News That Matters

BOTË

G7 paralajmëron Rusinë me pasoja të mëdha ekonomike

G7 paralajmëron Rusinë me pasoja të mëdha ekonomike

BOTË, LAJME
14/02/2022 14:22 Ministrat e Financave të grupit G7 thonë se ngritja e ushtrisë ruse në kufirin ukrainas është një shkak për “shqetësim të madh” dhe paralajmërojnë se janë të përgatitur të vendosin një paketë të madhe sanksionesh ekonomike nëse Moska vendos të pushtojë fqinjin e saj të afërt. Në një deklaratë të lëshuar të hënën në mëngjes, ministrat e financave nga grupi i kombeve më të pasura demokratike në botë – duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, SHBA dhe Gjermaninë – thonë se prioriteti i tyre i menjëhershëm “është të mbështesin përpjekjet për të de-përshkallëzuar situatën”. Megjithatë, ata paralajmërojnë se nëse Rusia rrit veprimet ushtarake, grupi është i përgatitur “të vendosë kolektivisht sanksione ekonomike dhe financiare të cilat do të kenë pasoja masive dhe të menjëher...
Rusia ka rrethuar Ukrainën në të tri anët, ka mbledhur më tepër se 100 mijë trupa në afërsi të kufirit

Rusia ka rrethuar Ukrainën në të tri anët, ka mbledhur më tepër se 100 mijë trupa në afërsi të kufirit

BOTË, LAJME
13/02/2022 17:01 Rusia ka mbledhur më tepër se 100 mijë trupa në afërsi të kufirit me Ukrainën në javët e fundit, sipas një përllogaritje të SHBA-së, duke ngre shqetësimet e Perëndimit dhe zyrtarëve të inteligjencës ukrainase se një pushtim pritet të ndodhë. Ndërsa po vazhdojnë tentimet diplomatike për ta evituar luftën, analistët paralajmërojnë se ushtria ruse paraqet një rrezik imediat për Ukrainën. Por, nëse një pushtim do të ndodhte, nuk është e qartë se nga do të fillonte. Rusia ka rrethuar Ukrainën në tri anët. Në Krime në jug, në anën ruse të kufirit mes dy shteteve, dhe në Bjellorusi në veri. Tri frontet të cilat Ukraina dhe Perëndimi po i përcjellin, dhe ku ka pasur lëvizje ruse në kohët e fundit.
SHBA arsyeton evakuimin e ambasadës, ndërsa Ukraina kërkon qetësi

SHBA arsyeton evakuimin e ambasadës, ndërsa Ukraina kërkon qetësi

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
13\02\2022 11:56 Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se “kërcënimi i menjëhershëm” i veprimit ushtarak rus në Ukrainë justifikon evakuimin e ambasadës amerikane në Kiev. Fjalët e tij erdhën pasi presidenti i Ukrainës kërkoi qetësi, duke thënë se armiku më i madh ishte paniku. Shumë vende u kanë kërkuar qytetarëve të tyre të largohen nga Ukrainam shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv. Moska, me më shumë se 100 mijë trupa pranë kufirit, ka mohuar planet e saj për të pushtuar. Në një telefonatë, presidenti Joe Biden paralajmëroi udhëheqësin rus, Vladimir Putin, për “kosto të shpejta dhe të rënda” nëse Rusia dërgon trupa. Mbretëria e Bashkuar, SHBA dhe Gjermania janë ndër disa vende që u kanë kërkuar shtetasve të tyre të largohen menjëherë nga Ukraina. Vendimi i SHB...
Rusia thotë se ka dëbuar një nëndetëse amerikane nga ujërat e saj

Rusia thotë se ka dëbuar një nëndetëse amerikane nga ujërat e saj

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
12\02\2022 19:00 Një anije detare ruse përzuri një nëndetëse amerikane në ujërat ruse në Paqësor pasi nëndetësja injoroi një urdhër rus për të dalë në sipërfaqe, ka cituar agjencia e lajmeve Interfax të ketë thënë ministria e mbrojtjes. Ministria ruse thirri atasheun e mbrojtjes së SHBA-së pasi u ankua se nëndetësja kishte hyrë në ujërat e saj, njoftoi agjencia e lajmeve RIA. Nëndetësja u pa pranë ishujve Kuril herët të shtunën, ndërsa Rusia po kryente stërvitje detare me flotën e saj të Paqësorit dhe u urdhërua të dilte menjëherë në sipërfaqe, citohet të ketë thënë ministria ruse.
Alarmante: SHBA i tërheq të gjitha trupat nga Ukraina

Alarmante: SHBA i tërheq të gjitha trupat nga Ukraina

BOTË, LAJME
12/02/2022. 17:01 Uashingtoni po tërheq pothuajse të gjithë ushtarët e mbetur nga Ukraina, ka njoftuar Pentagoni. Veprimi vjen ndërsa tensionet shkojnë e rriten duke çuar në një pushtim të mundshëm rus ndaj Ukrainës.Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin “ka urdhëruar ripozicionimin e përkohshëm të 160 anëtarëve të Gardës Kombëtare të Floridës”, të cilët ishin në vend duke “këshilluar dhe udhëzuar forcat ukrainase”, tha në një deklaratë zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby.Trupat – të cilat Kirby tha se po tërhiqen “duke pasur parasysh sigurinë dhe sigurinë e personelit tonë mbi të gjitha” – do të ripozicionohen “diku tjetër në Evropë”.
Gjermania ashpërson gjuhën ndaj Rusisë: Ky është eskalim, po përgatitemi për të gjithë skenarët

Gjermania ashpërson gjuhën ndaj Rusisë: Ky është eskalim, po përgatitemi për të gjithë skenarët

BOTË, LAJME
11/02/2022 15:25 Ministrja e Punëve të Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, tha të premten se grumbullimi i trupave ruse dhe ushtrimet ushtarake të tyre afër kufirit me Ukrainën përbëjnë eskalim. “Në aspektin ushtarak, ne nuk po shohim ndonjë shenjë të de-eskalimit, por më tepër të kundërtën. Grumbullimi ushtarak rus po vazhdon dhe në Bjellorusi, rreth 30.000 ushtarë kanë kryer ushtrime, pjesërisht shumë afër kufirit ukrainas”, tha kryediplomatja gjermane në një konferencë për gazetarë në Aman të Jordanisë. Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, në takim me homologun e saj jordanez, Ayman Safadi, gjatë vizitës në Jordani (Foto: Picture Alliance) “Për këtë arsye, po përgatitemi intensivisht për të gjithë skenarët, natyrisht, në bashkërendim të ngushtë me aleatët dhe m...
Kroacia ofron 26.500 euro për çdo mërgimtar që kthehet në vendlindje

Kroacia ofron 26.500 euro për çdo mërgimtar që kthehet në vendlindje

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
11/02/2022 12:18 Bëhet e ditur një nismë e re nga Qeveria kroate ofron 26.500 euro për çdo mërgimtar që do të kthehej në Kroaci, si pjesë e një pakete masash demografike për rigjallërimin e vendit. Referuar televizioneve ndërkombëtare, vetëm një mërgimtar ka aplikuar tanimë një muaj që shpallja është bërë publike. Ndërkohë, demografi Damir Strmota theksoi për RTL se kjo masë është e dështuar dhe se njerëzve duhet t’u ofrohet diçka më shumë se para për kthimin e tyre. “Kjo ishte e pritshme, të gjithë thanë se këto janë masa që nuk kanë asnjë efekt real për të kthyer njerëzit. Të rinjtë duhet pyetur pse u larguan? Mbi të gjitha, është çështje ekzistence, pune dhe gjendje e rregullt. Duhet të ofrohet shumë më tepër sesa një masë dhe njerëzit nuk besojnë më në premtime”, tha Strmota....
A po nis lufta në Ukrainë? Bideni u kërkon amerikanëve të largohen menjëherë nga ky shtet

A po nis lufta në Ukrainë? Bideni u kërkon amerikanëve të largohen menjëherë nga ky shtet

BOTË, LAJME
11/02/2022 12:16 Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve amerikanë, të cilët ende ndodhen në Ukrainë, që të largohen menjëherë nga ky shtet, duke i përmendur kërcënimet në rritje për veprime ushtarake ruse. Ai shtoi se nuk do të dërgonte ushtarë të vendit të tij për t’i shpëtuar amerikanët, nëse Rusia e pushton Ukrainën, duke paralajmëruar se “gjërat mund të bëhen të çmendura shpejt” në rajon, shkruan BBC. “Qytetarët amerikanë duhet të largohen tani. Jemi duke u përballur me njërën nga ushtritë më të mëdha në botë. Është një situatë shumë më ndryshe dhe gjërat mund të bëhen të çmendura shpejt”, tha shefi i Shtëpisë së Bardhë
Kush ndikon në situatën në Mal të Zi?

Kush ndikon në situatën në Mal të Zi?

BOTË, LAJME
10/02/2022 16:12 Në Mal të Zi janë duke vazhduar negociatat për formimin e Qeverisë së pakicës, të cilën e ka propozuar udhëheqësi i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviq. Propozimi është dhënë për zgjidhjen e krizës politike, e cila në javën e parë të shkurtit ka rezultuar me votën e mosbesimit ndaj Qeverisë dhe me shkarkimin e kryetarit të Kuvendit. URA e Abazoviqit ka votuar për këto shkarkime, bashkë me Partinë Demokratike të Socialistëve (DPS) të presidentit Millo Gjukanoviq, e cila ka premtuar mbështetje për konceptin e një Qeverie të pakicës. Ky bashkëpunim parlamentar ka qenë edhe arsye e protestës së partnerëve të mëparshëm të Abazoviqit, Frontit Demokratik dhe Demokratëve. Dy të fundit dhe URA kanë formuar Qeverinë pas zgjedhjeve të gushtit, 2020, duke e çuar DPS-në në opo...
Ambasada e Kosovës pas shpërthimit në Abu Dhabi: Fatmirësisht, nuk ka pasë viktima dhe as të lënduar

Ambasada e Kosovës pas shpërthimit në Abu Dhabi: Fatmirësisht, nuk ka pasë viktima dhe as të lënduar

BOTË, LAJME
09/02/2022 13:21 Një shpërthim i madh goditi një ndërtesë të lartë në qendër të Abu Dhabit, mbrëmë. Ambasada e Kosovës në Abu Dhabi, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar qytetarët se ekipet emergjente të qytetit kanë intervenuar në shpejtësi, duke e vënë situatën nën kontroll. “Fatmirësisht, nga ky shpërthim nuk ka pasur asnjë të lënduar dhe as viktima. Shpërthimi ka ndodhur në sipërfaqen e katit të fundit të një ndërtese në qendër të qytetit”. “Autoritetet e EBA-së, në një deklaratë të tyre zyrtare të lëshuar sot, i kanë bërë thirrje publikut që informacionet lidhje me këtë incident, t’i marrin nga burimet e saja zyrtare, dhe të shmangin qarkullimin e thashethemeve dhe informacioneve të pasakta”, thuhet në njoftim....
div.meta-author { display:none; }