News That Matters

BOTË

Suedia në qershor do të aplikojë për anëtarësim në NATO

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
13/04/2022. 13:24 Mediumi suedez Svenska Dagbladet, duke cituar disa burime nga radhët e Qeverisë, njoftoi se kryeministrja suedeze, Magdalena Andersson ka vendosur që të aplikojë për anëtarësim në NATO dhe ka për qëllim që Suedia të anëtarësohet në Aleancën Veri Atlantike në muajin qershor.Sipas këtij mediumi, lidershipi i partisë socialdemokrate e kryeministres suedeze ka marrë vendim sa i përket çështjes së anëtarësimit në NATO. Aplikimi zyrtar është planifikuar të bëhet në takimin e NATO-s në Madrid që do të mbahet në qershor.Rusia që nga fillimi i agresionit në Ukrainë ka kërcënuar Suedinë dhe Finlandën se do të kenë pasoja serioze nëse ia mësyjnë anëtarësimit në NATO.

Putini merr vendim, heq dorë nga kontrolli i plotë i Ukrainës

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
13/04/2022. 13:20 Presidenti i Rusisë Vladimir Putin bëri me dije se ushtria e Kremlinit do të përqendrohet në zonën e Donbasit, në Ukrainën lindore, ku separatistët pro-rusë kanë luftuar që nga viti 2014. New York Times shkruan se kjo është hera e parë që presidenti rus pranon se ofensiva ushtarake e Kremlinit do të kufizohet në Donbas, duke u tërhequr në këtë mënyrë nga qëllimi i tij fillestar për të fituar kontrollin total të Ukrainës, që prej nisjes së pushtimit rus të Ukrainës në 24 shkurt. “Qëllimi ynë është të ndihmojmë njerëzit që jetojnë në Donbas, të cilët e ndjejnë lidhjen e tyre të pathyeshme me Rusinë,” tha Putini. Gjatë fjalimit që mbajti ditën e djeshme në një konferencë shtypi në portin kozmik të sapondërtuar në Lindjen e Largët të Rusisë, Putini tha se bisedimet e p...
I veshur me uniformën e ushtarëve, arrestohet “njeriu i Putinit”

I veshur me uniformën e ushtarëve, arrestohet “njeriu i Putinit”

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
12/04/2022. 21:43 Viktor Medvedchuck, deputet i opozitës pro-ruse “Platforma e opozitës për jetë” është arrestuar pas një operacioni special të inteligjencës ukrainase. Lajmin e bëri të ditur presidenti Volodymyr Zelensky në Telegram ku publikoi edhe një foto të Medvedchuck-ut në pranga. Ai ishte i veshur me uniformën e forcave të armatosura ukrainase. Lideri i partisë pro-ruse dhe sipërmarrës në sektorë të ndryshëm përfshirë median, Medvedchuk konsiderohet ‘njeriu i Putinit’ në Ukrainë. Në fund të shkurtit, ai u largua nga arresti i shtëpisë ndërsa akuzohej për për tradhti të lartë për mbështetjen e dhënë ndaj separatistëve të Donbasit.
Planet për vrasjen e Dick Martyt, BIA serbe i reagon zviceranëve

Planet për vrasjen e Dick Martyt, BIA serbe i reagon zviceranëve

BOTË, LAJME
11/04/2022 12:13 Agjencia serbe e Informacionit të Sigurisë – BIA, ka dërguar një letër tek Shërbimi Federal i Inteligjencës zvicerane, ku ka dënuar dhe kundërshtuar pretendimet e shërbimit zviceran se BIA ka planifikuar vrasjen e dikujt. Në një përgjigje për Tanjugun serb, BIA ka reaguar ndaj raportimeve se shërbimet inteligjente zvicerane kanë vënë në mbrojtje ish-raportuesin e Këshillit të Evropës, Dick Marty, pasi që sipas tyre ka rrezik eliminimi nga “qarqe të caktuara të shërbimeve sekrete serbe”, transmeton lajmi.net. “Në këto kohë të vështira, pretendime të tilla i shkaktojnë padrejtësisht dëme të pallogaritshme Serbisë dhe reputacionit të BIA-s dhe anëtarëve të saj, të cilët janë të përkushtuar dhe profesionistë në kryerjen e detyrave të tyre të punës, ekskluzivisht në përputhje...
Kina dërgon raketa në Serbi

Kina dërgon raketa në Serbi

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
10/04/2022. 18:48 Serbisë, aleatit të Rusisë, iu dorëzua një sistem i sofistikuar kundërajror kinez në një operacion të mbuluar këtë fundjavë, mes shqetësimeve perëndimore se një grumbullim i armëve në Ballkan në kohën e luftës në Ukrainë mund të kërcënojë paqen në rajon. Mediet dhe ekspertët ushtarakë thanë të dielën se gjashtë avionë transporti Y-20 të Forcave Ajrore Kineze u ulën në aeroportin civil të Beogradit herët të shtunën, duke raportuar se mbanin sisteme raketore tokë-ajër HQ-22 për ushtrinë serbe. Avionët kinezë të mallrave me shenja ushtarake u fotografuan në aeroportin Nikola Tesla të Beogradit. Dorëzimi i armëve mbi territorin e të paktën dy vendeve anëtare të NATO-s, Turqisë dhe Bullgarisë, u pa nga ekspertët si një demonstrim i shtrirjes globale në rritje të Kinës....
Zelensky: E gjithë Europa është objektiv i agresionit rus

Zelensky: E gjithë Europa është objektiv i agresionit rus

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
10\04\2022 14:11 Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha gjatë fjalimit të tij të mbrëmshëm se agresioni rus nuk ishte kurrë i kufizuar vetëm në Ukrainë dhe se e gjithë Evropa është objektiv i këtij agresioni. Zelensky i kërkoi Perëndimit të vendosë një embargo të plotë ndaj produkteve ruse të energjisë dhe të furnizojë Ukrainën me armë shtesë. Ai tha se përdorimi i forcës nga Rusia ishte “një katastrofë që në mënyrë të pashmangshme do t’i godasë të gjithë”, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. Zelensky tha se Ukraina është gati për një betejë të ashpër, pasi forcat ruse po grumbullohen në lindje të vendit. “Kjo do të jetë një betejë e vështirë, ne besojmë në këtë luftë dhe fitoren tonë. Ne jemi të gatshëm të luftojmë njëkohësisht dhe të kërkojmë mënyra diplomatike për t’i...
Tërmet i fuqishëm në Turqi

Tërmet i fuqishëm në Turqi

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
09/04\2022. 20:11 Një tërmet me magnitudë 5.3 të shkallës Rihter tronditi pak më parë lindjen e Turqisë. Lëkundjet e forta u ndjenë në zonën e Malatyas, ku momentalisht raportohet vetëm për dëme materiale, ndërsa qytetarët kanë dalë në rrugë të trembur. Lëkundjet janë ndjerë të forta pasi tërmeti pati një thellësi të ulët, vetëm 7 kilometra. Prefekti i Malatyas njoftoi se momentalisht nuk kanë të dhëna për viktima apo dëmtime në njerëz, ndërsa kërkoi nga banorët e zonës që të rrinë jashtë gjatë orëve në vijim. Turqia goditet shpesh nga tërmetet pasi përmes saj kalojnë dy çarje tektonike, të cilat për shkak të tensionit mes tyre shkaktojnë shpesh lëkundje.
Boris Johnson shkon papritur në Ukrainë, takon Zelenskyn

Boris Johnson shkon papritur në Ukrainë, takon Zelenskyn

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
09\04\2022 16:48 Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson ka udhëtuar për në kryeqytetin ukrainas, Kiev. Ai ka zhvilluar bisedime me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky. Këtë e bëri të ditur Ambasada e Ukrainës në Mbretërinë e Bashkuar, e cila postoi një fotografi të Johnsonit dhe Zelenskyt në Twitter me mbishkrimin “Surprizë”. Shumë liderë botërorë kanë filluar që të shkojnë në Ukrainë për t’i dhënë mbështetje. Kujtojmë se kancelari austriak, Karl Nehammer dhe presidentja e BE-së, Ursula von der Leyen kanë qenë në Ukrainë këtë fundjavë.
Gjuriq takon Biden në Shtëpinë e Bardhë: Serbia dhe ShBA-ja kanë marrëdhënie 140 vjeçare

Gjuriq takon Biden në Shtëpinë e Bardhë: Serbia dhe ShBA-ja kanë marrëdhënie 140 vjeçare

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
09\04\2022 16:27 Ambasadori i Serbisë në ShBA, Marko Gjuriq, është takuar me presidentin amerikan Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë. Për këtë takim, që ka ndodhur më herët gjatë javës, ka njoftuar Gjuriq mëngjesin e sotëm përmes një postimi në Twitter. Ai tha se marrëdhëniet mes ShBA-së dhe Serbisë janë të vjetra më shumë se një shekull, derisa beson se kjo marrëdhënie është forcuar akoma më shumë viteve të fundit. “Pas një takimi dhe bisede të shkurtër me presidentin Joe Biden këtë javë, pata gjithashtu nderin të nënshkruaj librin zyrtar të vizitorëve të Shtëpisë së Bardhë. Ne e vlerësojmë shumë këtë gjest respekti për Serbinë dhe marrëdhëniet tona 140 vjeçare, të cilat në vitet e fundit kanë parë një trend të vazhdueshëm rritjeje në shumë fusha”, ka shkruar ai. Ambasadori serb në ...
Arabia Saudite do të lejojë deri në 1 milion njerëz të bashkohen në pelegrinazhin e Haxhit këtë vit

Arabia Saudite do të lejojë deri në 1 milion njerëz të bashkohen në pelegrinazhin e Haxhit këtë vit

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
09/04/2022. 10:35 Arabia Saudite do të lejojë deri në 1 milion njerëz të bashkohen në pelegrinazhin e Haxhit këtë vit. Me këtë, vendi do të zgjerojë në masë të madhe numrin e pjesëmarrësve në ngjarjen kyçe për pjesëmarrësit nga jashtë mbretërisë pas dy vitesh kufizime të rrepta për shkak të COVID-19. Pelegrinët në Mekë këtë vit duhet të jenë nën moshën 65 vjeç dhe të vaksinuar plotësisht kundër coronavirusit, tha Ministria e Haxhit dhe Umres në një deklaratë të transmetuar nga agjencia e lajmeve SPA. Siç është thënë më tej, përcjell Telegrafi, pjesëmarrësit nga jashtë vendit do të lejohen këtë vit, por duhet të paraqesin një test të fundit negativ për COVID-19 dhe do të respektohen masat paraprake shëndetësore. Vitin e kaluar, mbretëria kufizoi Haxhin vjetor, një nga pesë shtyllat k...
div.meta-author { display:none; }