News That Matters

BOTË

Zelensky i bën thirrje Perëndimit t’i ndalojë të gjithë udhëtarët rusë

Zelensky i bën thirrje Perëndimit t’i ndalojë të gjithë udhëtarët rusë

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
09/08/2022. 09:43 Mënyra për të ndaluar Rusinë nga aneksimi i më shumë territoreve të Ukrainës, është që vendet perëndimore të njoftojnë se do të ndalojnë të gjithë qytetarët rusë si kundërpërgjigje. Kështu është shprehur presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në një intervistë për The Washington Post. Zelensky tha se “sanksionet më të rëndësishme janë mbyllja e kufijve – sepse rusët po ia marrin tokën dikujt tjetër”. Ai potencoi se rusët duhet “të jetojnë në botën e tyre derisa të ndryshojnë filozofinë e tyre”. Udhëheqësit rusë kanë sinjalizuar se mund të mbajnë vota aneksimi në pjesët e pushtuara të lindjes dhe jugut të Ukrainës – në rajonet Kherson dhe Zaporizhzhia – më 11 shtator, krahas zgjedhjeve rajonale të planifikuara tashmë për t’u mbajtur. Zyrtarët rusë thonë se a...
Zyrtari ukrainas: Gruri i korrur tani mund të eksportohet në shtator

Zyrtari ukrainas: Gruri i korrur tani mund të eksportohet në shtator

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
06/08/2022. 21:35 Një zyrtar ukrainas beson se vendi mund të fillojë eksportin e grurit nga korrja e këtij viti në shtator, raporton SkyNews Pas një marrëveshje historike të ndërmjetësuar nga Turqia dhe OKB-ja, një anije që transportonte grurë ukrainas u largua nga porti i Odesës në fillim të kësaj jave. Lufta në Ukrainë ka kontribuar në një krizë globale ushqimore pasi gruri dhe drithi ukrainas nuk kanë mundur të largohen nga vendi. Marrëveshja e re mund të shohë që dërgesat e grurit të rriten në mes tre milionë dhe 3.5 milionë tonë në muaj, tha zëvendësministri i Bujqësisë i Ukrainës, Taras Vysotsky.
Dorëzohet mocioni i mosbesimit për rrëzimin e Dritan Abazoviqit

Dorëzohet mocioni i mosbesimit për rrëzimin e Dritan Abazoviqit

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
03/08/2022. 17:20 Kryetari i klubit të përfaqësuesve të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), Danijel Zhivkoviq, tha se kanë dorëzuar iniciativën për votëbesimin e Qeverisë së Malit të Zi.Partia Demokratike e Socialistëve njoftoi më herët gjatë ditës së sotme se do të nisë një iniciativë për votim mosbesimi ndaj Qeverisë së Malit të Zi, pas nënshkrimit të Marrëveshjes Themelore ndërmjet Qeverisë dhe Kishës Ortodokse Serbe, raporton Vijesti. Përveç përfaqësuesve të asaj partie, në konferencë është e pranishme edhe Draginja Vuksanoviq Stankoviq, deputete e Partisë Socialdemokrate (SDP).Zhivkoviq tha se nuk kontestojnë se çështja e Marrëveshjes Themelore duhet të zgjidhet, por se kryeministri është sjellë si njeri që nuk mund t’i besohet....
Abazoviq nënshkruan marrëveshjen me Kishën Ortodokse Serbe

Abazoviq nënshkruan marrëveshjen me Kishën Ortodokse Serbe

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
03/08/2022. 10:49 Kryeministri i Mali të Zi, Dritan Abazoviq, konfirmoi të mërkurën se është nënshkruar Marrëveshja Themelore ndërmjet Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe. Qeveria e Malit të Zi kishte miratuar më 8 korrik Marrëveshjes Themelore, e cila duhet të rregullojë marrëdhëniet ndërmjet Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe. Versioni aktual i Marrëveshjes Themelore për marrëdhëniet ndërmjet shtetit të Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe përmban kryesisht obligimet e shtetit dhe institucioneve ndaj kësaj bashkësie fetare. Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi i mundësohet eksterritorialiteti i objekteve fetare, hapet mundësia mësimit fetar në shkollat publike, i njihet subjektiviteti për gjashtë shekuj më i gjatë se sa që Kisha Ortodokse Serbe ka në Serbi, i jep asaj kom...
Bie çmimi i naftës në bursën ndërkombëtare

Bie çmimi i naftës në bursën ndërkombëtare

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
02/08/2022. 13:59 Çmimet e naftës ranë të martën pas një rënie të kërkesës për të. Të dhënat tregojnë se ka rënie të prodhimit global. Prodhuesit kryesorë të naftës së papërpunuar pritet që të takohen gjatë javës për të përcaktuar nëse do ta rrisin furnizimin, raporton Reuters. Çmimi i naftës së papërpunuar Brent ka rënë në 99.09 dollarë për fuçi, që është çmimi më i ulët nga 15 korriku.
Në mesnat pritet të arrij dërgesa e parë e grurit ukrainas në Stamboll

Në mesnat pritet të arrij dërgesa e parë e grurit ukrainas në Stamboll

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
02/08/2022. 13:54 Turqia tha se anija e parë që transporton grurë ukrainas sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga OKB-ja për heqjen e bllokadës detare të Moskës në Detin e Zi, pritet që të arrijë në Stamboll “pas mesnate”. Anija transportuese, Razoni, që është e regjistruar në Sierra Leone, u largua nga porti i Odesës mëngjesin e 1 gushtit. Razoni cila po transporton “mbi 26.000 tonë metrikë” misër. Anija pritej që të arrinte më herët, por sipas raportimeve, ajo kishte përparuar shumë ngadalë në ujërat e Ukrainës për shkak të minave të mundshme, por më pas ishte në gjendje të rriste shpejtësinë, tha faqja e internetit Marine Traffic. Inspektimi i drithit do të bëhet nga një qendër e posaçme e përbashkët koordinimi, e përbërë nga zyrtarë civilë dhe ushtarakë nga Ukraina dhe ...
Biden rezulton sërish pozitiv me COVID-19

Biden rezulton sërish pozitiv me COVID-19

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
30/07/2022. 21:55 Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, ka rezultuar pozitiv me COVID-19, për herë të dytë këtë muaj. Këtë e bëri të ditur vetë presidenti në Twitter, duke thënë se kjo ndodh me një pakicë të vogël njerëzish. “Nuk kam simptoma, por do të izolohem për sigurinë e të gjithëve përreth meje”, shkroi Biden. Biden ditë më parë rezultoi dy herë negativ ndaj COVID-19, pasi që kishte qëndruar në izolim për pesë ditë.
Mali i Zi rikthen maskat: Njëmijë raste në 24 orë

Mali i Zi rikthen maskat: Njëmijë raste në 24 orë

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
30/07/2022. 16:43 Hovi i ri i pandemisë COVID-19 i ka shqetësuar autoritetet shëndetësore në Malin e Zi. Gjatë 24 orëve të fundit, një person ka humbur jetën teksa janë regjistruar 1,022 infektime të tjera. Aktualisht Mali i Zi numëron 6,516 raste aktive, 300 prej të cilëve në qytetin e Ulqinit. Nga dita e premte, atje kanë hyrë në fuqi masat e reja epidemiologjike, sipas të cilave qytetarët detyrohen të mbajnë maska në të gjitha institucionet publike, farmacitë, dyqanet, pikat e karburantit, aeroportet dhe stacionet e autobusëve. Nëse këto masa nuk ndikojnë në përmirësimin e situatës në periudhën afatshkurtër dhe numri i vdekjeve, infektimeve dhe shtrimeve në spital rritet, kreu i Institutit të Shëndetit Publik, Igor Galic, paralajmëroi se do të bëhet e detyrueshme mbajtja e maska...
Xhaferi: Është herët për të folur për ndryshimet kushtetuese dhe referendumin

Xhaferi: Është herët për të folur për ndryshimet kushtetuese dhe referendumin

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
28/07/22 17:49 Kryetari i Kuvendit të RMV-së Talat Xhaferi, në takimin e sotëm me gazetarët, tha se nuk bëhen përgatitje për zgjedhje të parakohshme, duke rikujtuar opozitën se për të pasur zgjedhje duhen të ketë edhe qeveri teknike 100 ditë para zgjedhjeve të reja. Xhaferi gjithashtu tha se është herët të komentohen paralajmërimet për ndryshimet kushtetuese dhe referendumin. “Nuk ka material për të komentuar unë. Opozita hipotetikisht krijon situata”, tha Xhaferi. Sa i përket zhvillimeve aktuale në Kuvend me mungesën e kuorumit dhe bllokadës aktive nga opozita maqedonase, Xhaferi u shpreh i vendosur që deputetët duhet ta meritojnë pagën dhe të jenë në sallë, ndërsa problemet në koalicionin qeverisës duhet të zgjidhen politikisht, e jo me mungesë dhe mos votim të ligjeve....
Modelja shqiptare pranon letër nga Joe Biden

Modelja shqiptare pranon letër nga Joe Biden

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
26/07/2022. 10:52 Modelja Hanna Noka e ka falenderuar përmes një letre presidentit amerikan Joe Biden për kontributin e dhënë për Kosovën. Përmes një postimi në Facebook, ajo ka treguar se i ka thënë se Biden i kishte përgjigjen e letrës, të cilën e ka publikuar. Biden e falënderonte shqiptaro-amerikanen për idetë dhe gjërat që ajo i kishte ndarë në letrën e nisur drejt tij, duke shtuar se janë një inspirim për të. “Derisa ne ecim përpara për të trajtuar çështjet komplekse të kohës sonë. Ju inkurajoj të mbeteni një pjesëmarrëse aktive për të ndihmuar në shkrimin e kapitullit tjetër të madh të tregimit amerikan. Ne kemi nevojë për ju, për guximin dhe përkushtimin në këtë kohë kritike dhe ne duhet ta kemi këtë moment së bashku si Shtete të Bashkuara të Amerikës. Nëse e bëjmë këtë, beso...
div.meta-author { display:none; }