News That Matters

BOTË

SHBA e dërgon më afër Izraelit aeroplanmbajtësen “USS Gerald Ford” pas sulmit të Hamasit

SHBA e dërgon më afër Izraelit aeroplanmbajtësen “USS Gerald Ford” pas sulmit të Hamasit

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë anije dhe avionë ushtarakë më pranë Izraelit në Mesdheun Lindor në një demonstrim mbështetjeje pas sulmit të Hamasit, tha Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin. Sekretari Austin shtoi se Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë municione për Izraelin dhe se ndihma për sigurinë do të fillojë të dërgohet të dielën. Pentagoni do të shtojë gjithashtu avionë luftarakë në rajon, tha ai. Presidenti amerikan Joe Biden i tha kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu të dielën se ndihma shtesë për Forcat e Mbrojtjes izraelite ishte nisur për në Izrael dhe mbështetje e mëtejshme do të vazhdonte në ditët në vijim, tha Shtëpia e Bardhë pas telefonatës mes tyre. Zoti Austin tha se ka urdhëruar zhvendosjen e një flote anijesh që përfshin aeroplanmbajtësen Ford, më pranë...
Ku do të mund të udhëtoni pa viza nga 1 janari 2024 dhe cilat janë kushtet

Ku do të mund të udhëtoni pa viza nga 1 janari 2024 dhe cilat janë kushtet

BOTË, KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Ambasada gjermane ka njoftuar se nga 1 janari 2024, kosovarët që kanë pasaportë biometrike, mund të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen. Ne cilat shtete ju mund të udhëtoni pa viza? “Me një pasaportë biometrike të vlefshme të Kosovës mund të udhëtoni pa viza në vendet e mëposhtme të BE-së: Austri, Belgjikë, Bullgari, Kroaci, Qipro, Republikën Çeke, Danimarkë, Estoni, Finlandë, Francë, Gjermani, Greqi, Hungari, Itali, Letoni, Lituani , Luksemburg, Maltë, Holandë, Poloni, Portugali, Rumani, Sllovaki, Slloveni dhe Suedi. Gjithashtu mund të udhëtoni në vendet e Shengenit: Zvicër, Norvegji, Lihtenstein dhe Islandë. Ju nuk mund të udhëtoni në Spanjë. Duhet të keni gjithmonë informacion për qëllimin e vizitës suaj, vendin e akomodimit/ku do të qëndroni gjatë vizitës, biletat kthy...
Shitet për shifrën marramendëse mikrofoni që Cardi B qëlloi fansen në koncert

Shitet për shifrën marramendëse mikrofoni që Cardi B qëlloi fansen në koncert

BOTË, KURIOZITETE, LAJME, SHOWBIZ, Storiet Kryesore
Dy javë pasi reperja Cardi B mori vëmendjen e mediave pasi gjuajti me mikrofon një fanse, është shitur në eBay për pothuajse 90 mijë euro. Për një verë të pa harrueshme! Na kontaktoni: +355695599916 Rruga e Detit, Golem, Albania Mikrofoni u hodh në ankand nga pronari i një kompanie, i cili tha se të gjitha fitimet shkojnë për bamirësi. Scott Fisher tha për CBS se fillimisht kishte shpresuar se oferta do të arrinte në katër mijë euro.
Gjenerali amerikan: Do të vazhdojmë ta përkrahim FSK-në

Gjenerali amerikan: Do të vazhdojmë ta përkrahim FSK-në

BOTË, KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovë, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur sot në takim Zëvendëskomandantin e ushtrisë amerikane për Evropë dhe Afrikë, gjenerallejtënant Andrew Rohling.Siç njofton FSK, të dy u pajtuan për intensifikim të bashkëpunimit dhe konkretizim të projekteve, që qëllim kanë zhvillimin profesional dhe të FSK-së.“Gjeneral Jashari, ka vlerësuar lartë bashkëpunimin e deritanishëm mes FSK dhe Komandës së Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë, duke e falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme, si në fushën e trajnimeve, po ashtu në projekte të ndryshme infrastrukturore. Të dy Gjeneralët u dakorduan për intensifikim të bashkëpunimit dhe konkretizim të projekteve, të cilat kanë për qëllim zhvillimin profesional dhe taktik të FSK-së”, thuhet në n...
Mbi 5 vjet burgim e 14 vjet dëbim nga shteti – Zvicra dënon kosovarin për hedhjen e bankomatit në erë

Mbi 5 vjet burgim e 14 vjet dëbim nga shteti – Zvicra dënon kosovarin për hedhjen e bankomatit në erë

BOTË, KURIOZITETE, LAJME, Storiet Kryesore
Ndonëse është shkaktuar një dëm pronësie që arrinte në rreth 70 mijë franga, autorët janë larguar pa marrë asgjë. Gjykata e Qarkut Bülach ka dënuar një burrë 47-vjeçar për hedhjen në erë të një bankomati, delikt që ai e kishte kryer në Dietlikon në gusht të vitit 2021. Kosovari është dënuar me burg për 5 vjet e 4 muaj. Pas dënimit me burg, ai do të dëbohet nga Zvicra për 14 vjet. Gjykata e ka konsideruar si të provuar se 47-vjeçari ishte i përfshirë në shpërthimin e ATM-së më 31 gusht 2021 në një qendër tregtare në Dietlikon, është shprehur kryetari i trupit gjykues të martën, kur është marrë  vendimi. Nuk dihet se kush ishte bashkëpunëtori i tij në atë rast. Megjithatë, një person i dytë është parë në pamjet e kamerave të vëzhgimit. Më 31 gusht 2021, autorët hynë n...
24 vjet nga përfundimi i bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe

24 vjet nga përfundimi i bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe

BOTË, KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Javier Solana, më 10 qershor 1999 lëshoi urdhrin për ndalimin e bombardimit, kurse Këshilli i Sigurisë së OKB-së, po në të njëjtën ditë ka miratuar rezolutën 1244, ku janë dërguar 37.200 ushtarë të KFOR-it nga 36 shtete. Më 12 qershor të vitit 1999, në Kosovë kanë zbarkuar trupat e para të këmbësorisë së NATO-s, ndërsa ka nisur largimi i forcave serbe. Misioni ishte i ndarë në pesë zona të përgjegjësisë, që i përkisnin KFOR-it amerikan, anglez, francez, gjerman dhe italian. Me hyrjen e NATO-s, në Kosovë ka nisur edhe vendosja e misionit të përkohshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, i cili do të administronte vendin për një periudhë të caktuar kohore. Në të njëjtën kohë, është shpërbërë edhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës, pë...
OSBE del me udhërrëfyes për depërshkallëzimin e situatës në veri

OSBE del me udhërrëfyes për depërshkallëzimin e situatës në veri

BOTË, KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Misioni i OSBE-së që udhëhiqet nga Maqedonia e Veriut, konkretisht ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka prezantuar disa hapa për arritjen e paqes së qëndrueshme dhe stabilitetit në Kosovë si dhe rrugët përpara për kthimin dhe pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në proceset demokratike. Në Twitter, ai ka publikuar nëntë hapa për këtë: Kosova dhe Serbia ri afirmojnë përkushtimin e tyre ndaj marrëveshjes bazë dhe Protokollit të Ohrit; Kosova i tërheqë forcat e Policisë Speciale, ndërsa Serbia ulë gatishmërinë luftarake të Forcave të Armatosura; Policia e rregullt, me asistencën dhe KFOR-in e EULEX-in, marrin përsipër sigurinë në terren; Protestat anulohen, rikthehen funksionet dhe shërbimet komunale. Vazhdon jeta normale. U jepet aksesi punonjësve...
NATO mirëpret dërgimin e ushtarëve turq në Kosovë pas ngjarjeve në veri

NATO mirëpret dërgimin e ushtarëve turq në Kosovë pas ngjarjeve në veri

BOTË, KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Ministria e Mbrojtjes së Turqisë përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se do të nisë për në Kosovë një batalion rezervë të ushtarëve pas kërkesës së bërë nga NATO. Një vendim i tillë i NATO-s për rritjen e numrit të forcave në Kosovë ka ardhur pas ngjarjeve dhe tensioneve në veri të Kosovës. Këtë vendim të Turqisë e ka mirëpritur Komanda e Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, e cila tha se KFOR po monitoron situatën nga afër. “Mirëpresim vendosjen e Batalionit Rezervë Operacional të Turqisë në Kosovë për ta përforcuar KFOR-in. JFC Napoli po monitoron nga afër situatën dhe KFOR-i mbetet i përkushtuar në ndërtimin e një mjedisi të sigurt dhe të qetë në Kosovë”. Ushtarët turq do të vendosen në Kazermën “Sulltan Murat” përgjatë katër dhe pesë qershorit. Në k...
Hazard po largohet nga Real Madridi

Hazard po largohet nga Real Madridi

BOTË, LAJME, SPORT
Eden Hazard do të largohet nga Real Madridi. Klubi e lojtari belg kanë vendosur ta shkëpusin kontratën me marrëveshje të dyanshme. Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të Real Madridit, të shtunën mbrëma. Hazard llogaritet lojtar i Realit deri më 30 qershor. Hazard asnjëherë nuk ka shfaqur atë që është pritur te Real Madridi. Ka luajtur katër vjet, ndërsa ka fituar tetë trofe. Hazard 32-vjeçar, iu bashkua Madridit në vitin 2019, pasi shkëlqeu për shumë vjet te Chelsea. Por te Reali asnjëherë nuk ishte prej lojtarëve të rëndësishëm, ndër të tjera edhe për shkak të lëndimit. Sipas mediave të huaja, përfundimi i karrierës është opsion për Hazardin.
Komandanti i KFOR-it: Po të mos ndërhynim në veri, tani do të mbanim zi për të vdekurit

Komandanti i KFOR-it: Po të mos ndërhynim në veri, tani do të mbanim zi për të vdekurit

BOTË, KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Komandanti i KFOR-it, Angelo Michelle Ristuccia, duke folur për gjendjen në veri tha se po të mos ndërhynte KFOR’i në Zveçan, “tani do të ishim duke mbajtur zi për të vdekurit”. Ai ka thënë se në Zveçan ka pasur njerëz të cilët “me qëllim e kanë nxitur turmën” e banorëve serbë të cilët janë mbledhur prej katër ditësh para objektit komunal, tha ai në “La Republica”. Rreth 30 ushtarë të KFOR’it kanë mbetur të lënduar gjatë përplasjeve me protestuesit serbë, para objektit të Komunës së Zveçanit.  Njëmbëdhjetë ushtarë janë të kontingjentit italian dhe 19 të tjerë janë të kontingjentit hungarez. Situata në veri të vendit është tensionuar nga dita e premte, kur Policia e Kosovës asistoi kryetarët e zgjedhur të komunave në veri, që të hynin në zyret e tyre në objektet komunale, ...
div.meta-author { display:none; }