News That Matters

BOTË

Biden thotë se agresioni i Putinit në Ukrainë po afron Evropën me NATO-n

Biden thotë se agresioni i Putinit në Ukrainë po afron Evropën me NATO-n

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
26\02\2022 19:56 Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, në një intervistë të transmetuar të shtunën, ka thënë se një nga qëllimet e tij kryesore strategjike ndërsa Rusia pushton Ukrainën është të mbajë NATO-n dhe Bashkimin Evropian të bashkuar. “Qëllimi im që në fillim ishte të sigurohesha që të mbaja të gjithë NATO-n dhe Bashkimin Evropian në të njëjtën anë. Sepse e vetmja gjë që mendoj se Putini mendoi se mund të bënte ishte të ndante NATO-n. Dhe kjo nuk ka ndodhur”, citohet të ketë thënë Biden, shkruan CNN. Biden parashikoi gjithashtu se Rusia do të paguante një çmim të rëndë si në planin afatgjatë ashtu edhe në atë afatshkurtër për agresionin në Ukrainë, duke shtuar se konflikti po afron Evropën dhe NATO-n. “Ai po prodhon efektin e kundërt që kishte synuar”, tha Biden për Putinin. K...
Ushtria e Putinit e shfaq hartën e Kosovës me kufijtë shtetërorë

Ushtria e Putinit e shfaq hartën e Kosovës me kufijtë shtetërorë

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
26/02/2022 12:27 Një video e Ministrisë së Mbrotjes ruse ku flet zëdhënësi i saj është shfaqur harta e Kosovës në kufijtë shtetërorë të saj. Teksa zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Igor Konashenkov ishte duke folur për luftën në Ukrainë në prapavijë bie në sy harta e Kosovës. Rusia nuk e njeh shtetin pavarësinë Kosovës përshkak të aleancës që ka me Serbinë në Ballkan. https://video.gjirafa.com/untitled-design-5-mp4-6
Amerika i kërkon Zelenskyt të evakuohet nga Kievi, ai refuzon

Amerika i kërkon Zelenskyt të evakuohet nga Kievi, ai refuzon

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
26/02/2022 12:15 Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë kërkuar presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyt, që të evakuohet nga Kievi, por ai e ka refuzuar një gjë të tillë. Sipas Associated Press, Zelensky tha se “Lufta është këtu; Unë kam nevojë për municion, jo për udhëtim”, duke cituar një zyrtar të lartë të inteligjencës amerikane me njohuri të drejtpërdrejta të bisedës. Kujtojmë se sot është dita e tretë e luftimeve në mes Ukrainës dhe Rusisë
3 mijë e 500 ushtarë rusë janë vrarë deri më tani

3 mijë e 500 ushtarë rusë janë vrarë deri më tani

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
26/02/2022 12:06 Ushtria ukrainase ka bërë të ditur se Rusia është duke u përballur me humbje të mëdha njerëzish në luftën që tashmë ka hyrë në ditën e tretë. Sipas faqes së ushtrisë së Ukrainës në Facebook, më shumë se 3 mijë e 500 ushtarë rusë janë vrarë dhe pothuajse 200 të tjerë janë zënë robër, transmeton Klankosova.tv. Tutje, sipas tyre, Rusia ka humbur edhe 14 avionë, 8 helikopterë dhe 102 tanke. Por, sipas BBC, kjo gjendje nuk është e verifikueshme akoma. Kujtojmë se sot është dita e tretë prej se kur forcat ruse kanë shkelur në tokën ukrainase, gjë që ka çuar në luftë të ashpër.
Gjermania e gatshme t’ia humbë miliarda euro Rusisë, ky është vendimi

Gjermania e gatshme t’ia humbë miliarda euro Rusisë, ky është vendimi

BOTË, LAJME
25/02/2022 17:31 Ministri i Financave i Gjermanisë Christian Lindner, deklaroi se vendi është i hapur ndaj idesë së shkëputjes së Rusisë nga sistemi SWIFT. Sistemi ndërkombëtar financiar SWIFT, ku bën pjesë edhe Rusia, i mundëson të ardhura miliardëshe kësaj të fundit, shkruan lajmi.net. Karshi largimit të Rusisë nga ky sistem financiar ka pasur rezerva nga vetë kancelari gjerman, Olaf Scholz. Edhe presidenti amerikan Biden u pyet dje për largimin e Rusisë nga SWIFT-i, ndonëse ky i fundit tha se sanksionet e fundit të vendosura nga SHBA-ja do të kenë pasoja më të mëdha sesa largimi nga sistemi ndërkombëtar.
Merkel reagon për herë të parë për sulmin rus

Merkel reagon për herë të parë për sulmin rus

BOTË, Storiet Kryesore
25/02/2022 13:44 Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel ka dënuar sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës, të cilin ajo e quajti një pikë kthese në histori. Këtë ajo e ka deklaruar për agjencinë gjermane të lajmeve dpa. “Kjo luftë agresioni nga Rusia shënon një pikë kthese të thellë në historinë e Evropës pas përfundimit të Luftës së Ftohtë. […] Unë e dënoj atë në termat më të ashpër të mundshëm,” tha Merkel. Sipas saj, “nuk ka asnjë justifikim për këtë shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar”. Merkel shprehu solidaritetin e saj me popullin ukrainas dhe qeverinë e udhëhequr nga Presidenti Volodymyr Zelensky “në këto orë dhe ditë të frikshme”. Ish-kancelarja shprehu gjithashtu “mbështetjen e saj të plotë” për përpjekjet e qeverisë gjermane, BE-së, NATO-s, OKB-së dhe G7-së në një përpjekje për...
Rusia vret të paktën 25 civilë ukrainas dhe plagos mbi 100 të tjerë

Rusia vret të paktën 25 civilë ukrainas dhe plagos mbi 100 të tjerë

BOTË, LAJME
25/02/2022 13:13 Bilance tragjike dhe të dhimbshme vijnë nga Ukraina, atje ku Rusia ka nisur pushtimin duke vrarë edhe civilë. Sipas raportit të Zyrës së OKB-së për të drejtat e njeriut, ka raporte se ka pasur të paktën 127 viktima civile në Ukrainë, me 25 të vrarë dhe 102 të plagosur, për shkak të “granatimeve dhe sulmeve ajrore”. Zëdhënësja thotë se kjo ka të ngjarë të jetë një nënvlerësim pasi që numrat mund të jenë më të lartë. Rusia ka nisur dje pushtimin e Ukrainës, mirëpo që ka hasur në rezistencë të fuqishme nga ushtria e popullsia ukrainase.
Presidenti ukrainas kritikon evropianët: Ju thatë “kurrë më”, por ja ku po ndodhë

Presidenti ukrainas kritikon evropianët: Ju thatë “kurrë më”, por ja ku po ndodhë

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
25/02/2022 13:10 Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky foli nga zyra e tij në Kiev. I veshur me veshje ushtarake, ai akuzon liderët evropianë për marrjen e masave të pamjaftueshme për të ngadalësuar përparimin rus. “Ashtu si Lufta e Dytë Botërore, ju thatë kurrë më, por ja ku është përsëri dhe nuk po bëni mjaftueshëm për t’u përgjigjur,” thotë ai. Zelensky tha se nuk është tepër vonë për të ndaluar agresionin rus nëse liderët evropianë veprojnë me shpejtësi dhe u bëjnë thirrje qytetarëve në të gjithë BE-në të protestojnë. “Jam i sigurt që e shihni këtë – të gjithë ju, e gjithë Evropa. Por ne nuk e kuptojmë se çfarë do të bëni për këtë, si do të mbroni veten kur jeni kaq të ngadaltë për të ndihmuar Ukrainën”....
Fjalët e fundit të ushtarit ukrainas që hodhi veten në erë për t’i ndalur tanket ruse

Fjalët e fundit të ushtarit ukrainas që hodhi veten në erë për t’i ndalur tanket ruse

BOTË, Storiet Kryesore
25/02/2022 - 12:58 Një ushtar ukrainas ka hedhur veten në erë, duke i sakrifikuar, vetëm që tanket ruse të mos e kalonin një urë lidhëse, e cila ishte edhe portë hyrëse në kryeqytetin ukrainas, Kiev. Sipas raportimeve nga epiqendra e Ukrainës, ku bombardimet dhe luftimet kanë filluar që në orët e para të mëngjesit, ura ishte e minuar dhe gati për t’u hedhur në erë. Mirëpo, një autokolonë ruse po kalonte mbi të dhe koha e mjaftueshme për ta shpërthyer në mënyrë të telekomanduar eksplozivin mungonte. Pikërisht në atë çast, Vitaly Skakun, një ushtar i ri në moshë, thirri në radio njësinë e tij operative. “Lamtumirë”, i tha ai vëllezërve të tij ushtarë dhe më pas, e aktivizoi eksplozivin në mënyrë manuale, duke hedhur urën në erë dhe duke i prerë rrugën autokolonës. Qytetarët e Kievit e k...
Ukraina merr nën kontroll aeroportin e Kievit

Ukraina merr nën kontroll aeroportin e Kievit

BOTË, LAJME
24/02/2022 Zyrtarë ukrainas thonë se ushtria ka arritur të rimarrë nën kontroll aeroportin Antonov në periferi të Kievit. Këshilltari i shefit të zyrës presidenciale Oleksii Arestovych në Ukrainë ka thënë se forcat ruse janë shkatërruar plotësisht pas një kundërpërgjigje nga trupat ukrainase. “Forca sulmuese ruse në aeroportin Hostomel u shkatërrua plotësisht. Objekti është tërësisht nën kontrollin e Forcave të Armatosura të Ukrainës”, tha Arestovych. Aeroporti që ndodhet vetëm 25 kilometra nga Kievi ra në duart e forcave ajrore ruse mesditën e sotme pas një sulmi me dhjetra helikopterë.
div.meta-author { display:none; }