjo u njoftua nga kreu i Byrosë Polake të Sigurisë Kombëtare Pavel Soloch në një konferencë për shtyp këtë të hënë. Sipas tij, vendimi për t’i dhënë ndihmë ushtarake Ukrainës është marrë së bashku me presidentin polak Andrzej Duda. Në veçanti, bëhet fjalë për dhjetëra mijëra municione dhe armë për mbrojtjen ajrore. Solokh bëri të ditur se propozimi tashmë i është dorëzuar palës ukrainase, ata janë duke pritur për përgjigjen e tyre, teksa shtoi se janë të gatshëm të dorëzojnë ndihmën në çdo kohë. Kujtojmë se tash e disa ditë, Rusia ka mbledhur mijëra trupa në brezin kufitar me Ukrainën, ndërsa ShBA-të kanë deklaruar se nj...
div.meta-author { display:none; }