News That Matters

BOTË

Ish-presidentët shqiptarë në Hagë, vizitojnë Thaçin dhe krerët e tjerë të UÇK-së

Ish-presidentët shqiptarë në Hagë, vizitojnë Thaçin dhe krerët e tjerë të UÇK-së

BOTË, KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka iniciuar udhëtimin e përbashkët me homologët e tij shqiptarë drejt Hagës për të vizituar ish-presidentin Hashim Thaçi dhe krerët e tjerë të UÇK-së. Bashkë me Pacollin, në aeroplanin e tij privat, u nisën edhe ish-presidentët e Shqipërisë Rexhep Meidani, Alfred Moisiu dhe Bamir Topi, si dhe ish-kryeministri Pandeli Majko. “Historia nuk mund të rishkruhet. UÇK është krenaria jonë kombëtare”, ka shkruar krahas fotografisë që ka shpërndarë nga Haga këshilltari i Pacollit, Jetlir Zyberaj.
Pas videove virale,modelja shfaqet në publik

Pas videove virale,modelja shfaqet në publik

BOTË, LAJME, SHOWBIZ
Cara Delevingne bëri daljen e saj të parë publike pas raportimeve se ajo nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Modelja e famshme është shfaqur e vetme në një aeroport në Paris dhe fotografet e kanë kapur... të maskuar. Delevingne u fotografua me një maskë në fytyre, kapuç dhe syze dielli. Prej disa kohësh jane ngritur shumë pikëpyetje për gjendjen e shëndetit te saj psikologjik dhe deri me tani nuk dihet se fare po ndodh sakteëisht me të. Gjithçka nisi kur një video bëri xhiron e internetit ku modelja ishte pa këpuce dhe bente disa veprime te çuditshme ne një aeroport.Videot ne fjale shtuan shqetësimin e audiencëssë rrjeteve sociale, te cilët nxituan të komentonin imazhin dhe sjelljen e saj. Ndër të tjera, të shumtë ishin ata që pyesnin veten: "Ajo është e varur nga drog...
Amir Rrahmani luan nga minuta e parë kundër Qipros

Amir Rrahmani luan nga minuta e parë kundër Qipros

BOTË, KOSOVË, LAJME, SPORT
Kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani, do të luajë nga minuta e parë kundër Qipros. Lajmi u bë i ditur nga drejtori i Departamentit të Futbollit në Art Motion. Paraqitja e Rrahmanit ishte në dyshim shkaku i një lëndimi, por që arriti të rikthehej për ndeshjen vendimtare për “Dardanët”. Kosova sonte me fillim nga ora 20:45 në “Fadil Vokrri” do të luajë ndeshjen vendimtare përballë Qipros. Ekipi i Alain Giresse, do të synojë fitoren për ta siguruar edhe për një edicion qëndrimin në ligën C të kombeve.
Publikohet fotoja e parë e varrit të Mbretëreshës Elizabeth II

Publikohet fotoja e parë e varrit të Mbretëreshës Elizabeth II

BOTË, LAJME, POLITIKË
Pas ceremonisë madhështore të funeralit të saj, së fundmi faqja zyrtare e pallatit Buckingham ka publikuar foton e parë të varrit ku prehet Mbretëresha Elizabeth II. “Një pllakë varri është vendosur në ‘Kapelën Përkujtimore të Mbretit George VI’, pas varrimit të Madhërisë së Saj Mbretëreshës Elizabeth”, shkroi familja mbretërore në Twitter.Ky shkrim u shoqërua nga pllaka e varrit të monarkes më jetëgjatë britanike i rrethuar me lule. Kujtojmë që Elizabeth II u varros varros pranë burrit të saj të ndjerë, Philip.Eshtrat e Philipit, i cili ndërroi jetë në moshën 99-vjeçare në prill 2021 , u mbajtën më parë në Royal Vault. Mbretëresha Elizabeth, Mbreti George VI, i cili vdiq në 1952, dhe Nëna Mbretëreshë, e cila vdiq në 2002, si dhe motra e saj, Princesha Margaret, e cila gjitha...
Kjo është arsyeja pse Princi William nuk mund t’a falë Princin Harry

Kjo është arsyeja pse Princi William nuk mund t’a falë Princin Harry

BOTË, LAJME, POLITIKË
Shanset që Princi William dhe Princi Harry të pajtohen thuhet se janë të pakta, pavarësisht bashkimit të tyre pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth. Siç shpjegoi Katie Nicholl, autore e “The New Royals – Queen Elizabeth's Legacy and the Future of the Crown”, gjatë paraqitjes së saj në Dan Wootton Tonight, Duka i Uellsit nuk mund ta falë vëllain e tij Harry-n për veprimet që ka kryer vitet e fundit. "William thjesht nuk mund ta falë [Harry-n], jo vetëm për sjelljen e tij dhe atë që ai ka bërë dhe si i ka bërë gjërat, por shikoni se sa shumë i mbetet tani William-it," tha Nicholl. "Ai gjithmonë mendonte se Harry do të ishte krahu i tij, tani i ka rënë gjithë pesha. Shyqyr Zotit që ka Kate në krah." Kur Harry dhe Meghan zbuluan se do të largoheshin, autorja pretendoi se William dhe Kat...
Ende nuk janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë – Qipro | Këtu mund t’i blini online deri në orën 15:00

Ende nuk janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë – Qipro | Këtu mund t’i blini online deri në orën 15:00

BOTË, KOSOVË, LAJME, SPORT
Biletat për ndeshjen e Ligës së Kombeve mes Kosovës dhe Qipros mund të blihen online deri në orën 15:00. Federata e Futbollit të Kosovës ka kërkuar mbeshtetje: “Dardanët kanë nevojë për mbështetjen tuaj! Forca Kosovë! ”. Ndryshe, Kosova ka nevojë për fitore ndaj Qipros në mënyrë që të mos e rrezikojë rënien në Ligën D. Ndeshja zhvillohet nga ora 20:45.
Çfarë po ju “thotë” dhimbja e kokës?

Çfarë po ju “thotë” dhimbja e kokës?

BOTË, KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, SHËNDETËSI, SHQIPËRI
Nuk mund të përqendroheni gjatë detyrave të përditshme dhe dhimbja e kokës nuk po ndalon? Më poshtë një shpjegim i shkurtër se çfarë na tregon vendndodhja e dhimbjes së kokës. Në majën e kokës Dhimbjet e kokës që ndodhin në pjesën e sipërme të kokës janë zakonisht rezultat i tensionit dhe janë më të zakonshmet. Të shoqëruara nga një shtrëngim ose presion i vazhdueshëm rreth kokës, ato mund të shkaktohen nga ndryshimi i dietës, problemeve me gjumin, aktiviteti ose stresi. Në pjesën e pasme të kokës Shkaktohen gjithashtu nga tensioni, veçanërisht nëse jeni duke përjetuar spazma të muskujve të qafës ose kurrizit, por mund të jenë edhe si pasojë e qëndrimit të keq. Në njërën anë të kokës Dhimbja në anën e kokës është një tregues i migrenës. Migrena shkaktohet nga hormonet, d...
Pra, Brad Pitt dhe EmRata janë bashkë, apo jo? 

Pra, Brad Pitt dhe EmRata janë bashkë, apo jo? 

BOTË, SHOWBIZ
Mos mendoni se e kemi 100% vëmendjen vetëm te Gigi Hadid dhe Leo, shohim ç’bëhet edhe vërdallë me Brad Pitt dhe EmRata. Pak kohë më parë, njerëzit spekuluan se modelja Emily Ratajkowski dhe aktori Brad Pitt mund të jenë çifti më i ri i Hollywood-it, por joo tamam. Domethënë, po dalin bashkë, por nuk janë ekzaktësisht çift.Burimet thonë se për momentin, Brad s’është lidhur me njeri dhe se me EmRata-n është takuar disa herë. Thashethemet për një lidhje mes të dyve nisën sepse Brad la kokën pas Emily në eventin e “Vanity Fair Oscar”, por sërish nuk po flisnin në një zonë private, përkundrazi, në prani të miqve.
div.meta-author { display:none; }