News That Matters

BOTË

SBASHK-u merr vendim sot për vazhdimin ose jo të grevës

SBASHK-u merr vendim sot për vazhdimin ose jo të grevës

ARSIMI, BOTË, KOSOVË, LAJME
Edhe pas katër javëve, jashtë bankave shkollore vazhdojnë të mbeten mbi 300 mijë nxënës të moshave të ndryshme. Se a do të nisë viti i ri shkollor me 3 tetor në të gjitha institucionet publike të Kosovës, ende nuk dihet. Kjo do të kuptohet vetëm pas orës 18:00, atëherë kur do të mblidhet Këshilli Grevist për të vendosur për grevën. Këtë e ka bërë të ditur, Anëtari i këshillit grevist nga SBAShK-u, Reshit Kushaj. “Ne ende përfundimisht nuk kemi marrë të dhënat nga të gjitha shoqatat sindikale, ne mendojmë që në orët e pasdites këtë ta përfundojmë, që takimin që e kemi rreth orës 18:00 me kryetarët e niveleve komunale, ne do të kuptojmë të vërtetën dhe mandej do të përgatisim informatën për opinionin”, deklaroi ai. Çmimet më të volitshme dhe produktet më kualitative – Emona C...
Arrihet marrëveshja: FSK-ja me ushtrinë britanike në misione ushtarake

Arrihet marrëveshja: FSK-ja me ushtrinë britanike në misione ushtarake

BOTË, KOSOVË, LAJME
Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, gjatë vizitës zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar u prit në Ministrinë e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës Veriore nga Ministri i Forcave të Armatosura dhe Veteranëve James Heappey. Ky takim, përveç konfirmimit të mbështetjes nga ana e Mbretërisë së Bashkuar në synimet e Kosovës për integrim në NATO, i paraprinë edhe planit të Kosovës të bashkëpunimit për vitet në vijim. “Në kuadër të këtij bashkëpunimi është nënshkruar deklaratë e përbashkët ndërmjet ministrave për bashkë-zbarkimin e FSK-së me Ushtrinë britanike në misionet ku angazhohet Mbretëria e Bashkuar me trupat e saj ushtarake”. Çmimet më të volitshme dhe produktet më kualitative – Emona Center Mitrovicë “Gjithashtu, gjatë takimit, Ministri Mehaj ofroi mbështetje me të gji...
Von Cramon jep lajmin e shumëpritur: Franca dhe Holanda nuk ia bllokojnë liberalizimin e vizave Kosovës

Von Cramon jep lajmin e shumëpritur: Franca dhe Holanda nuk ia bllokojnë liberalizimin e vizave Kosovës

BOTË, KOSOVË, LAJME, POLITIKË
Më 18 tetor pritet që Këshilli Evropian të diskutojë liberalizimin e vizave për Kosovën. Pavarësisht se Parlamenti e Komisioni disa herë kanë dhënë dritën jeshile, kjo çështje ishte bllokuar nga Franca dhe Holanda. Çmimet më të volitshme dhe ushqimet më kualitative - Emona Center Mitrovicë Mirëpo, duket se më në fund ka lëvizje pozitive nga këto dy shtete skeptike.Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian u takua të mërkurën me emisarin special për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Në një intervistë Viola von Cramon, nuk mohon e as nuk pohon se ka një kornizë të re për marrëveshjen ndërmjet dy shteteve. Por, sa është i kujdesshëm Bashkimi Evropian ndaj marrëveshjes së fundit të Serbisë me Rusinë? Serbia është i vetmi shtet në Ballkanin Perëndimor që nuk ka v...
Vaud: Një familje e tërë kosovare akuzohet për trafik të madh droge

Vaud: Një familje e tërë kosovare akuzohet për trafik të madh droge

BOTË, LAJME
Një "klan kosovarësh" akuzohet para Gjykatës së Veveysan (VD) se ka shitur qindra kilogramë kanabis gjatë katër viteve. Tetë orë dëgjim nuk mjaftuan për të ndarë të vërtetën nga gënjeshtra. E akuzuar për përfshirje në trafik të madh droge midis viteve 2014 – 2018, një familje prej gjashtë anëtarësh u paraqit para Gjykatës së Veveysan (VD) të hënën, transmeton albinfo.ch. Gjatë ditës së parë të seancës, drejtësia u përpoq të përcaktojë rolet e secilit prej anëtarëve të klanit të kosovarëve, të vendosur në rajon. Bëhet fjalë për trafikim që përfshin disa qindra kilogramë kanabis dhe, për disa prej tyre, disa kilogramë kokainë. Secili ka rolin e tij Kryefamiljari transportonte hashash dhe marihuanë nga Spanja, të cilën ua shiste dy djemve të tij në Zvicër, duke marrë një komision...
Arrestohet bashkëshorti i Shqiponja Isufit, dyshohet për vrasje

Arrestohet bashkëshorti i Shqiponja Isufit, dyshohet për vrasje

BOTË, KOSOVË, KRONIKA E ZEZË, LAJME, SHQIPËRI
Të dielën, një grua është gjetur e vdekur në banesën e saj në Bergdietikon AG. Policia ka arrestuar një burrë lidhur me rastin, për të cilin prokurori publik supozon se kemi të bëjmë me një vrasje.Viktima është 41-vjeçarja Shqiponja Isufi, nënë e dy fëmijëve, doktore e ekonomisë dhe pedagoge në Universitetin e St. Gallenit. Sipas policisë kantonale të Aargaut, qendra e thirrjeve emergjente kishte marrë një raport të dielën në mëngjes se një grua në Bergdietikon ishte mbyllur në banjën e saj dhe nuk u përgjigjej thirrjeve të anëtarëve të familjes. Punonjësit e shpëtimit që mbërritën shpejt thyen derën me shpejtësi, por arritën të gjenin gruan 41-vjeçare vetëm të vdekur. Hetimet e filluara kanë konstatuar mungesë qartësie rreth situatës. Për këtë arsye është urdhëruar autopsia e trupi...
Bota rrezikon të mbetet pa disa ushqime

Bota rrezikon të mbetet pa disa ushqime

BOTË, LAJME
Bota kërcënohet nga mungesa e një game të tërë produktesh për shkak të luftës në Ukrainë, e cila ka sjellë përçarje në tregun botëror dhe ndër ato me të cilat situata është më kritike. Produktet që rrezikohen janë misri, birra dhe çokollata. Ndërprerjet në tregun botëror që nisën me pandeminë e koronavirusit u thelluan më tej nga lufta në Ukrainë, si dhe një sërë problemesh mjedisore. Paralajmërimet e Kombeve të Bashkuara se, veçanërisht pjesa e varfër e botës, po përballet me mungesë drithi dhe uria, tashmë janë shtrirë në atë pjesë të planetit që deri vonë as që mendonte për probleme të tilla. Pra, disa nga produktet shumë të njohura së shpejti mund të zhduken nga raftet e dyqaneve. Infektimi, nxehtësia ekstreme dhe mungesa e reshjeve kanë bërë që fermerët amerikanë të prodhojn...
Uragani në Florida lë pa energji 2.5 milionë njerëz, shumë të bllokuar brenda shtëpive

Uragani në Florida lë pa energji 2.5 milionë njerëz, shumë të bllokuar brenda shtëpive

BOTË, LAJME
Uragani Ian shkaktoi shkatërrim nëpër të gjithë shtetin e Floridës duke bllokuar një numër të madh njerëzizh brenda shtëpive të përmbytura, si dhe duke lënë pa energji elektrike 2.5 milionë banorë. Ky konsiderohet të jetë një nga uraganet më të fortë që ka goditur Shtetet e Bashkuara, e që rrezikon përmbytje katastrofike në të gjithë shtetin. Autoritetet konfirmuan të paktën një të vdekur në Florida, një 72-vjeçar nga Deltona. Por autoritetet e kontesë Lee thanë se besojnë se numri i të vdekurve do të jetë me qindra. Mos harroni t'a vizitoni Hotel dhe Restaurant Troja në Istog Rrugët dhe urat në këtë konte mbetën të pakalueshme, duke bllokuar me mijëra njerëz. Kryetari i bashkisë së kontesë Fort Myers, Kevin Anderson tha se megjithëse deri tani nuk kishte informacion p...
DASH: Marrëveshja e Serbisë me Rusinë e gabuar

DASH: Marrëveshja e Serbisë me Rusinë e gabuar

BOTË, LAJME
Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit i tha Zërit të Amerikës se SHBA-ja beson që asnjë vend nuk duhet të zgjerojë bashkëpunimin me Rusinë ndërkohë që ajo vazhdon agresionin e saj në Ukrainë. Të premten ministri i Jashtëm serb, Nikola Selakoviç nënshkroi marrëveshjen për “konsultime” të ndërsjella mbi çështjet e politikës së jashtme me ministrin e jashtëm rus Sergey Lavrov. Marrëveshja u nënshkrua ndërsa dy ministrat ndodheshin në Nju Jork për të marrë pjesë në sesionin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku shumica e delegacioneve perëndimore shmangën kryediplomatin rus për shkak të agresionit të Rusisë në Ukrainë, shkruan VOA. “Lajmi për këtë marrëveshje të nënshkruar me Rusinë ishte befasues dhe në kundërshtim të plotë me takimet e tjera konstruktiv...
Shteti u kërkon ekipeve sportive t`i kthejnë grantet “e tepërta” të pandemisë

Shteti u kërkon ekipeve sportive t`i kthejnë grantet “e tepërta” të pandemisë

BOTË, SPORT
Në dy vjetët pandemike 2020 dhe 2021, Qeveria Federale ka mbështetur si sportin masiv, ashtu edhe sportin ekipor profesional me paketa financiare, transmeton . Falë kësaj ndihme, e cila ka mbërritur në rreth gjysmë miliardi franga zvicerane, u parandalua dobësimi i strukturave të sportit zviceran. Megjithatë, rishikimet nga Baspo (Zyra Federale për Sport) tani kanë zbuluar, ndër të tjera, se pagesat për klubet në Ligën Zvicerane të Futbollit nuk korrespondonin gjithmonë me qëllimet e paketave të stabilizimit në favor të sportit në vitin 2020 dhe 2021. Për shembull, klubet kanë përdorur para nga paketa për dëmet e shkaktuara nga pandemia Covid 19, të cilat duhet t’i kishin mbuluar nga kontributet e “A-Fonds-perdu” që u janë dhënë atyre nga Qeveria Federale. Qeveria Federale po kër...
Coolio, reperi i “Gangsta’s Paradise”, vdiq në moshën 59-vjeçare

Coolio, reperi i “Gangsta’s Paradise”, vdiq në moshën 59-vjeçare

BOTË, KRONIKA E ZEZË, LAJME
Coolio, reperi i viteve '90 që ndezi listat muzikore me hite si "Gangsta's Paradise" dhe "Fantastic Voyage", ka vdekur, tha për CNN miku dhe menaxheri i tij Jarez Posey. Ai ndërroi jetë në moshën 59 vjeç. Posey tha se Coolio vdiq të mërkurën pasdite. Detajet mbi rrethanat nuk janë të disponueshme menjëherë, por mendohet që vdekja e tij është si pasojë atakut kardiak paraprak.
div.meta-author { display:none; }