News That Matters

BOTË

Zelensky do të ftohet të vizitojë Britaninë e Madhe

Zelensky do të ftohet të vizitojë Britaninë e Madhe

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
27/06/2022. 11:01 Sipas The Daily Telegraph, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky mund të ftohet për një vizitë shtetërore në Mbretërinë e Bashkuar. Zyrtarët thuhet se po punojnë për një vizitë të mundshme, por nuk ka gjasa të ndodhë para përfundimit të luftës me Rusinë, raporton Sky News. Masa synon të rrisë besueshmërinë e kryeministrit britanik, Boris Johnson përballë kritikave në rritje ndaj udhëheqjes së tij.
Aksident i rëndë trafiku në Zvicër, vdesin tre persona

Aksident i rëndë trafiku në Zvicër, vdesin tre persona

BOTË, KRONIKA E ZEZË, LAJME
26/06/2022. 17:19 Tre persona kanë mbetur të vdekur pasditën e së shtunës në një aksident ku ishin të përfshirë dy motoçikleta. Rasti ka ndodhur në Zvicër në Pontresina, njofton Policia kantonale e Graubunden. Ata janë në kërkim të dëshmitarëve të cilët mund të kenë informacione lidhur me rastin. Organet e rendit lusin ata që mund të ofrojnë infomacione të kontaktojnë policinë e Oberengadin/Bergell, në numrin e telefonit 081 257 76 80. Rasti po hetohet së bashku edhe me prokurorinë publike të Graubünden, për të mësuar edhe shkakun se si ka ndodhur aksidenti. Përplasja mes dy motoçikletave ka ndodhur në rrugën në Bernina H29 pranë Bernina Suot.
“Ne jemi më të fortë se Putini”, liderët e G7 tallen me shëtitjet e tij me kali

“Ne jemi më të fortë se Putini”, liderët e G7 tallen me shëtitjet e tij me kali

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
26/06/2022. 17:14 Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson, dhe kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau u dukën duke u tallur me “shëtitjet me kuaj” të Vladimir Putin në samitin e G7. Ndërsa liderët botërorë u mblodhën në Gjermani, Johson me shaka pyeti nëse të gjithë duhet të heqin xhaketat për të treguar se “ne jemi më të fortë se Putini”. Derisa kryeministri kanadez, u përgjigj me tallje se ata duhet “të presin për foton”. “Do të dalim me gjoksin zhveshur hipur mbi kalë,” tha ai me shaka, duke iu drejtuar Olaf Scholzit. Johnson thotë më pas “Duhet t’u tregojmë muskujt”, derisa grupi vazhdonte bisedën. Ndryshe, liderët po i referoheshin një fotoje, ku Putin kishte pozuar mbi një kalë gjatë vitit 2009.
Lajçak i zhgënjyer me vendimet për Ballkanin Perëndimor

Lajçak i zhgënjyer me vendimet për Ballkanin Perëndimor

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
24/06/2022. 15:35 Emisari i BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se Samiti BE-Ballkani Perëndimor i ka zhgënjyer sërish vendet e këtij rajoni. Lajçak thotë se kanë ndërmarr vendime për Evropën Lindore, por jo edhe për Ballkanin Perëndimor. “Ne morëm një vendim gjeopolitik për Evropën Lindore, por nuk mund të kemi të njëjtin këndvështrim strategjik për Ballkanin Perëndimor. Kjo gjeneron zhgënjim të thellë në rajon. Jam krenar për udhëheqjen tonë evropiane në Lindje, por ne duhet ta rifitojmë atë për fqinjët tanë juglindorë”, ka shkruar Lajçak në rrjetin social Twitter.
Samiti vazhdon edhe sot, çfarë pritet të ndodhë

Samiti vazhdon edhe sot, çfarë pritet të ndodhë

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
23/06/2022. 10:16 Sot në Bruksel do të vazhdojë dita e dytë e Samitit BE-Ballkani Perëndimor. Sipas agjendës, nga ora 9:00 pritet që pjesëmarrësit të arrijnë, derisa një orë më pas do të fillojë një sesion pune. Gjithashtu, është planifikuar një konferencë e përbashkët për shtyp nga presidenti Michel, presidentja Von der Leyen dhe presidenti Macron. Udhëheqësit do të zhvillojnë një diskutim strategjik se si t’i përforcojnë marrëdhëniet e BE-së me partnerët e tyre, duke përfshirë mënyrën se si të nxitet dialogu politik dhe të forcohet siguria, stabiliteti dhe prosperiteti i kontinentit evropian. Më vonë temë diskutimi do të jetë Ukraina. Udhëheqësit e BE-së do të diskutojnë zhvillimet e fundit në lidhje me luftën e Rusisë kundër Ukrainës, përfshirë ndikimin e saj në krizën globale t...
Ukraina dhe Moldavia marrin statusin e kandidatit për anëtarësim në BE

Ukraina dhe Moldavia marrin statusin e kandidatit për anëtarësim në BE

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
23/06/2022. 21:21 Ukrainës dhe Moldavisë i është pranuar statusi i kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Twitter, presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel. “Një moment historik. Sot shënon një hap vendimtar në rrugën tuaj drejt BE-së”, shkroi Michel. Lidhur me këtë ka reaguar edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i cili tha se e ardhmja e Ukrainës është në BE. “Mirënjohës ndaj Charles Michel dhe liderët e BE-së për mbështetje. E ardhmja e Ukrainës është brenda BE-së”, tha ai.

Përfundon Samiti i BE-së

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
23/06/2022. 13:46 Ka përfunduar samiti BE-Ballkani Perëndimor, ku morën pjesë 27 liderët e vendeve të Unionit, përfshirë presidentin e Këshillit të BE-së, presidenten e Komisionit Evropian dhe 6 udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor. Rëndom pas takimit, pason edhe fotografia familjare e të gjithë pjesëmarrësve të takimit. Presidentja Osmani është parë në rreshtin e dytë të liderëve në fotografinë e përbashkët. Mediave në një konferencë pritet t’ju drejtohen Presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidenti francez Emmanuel Macron.
Scholz: Gjermania do mbështes përpjekjet e vendeve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në BE

Scholz: Gjermania do mbështes përpjekjet e vendeve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në BE

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
23/06/2022. 10:27 Kancelari gjerman Olaf Scholz, është deklaruar para nisjes së Samitit të BE-së në Bruksel. Ai ka thënë se është shumë e rëndësishme që procesi i Bashkimit Europian në Ballkanin Perëndimor, të ecën përpara, dhe për këtë, Scholz, tha se Gjermania do të mbështes përpjekjet e tyre. ”Është shumë e rëndësishme që procesi i BE-së në Ballkanin Perëndimor të ecë përpara. Të gjitha përpjekjet e tyre duhet të çojnë drejt anëtarësimit në BE. Gjermania do të mbështesë përpjekjet e tyre, ne ndihemi përgjegjës për suksesin e tyre”. ”Më e rëndësishmja është se ne po punojmë të gjithë bashkë. Dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, do ta kenë një mundësi të mirë për të qenë pjesë e Bashkimit Europian, ata po punojnë shumë”....

Liderët e ‘Ballkanit të hapur’ pritet të vendosin nëse do të shkojnë në Samitin e BE-së

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
21/06/2022. 14:07 Liderët e vendeve pjesëmarrëse të “Ballkanit të Hapur” kanë thënë se të mërkurën do të njoftojnë nëse do të shkojnë në Samitin Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor, i cili do të mbahet më 23 qershor në Bruksel. “Pas konsultimeve me qeveritë dhe këshilltarët tanë, jemi marrë vesh që nesër në mesditë ta tregojmë vendimin tonë nëse do të marrim pjesë në këtë tubim”, ka shkruar presidenti serb, Aleksandër Vuçiq në llogarinë e vet në “Instagram”. Liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor janë ftuar në Bruksel në ditën e parë të Samitit të Liderëve të BE-së, që do të mbahet më 23 dhe 24 qershor. Vuçiqi ka thënë se pjesëmarrjen në samitin e ardhshëm të BE-së e ka diskutuar në mëngjes me video-lidhje me kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Edi Rama ...
Johnson shkon sërish për vizitë në Kiev

Johnson shkon sërish për vizitë në Kiev

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
17/06/2022. 19:01 Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka bërë një vizitë të papritur në Kiev për bisedime me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Vizita shënon udhëtimin e dytë të Johnsonit në kryeqytetin ukrainas që nga pushtimi i Rusisë, shkruan Aljazeera. Kujtojmë se kjo vizitë vjen një ditë pasi liderët e Francës, Gjermanisë dhe Italisë zhvilluan diskutime me Zelenskyn atje.
div.meta-author { display:none; }