
Rama, Zelenskyt: Kosovën s’e njihni, por ajo ju mbështet sikurse ne
15/06/2022. 21:31
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka përmendur para presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, faktin që shteti i tij nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
Rama ka thënë në konferencën në Kiev se Kosova është e rreshtuar krah me vendet tjera në mbështetje të Ukrainës.
“Ballkani Perëndimor ka 5 vende në Kombet e Bashkuara, të gjitha ato janë rreshtuar krah Ukrainës, pavarësisht historisë së ndryshme, pavarësisht kontekstit të ndryshëm, pavarësisht marrëdhënieve të ndryshme me Rusinë sepse është krejt ndryshe se si e shohim botën përkundrejt Rusisë në qoftë se merrni për shembull Shqipërinë dhe Serbinë apo Malin e Zi dhe Bosnjën. Por të gjitha janë në mbështetje”.
“Por ka edhe një vend të gjashtë, që Ukraina nuk e ka njohur. Kosova, e cila, pavarësisht kësaj, po b...