News That Matters

BOTË

Romanca më e re! Johnny Depp dhe avokatja e tij, ja si e priti Amber Heard!

Romanca më e re! Johnny Depp dhe avokatja e tij, ja si e priti Amber Heard!

BOTË, KURIOZITETE, SHOWBIZ
Ylli hollivudian Johnny Depp është në një lidhje me avokaten e tij e cila quhet Joelle Rich. TMZ’ ka konfirmuar se ata janë vërtet bashkë. Pas lajmit të romancës së re të aktorit thuhet se aktores 36-vjeçare Amber Heard, njëkohësisht ish-bashkëshortes së Depp nuk i intereson. Një burim i afërt me Heard për “Entertainment Tonight” tha se: “Amber nuk po i kushton vëmendje Johnny-t apo jetës së tij personale. Asaj nuk i intereson se me kë do të takohet dhe thjesht dëshiron të ecë përpara me jetën e saj”. Ndërkaq, Joelle Rich dhe Depp nuk e kanë konfirmuar publikisht romancën e tyre. Kujtojmë që avokatja ishte gati për të ofruar mbështetje gjatë rastit të tij kundër Heard në fillim të këtij viti. Gjatë gjyqit Joelle bëri të paktën dy paraqitje gjatë gjyqit 6-javor. Top Albania Radio ...
Shumë i vogël por me zemër shumë të madhe! Nuk do t’a besoni veprimin e këtij djaloshi të vogël në Japoni gjatë luftës së dytë botërore.

Shumë i vogël por me zemër shumë të madhe! Nuk do t’a besoni veprimin e këtij djaloshi të vogël në Japoni gjatë luftës së dytë botërore.

BOTË, KULTURË, LAJME
Në Japoni gjatë luftës së dytë botërore ky djalë mbante në shpinë vëllanë e tij të vdekur për ta varrosur, një ushtar e vuri re dhe i kërkoi që ta hidhte këtë fëmijë të vdekur që të mos lodhej.Ai u përgjigj: Nuk është i rëndë, është vëllai im!Ushtari e kuptoi mesazhin dhe qau.Që atëherë, ky imazh është bërë simbol i unitetit në Japoni.Le të jetë motoja jonë:"Nuk është i rëndë. Ai është vëllai im… Ajo është motra ime."Nëse rrëzohet, e ndihmoje të ngritët.Nëse lodhet, e mbështes.Nëse dobësohet, e forcojë.Nëse gabon, e falë.Dhe nëse bota e braktis, unë e mbaj në shpinë, sepse nuk është i rëndëai është vëllai im.
Gratë presin flokët e djegin shamitë, 35 të vdekur në protestat për vdekjen e 22-vjeçares në Iran

Gratë presin flokët e djegin shamitë, 35 të vdekur në protestat për vdekjen e 22-vjeçares në Iran

BOTË, LAJME, POLITIKË
Media shtetërore iraniane raporton se të paktën 35 njerëz janë vrarë në më shumë se një javë protesta në Iran, që po organizohen pas vdekjes së 22-vjeçares, e cila u arrestua nga Policia e moralit për shkak të shkeljes së rregullave të veshjes së hixhabit. Numri i njerëzve që vdiqën në trazirat e fundit në vend është rritur në 35 persona”, tha agjencia e lajmeve Borna, e cila është e lidhur me ministrinë e Sportit të Iranit, vonë më 23 shtator, duke cituar televizionin shtetëror. Numri zyrtar i të vdekurve kishte arritur më parë në 17, përfshirë pesë zyrtarë policorë. Protestuesit kanë dalë në rrugët e qyteteve të mëdha anembanë Iranit, përfshirë Teheranin, për tetë ditë rresht, që nga vdekja e 22-vjeçares, Mahsa Amini. Gruaja kurde u shpall e vdekur tri ditë pasi Policia e mo...
BE-ja shpreh shqetësim për forcimin e bashkëpunimit Serbi-Rusi

BE-ja shpreh shqetësim për forcimin e bashkëpunimit Serbi-Rusi

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
Bashkimi Evropian (BE) ka shprehur shqetësimin për forcimin e raporteve midis Serbisë dhe Rusisë, pasi këto dy shtete nënshkruan një marrëveshje për bashkëpunim në sferën e politikës së jashtme. Zëdhënësi i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Peter Stano, ka thënë se kjo marrëveshje ka ardhur në kohën kur Rusia po vazhdon agresionin ndaj Ukrainës dhe çdo ditë “po e shkel të drejtën ndërkombëtare, forcat e saj po kryejnë krime ndaj civilëve e në pjesë të okupuara (të Ukrainës) po organizon referendume ilegale”. “Nëse në këto rrethana shohim se ministri i Jashtëm i Serbisë nënshkruan marrëveshje, me të cilën pajtohet për konsultime me shtetin që kryen akte të tilla, atëherë kjo është shenjë se Serbia po i forcon raportet me Rusinë. Dhe kjo ngreh shqetësime serioze. Raportet me R...
Suedia mbyll kishat dhe saunat për të kursyer energji

Suedia mbyll kishat dhe saunat për të kursyer energji

BOTË, LAJME
Suedia ka mbyllur kishat dhe saunat në disa qytete, në përpjekje për të ulur konsumin e energjisë elektrike dhe shpenzimeve gjatë këtij dimri. Andreas Mansson, inxhinieri që mbikëqyr nevojat energjetike të kishave në dioqezën e qytetit Lund, tha se nga 150 deri 540 kisha në këtë rajon do të mbyllen plotësisht ose pjesërisht gjatë dimrit në kuadër të përpjekjeve të Suedisë për të ulur konsumin e energjisë. Kishat që do të mbeten të hapura do të ulin ngrohjen për të kursyer energji. Në kuadër të masave për kursimin e energjisë do të mbyllen edhe saunat, ndërsa disa prej tyre do të punojnë duke ulur temperaturat. Qeveria suedeze gjithashtu ka kërkuar nga organet shtetërore në 200 komunat të Suedisë të ulin konsumin e energjisë elektrike gjatë muajve të dimrit. ...
Macron nënshkruan protokollin e anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO

Macron nënshkruan protokollin e anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
14/08/2022. 18:59 Sipas një deklarate për shtyp të lëshuar nga Pallati Elysee, Presidenti francez, Emmanuel Macron ka nënshkruar protokollet e anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë për t’u bashkuar me aleancën e NATO-s. Pas nënshkrimit të protokolleve, Macron ka thënë se kjo do të përforcojë sigurinë e dy shteteve. “Kjo zgjedhje sovrane e Finlandës dhe Suedisë, dy partnerë evropianë, do të përforcojë sigurinë e tyre përballë një kërcënimi në fqinjësinë e tyre të afërt dhe do të sjellë një kontribut të rëndësishëm, në lidhje me kapacitetet e këtyre dy partnerëve”, ka thënë ai. Senati francez dhe Asambleja Kombëtare kishin miratuar dhe ratifikuar më parë kërkesat për anëtarësim nga Finlanda dhe Suedia, shkruan Yle.fi. Rreth 23 nga 30 vendet anëtare të NATO-s kanë ratifikuar deri më...
Dje është vendosur gurthemeli i fabrikës për prodhimin e makinave elektrike në Tetovë

Dje është vendosur gurthemeli i fabrikës për prodhimin e makinave elektrike në Tetovë

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
14/08/2022. 15:39 Dje është vendosur gurthemeli i fabrikes me të re në Tetovë, për prodhimin e makinave elektrike. Më Këtë investim të rinjeve të Maqedonisë se Verit iu është dhënë mundësi e madhe për punësim dhe zhvillim. Këtë e ka bër të ditur Lazim Destani në një postim në Facebook. Postimi i plotë: Më i gëzuar se për investimin, jam për faktin se Tetovës, Maqedonisë së Veriut dhe të rinjve tanë, po u sjellim një mundësi të madhe punësimi e zhvillimi. Dje vendosëm gurin e themelit të fabrikës tonë më të re, një prej investimeve më të rëndësishme të grupit të bizneseve të familjes tonë, që do t’i sjellë vendit dhe rajonit, prodhimin e makinave elektrike E.Go Mobile, markë dhe prodhim gjerman, që po zgjerohet edhe në rajonin tonë. Ndërtimi i fabrikës Next e.Go Mobile në Tetovë pritet të...
Dje është vendour gurthemeli i fabrikës për prodhimin e makinave elektrik në Tetovë

Dje është vendour gurthemeli i fabrikës për prodhimin e makinave elektrik në Tetovë

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
14/08/2022. 15:36 Dje është vendosur gurthemeli i fabrikes me të re në Tetovë, për prodhimin e makinave elektrike. Më Këtë investim të rinjeve të Maqedonisë se Verit iu është dhënë mundësi e madhe për punësim dhe zhvillim. Këtë e ka bër të ditur Lazim Destani në një postim në Facebook. Postimi i plotë: Më i gëzuar se për investimin, jam për faktin se Tetovës, Maqedonisë së Veriut dhe të rinjve tanë, po u sjellim një mundësi të madhe punësimi e zhvillimi. Dje vendosëm gurin e themelit të fabrikës tonë më të re, një prej investimeve më të rëndësishme të grupit të bizneseve të familjes tonë, që do t’i sjellë vendit dhe rajonit, prodhimin e makinave elektrike E.Go Mobile, markë dhe prodhim gjerman, që po zgjerohet edhe në rajonin tonë. Ndërtimi i fabrikës Next e.Go Mobile në Tetovë prit...
Rimëkëmbja nga lufta, Ukraina shpreson te kredia 5 miliardë dollarë nga FMN

Rimëkëmbja nga lufta, Ukraina shpreson te kredia 5 miliardë dollarë nga FMN

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
13/08/2022. 21:39 Arritja e një marrëveshjeje me FMN për një kredi prej 5 miliardë dollarësh, mund të jetë shpëtimi ekonomik, që Ukraina shpreson në këto momente. Nëse institucioni financiar i jep besim vendit në luftë, kjo do të ngjallte siguri edhe në radhët e kredidhënësve nga Bashkimi Europian, Shtetet e Bashkuara apo vende të tjera. Ukraina ka nevojë për së paku 20 miliardë dollarë, në harkun e 2 viteve, sipas këshilltarit kryesor ekonomik të presidentit Volodymyr Zelenskiy. Sipas tij, aktualisht zyrtarët janë në kontakt me përfaqësuesit e FMN dhe se kërkohet që kjo paketë të miratohet sa më parë. Por institucionin me seli në Uashington, ndihma për Ukrainën duhet të vijë e shoqëruar me një plan specifik për rimëkëmbjen dhe rritjen ekonomike, në momentin që kushtet e lejojnë kë...
Haradinaj për tragjedinë në Cetinë: Bashkëndjejmë me familjarët dhe qytetarët e Malit të Zi

Haradinaj për tragjedinë në Cetinë: Bashkëndjejmë me familjarët dhe qytetarët e Malit të Zi

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
13/08/2022. 13:22 Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Raradinaj, ka shprehur ngushëllime për familjarët e qytetarët e Malit të Zi, pas tragjedisë ku mbetën të vrarë 11 persona në Cetinë. “Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për shtetin fqinj dhe mik, Malin e Zi, ku nga ngjarja makabre dje në Cetinë, mbetën të vrarë 11 qytetarë. Bashkëndjejmë me familjarët, miqtë dhe të gjithë qytetarët e Malit të Zi”, ka shkruar Haradinaj në facebook. Ai tha se Kosova qëndron afër Malit të Zi në këto ditë zie.
div.meta-author { display:none; }