News That Matters

BOTË

Clinton: Albright më pyeti: “Çfarë bote do t’iu lëmë nipave dhe mbesave tona?”

Clinton: Albright më pyeti: “Çfarë bote do t’iu lëmë nipave dhe mbesave tona?”

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
27/04/2022. 19:00 Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, në fjalimin e tij të mbajtur në ceremoninë e varrimit të ish-sekretares së shtetit, Madeleine Albright, e ka kujtuar bisedën e fundit që kishte me të, dy javë para se ajo të vdiste. Clinton tha se Albright e kishte pyetur atë se çfarë bote do ta kenë nipat dhe mbesat e tyre. “Biseda e fundit ishte dy javë para se të vdiste. E pyeta si je? Si po ndihesh? Ajo më tha kam një mjek të mirë, po bëj gjithçka që po më thotë dhe ajo çka do të ndodhë do të jetë rezultati më i mirë që do ta marr, pra kam kujdesin e duhur”. “Po çfarë bote do t’iu lemë nipave dhe mbesave tona? Kjo është gjëja më e rëndësishme”. “Nuk do ta harroj kurrë këtë bisede. Ishte e përkryer Madeleine. Çfarë do të ndodhë me nipat dhe mbesa...
Nis ceremonia e varrimit të ish-sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright

Nis ceremonia e varrimit të ish-sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
27/04/2022. 18:58 Më shumë se njëmijë e 400 personalitete dhe zyrtarë qeveritarë janë duke marrë pjesë në funeralin e Madeleine Albright, të mërkurën, duke bërë nderime për gruan e parë që shërbeu si sekretare e shtetit, e cila vdiq muajin e kaluar në moshën 84-vjeçare. Presidenti Biden, ish-presidenti Bill Clinton dhe ish-sekretarja e Shtetit Hillary Clinton do të mbajnë fjalime, duke e nderuar Albrightin në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit. Bill Clinton zgjodhi Albrightin si sekretaren e tij të shtetit në vitin 1997 dhe ajo shërbeu deri në fund të mandatit të tij në vitin 2001. Në ceremoni po marrin pjesë edhe sekretari aktual i Shtetit, Antony Blinken, sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin, drejtori i CIA-s, William Burns, dhe kryeshefi i Shtabit të Përbashkët, Mark Milley, ish...
Tronditet Greqia, tërmet i fuqishëm në ishullin e njohur grek

Tronditet Greqia, tërmet i fuqishëm në ishullin e njohur grek

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
26/04/2022. 23:22 Greqia është tronditur nga një tërmet mbrëmjen e së martës. Raportohet se tërmeti ishte me magnitutë 4.8 i shkallës Rihter dhe është regjistruar në Qipro. Epiqendra e saj ishte në jug të Paphos, ndërsa lëkundjet sizmike janë ndjerë në disa zona. Vlen të përmendet se ka pasur shqetësim dhe frikë tek banorët. Ndërsa deri më tani nuk ka informacione për dëme apo të lënduar.
Shefi i OKB-së, Lavrovit: Duhet t’i japim fund luftës

Shefi i OKB-së, Lavrovit: Duhet t’i japim fund luftës

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
26/04/2022. 13:27 Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, gjatë takimit me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka theksoi nevojën për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Guterres, i cili gjithashtu do të takohet me presidentin Vladimir Putin sot, thotë se dëshiron të ndihmojë në krijimin e kushteve për dialog, një armëpushim dhe në fund të fundit paqe, shkruan BBC. “Ne kemi nevojë për një armëpushim “sa më shpejt të jetë e mundur”, thotë ai. Ai thotë gjithashtu se prioritet duhet të jetë minimizimi i vuajtjeve njerëzore në vend. Bisedimet tani po vazhdojnë me dyer të mbyllura, por ne do të kthehemi me përditësime kur Lavrov dhe Guterres të mbajnë një konferencë për shtyp më vonë.
Tërmet në Maqedoni

Tërmet në Maqedoni

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
25/04/2022. 15:14 Mëngjesin e sotëm janë regjistruar dridhje të tokës në territorin e Maqedonisë së Veriut. Obserbatori Seizmologjik pranë Fakultetit matematiko-natyror në Shkup bën të ditur se mëngjesin e sotëm, gjegjësisht rreth orës 06:36 është regjistruar tërmet me intensitet prej 2,8 ballëve sipas shkallës Riter. Tërmeti ka qenë me epiqendër në Kresnë të Pehçevës. Dridhjet e tokës gjithashtu janë ndjerë në Delçevë, Berovë dhe Pehçevë, raport Alsat-mk.
​Kurti uron presidentin Macron: Pres të vazhdojmë bashkëpunimin tonë

​Kurti uron presidentin Macron: Pres të vazhdojmë bashkëpunimin tonë

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
24/04/2022 22:20 Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka uruar Emmanuel Macron me rastin e rizgjedhjes në postin e presidentit të Francës. Kurti në një postim në Twitter ka shkruar se fitorja e Macron është një shpresë mbi frikën dhe një shans i ri për Francën që të ndihmojë të bashkojë Evropën në paqe, demokraci dhe solidaritet. “Pres që të vazhdojmë bashkëpunimin tonë dhe të promovojmë vlerat tona të përbashkëta”, ka shkruar Kurti. Më herët, Macron ka marrë urime edhe nga presidentja Vjosa Osmani.
​Macron në fjalimin e parë pas fitores: Jam presidenti i të gjithëve

​Macron në fjalimin e parë pas fitores: Jam presidenti i të gjithëve

BOTË, LAJME
24/04/2022 22:05 Emmanuel Macron u zgjodh për një mandat të dytë si president francez të dielën në mbrëmje me 58.8% të votave, sipas një vlerësimi nga instituti i sondazheve Ipsos. Sfiduesi i tij i ekstremit të djathtë Marine Le Pen fitoi 41.2% të votave në zgjedhjet që panë shkallën më të lartë të abstenimit në vend në 50 vjet. Macron, 44-vjeç, fitoi 58.8% të votave në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale më 24 prill, kundrejt 41.2% për Marine Le Pen (53), sipas vlerësimeve nga Ipsos. Le Pen e përshkroi humbjen e saj si një “fitore goditëse” dhe tha se ajo po fillonte një “betejë të madhe” për zgjedhjet parlamentare të qershorit. Norma e abstenimit u vendos në 28.2% nga Ipsos, 1.9 pikë më shumë se raundi i parë dhe 2.7 pikë nga raundi i dytë në 2017. Në fjalimin e tij pas fitor...
28 vjeçarja që vdiq nga tërmeti në Bosnje, është shqiptare

28 vjeçarja që vdiq nga tërmeti në Bosnje, është shqiptare

BOTË, LAJME
24/04/2022 14:32 Një vajzë 28 vjeçare e ka humbur jetën si pasojë e një tërmeti që goditi Bosnjë e Hercegovinën të premtën. Gjatë së shtunës mediat shqiptare treguan se bëhet fjalë për Elmira Sefon. Vdekja e saj erdhi si pasojë e një shkëmbi të madh që ra mbi shtëpinë e saj. Prindërit e saj po ashtu mbetën të lënduar. Epiqendra e tërmetit me magnitudë 5,7, sipas EMSC, ka qenë në Stolac të Bosnje-Hercegovinës, pranë Dubrovnikut të Kroacisë. Dridhjet e forta u ndjenë edhe në Shqipëri.
Agresioni rus në Ukrainë me pasoja për refugjatët kudo në botë

Agresioni rus në Ukrainë me pasoja për refugjatët kudo në botë

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
24/04/2022 10:42 Organizata e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) paralajmëron për ndikimet negative të luftës për refugjatët kudo në botë. UNHCR konstaton një keqësim të dukshëm të situatës së refugjatëve në të gjithë botën për shkak të agresionit ushtarak në Ukrainë. “Konflikti e ka keqësuar edhe më tej situatën e 84 milionë njerëzve në botë të larguar nga vendlindja, kjo pas ngushticave botërore në furnizimet ushqimore dhe shtrenjtimit të ndjeshëm të ushqimeve”, është shprehur Roland Bank nga dega e UNHCR-së për Gjermaninë. Miliona vetë kanë humbur burimet e të ardhurave si pasojë e pandemisë dhe krizën ekonomike të lidhur me të. “Frika është se kriza e Ukrainës do të ashpërsojë edhe më shumë këtë vit mungesat e artikujve ushqimorë dhe shtrenjtësinë”, ka thënë ai. Çmimet...
div.meta-author { display:none; }