News That Matters

BOTË

Një porosi e çuditshme iu përcoll në telefon qytetarëve në Bosnje para tërmetit

Një porosi e çuditshme iu përcoll në telefon qytetarëve në Bosnje para tërmetit

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
23/04/2022. 10:44 Një tërmet i fuqishëm tronditi Ballkanin mbrëmjen e së premtes ndërkohë u raportua që epiqendra ishte në Bosnje Hercegovinë.Por ajo çfarë i ka habitur të gjithë ka qenë një “paralajmërim” që u ka ardhur qytetareve boshnjake. Përdoruesit e Android kanë marrë një paralajmërim përmes sistemit të mbrojtjes pak sekonda para tërmetit, bëjnë me dije mediat boshnjake.Është hera e parë që përdoruesit e këtij sistemi operativ informohen për rreziqet e mundshme në këtë mënyrë. Njoftimi erdhi disa sekonda para tërmetit dhe habiti shumë përdorues. Përveç informimit se ndodhen në një zonë potencialisht të rrezikshme, ata janë udhëzuar edhe se si të sillen gjatë tërmetit.Ndër të tjera u është thënë që të dalin nga shtëpitë, të mbyllin gazin, të dalin përpara dhe të shmangin ndërtesat ...
74-vjeçari merr zemrën e një lope

74-vjeçari merr zemrën e një lope

BOTË, KURIOZITETE, Storiet Kryesore
21/04/2022 - 08:52 Personi i parë që iu transplantua valvula e zemrës së një lope, teksa ishte i zgjuar e ka përshkruar përvojën si “Star Wars”. Mjeku, i cili tashmë është në pension dhe njëkohësisht veterani i Ushtrisë Territoriale John Smallwood i ishte nënshtruar më parë një operacioni në zemër. Megjithatë, pas operacionit ai nuk pati asnjë ndryshim. Pra, nuk rezultoi me sukses. Pas kësaj, 74-vjeçari pranoi të merrte pjesë në një operacion të zëvendësimit të valvulave të zemrës. Udhëheqësi i operacionit e paralajmëroi atë se procesi do të ishte më i vështirë sesa operacionet e zëvendësimit të valvulës aortale. 74-vjeçari kishte nevojë për dy valvula të reja dhe kështu një zemër lope u përgatit për transplantim posaçërisht për atë. Po, mirë e lexuat. Megjithatë, për shkak të probl...
Serbia vë në funksion avionët ushtarakë, sot dhe nesër pritet të lëvizin mbi hapësirën serbe

Serbia vë në funksion avionët ushtarakë, sot dhe nesër pritet të lëvizin mbi hapësirën serbe

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
20/04/2022 09:09 Avionë të shumtë ushtarakë do të lëvizin mbi qiellin e Serbisë gjatë ditës së nesërme. Sipas Tanjug, këto lëvizje të avionëve do të bëhen për shkak se ushtria serbe feston përvjetorin e saj. Kësisoj përgjatë kohës kur në rajon dhe në botë situata e sigurisë nuk është aspak e qetë, Serbia ka vendosur që për dy ditë radhazi të vë në lëvizje avionët ushtarakë mbi territorin e saj./Lajmi
Biden planifikon të rikandidojë në zgjedhjet presidenciale 2024

Biden planifikon të rikandidojë në zgjedhjet presidenciale 2024

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
19/04/2022. 18:42 Presidenti amerikan, Joe Biden, i ka thënë ish-presidentit Barack Obama se ai planifikon të kandidojë për rizgjedhje në vitin 2024 në zgjedhjet presidenciale. “[Biden] dëshiron të kandidojë dhe ai qartë po ua bën të ditur të gjithëve”, ka thënë për The Hill një burim me njohuri për çështjen, përcjell klankosova.tv. Ky burim thuhet të ketë shtuar se Biden beson se ai është i vetmi kandidat që mund të mposhtë ish-presidentin Donald Trump në një revansh hipotetik midis dy rivalëve politikë, gjë që ishte kryesisht arsyeja që Biden ishte në gjendje të siguronte nominimin demokrat në vitin 2020.
Vuçiq po ulet në dy karrige, Moska e pakënaqur me Serbinë

Vuçiq po ulet në dy karrige, Moska e pakënaqur me Serbinë

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
19\04\2022 13:41 Pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Serbi, ka filluar të rritet presioni mbi Beogradin që t’i bashkohet vendeve perëndimore për t’i vënë sanksione Rusisë – e për herë të parë nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, këtë pakënaqësi të Serbisë e ka shprehur haptazi Moska, shkruan e përditshmja ruse Komersant. Në një artikull të titulluar “Serbinë po e sulmojnë nga të gjitha anët – Perëndimi dhe Rusia të pakënaqura me Beogradin”, vlerësohet se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq që ka gjetur veten mes “dy zjarreve diplomatike”, do të bëjë disa hapa drejt Perëndimit, por se sipas të përditshmes ruse vështirë se do të heq dorë nga Rusia, transmeton Telegrafi. E presionin mbi Beogradin po e bën Gjermania, që konsiderohet si partner kyç i Ser...
Zelensky: Nuk do të heqë dorë nga territori në lindje për t’i dhënë fund luftës me Rusinë

Zelensky: Nuk do të heqë dorë nga territori në lindje për t’i dhënë fund luftës me Rusinë

BOTË, LAJME
17/04/2022 15:22 Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se Ukraina nuk është e gatshme të heqë dorë nga territori në pjesën lindore të vendit për t’i dhënë fund luftës me Rusinë, dhe se ushtria e Ukrainës është e përgatitur të luftojë ushtrinë e Moskës në rajonin e Donbasit në një betejë që ai thotë se mund të ndikojë në rrjedhën e gjithë luftës. Zelensky tha në një intervistë me CNN se vendi i tij nuk ka asnjë garanci se Rusia nuk do të përpiqet përsëri të pushtojë Kievin – nëse është në gjendje të pushtojë Donbasin. “Kjo është arsyeja pse është shumë e rëndësishme për ne që të mos i lejojmë ata, të qëndrojnë në këmbë, sepse kjo betejë mund të ndikojë në rrjedhën e të gjithë luftës”, tha Zelensky, transmeton Klankosova.tv. “Sepse nuk i besoj ushtrisë ruse dhe udhëheqjes ruse. Kj...
Ekspertët tregojnë objektivin kryesor të Putinit

Ekspertët tregojnë objektivin kryesor të Putinit

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
16/04/2022. 15:00 ‘Qendra e kontrollit’ të Kievit, një bunker në zyrën e Presidentit Volodymyr Zelensky, mund të jetë objektivi kryesor i forcave ruse për t’u hakmarrë për fundosjen e anijes Moskva, sipas la repubblica. Sipas ekspertit ushtarak Oleg Zhdanov, qendra është e mbrojtur mirë. Ajo është ndërtuar në periudhën sovjetike për t’u mbrotjur nga sulmet bërthamore. Megjithatë, nuk mund të përjashtohet mundësia e një sulmi bërthamor, tha Zhdanov.
Rusia ia ndalon hyrjen Boris Johnsonit

Rusia ia ndalon hyrjen Boris Johnsonit

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
16/04/2022. 12:15 Ministria e Jashtme e Rusisë ia ka ndaluar hyrjen në Rusi të kryeministrit të Britanisë së Madhe, Boris Johnson, Sekretares së Jashtme Liz Truss, Sekretarit të Mbrojtjes Ben Wallace dhe 10 anëtarëve të tjerë të qeverisë britanike. Ky vendim u mor “duke pasur parasysh veprimin e paprecedentë armiqësor nga qeveria britanike, në veçanti vendosjen e sanksioneve kundër zyrtarëve të lartë rusë”, tha ministria në një deklaratë, duke shtuar se së shpejti do të zgjerojë listën, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv. Ndryshe, një javë më parë, Johnson, vizitoi kryeqytetin e Ukrainës, Kievin, ku u takua me presidentin ukrainas, Volodomyr Zelensky.
Një ministër i Putinit pëson sulm në zemër

Një ministër i Putinit pëson sulm në zemër

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
15/04/2022 09:09 Një ministër rus i mbrojtjes ka pësuar sulm në zemër që mendohet se nuk ndodhi për shkaqe natyrore, ka pretenduar një biznesmen i njohur rus. Leonid Nevzlin, 62 vjeç, një armik i Vladimir Putin tha gjithashtu se Sergei Shoigu, 66 vjeç, është “jashtë lojës” dhe mund të mbetet “i paaftë nëse mbijeton” dhe aktualisht është “në kujdes intensiv, i lidhur me pajisjet”. Ai më tej pretendoi se 20 gjeneralë të ministrisë së mbrojtjes janë arrestuar në një rast “korrupsioni” në rritje prej 7.6 miliardë funtesh, ku u arrestuan 150 oficerë të Shërbimit Federal të Sigurisë. Nevzlin pretendoi në Facebook: “Shoigu është jashtë loje, ai mund të mbetet me aftësi të kufizuara nëse mbijeton. Ai papritmas pati një sulm masiv në zemër. Ai është në terapi intensive, i lidhur me pajisje. Th...
“Furnizimi i Serbisë me armatim nga Kina mund të kërcënojë paqen në rajon”

“Furnizimi i Serbisë me armatim nga Kina mund të kërcënojë paqen në rajon”

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
14/04/2022 08:17 Ekspertët e sigurisë në Kosovë thonë se furnizimi i Serbisë me armatim nga Kina mund të kërcënojë paqen e brishtë në rajon. Ekspreti Drizan Shala, tha se që nga janari i këtij viti deri në muajin mars, Serbia ka zhvilluar 25 aktivitete ushtarake në territorin e saj. Sipas tij, kjo tregon që Serbia ka për synim të rrisë presionin publik e atë ndërkombëtar, që nëse nuk shkojnë gjërat sipas planifikimit të tyre, atëherë ajo mund të përdorë makinerinë e saj ushtarake në drejtim të Kosovës dhe disa vendeve të tjera në rajon. “Ky është një tregues që Serbia duhet të ndalet dhe kjo mund të arrihet përmes bashkërendimit të aktiviteteve të përbashkëta ndërmjet Kosovës dhe mekanizmit ndërkombëtar. Kosova duhet sa më parë që është e mundur që të bëjë një rishikim të sektorit të sig...
div.meta-author { display:none; }