News That Matters

BOTË

Osmani uron presidentin e ri të Emirateve të Bashkuara Arabe

Osmani uron presidentin e ri të Emirateve të Bashkuara Arabe

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
16/05/2022. 17:52 Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar presidentin e ri të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), sheikun Mohamed bin Zayed. Ajo ka thënë se nën lidershipin e presidentit të ri arab, Kosova dhe Emiratet e Bashkuara Arabe do të kenë marrëdhënie të shkëlqyera. “Në emër të qytetarëve të Kosovës, i uroj lartësisë së tij, sheikut Mohamed bin Zayed suksese si president i Emirateve të Bashkuara Arabe. Jam e bindur se nën lidershipin e tij, marrëdhëniet mes Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara do të forcohen, duke u ndërtuar në marrëdhënie tashmë të shkëlqyeshme”, ka shkruar Osmani në llogarinë e vet në “Twitter”. Kujtojmë se sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan është zgjedhur president i ri i Emirateve të Bashkuara Arabe në vend të ish-presidentit, sheik Khalifa bin Zayed A...
​Zviceranët votuan në referendum për dhurimin automatik të organeve

​Zviceranët votuan në referendum për dhurimin automatik të organeve

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
15/05/2022 18:20 Shumica e votuesve në Zvicër mbështetën kalimin në një sistem automatik të dhurimit të organeve, përveç në rastet kur një dhurues i mundshëm ishte shprehur qartë kundër tij përpara vdekjes së tij, sipas sondazheve të daljes pas referendumit të sotëm. Rreth 59 për qind e votuesve e mbështetën ndryshimin, sipas një sondazhi nga instituti i sondazheve gfs.bern. Ndryshimi i ligjit do të nënkuptonte që pacientët në nevojë do të merrnin organet e nevojshme shumë më shpejt, sepse të gjithë njerëzit do të konsideroheshin dhurues organesh nëse nuk e kundërshtojnë atë përgjithmonë. Aktualisht është në fuqi një ligj që kërkon që qytetarët zviceranë të vendosin nëse do të bëhen donatorë, por qeveria po bën fushatë për një ndryshim që do të lejonte pacientët e sëmurë rëndë të marrin...
Vokalisti i grupit fitues së Eurovision: Jam gati edhe të luftoj për Ukrainën

Vokalisti i grupit fitues së Eurovision: Jam gati edhe të luftoj për Ukrainën

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
15/05/2022. 16:08 Mbrëmë Ukraina doli e para në festivalin e këngës Eurovision, ishte bendi Kalush me këngën Stefania që i sollën Kievit fitoren. Vokalisti i Orkestrës Kalush, Oleh Psiuk, në një deklaratë për media ka thënë se është i gatshëm t’i shërbejë edhe ushtarakisht shtetit të tij, pos muzikës. “Është e vështirë të them se çfarë do të bëj, sepse kjo është hera e parë që fitoj Eurovizionin. Si çdo ukrainas, unë jam gati të luftoj dhe të shkoj deri në fund”,ka thënë Psiuk, shkruan AP. “Stefania” i ka mposhtur 24 shtete tjera konkuruese në finale e madhe të dielën. Vendin e dytë në Eurovision e zuri Britania e Madhe me këngëtarin Sam Rydar.
Finlanda përfundimisht aplikon për anëtarësim në NATO

Finlanda përfundimisht aplikon për anëtarësim në NATO

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
15/05/2022. 13:56 Presidenti dhe qeveria e Finlandës njoftuan se vendi nordik synon të aplikojë për anëtarësim në NATO, duke i hapur rrugën aleancës ushtarake Perëndimore prej 30 anëtarësh që të zgjerohet, mes luftës së Rusisë në Ukrainë. Presidenti Sauli Niinisto dhe kryeministrja Sanna Marin e bënë njoftimin në një konferencë të përbashkët shtypi në Pallatin Presidencial në Helsinki. Parlamenti finlandez pritet të miratojë vendimin në ditët në vijim, por ai konsiderohet një formalitet. Një aplikim zyrtar për anëtarësim do të dorëzohet më pas në selinë e NATO-s në Bruksel, ka shumë të ngjarë në një moment të caktuar të javës së ardhshme, raporton AP, transmeton Klankosova.tv. Finlanda ndan një kufi prej 1 mijë e 340 kilometrash me Rusinë, ndërkohë që kjo e fundit e ka paralajmëruar...
Sot, Dita Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Klimës

Sot, Dita Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Klimës

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
15/05/2022. 09:41 Derisa sot në shënohet Dita Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Klimës, temperatura mbi sipërfaqen e tokës është rritur me një gradë që nga fillimi i industrializimit. Ky është rezultati i përllogaritjeve të kryera nga shërbimi meteorologjik britanik. Nëse planeti do të vazhdojë të ngrohet, pasojat e ndryshimeve klimaterike do të arrijnë përmasa katastrofale, parashikojnë ekspertët e klimës. Studiuesit mendojnë, se pasojat më të rënda të ndryshimit të klimës do të mund të shmangen, vetëm nëse Toka nuk do të ngrohet me më shumë se dy gradë. Ndryshe, marrëveshja e nënshkruar në vitin 2015 në Paris që udhëzon shtetet e Ballkanit Perëndimor që t’i rishikojnë strategjitë për energjinë mund të jetë edhe pjesë qenësore e angazhimit të këtyre shteteve drejt integrimit në Bashkimin...
Sheiku bëhet Presidenti i ri i Emirateve të Bashkusta Arabe

Sheiku bëhet Presidenti i ri i Emirateve të Bashkusta Arabe

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
14\05\2022 16:31 Këshilli i Lartë Federal i Emirateve të Bashkuara Arabe zgjodhi të shtunën sundimtarin e Abu Dhabit, Sheikh Mohamed bin Zayed bin Sultan Al Nahyan, si president të ri të Emirateve të Bashkuara Arabe. Kështu, Sheikh Mohammed (61) u bë presidenti i tretë i Emirateve të Bashkuara Arabe ndërsa raportohet se ai ka një pasuri që kap shifrat e 15 miliardë dollarëve, raporton reuters. Sundimtari i Dubait dhe kryeministri i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Rashid al Maktoum, thuhet se është pajtuar me këtë lëvizje dhe i ka uruar suksese Al Nahyanit. Ish-presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Khalifa bin Zayed al Nahyan ndërroi jetë të premten, më 13 maj. Këshilli i Lartë Federal u mblodh sot për të zgjedhur presidentin e ri të Emirateve të Bashkuara A...
Vdes një nga sundimtarët më të pasur në botë

Vdes një nga sundimtarët më të pasur në botë

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
14/05/2022. 11:20 Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Khalifa Bin Zayed Al Nahyan, ndërroi jetë sot në moshën 73-vjeçare. Zyrtarë të këtij shteti theksuan se periudha e zisë për vdekjen e presidentit do të fillojë sot dhe do të zgjasë 40 ditë ndërsa gjatë kësaj periudhe flamujt shtetëror do të ulen në gjysmështizë. Puna në ministri si dhe në sektorin privat gjithashtu do të pezullohet për tre ditë, raporton cnn. “Ministria e Çështjeve Presidenciale u shpreh ngushëllime popullit të Emirateve të Bashkuara Arabe, kombet arabe dhe islamike për vdekjen e Madhërisë së Tij, Kalif Bin Zayed Al Nahyan, President i Emirateve të Bashkuara Arabe”, thuhet në njoftim. Fuqia e familjes në pushtet të Abu Dhabit vjen nga nafta dhe gazi. Abu Dhabi ka rezervat më të mëdha të naftës dhe g...
ShBA-ja bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë

ShBA-ja bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
13\05\2022 17:54 SHBA-ja ka insistuar që Rusia të zbatojë një armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë, pasi konflikti, i nisur në fund të shkurtit, vazhdon të intensifikohet. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, foli sot me homologun e tij rus Sergei Shoigu dhe theksoi nevojën që të dyja palët t’i dorëzojnë armët. Ai gjithashtu përsëriti rëndësinë e mbajtjes së linjave të komunikimit, sipas Pentagonit. Kjo është hera e parë që Austin flet me Shoigu, që nga 18 shkurti, tha në një deklaratë zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby.
Tërmet në Serbi

Tërmet në Serbi

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
10/05/2022. 22:36 Një tërmet ka ndodhur para pak çastesh në Serbi, saktësisht në orën 21:38. Epiqendra e tërmetit ishte në afërsi të Krushevcit. Më saktësisht 17 kilometra në verilindje të Krushevcit dhe 46km larg Nishit. Sipas Qendrës për Informim rreth Tërmeteve në Evropë (CSEM) tërmeti në Serbi ka qenë i fuqisë 4 shkallë të Rihterit. Deri më tash nuk është raportuar për pasoja eventuale. Dridhje të ngjashme në këtë rajon janë dëgjuar edhe në orët e para të pasdites së sotme.
OKB voton që Republika Çeke ta zëvendësojë Rusinë në Këshillin e të Drejtave të Njeriut

OKB voton që Republika Çeke ta zëvendësojë Rusinë në Këshillin e të Drejtave të Njeriut

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
10\05\2022 19:10 Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka votuar që Republika Çeke të zëvendësojë Rusinë në organizmin kryesor të të drejtave të njeriut të organizatës botërore pas pezullimit të Moskës mbi akuzat për shkelje të të drejtave nga ushtarët e saj në Ukrainë. Republika Çeke ishte kandidati i vetëm për vendin në Këshillin e të Drejtave të Njeriut prej 47 anëtarësh. Vendet në panelin me bazë në Gjenevë janë të ndara midis grupeve rajonale dhe një zëvendësim për Rusinë duhej të vinte nga një vend i Evropës Lindore, raporton Sky News. Në votimin e fshehtë të së martës, 180 nga 193 anëtarët e Asamblesë së Përgjithshme depozituan fletëvotimet, ku rezultati ishte 157 vende në favor të Republikës Çeke dhe 23 abstenime. Asambleja miratoi një rezolutë të iniciuar nga ShBA-ja më 7 p...
div.meta-author { display:none; }