News That Matters

BOTË

BE ndan edhe 500 milionë euro ndihmë për Ukrainën

BE ndan edhe 500 milionë euro ndihmë për Ukrainën

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
23/07/2022. 20:25 Bashkimi Evropian ka miratuar 500 milionë euro të tjera (512 milionë dollarë) për furnizimin me armë dhe pajisje në Ukrainë, tha Këshilli Evropian më 22 korrik. Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel njoftoi në fillim të kësaj jave synimin e BE-së për të siguruar fondet. Pothuajse të gjitha paratë, 490 milion euro, do të shpenzohen për armë dhe municione. Ndërsa 10 milionë eurot e mbetura do të shkojnë për pajisje mbrojtëse, karburant apo pajisje të ndihmës së parë. Këshilli miratoi paketën e parë prej 500 milionë eurosh në fund të shkurtit dhe pasoi me tri paketat e tjera, në mars, prill dhe maj. Kjo e 22 korrikut është paketa e pestë nga BE, duke e çuar shumën totale në 2.5 miliardë euro. Fondet vijnë nga Fondi Evropian i Paqes, një instrument i ri f...
Tërmet në Bosnjë-Hercegovinë

Tërmet në Bosnjë-Hercegovinë

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
23/07/2022. 15:39 Një tërmet me magnitudë 3.1 të shkallës Rihter është ndier të shtunën në zonën e Banja Lukës, Bosnjë-Hercegovinë. Epiqendra e këtij tërmeti ishte rreth 14 kilometra në veriperëndim të atij qyteti. Sipas të dhënave nga Qendra Evropiane Sizmologjike Mesdhetare (EMSC), tërmeti është regjistruar në orën 10:00.
Kroacia ia ndalon hyrjen Vuçiqit

Kroacia ia ndalon hyrjen Vuçiqit

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
17/07/2022. 13:35 Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ka planifikuar të vizitojë sot privatisht Jasenovacin dhe Pakracin, por autoritetet kroate nuk e lejuan atë të hyjë në vend, shkruan Jutarnji list duke cituar burime të afërta me qeverinë kroate. Ndërkaq, zëvendëskryeministrja e Serbisë dhe ministrja e Minierave dhe Energjisë, Zorana Mihajloviç, anuloi vizitën e saj zyrtare në Zagreb për shkak të ndalimit të Kroacisë për presidentin serb Aleksandar Vuçiq për të vizituar privatisht Jasenovac. Të martën në Zagreb, Mihajloviq ishte paraparë të takohej me ministrin e Ekonomisë dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kroacisë, Davor Filipoviq, ku temë kryesore e bisedës ishte paraparë të ishte bashkëpunimi rajonal dhe ndërlidhjet e gazit, njoftoi Ministria e Minierave dhe Energjetikës....
Tërmet në Greqi

Tërmet në Greqi

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
17/06/2022. 09:40 Një tërmet me magnitudë 3.9 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur herët në mëngjesin e së dielës, në orën 03:43, në Arkalochori të Kretës. Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ka qenë 7 kilometra në verilindje të Arkalochorit, ndërsa thellësia fokale është vlerësuar në 11.8 kilometra. Nuk raportohet për dëme materiale apo për të lënduar.
Çmimi i naftës vazhdon edhe sot të jetë i njëjtë, benzina bie për 1 cent

Çmimi i naftës vazhdon edhe sot të jetë i njëjtë, benzina bie për 1 cent

BOTË, EKONOMI, Storiet Kryesore
15/07/2022. 10:10 Për 24 orët e ardhshme, çmimi i naftës do të jetë i njëjtë si dje në Kosovë. Këtë e bëri të ditur ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ku tha se çmimi i naftës për 24 orët e ardhshme do të jetë 1.74 euro, ndërsa ai i benzinës ka pësuar rënie për 1 cent e do të jetë 1.67 euro. Kurse, çmimi i gasit do të jetë 78 cent për litër, ngjashëm si ditën e djeshme. Këto çmime do të vlejnë deri në orën 10:00, kur MINT do ta publikojë çmimin tavan për 24 orët e ardhshme.
27 vjet nga masakra e Srebrenicës

27 vjet nga masakra e Srebrenicës

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
11/07/2022 10:25 Bosnja e Hercegovina sot shënon 27 vjetorin e masakrës së Srebrenicës. Kjo masakër është më e rënda në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Në korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës vranë mbi 8 mijë burra dhe djem myslimanë në enklavën e Srebrenicës, që ishte caktuar si “vend i sigurt” nga Kombet e Bashkuara. Më 9 korrik 1995, udhëheqësi atëhershëm serbëve, Radovan Karadziç lëshoi një urdhër të ri për të pushtuar Srebrenicën. Trupat rrethuan enklavën dhe sulmuan paqeruajtësit holandezë duke marrë peng 30 prej tyre. Një ditë më pas, më 10 korrik, ushtarët serbë të Bosnjës filluan të bombardojnë Srebrenicën. Forcat holandeze kërcënuan serbët se do të kishte goditje ajrore të NATO-s, nëse nuk tërhiqeshin deri në mëngjes. Dhe të nesërmen, avionët e NATO-s bombard...
Tërmet në Gjermani

Tërmet në Gjermani

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
09/07/2022. 15:52 Një tërmet me epiqendër 2 kilometra nga Rangendingen ka dridhur Gjermaninë mesditën e sotme.Sipas njoftimit, tërmeti me magnitudë 4.2 ka ndodhur në orën 13.47.Raportohet se lëkundjet janë ndjerë edhe në Itali, Luksemburg, Lihtenshtajn, Zvicër, Francë dhe Austri.
Vdes ish-kryeministri japonez Shinzo Abe, pasi u qëllua me armë zjarri

Vdes ish-kryeministri japonez Shinzo Abe, pasi u qëllua me armë zjarri

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
08/07/2022. 11:42 Ish-kryeministri japonez Shinzo Abe ka vdekur pasi u qëllua me armë zjarri, duke mbajtur një fjalim në qytetin perëndimor të Nara, tha transmetuesi shtetëror NHK. 67-vjeçari pësoi plagë në anën e djathtë të qafës dhe në klavikulën e majtë, tha departamenti i zjarrfikësve të qytetit Nara, duke shtuar se ai ishte në arrest kardiopulmonar përpara se të dërgohej në spital, shkruan Skynews. NHK transmetoi pamjet që tregonin Abe të rrëzuar në rrugë me rojet e sigurisë që vraponin drejt tij. Një gazetar në vendngjarje tha se ata dëgjuan dy goditje të njëpasnjëshme gjatë fjalimit të zotit Abe.
Qëllohet me armë zjarri ish-kryeministri i Japonisë, nuk dihet gjendja e tij

Qëllohet me armë zjarri ish-kryeministri i Japonisë, nuk dihet gjendja e tij

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
08/07/2022. 10:29 Ish-kryeministri japonez, Shinzo Abe, është qëlluar me armë gjatë një fushate në Japoninë perëndimore. “Ish-kryeministri Abe u qëllua rreth orës 11:30 të mëngjesit në Nara. Një burrë, që besohet të jetë autori, është arrestuar. Gjendja e ish-kryeministrit Abe aktualisht nuk dihet”, u tha gazetarëve shefi i kabinetit, Hirokazu Matsuno. . Sulmi ka tronditur një komb, me disa ligje më të rrepta në botë për kontrollin e armëve. Një reporter në vendngjarje tha se u dëgjuan dy goditje të njëpasnjëshme gjatë fjalimit të Abe. Abe, 67 vjeç, u rrëzua dhe po rrjedh gjak nga qafa, tha një burim nga Partia e tij Liberale Demokratike në pushtet. Pamjet treguan se Abe u rrëzua në rrugë, i rrethuar nga disa roje sigurie. Ai po mbante gjoksin kur u rrëzua, me këmishën e lyer me ...
div.meta-author { display:none; }