
NATO-ja i vë aeroplanët luftarakë në gjendje gatishmërie
24/02/2022 14:00
NATO ka urdhëruar komandantët e saj ushtarakë të intensifikojnë përgatitjet për të mbrojtur territorin aleat pasi Rusia pushtoi Ukrainën, duke vënë në gatishmëri qindra avionë luftarakë dhe anije dhe duke rënë dakord për të rritur numrin e trupave në krahun e saj lindor.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se ai kishte thirrur një samit virtual urgjent të 30 vendeve të aleancës për të premten, ku do të përfshihet edhe presidenti i SHBA-së Joe Biden, dhe atyre do t’u bashkohen udhëheqësit e Suedisë, Finlandës dhe institucioneve të Bashkimit Evropian, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.
NATO ka dënuar fuqishëm sulmin e Rusisë mbi Ukrainën duke deklaruar se Moska do ta paguajë çmimin e lartë ekonomik e politik.
Presidenti amerikan, Joe Biden,...