News That Matters

BOTË

Pas kërcënimeve nga Rusia, BE-ja zotohet se do të rrisë ndihmën ushtarake për Moldavinë

Pas kërcënimeve nga Rusia, BE-ja zotohet se do të rrisë ndihmën ushtarake për Moldavinë

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
04/05/2022 13:16 Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka premtuar rritjen e ndihmës ushtarake për Moldavinë, teksa në rajonin separatist të mbështetur nga Moska, Transdniester, janë raportuar disa incidente që çuan në akuzat ndaj Rusisë se po dëshiron që ta destabilizojë këtë shtet ish-sovjetik dhe ta përfshijë në luftën e saj kundër Ukrainës. “Këtë vit planifikojmë të rrisim ndjeshëm mbështetjen tonë për Moldavinë, duke i ofruar forcave të saj të armatosura pajisje shtesë ushtarake”, tha Michel gjatë një konference të përbashkët për media me presidenten moldave, Maia Sandu. Gjatë kësaj konference më 4 maj në Moldavi, ai nuk dha më shumë detaje për këtë çështje. Michel po ashtu u zotua që ta mbështesë Moldavinë kundër sulmeve kibernetike dhe dezinformatave, duke shtuar se sh...
Macroni, Putinit: Ndaloni sulmet katastrofike në Ukrainë

Macroni, Putinit: Ndaloni sulmet katastrofike në Ukrainë

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
03/05/2022. 22:19 Presidenti francez Emanuel Macron i ka kërkuar Vladimir Putinit të ndalojë agresionin katastrofik në Ukrainë. Gjatë bisedës telefonike që zgjati më shumë se dy orë Macroh shprehu shqetësimin për situatën një Donbas dhe Mariupol, ndërsa i bëri thirrje Rusisë të lejojë operacionet e evakuimit nga fabrika e çelikut Azvostal në Mariupol. Siç u bë e ditur, presidenti francez u fokusua tek efektet e agresionit rus, ndërsa iu drejtua Putinit me një thirrjeje të re për armëpushim, shkruan abcnews.al. Macron i bëri thirrje Rusisë që t’i japë fund agresionit të saj shkatërrues dhe të marrë përsipër përgjegjësitë e saj si një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit. Në fillim të kësaj jave, presidenti francez foli me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe shp...
Termet në Greqi

Termet në Greqi

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
29/04/2022 17:46 Një tërmet i fortë me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter është ndjerë në orën 17:01 në jug të prefekturës së Heraklionit në Kretë. Greqia ka pasur një aktivitet të lartë sizmik gjatë këtyre ditëve pasi janë raportuar disa tërmete të madhësive të ndryshme.
Abazoviq nis punën: Nga sot, seancat e qeverisë do të jenë të hapura

Abazoviq nis punën: Nga sot, seancat e qeverisë do të jenë të hapura

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
29/04/2022. 17:39 Dritan Abazoviq menjëherë e ka nisur punën si kryeministër i Malit të Zi dhe tashmë ka marrë edhe vendimin e parë. Abazoviq ka njoftuar se nga sot seancat e Qeverisë së Malit të Zi do të jenë të hapura për publikun, duke shtuar se qytetarët duhet të jenë pjesë e vendimmarrjes. “Duke filluar nga sot, seancat e Qeverisë së Malit të Zi do të jenë të hapura për publikun. Rritja e transparencës së përgjithshme dhe forcimi i besimit në institucionet e sistemit. Qytetarët duhet të përfshihen plotësisht në procesin e vendimmarrjes. 🎥📺”, ka shkruar Abazoviq në Facebook. Dritan Abazoviq është shqiptari i parë që është zgjedhur kryeministër i Malit të Zi.
Sa ministra shqiptarë ka qeveria e drejtuar nga Abazoviq?

Sa ministra shqiptarë ka qeveria e drejtuar nga Abazoviq?

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
28\04\2022 21:31 Dritan Abazoviq është kryeministri i parë shqiptar i Malit të Zi. Para se të votohej si kryeministër nga Kuvendi i Malit të Zi, Abazoviq e ka propozuar kabinetin e tij qeveritar. Qeveria e drejtuar nga ai, brenda kabinetit të tij, do t’i ketë dy ministra shqiptarë. Ministrinë e Administratës Publike do ta drejtojë Marash Dukaj. Ndërkaq, ajo e të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave do të drejtohet nga Fatmir Gjeka. Nga 45 deputetët e Kuvendit të Malit të Zi, 42 votuan pro që Dritan Abazoviq të jetë kryeministër i Malit të Zi, ndërkaq tre ishin kundër.
Dritan Abazoviq zgjidhet kryeministër i Malit të Zi

Dritan Abazoviq zgjidhet kryeministër i Malit të Zi

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
28\04\2022 20:53 Në Cetinje sot është mbajtur seanca e Kuvendit, në të cilën deputetët kanë votuar për kryetarin e Kuvendit dhe për Qeverinë e 43-të e Malit të Zi. Në këtë drejtim, sipas mediave atje, përcjell Telegrafi, kryetare e Kuvendit të Malit të Zi është zgjedhur deputetja Danijela Gjuroviq. Për zgjedhjen e Gjuroviç votuan 45 deputetë, ndërsa tre ishin kundër. Ndërsa siç edhe ishte pritur, për kryeministër i vendit është votuar Dritan Abazoviq. Ndryshe, ky sesion tërhoqi shumë vëmendjen e publikut, ndaj ngjarja është pasqyruar nga mediat malazeze dhe rajonale. Sipas një njoftimi të mëhershëm, Qeveria pritet të përbëhet nga Lëviza Qytetare URA, të cilën e udhëheq Abazoviq, Partia Popullore Socialiste, e cila është pro-serbe, Partia Social-Demokrate dhe partitë kombëtare të s...
Abazoviq para deputetëve: Qeveria e re bazohet në dy shtylla kryesore

Abazoviq para deputetëve: Qeveria e re bazohet në dy shtylla kryesore

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
28\04\2022 16:13 Dritan Abazoviq ka theksuar se qeveria e re e Malit të Zi, do të bazohet në dy shtylla kryesore – sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik, të cilat kanë pesë linja prioritet të veprimit, përkatësisht: lufta kundër korrupsionit, investime më të qëndrueshme, integrimi në Bashkimin Evropian, zhvillimi i qëndrueshëm dhe mbrojtjen e mjedisit dhe afirmimin e fëmijëve dhe të rinjve. Ai shtoi se të gjithë anëtarët e Qeverisë janë të obliguar të merren me të ardhmen e Malit të Zi, e jo me kapjen e tij të mëtejshme me të kaluarën. ”Prandaj jam krenar që për herë të parë subjektet që nuk kanë bashkëpunuar drejtpërdrejt deri më tani do të punojnë së bashku”.
Danijela Gjuroviq zgjidhet kryetare e Kuvendit të Malit të Zi

Danijela Gjuroviq zgjidhet kryetare e Kuvendit të Malit të Zi

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
28\04\2022 15:20 Deputetja e PKSH-së, Danijela Gjuroviq, është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Malit të Zi. Ajo u zgjodh me 45 vota pro, e tre kundër. Pas zgjedhjes së saj ajo para të pranishmëve bëri edhe betimin. “Betohem se do ta kryej detyrën time sipas Kushtetutës dhe ligjit, me ndershmëri, përgjegjësi dhe ndërgjegje. Kështu më ndihmoi Zoti”.
NATO e gatshme të mbështesë Ukrainën për vitet në vijim, thotë Stoltenberg

NATO e gatshme të mbështesë Ukrainën për vitet në vijim, thotë Stoltenberg

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
28\04\2022 15:10 Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, thotë se aleanca ushtarake është e gatshme të mbështesë Ukrainën për vitet e ardhshme në luftën kundër Rusisë. Duke folur në një samit të të rinjve në Bruksel, Stoltenberg tha se “ne duhet të jemi të përgatitur për një afat të gjatë”. Ai shtoi se “ekziston absolutisht mundësia që kjo luftë të zvarritet dhe të zgjasë me muaj e vite”. Vendet e NATO-s – krahas vendeve që nuk janë pjesë e aleancës u takuan në Ramstein, Gjermani, në fillim të kësaj jave për të diskutuar se si mund të mbështesin mbrojtjen dhe sigurinë e Ukrainës. Shefi i NATO-s tha se aleatët e Ukrainës po përgatiten t’i japin asaj armë të standardeve të NATO-s. Disa vende kanë dërguar ndihmë ushtarake dhe ndihmë financiare në Ukrainë që nga pushtim...
div.meta-author { display:none; }