News That Matters

BOTË

Gjermania porosit 40 mijë vaksina si përgatitje për përhapjen e lisë së majmunëve

Gjermania porosit 40 mijë vaksina si përgatitje për përhapjen e lisë së majmunëve

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
24/05/2022. 16:15 Gjermania ka porositur 40.000 vaksina të kompanisë “Bavarian Nordic” për t’i vaksinuar kontaktet e mundshme të personave të infektuar me linë e majmunit, nëse sëmundja përhapet më shumë në këtë vend. Ministri i Shëndetësisë i Gjermanisë, Karl Mauterbach, tha të martën se masat si izolimi për tri javë, të rekomanduara për personat e infektuar, tash për tash do të mjaftojnë për ta mbajtur nën kontroll përhapjen. “Nëse infeksionet përhapen tutje, ne do të duam që të jemi të përgatitur për vaksinim të mundshëm unazor, që ende nuk është rekomanduar në këtë pikë, por që mund të bëhet i nevojshëm”, shtoi ai, duke iu referuar strategjisë për vaksinimin e atyre që kanë pasur kontakt me një person të infektuar....
Franca: Nevojiten 15 ose 20 vjet që Ukraina të hyjë në BE

Franca: Nevojiten 15 ose 20 vjet që Ukraina të hyjë në BE

BOTË, LAJME
22/05/2022 Një ofertë e Ukrainës për t’u bashkuar me BE-në nuk mund të finalizohej për 15 ose 20 vjet, tha ministri i Francës për Çështje Evropiane. “Duhet të jemi të sinqertë. Nëse thoni se Ukraina do të bashkohet me BE-në pas gjashtë muajsh, ose një ose dy vitesh, ju gënjeni. Kjo është ndoshta pas 15 ose 20 vjetësh, do shumë kohë”, tha Clement Beaune për Radio J në Paris. Komentet e tij hodhën ujë të ftohtë mbi shpresat e Volodymyr Zelensky për hyrje të përshpejtuar në bllok në vazhdën e pushtimit të Rusisë. Beaune përsëriti ofertën e presidentit Emmanuel Macron për të krijuar një “komunitet politik evropian” më të lirë që mund të ndihmojë në integrimin e Ukrainës më shpejt. “Unë nuk dua t’u ofroj ukrainasve asnjë iluzion apo gënjeshtër”, tha ai. Zelensky ka hedhur poshtë “kompromis...

Biden nënshkruan projektligjin për financimin e Ukrainës

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
21/05/2022. 14:32 Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka nënshkruar një projekt-ligj për të ofruar rreth 40 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën. Shtëpia e Bardhë bën të ditur se e gjithë kjo vjen si pjesë e përpjekjeve për të rritur mbështetjen ushtarake për ta, shkruan Aljazeera. Projektligji, i cili do të përcjellë mbështetjen për Ukrainën për rreth pesë muajt e ardhshëm, përfshin rreth 6 miliardë dollarë të buxhetuara për automjetet e blinduara dhe mbrojtjen ajrore.
Rusia ia ndal gazin Finlandës

Rusia ia ndal gazin Finlandës

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
21/05/2022. 14:12 Kompania ruse Gazprom ka ndalur eksportet e gazit për Finlandën fqinje, ka thënë kompania shtetërore finlandeze, Gasum më 21 maj. Gazprom u ka kërkuar shteteve evropiane të paguajnë gazin rus në rubla për shkak të sanksioneve të pashembullta të Perëndimit ndaj Moskës, si pasojë e sulmit të paprovokuar ndaj Ukrainës. Finlanda ka refuzuar një kërkesë të tillë. “Importet e gazit përmes pikës hyrëse Imatra janë ndalur”, ka thënë Gasgrid Finland përmes një deklarate. Imatra është pikë hyrëse e gazit rus në Finlandë. Gazprom ka konfirmuar se ka ndalur “plotësisht dërgesat e gazit” pasi nuk ka pranuar pagesa në rubla “deri në fund të 20 majit”. Gasum ka thënë se gazi natyror do të sigurohet nga rrugë tjera që lidhin Finlandën me Estoninë. Gasum, Qeveria finlandeze dhe...
Zelensky: Lufta do të jetë e përgjakshme, por veç diplomacia mund t’i japë fund

Zelensky: Lufta do të jetë e përgjakshme, por veç diplomacia mund t’i japë fund

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
21/05/2022. 12:57 Lufta në Ukrainë mund të zgjidhet vetëm përmes “diplomacisë”, ka thënë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky. Ky deklarim vjen mes bllokimit të negociatave mes Kievit dhe Moskës, shkruan Aljazeera, transmeton Klankosova.tv. “Fundi do të jetë përmes diplomacisë. Lufta do të jetë e përgjakshme, do të ketë luftime, por do të përfundojë përfundimisht vetëm përmes diplomacisë”, tha ai.

BE-ja u kërkon vendeve anëtare të rimbushin rezervat e municionit

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
18/05/2022. 21:55 Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, është ankuar për atë që ai e quajti një “proces të heshtur çarmatimi”, pasi vendeve anëtare iu kërkua që të plotësojnë shpejt rezervat e tyre të varfëruara të municionit dhe pajisjeve ushtarake. “Ne e kemi zhveshur veten nga armët pa e thënë. Ne kemi reduktuar asetet tona ushtarake midis 2008 dhe 2014 në një mënyrë shumë tronditëse dhe në një mënyrë shumë të pakoordinuar”, tha Borrell në një konferencë në Bruksel, shkruan Aljazeera. BE-ja synon të zhvillojë më shumë dronë dhe aftësi të karburantit, të përmirësojë armaturën e tankeve dhe automjeteve luftarake të Evropës, të forcojë kapacitetet detare dhe të forcojë aftësitë e saj të mbrojtjes kibernetike....
Eurodeputetja shqiptare: NATO do të jetë më e fortë me Suedinë e Finlandën

Eurodeputetja shqiptare: NATO do të jetë më e fortë me Suedinë e Finlandën

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
18/05/2022. 21:36 Arba Kokalari, deputete shqiptare për Suedinë në Parlamentin Evropian, thotë se aplikimi i dy vendeve nordike, Suedisë dhe Finlandës për në NATO, ka ardhur pas kërcënimeve nga Vladimir Putin. “Ka kërcënuar verbalisht dhe ka dërguar dhe avionë ushtarakë që kanë kaluar në kufirin suedez. Ka qenë shumë agresiv”, u shpreh Kokalari. Eurodeputetja tha se mënyra se si i trajton Rusia vendet fqinje vë në pah se sa e rëndësishme është një NATO e fortë. Kokalari tregoi se para luftës në Ukrainë, opinioni publik në Suedi ishte i ndarë, ku shumica ishte kundër hyrjes në NATO. “Pas luftës opinioni është pro NATO-s dhe shumica e partive politike e mbështesin hyrjen në NATO. 6 nga 8 partitë politike në Suedi janë pro”, tha Kokalari. Deputetja e Parlamentit Evropian shprehet e ...
Turqia kundër anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO, deklarohet presidenti finlandez

Turqia kundër anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO, deklarohet presidenti finlandez

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
17/05/2022. 14:32 Turqia është deklaruar kundër anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO. Pavarësisht kësaj, presidenti finlandez, Sauli Niinisto, ka thënë se Finlanda dhe Suedia do të jenë në gjendje të arrijnë një marrëveshje me Turqinë lidhur me kundërshtimin e Ankarasë që këto dy shtete nordike t’i bashkohen aleancës së NATO-s. “Deklaratat nga Turqia kanë ndryshuar shpejt dhe u bën më të ashpra gjatë ditëve të fundit. Por, jam i sigurt se me ndihmën e diskutimeve konstruktive, ne do të arrijmë ta zgjidhim këtë situatë”, ka thënë Niinisto. Suedia më 17 maj zyrtarisht ka aplikuar për anëtarësim në aleancën ushtarake perëndimore, NATO, ndërsa Finlanda pritet që ta bëjë të njëjtën gjë së shpejti. Këto dy shtete kanë argumentuar se pushtimi rus i Ukrainës ka ndryshuar situatën ...
Suedia e nënshkruan aplikimin për anëtarësim në NATO

Suedia e nënshkruan aplikimin për anëtarësim në NATO

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
17/05/2022. 13:27 Ministrja e Jashtme e Suedisë Ann Linde, e ka nënshkruar aplikimin për anëtarësim në NATO. Ajo tha se aplikimi mund të marrë kohë deri në një vit. “Kjo është diçka e madhe, serioze. Duket sikur kemi arritur në përfundimin më të miër për Suedinë. Nuk e di sa do të marrë kohë aplikimi jonë, por e kemi llogaritur se mund të marrë deri në një vit. Aplikimi do të dorëzohet këtë javë bashkë me atë të Finlandës”. Ndërkaq kryeministrja e Suedisë Magdalena Andersson tha se NATO është mënyra më e mirë për garantimin e sigurisë së Suedisë. “Anëtarësimi në NATO është mënyra më e mirë për të garantuar sigurinë e Suedisë në kohën e mjedisit të sigurisë të ndryshuar rrënjësisht pas luftës së Rusisë kundër Ukrainës, e cila filloi në shkurt”. Në vazhdim ju sjellim fuqinë ushtarak...
Bideni nënshkruan ligjin për ndalimin e krevateve me shilte dhe atyre të pjerrët për foshnje

Bideni nënshkruan ligjin për ndalimin e krevateve me shilte dhe atyre të pjerrët për foshnje

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
16/05/2022. 19:49 Presidenti amerikan, Joe Biden, e ka nënshkruar një ligj që ndalon përdorimin e dy llojeve të shtretërve për foshnje, atyre me shilte dhe atyre të pjerrët. Në fillim të muajit maj senati amerikan e kaloi Ligjin për Gjumë të Sigurt për Bebet, ku parashihej prodhimi dhe shitja e këtyre dy produkteve të cilat kanë rezultuar të rrezikshme për foshnjet. Ato madje janë lidhur me mbi 200 vdekje të raportuara të foshnjave gjë që edhe e ka nxitur krijimin e këtij ligji. Sarah Thompson, foshnja 15-muajshe e së cilës, Alexander, kishte vdekur më 2011 në një gjumore të pjerrët, kishte luftuar që ky ligj të kalojë, andaj u ndie e lumtur kur një gjë e tillë u realizua. “Kurrë mos e nënvlerësoni mosdorëzimin e një nëne të përvuajtur”, ka thënë ajo. “Tre vjet të punës së madhe m...
div.meta-author { display:none; }